prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 RRETH VEPRĖS SĖ TAHIR EFENDISĖ...Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: RRETH VEPRĖS SĖ TAHIR EFENDISĖ...Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė   Fri Apr 24, 2009 3:21 am

--------------------------------------------------------------------------------

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

RRETH VEPRĖS SĖ TAHIR EFENDISĖ:

RĖNDĖSIA FRYMĖZUESE E «VEHBIJES»

Vepra e parė shqipe alhamiade nė Kosovė e shkruar prej Myderriz Tahir Efendisė.

(«Lum aj qi Vehbijen e nxe, e kallzon se a si drita e sabahit kujdo qi i difton.»)


Letėrsia ėshtė ndėr prodhimet mė tė vjetra tė mendjes njerėzore, ajo ėshtė rikrijim i botės dhe pasqyrim i saj. Nė kuptim mė tė gjerė, pėr letėrsinė kanė thėnė, se ajo nuk ėshtė vetėm art, por ėshtė edhe ideologji, politikė, shkencė dhe fe, pėr tė cilėn kemi aq shumė nevojė tė gjithė!
Sido qė tė jetė, letėrsia duhet tė qėndrojė larg urrejtjes, sepse vetėm atėherė do tė jetė e dobishme dhe e nevojshme. Aty ku ka urrejtje, aty mungon dashuria, e cila ėshtė cilėsi hyjnore. Ku mungon dashuria - aty lind dhe zhvillohet barbaria, qė na shpie tė gjithė nė greminė dhe nė vetėshkatrim...
Studiuesi shqiptar i letėrsisė shqipe, pėr fat tė mirė nė trojet e veta etnike, ka njė pasuri, njė thesar, tė cilėn ai ėshtė i gjykuar tė mos e zbulojė, pėrderisa tė mos vetėndryshohet dhe tė mos shkarkohet nga paragjykimet...
Nė kėtė botė tė mjerė, thotė Albert Ajnshtajni, ėshtė mė vėshtirė tė mposhtėsh njė paragjykim, sesa tė shpėrbėsh njė atom. Kurse Eduard R. Murroi, drejtor i Agjensisė Informative Amerikane ka thėnė: «Askush s’mund tė eleminojė tėrėsisht paragjykimet, por vetėm mund t’i njohė ato.»
Ne, shqiptarėt, kemi vuajtuar e po vuajmė ende si pasojė e kėtyre paragjykimeve, tė cilat disave ua kanė errėsuar mendjen.
Studiuesit e gjuhėtarėt shqiptarė, me pak pėrjashtime, prej kohėsh kanė mbajtur e po mbajnė njė qėndrim pėrbuzės (siē thotė profesor I. Ajeti), nėnēmues e mosėpėrfillės ndaj librave fetarė, sidomos me kulturė tė madhe teologjike e gjuhėsore, si pasojė e paragjykimeve...
Si pasojė e kėtij diskriminimi tė pashembullt, sot janė pak prej atyre qė kanė njohuri se Hafiz Ali Korēa ka botuar mbi njėzet e pesė libra; Hafiz Ibrahim Dalliu rreth15 libra, Imam Vehbi Ismaili, qė vepron ende nė Detroit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ka botuar rreth dyzet libra me vlerė, e janė edhe dhjetra e qindra emra tė tjerė qė janė lėnė nė harresė dhe sot ka intelektualė shqiptarė qė dinė pak pėr ta...
Edhe nė qytetin tonė, nė Gjakovė, shumė shkrimtarė fetarė, Shejh Sulejman Efendiu-Axhizi Baba, Shejh Emini, Baba Adem Efendiu, Baba Hamėz Efendiu etj., kanė lėnė gjurmė qė nuk fshihen...
Mendoj, asnjė intelektual shqiptar nuk bėn dhe nuk duhet t’i lejojė vetes zbrazėtirėn e madhe qė ka mbetur rreth shkrimtarėve fetarė qė pėrmendėm, sepse kjo i varfėron, e varfėria shpirtėrore kapėrcen ēdo varfėri tjetėr...!
Kulti i partisė dhe kulti i individit krijuan madhėsi tė rrejshme dhe pėrfunduan nė plehrat e historisė, nė pajtim me thėnien e Anaksimandrit:
«Shkatėrrimi i ēdo gjėje ėshtė rrjedhojė e fajit tė saj. Padrejtėsitė qė disa u kanė bėrė tė tjerėve, vjen dita, qė pėr kėtė padrejtėsi tė shkatėrrohen vetė».
A pak shkatėrrime pėrjetuam?
Pra, ne, sot duhet tė ndryshojmė, e me ndryshimin tonė - do tė ndryshojė edhe gjendja jonė...
«Vetėm tė diturit e mėdhenj dhe injorantėt e mėdhenj nuk e ndryshojnė mendjen e tyre» - ka thėnė Konfuēi.
Klubi letrar «Gjon Nikollė Kazazi» dhe Dega e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės nė Gjakovė duket se janė nė mes, e ndryshuan mendjen, mesi gjithmonė ėshtė i artė! Ky ndryshim, qė na bashkoi kėtu, pėr Gjakovėn, ku u shkrua libri i parė nė gjuhėn shqipe nė Kosovė, ėshtė njė fillim i mbarė dhe shembull edhe pėr qytetet e
tjera shqiptare...
Sami Frashri (1850 - 1904), ideologu kryesor i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, nė kryeveprėn e tij «Kamus al-A’lam», pėr Gjakovėn, ndėr tė tjera, shkruan:
«Nga gjiri i kėtij qyteti ka pasur gjithmonė ylema (dijetarė) tė dėgjuar dhe myderrizė...», (Vėllimi VI, faqe: 4787, botuar nė Stamboll, mė 1889). Njėri prej kėtyre dijetarėve, padyshim, ėshtė edhe Myderriz Tahir Efendi Gjakova (Boshnjaku).
Myderriz Tahir Efendiu na ka dhuruar veprėn «Vehbija: qė ėshtė libri i parė shqip, me alfabet arab, nė Kosovė, tė cilin e shkroi nė vitin 1251 sipas hixhretit ose mė 1835, sipas erės sonė.
Libri ėshtė ribotuar pas shtatėdhjetė e dy vjetėsh nė Sofje, nė vitin 1907, me alfabetin latin, dhe pati pėrhapje mė tė mėdha nė atė kohė; e transliteroi dhe e transkriptoi Ismail Haxhi Tahir Gjakova, dhe u shtyp prej Shoqėrisė «Bashkimi», nė shtypshkronjėn shqipe «Mbrothėsia» tė atdhetarit tė dalluar Kristo Luarasi.
Cila ėshtė rėndėsia frymėzuese e «Vehbijes»?
Sė pari, kjo ėshtė vepra mė e vjetėr shqipe nė Kosovė, shkruar me alfabet arab.Ėshtė shkruar nė vargje, e vende-vende edhe nė prozė tė rimuar.
Nė veprėn e Myderriz Tahir Efendisė flitet pėr tema tė ndryshme, flitet kryesisht pėr Xhennetin dhe kėnaqėsitė e tij, pėr Xhehenemin dhe dėnimet e tij, mbi kotėsinė e kėsaj bote, mbi detyrat kryesore tė njeriut, mbi obligimet familjare, mbi obligimet e burrit ndaj gruas, tė gruas mdaj burrit; flitet pėr pasurinė, varfėrinė, koprracinė, pėr shpirtninė e sidomos mbi diturinė...
E vėrteta nė kėtė vepėr ėshtė paraqitur nė mėnyrėn mė tė thjeshtė, mė tė kapshme, mė tė qartė. Ndėrsa, rrena, mashtrimi, hipokrizia dhe injoranca janė damkosuar nė mėnyrėn mė tė ashpėr.
E veēanta e kėtij libri ėshtė se tė gjithė shembujt, krahasimet e ndryshme, janė nxjerrė, kryesisht, nga Kur'ani, shpallja e fundit hyjnore, si dhe nga urtia popullore.
Mėsimet e Zotit, Krijuesit tė Gjithėsisė, Zhvillues e Frymėzues, si edhe vetė libri «Vehbija», pėrshkruhen si Dritė, e cila i pėrngjet energjisė, e kjo Dritė na fuqizon, na edukon, na udhėzon, na ndriēon... Nė vargjet, Myderriz Tahir Efendiu, thotė:

«Lum ai qė Vehbijen e nxe, e kallxon se a si drita e sabahit kujdo qė i difton.»
Pėrveē Zotit tė Madhėrueshėm, nė kėtė libėr pėrmenden edhe tre tė Dėrguarit tė Tij: Musai, Isai dhe Muhammedi (Paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė gjithė!), qė janė tre personalitetet mė me ndikim nė historinė e njerėzimit. Me kėshillat e tyre, qė ishin tė zgjedhur e tė frymėzuar prej Zotit, Myderriz Tahir Efendiu i mban lexuesve dhe dėgjuesve ligjėrata fetare-filozofike, morale-etike dhe diturore.
Pėr njeriun, mėsimet mė tė mira janė Mėsimet Hyjnore dhe tė pejgamberėve tė lartpėrmendur. Ato mėsime na ndihmojnė qė t’u japim pėrparėsi gjėrave qė kanė vlerė e qė janė tė dobishme, dhe na nxisin qė tė zhvillojmė mėnyra tė shėndosha tė mendimit e veprimit. Shkurt, pa Zot njeriu ėshtė i vdekur shpirtėrisht! Pa besim, as jeta s’ka kuptim!
«Kush mbyll sytė para kėshillave tė Zotit, atij i shoqėrojmė njė djall qė nuk i ndahet kurrė». (Kur'ani, 34:36)
Pra, njeriu ėshtė krijuar tė ketė nevojė pėr Zotin. Tė gjithė shqiptarėt duhet ta mėsojnė kėtė urti. Kjo ėshtė urtia kryesore e jetės njerėzore. Tė mėsohet kjo dhe tė jetohet nė pėrputhje me tė...
Kėto i kishte parasysh nė veprėn e tij Myderriz Tahir Efendiu, si njeri i ditur, me edukatė tė lartė fetare, ishte njeri i ruajtur, i kujdesshėm e njeri me pėrgjegjėsi, me pėrgjegjėsi para Zotit, para popullit shqiptar. Kėtė e pohon nė vargje:

E vendoj shkipen me kalem e Vehbijen me vezen (metėr)
senja njimi e dyqind e pesdheit e nja
Tamam u ba Vehbije
Kur Zoti ma dha hedije.

Vehbije do tė thotė dhuratė ose dhunti. Ēdo njeri ka pėrgjegjėsinė pėr dhuntinė krijuese qė i ka dhuruar i Madhi Zot, prandaj ēdo njeri duhet tė krijojė, tė dhurojė, tė falė e tė sakrifikojė.
Pėrveē rėndėsisė historike, si vepėr e parė nė gjuhėn shqipe, me alfabet arab, nė Kosovė, «Vehbija» ka rėndėsi tė shumėfishta: arsimore, fetare, kulturore, edukative, gjuhėsore, morale dhe atdhetare. Rėndėsia e kėsaj vepre dhe roli i saj frymėzues, nė shumė aspekte, ka vazhduar pėr mė se njė shekull, pothuajse derisa u mbyll nga regjimi komunist Medreseja e Madhe e Gjakovės, mė 1948. Shumė hoxhallarė, shehlerė e ndjekės tė tyre e dinin pėrmendėsh, e recitonin me shumė kėnaqėsi dhe e shpjegonin me shumė lehtėsi...
Ideali qendror mbi tė cilin ndėrtohet kjo vepėr e parė nė gjuhėn shqipe, ėshtė Ideali i Besimit dhe i Diturisė. Me besim tė drejtė e tė pastėr, ne jemi ne Udhėn e Lirisė Shpirtėrore, e liria shpirtėrore ėshtė themeli i lirisė politike. Me dituri, ne do tė jemi mė tė zgjuar dhe mė tė fuqishėm...
Me pak fjalė, ky ėshtė iluminizmi qė rrezaton kjo vepėr... lluminizmi fetar, ku u shkrua kjo vepėr, ishte veprimtaria kryesore e jetės intelektuale, mendore e shpirtėrore. Kjo veprimtari zhvillohej kryesisht nėpėr xhami, teqe, medrese, mejtepe dhe e ushqeu kėtė popull shpirtėrisht, e pasuroi intelektualisht dhe njėkohėsisht e ruajti, e mbrojti dhe frymėzoi luftėn pėr identitet kombtar e pėr liri... Me kėtė rast vlen tė pėrmenden me respekt Myderriz Haxhi Zeka, Myderriz Ymer Prizreni, etj... Ata i udhėhoqėn kuvendet kryesore tė shqiptarėve: «Lidhjen e Prizrenit» (1878) dhe Lidhjen e Pejės-«Besa-Besė» (1899), qė u bėn gurthemel i Shtetit Shqiptar, jo i kėtij qė ėshtė, por i atij qė duhet tė bėhet...
Myderriz Tahir Efendiu, nė vargjet e tij, veē tė tjerash, thotė edhe kėto:

Nė t’reftė nė mend
masi t’shkojnė dhent
s’tep dobi kurrni send.

Ka e ka rrok dynjaja
sa s’mri pėr din
ai asht si qen qi lyp stėrvinė.

Vet Zoti yn tha:
Kush a alim i pa amel
aj magarit i pėrget ani fell.

Xhahil insan asht mė terr
Asht hem qorr hem hajvan ja beter.

Mos ha haram e mos fol rren
t’bahet duaja kabull...

Shka u shkrue n’ball
s’jet pat’dal

Isaja tha:
Asht dashnija e dunjas
rranja e gjithsa (e) belas.

Temeli (i) gjithsa hajri asht sabri (i) njerit...
Lum aj qi Vehbijėn e nxe, e kallxon
se a si drita e sabahit kujdo qi i difton...

Myderriz Tahir Efendiu ishte mėsues, edukator i popullit nė Medresen e Vogėl nė Gjakovė, shkrimtar i cili na dhuroi «Vehbijen», si drita e sabahut kur lind, nė gjuhėn shqipe, na la porosi: Tė besojmė, tė veprojmė dhe diturinė ta shtojmė...
Pastė rahmet Myderriz Tahir Efendiu i Gjakovės, qė me gjuhėn shqipe ia ēeli sytė krejt Kosovės...

Shėnim:
Kjo ėshtė njė kumtesė e lexuar ( me 1997) nė Klubin Letrar "GJ.N. KAZAZI" tė Gjakovės, degė e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, nė pėrkujtim tė Myderriz Tahir Efendisė dhe veprės sė tij "Vehbisė", e cila ėshtė vepra e parė e shkruar nė gjuhėn shqipe, me alfabet arab...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
RRETH VEPRĖS SĖ TAHIR EFENDISĖ...Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TARIKATI BEKTASHI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
» Mexhid Yvejsi:RRETH TARIKATIT SHAZILI
» FLUTURIMI I FUNDIT..., Poezi nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė
» Mexhid YVEJSI: Ē'ĖSHTĖ DITA E NEVRUZIT?
» Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Letersi-
Kėrce tek: