prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Princi Charles i kėrkon botės tė ndjek shembullin e mėsimeve Islame

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Princi Charles i kėrkon botės tė ndjek shembullin e mėsimeve Islame   Mon Jul 25, 2011 12:35 am



Princi Charles i kėrkon botės tė ndjek shembullin e mėsimeve Islame

Lavdėrimi i princit tė Britanisė qė i bėri mėsimeve tė Islamit dhe tė Kuranit, nxiti reagime te disa shkrimtarė britanik tė cilėt shkuan aq larg sa qė e pėrshkruan princin si njė mysliman i cili nga frika po e fshehė konvertimin e tij nė Islam

Kėto kritika vinė nė njė numėr tė madh tė mjeteve tė informimit pasi ai kėrkojė nga bota tė ndjekin shembullin e mėsimeve Islame nė kuadėr tė ruajtjes sė mjedisit pasi qė shkatėrrimi i mjedisit nga njeriu ėshtė nė kundėrshtim me mėsimet e fesė e nė veēanti tė asaj Islame. Ai vuri nė dukje se Kurani vėrteton njė lidhje tė ngushtė nė mes tė njeriut dhe natyrės.
Fjalimin e tij princi Charls, i cili si vend pėr mbajtjen e kėtij fjalimi kishte zgjedhur Qendrėn e Oksfordit pėr studime Islame, duke u fokusuar rreth temės “Islami dhe Mjedisi”, ai tha: “Praktikat tė cilat ēuan nė pėrkeqėsimin e mjedisit janė si rrjedhoje e injorimit qė iu bė mėsimeve shpirtėrore siē janė ato me tė cilat ka ardhur Islami”.
Kritikat ndaj princit vazhduan pse kishte bėrė njė gabim tė dyfishtė, e para se nuk i referohej fare Jezuit (Isait a.s.) gjatė fjalimit tė tij, dhe e dyta se pse kishte folur gjerė e gjatė nė lidhje me Kuranin dhe mėsimet e Islamit nė lidhje me mjedisin, duke theksuar se Kurani ofron njė vizion tė plotė tė universit dhe kėtė e mbėshteste me disa citate Kuranore.
U akuzua menjėherė se ai ėshtė njė mysliman qė po e fshehė Islamin e tij, apo thjeshtė ėshtė njė i marrė pasi qė nuk mundė tė imagjinohet qė njė evropian jo-mysliman tė lavdėroje mėsimet e Islamit dhe tė flas pozitivisht pos qė tė bėhet fjalė pėr ndonjė gabim tė mundshėm apo diē qė fshehėt pas kėsaj.
Kjo nuk ėshtė hera e parė qė Princi Charles tė flas nė tė mirė tė myslimanėve, ai edhe mė herėt kishte folur rreth shembullit tė integrimit tė myslimanėve nė shoqėrinė britanike, kėtė ai e kishte thėnė shumė qartė nė njė simpozium, duke vėnė theksin e tij se shoqėria britanike duhet tė pėrfitojė nga kontributi i integrimit tė myslimanėve ne jetėn e shoqėrisė britanike si njė tėrėsi, ai kėtė e kishte pėrshkruar nė kėtė mėnyrė: “Ne nuk duhet qė tė refuzojmė nė tėrėsi kulturėn e tyre, por duhet tė pėrfitojmė nga ato qė janė mė tė mirat dhe mė profitabile nga tė cilat do tė pėrfitojnė tė gjithė”.
Princi po ashtu kishte pėrshėndetur edhe modelin e jetesės tradicionale tė Islamit, duke thėnė se Islami thėrret nė njė bashkėjetesė moderne,duke e cilėsuar si njė model i cili mundėson njė ekuilibrim nė ndėrtimin e marrėdhėnieve, dhe se Islami paralajmėron qė tė ekzistojnė kufizime pėr pėrkushtimin ndaj natyrės, duke theksuar se zhvillimi nė kohėn e artė tė shekullit tė nėntė dhe tė dhjetė, si koha e civilizimit Islam, erdhi si shkak i pėrparimit marramendės qė u bė nė kuptimin e shkencės, kuptim ky qė erdhi si rezultat i njė filozofie shpirtėrore e rrėnjosur thellė pėr respektin ndaj natyrės.
Fjalimin e tij trashėgimtari i Britanisė, Princi Charles, nė Universitetin e Oksfordit, e vazhdojė duke thėnė se ēėshtja ka tė bėjė me vizionin pėr universin, e qė pasqyron tė vėrtetėn e pėrjetshme, qė do tė thotė se jeta ėshtė e rrėnjosur nė njėshmėrinė e Krijuesit, duke theksuar gjithashtu edhe rendėsin e kuptimit tė konceptit tė njėshmėrisė (Teuhidit), qė do tė thotė njėshmėrinė e Zotit, duke u ndalur nė faktin se dijetarėt myslimanė kėtė vizion e interpretojnė dhe e shpjegojnė shumė qartė. Ai si fakt pėrmendi fjalėn e Ibn Haldunit, i cili thotė se: “Tė gjitha krijesat i nėnshtrohen njė sistemi tepėr korrekt dhe precizė”.
Princi Charles gjithashtu theksoi se bota Islame ka njė thesar tė pasur tė diturisė dhe njohjes shpirtėrore e cila ėshtė vėnė nė dispozicion tė njerėzimit, dhe tha se tani kjo ėshtė nė trashėgimin fisnike tė Islamit, dhe se gjithashtu ėshtė njė dhuratė e ēmuar pėr pjesėn tjetėr tė botės.
Ai e pranoi faktin se kėtė urtėsi tani pėr tani e ka mbuluar dominimi i anės materiale tė perėndimit, pra princi Charles kėrkon nga ambientalistėt qė tė ndjekin shembullin e Islamit nėse donė ta shpėtojnė boten.



Shqipėroji nga arabishtja:

Artan Musliu
breziiri.com
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Princi Charles i kėrkon botės tė ndjek shembullin e mėsimeve Islame
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Skėnder R. Hoxha: Dushkaja kėrkon gjurmime arkeologjike
» "Bezbednosti" (BIA) serb, nė mesin e 157 kosovarėve e kėrkon ende Tahir Zemėn ?!
» LDK kėrkon dorėheqjen e Shpend Ahmetit
» Ish i dashuri i kėrkon ndihmė Jahjagės: Pėr hir tė dashurisė qė kemi pasur e luta tė mė gjejė njė punė
» Dorela Dajti, kėrkon takim me tė shoqin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: