prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shkrimet e Breivik, urrente emigrantėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Shkrimet e Breivik, urrente emigrantėt   Sun Jul 24, 2011 10:20 am



Shkrimet e Breivik, urrente emigrantėt

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/07/24/shkrimet-e-breivik-urrente-emigrantet/

Dėshmitarėt: Tė shtėnat nė ishull kanė zgjatur rreth 1 orė

Ka zgjatur rreth 1 orė masakra e kryer nga Anders Breivik nė ishullin Utoya, kjo sipas deklaratave tė disa tė mbijetuarve tė publikuara nė mediat norvegjeze. Nė fillim shumė tė rinj tė moshave 15 dhe 25 vjeē nuk e kanė kuptuar qė ishin nė rrezik. Nicoline Bjerge, 21 vjeēare ka thėnė pėr tė pėrditshmen Dagbladet qė fillimisht kishte menduar se ishin fishekzjarre, mė pas “kur njerėzit nisėn tė vraponin dhe tė ulėrinin” ka kuptuar “qė diēka e rėndė po ndodhte”.

Familjarėt nuk dinė ende nėse fėmijėt e tyre janė mirė

Tragjedisė qė goditi Norvegjinė tani i shtohet dhe drama e prindėrve, tė cilėt ende nuk dinė nėse fėmijėt e tyre i kanė mbijetuar apo jo plumbave nė ishull. Nė ishull gjendeshin rreth 500- 600 tė rinj, kjo sipas raportimeve tė mediave norvegjeze dhe disa ende rezultojnė tė humbur, ndėrsa nė ishull vazhdojnė kėrkimet nė tokė dhe nė det.

“Bėrtiste ‘do ju vras tė gjithėve’ – u shtira si i vdekur”

Adrian Pracon, 21 vjeēar, ka shpėtuar sepse ėshtė shtirur si i vdekur duke u bėrė njėsh me trupat e viktimave tė tjera. Dje ėshtė shtruar nė spital pėr njė plagosje nė shpatull. Pėr CNN dhe Sky neės, Pracon ka treguar: “Unė dhe dy persona tė tjerė u fshehėm mes trupave, duke u shtirur si tė vdekur. Ndėrsa unė po kthehesha nė breg, ai qėllonte njerzit nė ujė. Isha pesė, apo ndoshta 7 metėr larg tij dhe dėgjoja kur thėrriste: “do ju vras tė gjithėve, duhet tė vdisni tė gjithė”. Mė vuri armėn nė trup, por nuk e shkeli kėmbėzėn.

Eksperti: “Fondamentalizmi kristian mund tė degjenerojė nė dhunė”.

Paul Rogers, docent pėr studimet mbi paqen nė Universitetin Bradford ka shpjeguar pėr BBC se “nė disa individė, fondamentalizmi kristian ekstrem mund tė degjenrojė nė dhunė”. Profesori citon si shembull Timothy McVeigh, autor i masakres sė Oklahoma dhe masakrėn e Port Arthur nė Tazmani nė vitin 1996.

Ajo frazė e Stuart Mill nė Twitter

Nė faqen e tij njė Twitter nė 17 korrik, Breivik ka postuar njė thėnie tė filozofit anglez, John Stuart Mill: “Njė njeri qė ka njė besim ėshtė mė i fortė se 100.000 njerėz qė kanė shumė interesa”. Nėse dyshimet e policisė do tė konfirmohen “besimi” i Breivik ka lėnė pas 91 trupa pa jetė.

Bilanci i policisė: 92 tė vdekur

Ėshtė 91 bilanci i fundit i viktimave nga atentatet nė Norvegji. Kėtė shifėr e ka bėrė tė ditur policia, duke shpjeguar se vetėm nė ishullin Utoya janė vrarė 84 njerėz, tė cilėve duhet t’u shtohen dhe 7 tė vrarėt nga autobomba nė Oslo.

Hipoteza: Breivik nuk ishte vetėm?

Shtohen dėshmitė qė raportojnė pėr tė paktėn dy vetė qė qėllonin mbi turmė. Kėtė e shkruan sajti VG.no, duke cituar dy dėshmitarė okularė tė shpėtuar nga masakra. Alexandre Standval, njė i ri 23 vjeēar qė gjendej nė ishull bashkė me disa miq, ėshtė shprehur i sigurt qė ata qė qėllonin ishin dy persona. Ndėrsa Marius Roset, i cili ka treguar qė ėshtė hedhur nė ujė pėr t’iu shmangur plumbave, ka thėnė se ishte mė shumė se njė person qė kishte hapur zjarr.

“E fshehur poshtė njė shtrati, ndėrsa ai pėrpiqej tė hynte”

Nuk ėshtė skena e njė filmi horror, por dėshmia qė Lisa-Marie Husby ka dhėnė pėr BBC, mbi masakrėn e Utoya. “I’a mbathėn drejt njė barrake nė pyll dhe ai na ndiqte mbrapa. U futėm brenda nė barrake dhe e mbyllėm derėn me ēelės. Unė u fsheha nėn njė krevat. Pėr 15 minuta gjithēka ishte e qetė, por mė pas ai po pėrpiqej tė hynte. Qėlloi tek porta dhe momenti mė I tmerrshėm ishte kur pėrpiqej tė fuste armėn nėpėrmjet njė dritareje. Ndejta nėn shtrat gati pėr 2 orė, derisa mėsova se kishim shpėtuar”.

Shkrimet e serial-killerit norvegjez rrėfejnė arsyet politike qė e shtynė nė krim

Marksistėt, nazistėt, muslimanėt, tė gjithė njėlloj pėr djalin e ri konservator e fondamentalist kristian

Ideologjitė

Problemi ėshtė se shpeshherė nuk vjen asgjė pozitive nga fakti qė 80% e muslimanėve janė “tė moderuar”, dmth. qė nuk e zbatojnė Kuranin. “Mjaftojnė pak veta pėr tė marrė peng njė avion”.

Sa ėshtė pėrqindja e talebanėve nė Pakistan? 1%, 3%, 5%? Po sa kaos ka atje sot?

Pėr mua ėshtė hipokrite tė trajtohen ndryshe muslimanėt, nazistėt dhe marksistėt. Ata janė pėrfaqėsues tė ideologjive tė urrejtjes. Jo gjithė muslimanėt, gjithė nazistėt e gjithė marksistėt janė konservatorė, shumica janė tė moderuar. Por sa rėndėsi ka? Njė nazist i moderuar, pasi pėson grabitje mund tė bėhet konservator, njė musliman i moderuar kur nuk e lėnė tė hyjė nė klub mund tė bėhet konservator, e kėshtu me radhė…

Islamizmi historikisht ka shkaktuar 300 milionė tė vdekur.

Komunizmi historikisht ka shkaktuar 100 milionė tė vdekur.

Nazizmi historikisht ka shkaktuar 6 deri nė 20 milionė tė vdekur.

Gjithė ideologjitė e urrejtjes duhen trajtuar njėsoj.

Nacional socializmi ka qenė gjithnjė njė ideologji e ekstremit tė majtė, kėshtu qė mos u pėrpiqni ta quani tė djathtė.

Nėse e urren kapitalizmin dhe tregun e lirė, siē bėjnė marksistėt, nazistėt dhe islamistėt, atėherė je i majtė.

Kisha

Unė vetė jam protestant i pagėzuar, dhe e kam konfirmuar kėtė me vullnet tė plotė kur isha 15 vjeē.

Mirėpo sot kisha protestante ėshtė njė tallje. Priftėrinj me xhinse qė dalin nė marshime pro-Palestinės, dhe kisha qė ngjajnė si qendra tregtare minimaliste. Unė jam tifoz i konvertimit tė heshtur e kolektiv tė kishės protestante nė kishėn katolike, siē ka qenė dikur. Ndėrkohė unė votoj pėr kandidatėt mė konservatorė nė zgjedhjet kishtare.

E vetmja gjė qė mund ta shpėtojė kishėn protestante, ėshtė rikthimi te themelet e veta.

Danimarka dhe Italia

Propaganda e urrejtjes kundėr Italisė dhe Danimarkės ėshtė shumė hipokrite. Ėshtė qesharake tė shohėsh gjithė kultural-marksistėt europianė qė “nxjerrin shkumė nga goja” kundėr Danimarkės dhe Italisė, dy vendeve tė vetme europiano-perėndimore qė kanė shenja tė njė udhėheqje tė mirė.

Kosova

Pjesė tė mėdha tė Serbisė sot janė tė ndaluara pėr serbėt jo-muslimanė (Kosova), pėr tė pėrmendur njė rast ekstrem. Muslimanėt atje i kėrkojnė pasaporta kristianėve! Kjo zonė e ndaluar islamike qė ėshtė zhvilluar prej familjeve muslimane po lėviz drejt njė zone ku kanė jetuar jo-muslimanėt, qė tani shtrėngohen tė jetojnė si dhimmi (qytetarė tė dorės sė dytė). Po kėtė s’e pranon kush, prandaj largohen nga kėto zonat e ndaluara tė muslimanėve. Ėshtė e pamundur tė jetosh rehat si dhimmi. Rezultati ėshtė qė enklavat muslimane rriten dramatikisht pėrditė e mė shumė.

Zhvillimi demografik i Kosovės:

1900 – 40% islam

1913 – 50%

1925 – 60%

1948 – 72%

1971 – 79%

1981 – 85%

2008 – 93%

Profesionist dhe sipėrmarrės i suksesshėm, besim te tradita dhe te liria e tregut: Profili i Anders Behring Breivik

Tė premten mbrėma policia norvegjeze shkoi pėr kontroll nė Elverum, njė qytezė 80 km nė veri tė Oslos, ku Anders breivik zotėronte njė biznes tė quajtur GeoFarm. Nė muajin maj Breivik kishte blerė pėrmes kėtij biznesi katėr ton plehra kimike, qė sipas policisė i kish pėrdorur pėr tė ndėrtuar bombėn e tij.

Kėrkimet filluan edhe nė shtėpinė e Breivikut nė Oslo, qė nė momentin qė hetuesit nisėn tė profilizonin njeriun qė dyshohet se qėndron pas krimit mė tė tmerrshėm qė ka ndodhur nė Norvegji qė nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Njė mik i Breivik ka rrėfyer pėr gazetėn norvegjeze VG se ai ka qenė aktivist i sė djathtės ekstreme qė prej 2008, kur filloi tė postojė njė seri opinionesh kontroversiale nė Facebook dhe nė sajtin norvegjez Document.no, nė tė cilat shfaqej si kritik i islamit.

Nga ē’ėshtė zbuluar deri mė tash del njė figurė shqetėsuese, njė fondamentalist kristian me njė urrejtje tė madhe pėr multikulturalizmin, pėr tė majtėn e pėr muslimanėt.

Breivik ėshtė rritur nė Oslo, dhe ka qenė nė tė njėjtėn shkollė fillore me princin trashėgimtar tė Norvegjisė. Nė shkrimet e tij tė mėvonshme ai rrėfen njė fėmijėri tė shenjuar nga tensionet raciale mes norvegjezėve dhe emigrantėve tė sapoardhur.

Ai ishte gjithashtu i apasionuar pas videolojėrave tė dhunshme, dhe shpeshherė fqinjėt e shihnin tė vishej nė “stil ushtarak”. Nė fotot e publikuara deri mė tani Breivik shfaqet i pastėr, elegant, i veshur mirė dhe i rregullt, tamam imazhi i sipėrmarrėsit tė ri qė ai synonte tė ishte. Nė 2009 ai filloi njė biznes bujqėsor nė rrethinat e Oslos. Sipas Breivik, ky biznes do tė shėrbente pėr tė financuar aktivitetet e tij politike.

Nė Facebook Breivik rendit Kafkėn dhe Oruellin si autorėt e tij tė preferuar, ndėrkohė qė nuk i mbante tė fshehta bindjet e tij fondamentaliste kristiane, raciste dhe tė ekstremit tė djathtė. Ai gjithashtu ishte anėtar i njė lozhe masone, ushtronte body-building dhe shpesh dilte pėr gjah. Nė pronėsi kishte dy armė zjarri, njė revolver Glock dhe njė pushkė automatike. Tė gjitha kėto tė dhėna qė janė publikuar gjer mė tash, kanė dalė prej profilit tė tij nė Facebook.

Duke hetuar nė veprimtarinė e Breivikut gazetarėt dhe policėt kanė parė qė ai ka patur korrespondencė me disa aktivistė tė ekstremit tė djathtė edhe nė vende tė tjera, ku ka diskutuar ēėshtje ideologjike dhe ka planifikuar krijimin e njė partie ekstremiste tė djathtė nė Norvegji, pėr tė kundėrshtuar ato qė Breivik i quante “organizatat e dhunshme marksiste norvegjeze”, qė sipas tij terrorizonin konservatorėt.

Mirėpo gjer mė tash askush nuk e di saktėsisht se ēfarė bindjesh e kanė shtyre Anders Breivik qė tė bėnte atė qė bėri. 32 vjeēari nga Oslo ka thėnė se dėshiron t’i tregojė gjithēka policisė, e nėse e bėn, vetėm atėherė do tė merret vesh se ēfarė e ka shtyre Anders Breivik nė kėtė krim tė ēmendur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Shkrimet e Breivik, urrente emigrantėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Daut Demaku:Sekreti i lumturisė
» Milaim Zeka: Nė Kumanovė veē 3 shqiptarė tė vrarė, 7 tė masakruarit janė emigrantė nga Lindja e Mesme
» Sinan Kastrati:Pėr dhe "kundėr" Rugovės

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: