prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shteti kleptoman, qė u vjedh Zotin atyre qė e besojnė!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Shteti kleptoman, qė u vjedh Zotin atyre qė e besojnė!   Tue Jul 05, 2011 4:19 am


Shteti kleptoman, qė u vjedh Zotin atyre qė e besojnė!

Publikuar tė Marten, 05 Korrik 2011

http://sot.com.al/index.php?option=c...ize&Itemid=539

Nga Arber FETIU

Qyteti i Venedikut, prej nga edhe po i shkruaj kėto linja, ėshtė njė qytet i kulturės se lartė. Kryeqytet i tregtisė nė mesjetė, kjo hapėsire pat lindur shumė njerėz interesant, prej Marko Polos e deri tek Kazanova. Por ky qytet si disa tė tjerė, njihet po ashtu pėr njė sens tė veēantė tė pranimit tė tjetrit.Me shekuj, Venediku ka qenė udhėkryq ku janė gėrshetuar kulturat dhe fetė e tregtarėve tė ndryshėm prej tė gjitha kėndeve tė botės. Pak minuta nga qyteti, nė Ponzano, tė premtėn, nė njėrėn nga kishat e qytetit, u fal namazi i xhumasė nga besimtarėt myslimanė. Ka tash 6 vite, qė nė mungesė tė xhamisė, myslimanėve besimtarė tė Venedikut tė krishterė, u ofrohet hapėsira e kishės sė Zonjės Sonė, qė kėta tė performojnė ritualet e tyre islame gjersa alternativa tė gjendet pėr ta. «Mė i mirė njė mysliman qė lutet, sesa njė i krishterė qė nuk lutet» tha Don Aldo, prifti i qarkut. Me
ndihmėn e qytetit tė Venedikut, ka mė shumė se dy vite qė punohet nė projektin unik tė “xhamisė lundruese”, e cila do tė lundroj nė ujėrat e qytetit tė vjetėr kaq tė bukur!
***
Dy shkrime u publikuan nė ditoren “Koha Ditore”, me 30.06.2011, respektivisht prej Halil Matoshit dhe Melihate Tėrmkollit. Domosdo, si qytetar i besimit mysliman, tė cilit kėto shkrime edhe i drejtohen, u ndjeva i obliguar tė qartėsoj disa gjėra obskure dhe tendencioze nė to. Ndėr aludimet themelore mė tė ngjashme tek tė dyja shkrimet ishte ideja e instrumentalizimit/shpėrdorimit tė besimtarėve myslimanė, pėrdorimit tė fesė, apo Zotit ose Allahut pėr oportunizėm politik, apo pėr pėrfitime tė tilla apo tė ngjashme. Shkrimet po ashtu drejtonin njė kritikė (kinse) formulimit tė kėrkesės sė besimtarėve myslimanė pėr xhaminė e madhe nė Prishtinė duke e trajtuar atė si njė projekt “pėr inat” tė Katedrales. Jam i detyruar qė tė reduktohem vetėm nė kėto dy aspekte tė shkrimeve pasi jam i obliguar tė jem selektiv duke pasur parasysh hapėsirėn qė mė ofrohet.Ideja se qytetarėt besimtarė po
instrumentalizohen nga individė si (Fuad Ramiqi apo kushdo qofte tjetėr) ėshtė njė ide mjaft provokative, dhe ndoshta forma mė e bukur klasike e zhveshjes sė qytetarit besimtar nga cilėsia e tij e qytetarit. Besimtarėt, nė aspektin civil, para sė gjithash janė qytetarė si gjithė tė tjerėt, dhe formulimet e tyre duhet tė shihen para sė gjithash si formulime qytetare, tė taksapaguesve. Ėshtė shumė e pakuptueshme, se si a priori kėto shkrime supozojnė se tė jesh besimtar dhe qytetar, nuk ėshtė e mundshme nė tė njėjtėn kohė, rrjedhimisht tė shprehesh me akt tė mosbindjes qytetare duke qenė besimtar i cili artikulon njė kėrkesė disavjeēare nė njė formė tjetėr legjitime (me shok terapi) do shpallėsh i instrumentalizuar, ndėrkaq nė pėrgjithėsi tė dalėsh e tė kėrkosh njė tė drejtė esenciale me akt tė mosbindjes qytetare nė cilėsinė e qytetarit, konsiderohesh qytetar i vetėdijshėm ngado nėpėr botė
ku ka demokraci funksionale. Paradoks! Ēfarė e bėn njeriun fetar mė tė brishte sesa njė qytetar tė thjeshtė karshi instrumentalizimit?! Ēfarė e bėn njė qytetar fetar qė tė konsiderohet a priori si mė fraxhil sesa qytetari i zakonshėm dhe mė i manipulueshėm?! Asgjė! Qėndrimi i artikuluar nė dy artikujt nė fjalė, si me qenė njė formė e re e marksizmit, apo mė mirė me thėnė njė neo-leninizėm, pėrpiqet qė besimtarėt tė cilėt kanė dalė nė rrugė t’i katandisi nė njė turmė besimtarėsh tė cilėt janė nen efektet e «opiumit tė popullit» dhe janė tė paaftė tė logjikojnė karshi instrumentalizimit qė qenkėsh duke iu bėrė njė individ: Fuad Ramiqi! Ata pra trajtohen si njė tufė bagėtie, apo shul-shqip si budallenj!Po a janė me tė vėrtetė hesapet siē po mundohen ti paraqesin? Ka 9 vjet, prej 1989-shit e deri nė 1998, qė lėvizja politike e humane shqiptare e Rugovės tė kalojė prej kėrkesave
legjitime pėr vetėvendosje nė krijimin e njė guerile (UĒK-sė) e cila do ta bėnte botėn ta merrte “mė seriozisht” me problemin e Kosovės (pra me problemin tyre). Rrugėtimi rugovian “soft”, i ligjshėm (mė i ligjshėm se sa ėshtė dashur ndoshta) nuk arriti tė nxirrte prej territ problemin qė populli po jetonte. Pėr analogji, ka tash 12 vite (1999-2011) qė myslimanėt shqiptarė janė duke kėrkuar, pėrmes modelit legjitim rugovian “soft” (pėrmes vetė BIK-sė) ndėrtimin e njė xhamie tė madhe e cila do t’u shėrbente besimtarėve tė cilėt gjatė gjithė kėsaj kohe tė premteve falen nė shi, nė borė e edhe rreziten nė diellin pėrcėllues. U janė dashur 12 vite besimtarėve myslimanė qė tė konstatojnė se kėrkesat e tyre legjitime po bien nė vesh tė shurdhėt, sepse burra si Baton Haxhiu e Isa Mustafa tė cilėt dikur libreza e kuqe s’ua lejonte moralisht tė vizitonin xhamitė, mendojnė se ato janė
ende tė zbrazėta! Metamorfoza e vetėdijes ngjason shumė me atė qė solli etapėn e re nė punėn e Kosovės! Heshtja, injorimi, nėnēmimi dhe standardet e dyfishta nuk do bėjnė veēse do rrisin intensitetin e shprehjeve qytetare tė cilat synojnė tė thyejnė kėtė heshtje! Zaten edhe Halilit, edhe Melihates qė prej 12 viteve, u ėshtė dashur njė protestė e tillė qė tė dalin publikisht e tė thonė se kėrkesa pėr xhami ėshtė legjitime. Ashtu siē SHBA-tė nė fillim deklaruan se forma e re e sensibilizimit pėrmes UĒK-sė klasifikohej si terroriste, talibane, ashtu edhe Halili me Melihaten dėshirojnė tė na bėjnė tė besojnė se edhe protestuesit e sė premtes janė talibanė, terroristė potencialė, e fundamentalistė aziatikė.
Tendenca pėr tė njėsuar kėtė kėrkesė, me njė kėrkesė «inatēore» ėshtė njė tendencė shumė e pandershme dhe tepėr inkoherente. Besimtarėt myslimanė, asnjėherė s’kanė kundėrshtuar ndėrtimin e Katedrales kur ėshtė kėrkuar nga nevoja. Nė Gjakovėn e Riza bej Kryeziut, ku ka njė minoritet tė madh katolikėsh, asnjėherė nuk ėshtė diskutuar apo vėnė nė pyetje ndėrtimi i Katedrales sė Gjakovės. Ajo qėndron sot nė qytetin e kulturės, e bukur, si perlė e cila zbukuron diku qafėn e qytetit. Shqiptarėt myslimanė, pėr 600 vite me radhė i kanė ruajtur kishat katolike dhe kishat ortodokse dhe s’e kanė penguar ndėrtimin e tyre, falė moralit tė tyre fetar e qytetar. Madje edhe nė intervistat e pėrfaqėsuesve tė lėvizjes “Bashkimi” ėshtė thėne qartė se askush nuk ėshtė kundėr ndėrtimit tė Katedrales. Ajo ėshtė vetėm referencė e padrejtėsisė qė i bėhet disave! Ata qė janė ngritur kundėr
ndėrtimit tė Katedrales, kanė prekur kėtė ēėshtje me tė njėjtėn linjė siē mundohen ta bėjnė sot Halili me Melihaten, pra duke e konsideruar ndėrtimin e saj si ndėrtim politik (historian Muhamed Pirraku madje ka shkruar njė libėr tė tėrė me subjekt kundėrshtues pėr njė katedrale politike). Frustrimi pėr Katedralen, mė shumė se me ēdo tjetėr ka qenė i lidhur me interferencėn e shtetit laik, nocion tė cilin tash kur ėshtė fjala pėr xhaminė, Melihatja e kujton, por e harron kur vetė tregon se “verėn e viti 2005, ishte vėnė gur themeli i ndėrtimit tė Katedrales nė Prishtinė nga institucionet mė tė larta shtetėrore e fetare”, dhe e tregon hapur se, si lidershipi tė cilit ajo i takonte, edhe ajo din tė pėrdorė standard tė dyfishta (laiciteti vlen pėr disa e pėr disa jo). Shekspiri thoshte bukur se “pėr interesa tė veta, edhe djalli e citon Biblėn”. Tė kėrkosh leje pėr ndėrtimin e xhamisė,
duke bėrė me gisht dhe duke iu referuar Katedrales, ėshtė sikur shqiptarėt qė pėrpiqeshin tė dėshmojnė padrejtėsitė e regjimit serb, kur ky nė fillimvitet e ’90-tė, kur regjimi serbo-sllav i hiqte nga puna shqiptarėt maxhoritarė e mbante nė punė vetėm serbet minoritarė, e nė tė njėjtėn kohė i shiste mend botės duke i thėnė se qytetarėt nė tė janė tė barabartė! Edhe mė ironik ėshtė fakti se gur themeli i vet Katedrales ka qenė i paligjshėm, e madje me 26 gusht tė 2005-ės, zyrtarėt komunalė tė Prishtinės patėn reaguar duke thėne se ajo ėshtė e jashtėligjshme sepse “s’janė pėrmbushur procedurat e as plotėsuar obligimet”, ndėrkaq as Halilin e as Melihaten, kjo shkelje e ligjit nuk i pat intriguar asokohe e as tani! Edhe mė keq se kjo, vetė ideja pėr Katedralen ka lind jo tek nevoja e komunitetit, e as qė ka qenė kėrkesė iniciale e saj, por ka qenė dėshira e Rugovės i cili nė
intervistėn e tij pėr “Corriere de la Serra” nė Shtator tė 2003, pėr ti ikur sikletit nė tė cilin e kishte vėnė gazetarja italiane me pyetjen “a jeni mysliman”, i ishte pėrgjigjur duke i hapur projektin i cili “ishte dėshira e tij mė e madhe” pėr ndėrtimin e Katedrales nė Prishtine! “N’qofsh bektesh, e merr vesh”, thotė gjyshja ime!Frustrimi themelor i besimtarėve myslimanė, nuk janė objektet fetare e as besimi i tė tjerėve, por ėshtė standardi i dyfishtė qė po pėrdor shteti kleptoman e nepotik i Kosovės prej 12 vitesh me ta, i cili nė njė anė pėrdhos laicitetin tek i financon skulpturat e Nėnė Terezės me veshjen e saj tė ndershme, e nė anėn tjetėr ruan laicitetin duke pėrjashtuar vajzat me tė njėjtėn veshje nga shkolla, nga njėra anė financon dhe promovon ndėrtimin e Katedrales, e nė anėn tjetėr nuk jep as lejen pėr ndėrtimin e xhamisė (lėre mė ta promovojė. Katedralja ende nuk
ėshtė ndėrtuar, gur themeli i saj ende nuk ishte vėnė, e madje ideja e saj as qė ishte artikuluar kur besimtarėt myslimanė po festonin 4 vjetorin e kėrkesės sė tyre pėr ndėrtimin e xhamisė. Pėrdorimi i faktit se ėshtė ndėrtuar Katedralja dhe ne s’kemi xhami, ėshtė premisė e cila synon tė dėshmojė hipokrizinė e kėtij shteti, aparteidin, standardet e dyfishta dhe nėnēmimin karshi besimtarėve myslimanė! Shteti kleptoman, i cili i ka vjedhur gati ēdo gjė qytetarit tė Kosovės, tani dėshiron ti vjedhė atij edhe gjėnė e fundit qė i ka mbetur, Zotin, dhe lidhjen qė qytetari ka me Tė!Halili dhe Milihatja mund tė pretendojnė se po mbrojnė laicitetin, apo edhe se po e mbrojnė besimtarin mysliman prej instrumentalizimit, megjithatė unė dhe shumė myslimanė tė tjerė shqiptarė jemi shumė tė vetėdijshėm se nuk dalim pėr t’i bėrė qejfin Fuad Ramiqit apo kujtdo qoftė, por pėr tė kėrkuar njė hapėsirė
pėr nevojat e mia tė qytetarit e pėr tė dėshmuar haptas sa i dyfishtė ėshtė kuti me tė cilin mat shteti qė funksionon me taksat e mia!Gjithsesi, fakti qė po shkruhet pėr xhaminė, tregon qartė efektin qė ka pas 12 vjetshi gjatė tė cilit as Milihatja e as Halili nuk janė kujtuar ndonjėherė tė shkruajnė pėr kėrkesėn legjitime pėr xhami, e tani kinse pėr t’i ruajtur myslimanėt “budallenj” prej instrumentalizimit politik (tė imagjinuar) kanė dalė tė na tregojnė se si nuk qenka mirė tė protestohet por tė vazhdohet me mjetet “soft”, pra tė vazhdohet ende me rrugėn 12 vjeēare, e cila vetė kėta nuk i ka shti ndonjėherė tė interesohen pėr kėtė punė mė pėrpara, e aq mė pak tė shkruajnė!
***
Nė njė errėsirė tė tillė disafytyrėshe, nė tė gjitha kėto pėrpjekje pėr tė bastarduar njė kėrkesė legjitime nė forma legjitime (protesta ishte legjitime, pasi vetė policia e kishte lejuar atė javėn qė shkoi duke krijuar kėshtu precedentin e interpretimit mbi ligjshmėrinė e saj pėr javėn e dytė, tė tretė, tė katėrt…), madje edhe duke u nisur, si Halili, prej njė grushti djemsh qė paskan ndalur nė hapėsirat e Fakultetit Filologjik dhe duke shekspirizuar ēėshtjen vetėm pėr t’i dhėnė asaj karakter tė jashtėligjshėm, madje duke e konsideruar aktin e kėtyre djemve tė cilėt janė nė pozitėn e tė dobėtit, e tė diskriminuarit me aktet e regjimit serb apo tė uzurpimit tė UĒK-sė, tė dyja kėto nė pozita fuēie, e para nė njė sistem dikto-krat e dyta nė njė atmosferė anarkie. Ėshtė e turpshme tė njėsohen kėto tė tria, kur dihet se ata djem as qė i kanė mjetet financiare pėr implementimin e
asaj qė ndėrmerret nė formė krejt simbolike. Shkrimet nė fjalė bėjnė echo tek kėrkesa absurde qė kėrkon qė individėt fetarė, tė mos merren me politikė, por kjo ėshtė, siē do tė thoshte kryerabini britanik Jonathan Sacks nė librin e tij "La dignite de la difference" sikur t'u kėrkohet atyre (fetarėve) qė ata t'mos mėrziten pėr ēėshtjet humanitare, tė mos implikohen nė OKB apo nė UNHCR, tė mos mėrziten se ku shkojnė taksat e tyre, se kush manipulon me fjalėn e tyre, sepse komshiu e tyre s’ka punė, sepse djalit tė tyre i ėshtė rritur pagesa pėr shkollim... edhe pse shteti pėrdor kute tė dy-tre fishta.
***
Nuk mė mbetet veēse tė shpresoj se nė Kosove, edhe pse nė njė raport krejtėsisht tė kundėrt tė demografisė konfesionale, Ipeshkvia e Kosovės si ajo e Venedikut, t’ua hapė dyert e Katedrales apo tė kishave nė qendėr tė Prishtinės, myslimanėve tė cilėt shteti po i konsideron si qytetarė tė dorės sė dytė, e qė kėta tė fundit tė mos falen mė nė rrezet pėrcėlluese tė diellit, e as nė shi e breshėr, e as nė borė, por si n’Venedikun e krishterė, ata tė falen nė hapėsirat e kishave nė qendėr tė Prishtinės. Ndoshta vetėm kjo do tė ishte alternativa e cila do tė shtynte qeverinė tonė t’iu pėrgjigjej kėrkesave 12 vjeēare tė myslimanėve tė Prishtinės edhe do tė evitoj “aktet e paligjshme”, tė cilat s’kanė asgjė tė ngjashme me talebanėt e shumė tė ngjashme me protestat parisiane apo washingtoniane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Shteti kleptoman, qė u vjedh Zotin atyre qė e besojnė!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Asllan Dibrani:Intervistė ekskluzive me zotin Hydajet Hysenin organizator i ngjarjeve tė vitit 1981-shit ,intelektual krijues dhe ish i burgosur politik
» Pal Sokoli-LDK Dega nė Gjermani- Shteti i NRW-sė,nė Velbert-U promovuan dy Libra
» Bashkim Saliasi: "Njė udhėtim i ēuditshėm" i shkrimtarit Viron Kona
» Shteti dhe BIK
» Demir Krasniqi: Ēoroditje tė mėdha nė spektaklet e muzikės folklorike dhe atyre humoristike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: