prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Grafite nė xhamitė e Manastirit: "Do t'ju kryqėzojmė!"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Grafite nė xhamitė e Manastirit: "Do t'ju kryqėzojmė!"   Mon Jun 27, 2011 6:16 am


Grafite nė xhamitė e Manastirit: "Do t'ju kryqėzojmė!"

Nė pjesėt tė jashtme tė mureve tė kėtyre xhamive nga autorė, tani pėr tani tė panjohur, janė shkruar grafite kėrcėnuese "Do t'ju kryqėzojmė", kurse nė derėn hyrėse janė vizatuar kryqe. Kjo dukuri nuk e shqetėson policinė e Manastirit

E hėnė 27 Qershor 2011

Provokimet nė baza fetare, por edhe etnike ndaj shqiptarėve tė Manastirit nga ana e huliganėve s'kanė tė ndalė. Nuk kaloi shumė kohė qė nga provokimi i fundit nė mars tė kėtij viti kur nė shumė objekte fetare islame u paraqitėn grafitet kėrcėnuese, autorėt e tė cilėve kurrė nuk u identifikuan nga policia, sėrish nė orėt e vona tė mbrėmjes sė mėrkurė dhe tė enjte, nė sipėrfaqet e jashtme tė mureve tė Xhamisė Isakie, nga grupe tė panjohura vandalėsh ėshtė shkruar grafiti "Do t`ju kryqėzojmė", kurse nė derė janė vizatuar kryqe.

"Nuk zgjati as tre muaj nga grafitet serike nė objektet fetare myslimane, kur shumė objekte ishin mbuluar me kryqe dhe grafite kėrcėnuese, ndodhi qė mbrėmė nė orėt e vona tė mbrėmjes nė fokus tė vandalistėve tė gjendet edhe xhamia e locuar mė qendėr tė qytetit", thotė myftiu i Myftinisė sė Manastirit, Pllumi Veliu. Sekretari i Myftinisė, Orhan Demiri, i indinjuar thellė nga veprimet e kėtilla, shton se qė nė momentin kur i konstatuam grafitet e lajmėruam policinė pėr rastin tė papėlqyeshėm, tė cilėt na premtuan se do tė ndėrmarrin aktivitete pėr zbulimin e autorėve. Policia e Manastirit pranon faktin se ka pranuar intervenimin e Myftinisė sė Manastirit dhe se ka dalė nė terren dhe ka konstatuar ekzistimin e grafiteve.

"Ekipi ynė doli nė terren dhe konstatoi vėrtetėsinė e ekzistimit tė grafiteve, dhe tani ėshtė formuluar edhe procesverbali nga vendngjarja", thotė zėdhėnėsi SPB tė Manastirit, Gjoko Strezovski. I pyetur se si do tė reagojnė ndaj veprimeve tė kėtilla qė kohėve tė fundit janė shpeshtuar, ai thotė se do tė ndėrmerren masat e duhura, duke u arsyetuar se nuk bėhet fjalė pėr dukuri shqetėsuese.

"Ne do tė vazhdojmė gjurmimet tona deri nė zbulimin e kryerėsve, por kisha thėnė se s'ėshtė punė pėr t`u shqetėsuar ngase kryerėsit janė fėmijė tė vegjėl", theksoi Strezovski, duke lėnė tė nėnkuptohet se ėshtė vėshtirė tė zbulohen. Nė ndėrkohė, sekretari i Myftinisė, Orhan Demiri, informon se grafite tė ngjashme janė shkruar edhe nė muret e Xhamisė Hamza Beu, qė do tė thotė se paralelisht me grupin vandal qė ka vepruar nė Xhaminė Isakie, ka vepruar edhe grupi i dytė qė ka shkruar grafitet nė xhaminė Hamza Beu.

"Grafite tė ngjashme me ato tė Xhamisė Isakie ka konstatuar edhe imami i xhamisė Hamza Beu, Vebi Klenja, i cili i ka vėrejtur kur ka shkuar ta falė namazin", shprehet Demiri. Veprimet e shpeshtuara kėrcėnuese, nė masė tė madhe kanė ndikuar edhe nė disponimin jo vetėm tė shqiptarėve, por edhe tė tė gjithė muslimanėve pa dallim pėrkatėsie etnike. Edhe mė shumė i brengos fakti se ndaj kėsaj dukurie indiferentė qėndrojnė edhe organet kompetente pėr mbrojtjen e atyre pak shqiptarėve tė mbetur nė Manastir.

Ndėrkaq, befason edhe fakti tjetėr se si mund tė heshtėn rastet e kėtilla edhe nga Enti pėr Mbrojtjen e Trashėgimisė Kulturore, ngase kėto objekte begatojnė qytetin e Manastirit dhe joshin grupe tė shumta turistėsh, pėr tė parė arkitekturėn unikale tė shumė objekteve fetare e kulturore islame. /koha/



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Grafite nė xhamitė e Manastirit: "Do t'ju kryqėzojmė!"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kongresi i Manastirit
» Enver Sulaj: Riatdhesohen nė Shqipėri eshtrat e Imzot Nikollė Kaēorrit
» Llemadeo: 100 Vjetori i kongresit tė Manastirit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: