prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bisedė me dijetarin e shquar Shejh Shuajb Arnautin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

MesazhTitulli: Bisedė me dijetarin e shquar Shejh Shuajb Arnautin   Sat Jun 04, 2011 11:55 am

Dhėnė gazetės boshnjake \”Muslim Monitor\”

Modestia, pėrkushtimi, zelli dhe korrektėsia ndaj punės, janė karakteristikat, sipas shumicės, tė recensentit mė tė mirė tė veprave klasike dhe njohėsit mė tė spikatur tė shkencės sė hadithit nė kohėn tonė – Shejh Shuajb Arnaut.

Shejh Shuajb Arnaut ka lindur nė Damask nė vitin 1928. Babai i tij nė vitin 1926 ishte shpėrngulur prej Shqipėrisė nė Damask, ku ka qėndruar deri nė vitin 1983. Po kėtė vit qe shpėrngulur nė Aman, ku edhe sot vepron.

Dijetari Omer Hasan EI-Kijam nė parathėnien e librit “Sherh mushkileti asar” tė imam Tahaviut, ka shkruar pėr shejh Shuajb Arnautin, se ėshtė njėri nga tre dijetarėt e moshuar tė kohės nė tė cilėn jetojmė: Ahmed Muhamed Shakir, Muhamed Nasrudin Albani dhe Shuajb Arnauti, ndonėse ky i fundit i ka tejkaluar dy tė parėt me numrin e veprave, tė cilave u ka bėrė recensione dhe pėr arsyen e dytė, ndoshta mė tė rėndėsishmen, e cila i pėrket metodės qė pėrdor gjatė recensionit tė veprave klasike. Dy tė parėt kanė kaluar nė botėn tjetėr-Ahiret, ndėrsa gjallė ėshtė vetėm shejh Shuajbi.

MM: Para disa muajsh kemi qenė dėshmitarė tė njė ndodhie, pėr tė cilėn besojmė qė keni dėgjuar edhe Ju.

Pra, fjala ėshtė pėr Amine Vedudin, njė grua qė ka mbajtur njė hutbe dhe mė pastaj ka dalė imam i tė tjerėve nė namaz. Cili ėshtė komentimi juaj pėr kėtė?

Shejh Shuajb Arnauti: Bismil- lahirr-rrahmanirr-rrahim. I tėrė falenderimi i takon vetėm Allahut xh.sh, salavatet dhe selamet pėr tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin (a.s).

Pėr sa na pėrket neve, themi se kjo nuk ėshtė nė rregull nga pikėpamja e Islamit dhe nuk ka asnjė argument, qė flet pėr rregullsinė e asaj qė ka vepruar ajo grua. Njerėzit i udhėheq nė namaz mashkulli dhe jo femra, kurse femrės i lejohet t’u bėhet imam vetėm grave tė tjera dhe pėr kėtė ēėshtje ekziston ixhmai (konsensusi) i myslimanėve.

MM: Jo shumė kohė mė parė, gruaja pėr tė cilėn po flasim, ka qenė edhe nė Bosnjė, sė bashku me disa intelektualė myslimanė tė Perėndimit. Disave nuk u ka pėlqyer paraqitja e saj dhe ka pasur reagime tė ashpra, disa prej tė cilave kishin dalė nga kornizat e etikės islame tė ndershmėrisė. Cili ėshtė komenti juaj pėr kėtė?

Shejh Shuajb Arnauti: Secili qė nuk pajtohet, duhet ta shprehė nė mėnyrėn mė tė mirė, si: “Ke gabuar pėr kėtė”, kurse sa u pėrket ofendimeve, pėrdorimit tė fjalėve fyese kėto nė asnjė mėnyrė nuk i pėrkasin kulturės islame tė komunikimit me tė tjerėt.

MM: Mirėpo, shumica nuk kanė qenė tė atij mendimi?

Shejh Shuajb Arnauti: Ne mund tė themi nė suaza tė asaj qė disponojmė (fjala ėshtė pėr mėsimet e Kuranit dhe Synetit, shėnim N.H) dhe sipas tė kuptuarit tonė tė Islamit, ajo nuk ėshtė e drejtė dhe nuk ėshtė prej Islamit. Ashtu na mėson Kurani, sepse i Lartėsuari thotė: “…Dhe me ata diskuto nė mėnyrėn mė tė mirė.” Nė mėnyrėn mė tė mirė do tė thotė: – tė pėrzgjidhet metoda mė e mirė e pastaj tė mos pėrdoren format e vrazhda dhe ofenduese nė tė shprehur. Pastaj thotė: “Dhe ti kėshillo e kėshilla do tė jetė e dobishme, do tė pėrgjigjet ai qė i frikėsohet Allahut“. Nė suren “Ta-Ha”, Allahu i Lartėsuar i drejtohet tė Dėrguarit (a.s) dhe thotė: “Ta-Ha, nuk e shpallim Kuranin, qė tė mundohesh, por qė tė jetė kėshillė pėr atė qė frikėsohet“. Pastaj nė njė vend tjetėr, Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Dhe flisni me fjalė tė ėmbla“. Pra, thirrja nė fenė e Allahut duhet tė bėhet gjithmonė nė mėnyrė tė bukur. Nėse i pėrgjigjet falenderimi i qoftė Allahut tė Lartėsuar e nėse nuk i pėrgjigjet, nuk ėshtė kompetenca jonė, qė t’i udhėzojmė njerėzit. Allahu i Lartėsuar i drejtohet tė Dėrguarit (a.s) e i thotė: “Nuk ta shpallėm Kuranin, qė tė mundohesh”.

Nuk ėshtė detyra e thirrėsit islam qė tė mundohet apo t’i shajė, t’i ofendojė e tė ngjashme. “prandaj kėshillo, kėshilla do tė jetė me dobi.” Dialogu duhet tė jetė akademik, bile edhe me ata qė vijnė me qėndrime tė ēuditshme. …..

MM: Ju pasuakeni medhhebin e Ebu Hanifes?

Shejh Shuajb Arnauti: Po, i dua tė gjitha medhhebet, por pėr vete gjithmonė them se jam i medhhebit hanefi.

MM: Sikur t`u kishte pyetur dikush, se a jeni selefi (tradicionalist), si do tė ishit pėrgjigjur?

Shejh Shuajb Arnauti: Do t\’u isha pėrgjigjur se jam selefi, por njė selefie i tillė, qė i respekton dhe i do selefinjtė e kohės sė Ebu Hanifes, Malikut dhe dijetarėve tė tjerė tė mėdhenj. Por, ruajna Zot, nė asnjė mėnyrė nuk e konsideroj veten selefi, nėse mendoni tek ata qė e quajnė veten selefinj sot. Pėr kėta tė sotmit konsideroj qė nė vete duhet tė bėjnė parapėrgatitje tė mėdha apo korrigjim tė parimeve, sipas tė cilave veprojnė. Kuptimi im i Islamit ėshtė: “Mendimin nė tė cilin arrij, e konsideroj tė drejtė dhe nė tė njėjtėn kohė jam i vetėdijshėm, qė ndoshta kam gabuar. Gjithashtu, nėse mendimi i tė tjerėve dallon nga imi, atė e konsideroj jo tė drejtė, por jam i vetėdijshėm qė ata ndoshta kanė tė drejtė, dhe mund tė kem gabuar unė”. Kurse kėta tė sotmit qė dėshirojnė ta quajnė veten selefinj, thonė: “Mendimi ynė ėshtė i drejtė dhe nuk mund tė jetė gabim. Mendimi i tė tjerėve ėshtė i gabuar dhe nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė i drejtė”. askush nė historinė e Islamit nuk e ka thėnė kėtė. Kjo ėshtė metodologji e gabuar e tė kuptuarit tė Islamit dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pranohet, por refuzohet.

MM: Me njė rast, kur isha tek Ju, erdhi njė femėr, e cila ishte nė studimet pasuniversitare nė Universitetin e Jordanisė dhe ajo ju pati shtruar disa pyetje. Ju pėr shumėēka dalloheni nga dijetarėt e tjerė. Jepni mė shumė liri sesa tė tjerėt. Si i komentoni kėto?

Shejh Shuajb Arnauti: Unė jam pėr liri aq sa jep Islami. As mė shumė e as mė pak nga ajo. Nėse Islami mė ka dhėnė tė drejtė, qė ta dėgjoj zėrin e femrės dhe t’i pėrgjigjem pyetjes sė saj, unė do ta bėj. Ne e japim lirinė nė suazat e Islamit. Por ka ulema, qė nuk e japin lirinė aq sa e jep Islami. Thuhet pėr imam Dhehebiun, se ka pasur mė tepėr se 55 femra shejhe (mėsuese tė hadithit), nga tė cilat ka marrė dije. Kur i lexojmė librat e namazit dhe kapitullin qė flet pėr safet (rendet nė namaz), ėshtė sqaruar fare mirė se si renditen safet. A thua ka ndonjė libėr, nė tė cilin tė pėrmendet, se femrat duhet tė jenė nė katin e sipėrm (tė xhamisė, – shėnim N.H), kurse meshkujt nė tė poshtmin, siē ėshtė praktika e sotme. Por, pėrkundrazi, nė tė gjithė librat qėndron se tė parėt nė saf renditen meshkujt, pastaj fėmijėt dhe nė fund femrat. Sot disa ulema nuk ia lejojnė femrės shkollimin dhe pėrgatitjen intelektuale, me arsyen se nė universitet pėrzihen me meshkujt dhe kėshtu i edukojnė tė rinjtė. “Ih- tilat” apo pėrzierja e meshkujve me femrat, nuk ėshtė haram. Ihtilati haram ėshtė veēimi i njė mashkulli dhe njė femre nė njė dhomė, duke qenė tė vetėm.

MM: Pra, a do tė thotė kjo, se ėshtė e lejuar qė nė njė dhomė tė ulen sė bashku meshkujt dhe femrat?

Shejh Shuajb Arnauti: Po, kėtu nuk shoh asnjė pengesė, por normalisht duhet tė jenė tė veshur ashtu si kėrkon Islami, si pėr mashkullin ashtu edhe pėr femrėn.

MM: A duhet tė jetė kjo pėrzierje me qėllim tė ndonjė ligjėrate apo edhe pėr gjėra tė thjeshta?

Shejh Shuajb Arnauti: Po, pėr biseda tė rėndomta, vizita e kėshtu me radhė. Aty nuk ka asnjė ndalesė dhe aty nuk ka asgjė tė keqe. Kush ka thėnė se ajo ėshtė haram? Tek i Dėrguari (a.s). vinin sahabije dhe i shtronin pyetje tė ndryshme. Aisheja (r.a) ka mėsuar dhe sahabėt e tė Dėrguarit tė Allahut kanė marrė dituri prej saj pėr vite me radhė.

MM: Po, por disa do tė thonė, se ajo u ishte e lejuar vetėm grave tė tė Dėrguarit(a.s).

Shejh Shuajb Arnauti: Jo, vėlla, ne duhet tė jemi tė vetėdijshėm, se Allahu i Lartėsuar thotė: (Tė lutem, dėgjo kėtė ajet): “Besimtarėt dhe besimtaret janė miq tė njėri-tjetrit, disa tė tjerėve u urdhėrojnė tė mira“. Pra, nė kėtė ajet janė pėrmendur vetėm besimtaret. Mirė, pra, nėse kjo u ėshtė urdhėruar edhe femrave, si do ta dinė ato ēka ėshtė ajo e mirė, pėr tė cilėn duhet tė urdhėrojnė, nėse nuk mėsohen. Mė parė e pėrmenda shembullin e imam Dhehebiut – qė ka marrė mėsim nga shumė femra.

MM: Ē\’do tė thotė fjala “shejhe”.

Shejh Shuajb Arnauti: Ajo ėshtė femėr, e cila lexon hadithin para nxėnėsit tė saj, ky e dėgjon dhe shkruan atė qė mėson nga ajo.

MM: Mirėpo para tyre kishte gardh – perde qė i ndante.

Shejh Shuajb Arnauti: Jo, nuk kishte kurrfarė gardhi-perdeje. Ja, pėr shembull, hadithi: “Secila grua qė do tė kėrkojė leje pėr shkurorėzim nga burri, nuk do ta shijojė erėn e Xhenetit”. Imam Dhehebiu kėtė hadith e ka dėgjuar dhe e ka shkruar nga pesė gra- femra. Rasti i njėjtė ka ndodhur edhe me Hafiz ibn Asakirin dhe Hafiz ibn Haxherin. Tek ata ishte e pėrhapur dhe e ditur, qė femra i kishte mėsuar tė tjerėt pėr hadithin, fikhun dhe njohuri tė tjera.

Pėrktheu: Nail HALIMI Marrė nga “Glas Islama”, nr. 105,

Novi-Pazar, gusht, 2005
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://prehja.forumr.net
 
Bisedė me dijetarin e shquar Shejh Shuajb Arnautin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» INTERVISTĖ ME SHKRIMTARIN E SHQUAR IBRAHIM KADRIUN
» Mihal Grameno patriot dhe publicist i shquar
» SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)
» Hilmi Saraēi: Aziz Zhilivoda luftėtar dhe udhėheqės i shquar pėr Shqipėrinė etnike (1912 - 1994) (VI)
» Sokol Demaku: Bisedė mė Vera Kurti, mėsuese e edukimit special mė fėmijėt...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: