prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Besimtarėt musliman protestojnė, por nuk bllokojnė rrugėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Besimtarėt musliman protestojnė, por nuk bllokojnė rrugėt   Sat Jul 02, 2011 6:23 am


Besimtarėt musliman protestojnė, por nuk bllokojnė rrugėt

E Shtunė, 2 Korrik 2011

Rreth njė mijė besimtarė kanė falur tė premten, mė 01.07.2011, namazin e xhumasė nė sheshin “Adem Jashari”, qė ndodhet nė mes tė Komunės dhe Kuvendit tė Kosovės.

Me kėtė falje ata kanė protestuar pėr njė xhami tė madhe nė qendėr tė Prishtinės.
Falja e namazit, qė ėshtė drejtuar nga njė imam, ka kaluar pa incidente. Sikurse kishte marrė vendim tė enjten nė orėt e mbrėmjes organizatori i protestės – lėvizja “Bashkohu” pėr tė mos e bllokuar rrugėn, namazi ėshtė falur nė shesh i cili ėshtė mbushur pothuajse i tėri me besimtarė.

Grumbullimi i protestuesve ka nisur nga ora 12:00 nė grupe tė organizuara, tė cilat fillimisht kanė shtruar qilimat e tepihėt pėr falje. E gjithė zona ku ėshtė falur xhumaja ka qenė e kontrolluar nga policė tė njėsive speciale tė Policisė sė Kosovės. Ata kanė vėnė shirita pėr tė mos lejuar kapėrcimin e zonės sė caktuar nga protestuesit.

Pėrveē policisė, rendin e kanė mbajtur edhe organizatorėt tė veshur me fanella tė bardha e tė kaltra, tė cilėt nė shumė raste kanė penguar mediet nė punėn e tyre. Para faljes sė namazit masės sė mbledhur i ėshtė drejtuar pėrfaqėsuesi i lėvizjes “Bashkohu”, Fatos Rexhepi. Ai ka thėnė se protesta ėshtė anuluar pas analizimit, siē ka thėnė, tė komunikatės sė lėshuar nga Komuna e Prishtinės, e cila po shqyrton ndarjen e hapėsirės pėr xhami dhe qendėr islamike. Rexhepi ėshtė shprehur i bindur se nisja e punimeve pėr xhami do tė ndodhė ditėn e muajit tė Ramazanit, qė do tė nisė mė 1 gusht.

Komunikata e Komunės sė Prishtinės thotė: “zotėri Muhamet Gashi ka pasur takim me pėrfaqėsuesin e lėvizjes ‘Bashkohu’, zotėri Fuad Ramiqi, nė tė cilin takim u dha premtimi se hapėsira pėr ndėrtimin e xhamisė nė qendėr dhe qendrės islame do tė sigurohet nė fillim tė muajit tė Ramazanit. Dashtė Zoti i madhėrishėm qė Komuna e Prishtinės dhe Bashkėsia Islame tė arrijnė marrėveshje pėrfundimtare qė nė fillim tė muajit tė madhėrishėm tė ndahet hapėsira pėr ndėrtimin e xhamisė dhe tė qendrės islame”, ka thėnė ai.

Por, Komuna nuk ka mundur tė premtojė nėse ndėrtimi i xhamisė do tė nisė pikėrisht mė ditėn e Ramazanit. Zėdhėnėsi i Komunės, Muhamet Gashi, ka thėnė se Komuna ėshtė duke shqyrtuar disa lokacione pėr tė vendosur pastaj se ku do tė ndahet hapėsira.

Kjo ėshtė protesta e tretė e organizuar nė kėrkim tė xhamisė. Dy tė parat janė mbajtur nė rrugė, ēka kishte shkaktuar bllokimin e komunikacionit gjatė protestės. Mirėpo, tė enjten mbrėma organizatorėt e protestės kanė theksuar se nuk do tė ketė bllokim rruge.
/kohaditore/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Besimtarėt musliman protestojnė, por nuk bllokojnė rrugėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NGA HISTORIKU I NDĖRTIMIT TĖ RRUGĖVE AUTOMOBILISTIKE
» Gjaku s'bėhet ujė, arbėreshėt e Kalabrisė protestojnė pėr dy kosovarėt tė vrarė nė Itali
» Llapi po pėrmbyllė asfaltimin e rrugėve
» Kristaq Shabani:RRUGĖTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-Drita Maxhuni
» Milazim Maraj: Fėmijėt e dėshmorėve nė rrugė - turp pėr shtetin demokratik

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: