prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 THE ECONOMIST: Fiksimi i vrasėsit norvegjez

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: THE ECONOMIST: Fiksimi i vrasėsit norvegjez   Mon Jul 25, 2011 12:49 pm


THE ECONOMIST: Fiksimi i vrasėsit norvegjez

Ballkaninhttp://www.gazetatema.net/web/?p=32350



Ky ėshtė njė shkrim i The Economist, i autorit Tim Judah. Vrasėsi norvegjez ka dalė sot pėrpara gjyqit, ku ka pranuar sulmin me bombė dhe atė me armė nė ishull. Ai ka pretenduar se ka vepruar pėr tė shpėtuar Europėn nga Islami. Sipas tij, edhe dy celula tė tjera janė nė veprim. Ndėrkohė, policia thotė se numri i tė vrarėve ėshtė 76 e jo 93.



Nga Tim Judah



Njė surprizė pak e pakėndshme. Anders Behring Brejvik, njeriu qė ka pranuar se ka kryer sulmet e sė premtes nė Norvegji, ku u vranė tė paktėn 96 njerėz, mė referohet mua indirekt nė manifestin, qė mesa duket e ka hedhur nė internet pak pėrpara se tė niste vrasjet. Duke marrė nė diskutim njė ngjarje kyēe nė historinė e Serbisė dhe Kosovės, nė vitin 1690, Brejvik mė referohet mua (gabimisht) si historian, dhe thotė se kam hedhur poshtė njė qėndrim specifik tė Noel Malkolm nė njė nga kritikat e mia pėr librat. Nė fakt, unė ngre dyshime pėr kėtė qėndrim: `hedh poshtė' ėshtė shumė kategorike.



Njė shikim nė manifestin prej 1500 faqesh tė Brejvik me titull "2083: Njė deklaratė pėr pavarėsinė e Europės", qė e ka publikuar nėn njė pseudonim, ai shfaq njė fiksim tė ēuditshėm pėr Ballkanin. Nėse kėrkon pėr fjalėn Kosovė, ajo tė shfaqet 143 herė, `serbė' tė shfaqen 341 herė, `Bosnja' 343 herė dhe Shqipėria 208 herė. (Srebrenica- vendi ky u krye masakra nga serbėt e Bosnjes mbi 8 mijė boshnjakė nė vitin 1995, nuk shfaqet nė dokument).



Dokumenti ėshtė pėrshkruar si njė lloj "Mein Kampf" i ditėve tona, nė tė cilin hebrenjtė janė zėvendėsuar nga myslimanėt si armiq qė duhen luftuar dhe fshirė nga Europa. Duke u mbėshtetur kryesisht nė propagandėn mė tė ashpėr luftėnxitėse serbe nė vitet 1990, dokumenti i pėrshkruan shqiptarėt myslimanė dhe boshnjakėt (myslimanėt e Bosnjes) si njė armik xhihadist, njėsoj si djalli. Ėshtė e panevojshme tė thuhet se historia e tij ėshtė e ēoroditur dhe e keqinformuar.



Nė njė kapitull, Brejvik thotė se do donte tė takonte Radovan Karaxhiē, liderin e kohės sė luftės pėr serbėt e Bosnjės, qė po gjykohet pėr momentin nė tribunalin e OKB pėr krime lufte. "Por a nuk ėshtė Radovan Karaxhiē njė vrasės nė masė dhe racist?!" pyet ai. "Siē tregojnė studimet e mia, jo".



Dokumenti vazhdon duke theksuar se pėr dekada, myslimanėt e Bosnjes dhe shqiptarėt, kanė zhvilluar njė luftė tė qėllimshme demografike ose njė "gjenocid indirekt" kundėr serbėve. Kjo i bėn jehonė njė memorandumi fatkeq tė Akademisė Serbe tė Shkencės dhe Arteve, qė u zbulua nė vitin 1986, dhe qė konsiderohet gjerėsisht si njė ndikim i rėndėsishėm mbi nacionalistėt serbė nė atė kohė.



Kapitulli vazhdon mė tej duke shfaqur shkallėn e zhgėnjimit tė Brejvik. Karaxhiē, thotė ai, "u ofroi myslimanėve nė Bosnjen serbe shansin qė tė konvertoheshin, ose tė linin vendin".



Ai vazhdon: "Ai madje shkoi mė larg duke u ofruar myslimanėve enklava tė caktuara. Kur ata refuzuan, ai donte t'i depėrtonte ata me forcė. Ku kjo u bė e pamundur nga NATO, ai dha urdhėr pėr tė luftuar njerėzit qė nuk pranuan atė qė ishte e drejta e tij sovrane dhe pėrgjegjėsi e tij si njė nga udhėheqėsit kryesorė tė forcave serbe. Kjo nuk kishte lidhje me etninė, por me heqjen qafe tė njė ideologjie gjenocidale dhe urrejtje, tė njohur si Islami. Dėnoj tė gjitha krimet e kryera ndaj kroatėve dhe anasjelltas, por pėr pėrpjekjet e tij pėr tė pastruar Serbinė nga Islami, ai duhet konsideruar si njė kalorės i kryqėzatave dhe njė hero lufte nė Europė. Sa pėr kriminelėt e luftės tė NATO-s, ata nuk janė veēse kriminelė."



Brejvik pėrdor fjalė tė ashpra edhe pėr shqiptarėt. Familjet e tyre, thotė ai, "lindin nė shkallė tė madhe, duke u pėrpjekur tė pushtojnė territoret demografikisht e mė vonė me anė tė gjakderdhjes." Edhe pse shqiptarėt janė myslimanėt mė sekularė nė botė, dhe fanatikė pro-amerikanė, Brejvik zgjedh tė nxjerrė nė pah lidhje tė supozuara me Al Kaedėn.



Nė luftėn e ardhshme, qė parashikon Brejvik, ai diskuton pėr deportimin e myslimanėve nga Europa dhe duket se mbėshtet njė eliminim fizik pėr ēdo shqiptar dhe boshnjak qė bėn rezistencė. "Meqė ata jetuan kėtu pėr shekuj, nuk do e pranojnė deportimin nga Europa dhe do luftojnė pėr mbijetesė. Pėr kėtė arsye duhet aplikuar njė strategji ushtarake mė afatgjatė dhe mė brutale," shkruan ai.



Kur Europa tė pastrohet nga myslimanėt, Shqipėria ėshtė projektuar sipas Brejvik si njė zonė tranziti pėr Ballkanin. Pas kėsaj, harta lokale do rivizatohet tėrėsisht. "Pasi tė gjithė myslimanėt tė jenė larguar nga Europa, Kosova do tė ribashkohet me Serbinė dhe njėherė," shkruan ai.



Bosnja gjithashtu ėshtė zhdukur nga harta, nė njė mėnyrė qė tė kujton pėrpjekjet e dėshtuara nė vitet '90 pėr ta ndarė atė mes Serbisė dhe Kroacisė. Brejvik i referohet vendit si njė "territor serbo-kroat, i njohur si Bosnje Hercegovina". Ajo do ndahet mes "serbėve nė masėn 60-70 pėrqind dhe kroatėve nė masėn 30-40 pėrqind, sipas kufijve etnikė historikė. Tė gjithė myslimanėt, boshnjakė e shqiptarė, do deportohen nė zonėn mė tė afėrt tė tranzitit (Shqipėri), pėr tė pritur deportimin nga Europa".



Gjeografia e tij turbullohet pak kur vjen tek vendi qė ai i referohet si "territori greko-kroat-serb, i njohur si Shqipėria". Shqipėria nuk ka kufij me Kroacinė. Ai sugjeron qė vendi tė ndahet nė atė mėnyrė qė grekėt dhe malazezėt tė marrin nga 20 pėrqind secili, dhe pjesa tjetėr tu mbetet kristianėve shqiptarė. "Tė gjithė myslimanėt shqiptarė do deportohen nė qendėr tė Anadollit. Vendi i mbetur nė Shqipėri do ofrohet si njė shtėpi e pėrkohshme pėr disa minoritete kristiane qė vijnė nga Lindja e Mesme".



Duke e parė veten si njė kalorės modern i kryqėzatave, Brejvik mesa duket shpresonte se duke vrarė sa mė shumė bashkėkombas norvegjez, do provokonte njė luftė tė re botėrore, nė tė cilėn Ballkani do ishte njė nga frontet qendrore. Dokumenti i tij pėrmban disa detaje edhe pėr medaljet qė do ofroheshin. Medalja "Pėr ēlirimin e Ballkanit" do u jepej atyre qė do ndihmonin pėr tė larguar Islamin nga territoret e pushtuara qė i pėrkasin Serbisė dhe Kroacisė.



Interesante ėshtė se Brejvik pretendon se ishte angazhimi i Norvegjisė nė sulmet mbi Serbinė (NATO e bombardoi vendin gjatė luftės nė Kosovės) qė bėnė qė ai tė lėvizte me sulmet. Ai shkruan:



"Ishte krejt e papranueshme se si regjimet e Europės Perėndimore dhe SHBA bombarduan vėllezėrit tanė serbė. Ajo ēka donin ata ishte qė tė hiqnin qafe Islamin duke depėrtuar shqiptarėt myslimanė sėrish nė Shqipėri. Kur shqiptarėt refuzuan, ata nuk kishin zgjidhje tjetėr pėrveēse tė pėrdornin forcė. Duke mos lehuar tė drejtėn e serbėve pėr vetėvendosje mbi territorin e tyre sovran, ata indirekt hapėn njė varr nė Europė. Njė e ardhme ku nė ēdo kryeqytet tė Europės do krijohej nga njė mini-Pakistan. Kjo ėshtė e papranueshme, totalisht e papranueshme."



Nė fund, Brejvik diskuton krijimin e njė tė ashtuquajturi urdhėr ushtarak, tė cilit thotė se i pėrket. Kontakti i parė ishte pėrmes "konservatorėve kulturorė" serbė- mesa duket nacionalistė ekstremistė nė internet. Ai takoi edhe tė tjerė nga mbarė Europa, por thekson: "Kam pasur privilegjin tė takoj njė nga heronjtė mė tė mėdhenj tė gjallė tė luftės nė Europė. Pėr shkak tė persekutimit nga BE pėr krime tė dyshuara ndaj myslimanėve, ai jetonte nė Liberi. E kam vizituar atė nė Monrovia dikur, pikėrisht pak pėrpara sesionit tė themelimit nė Londėr, 2002".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
THE ECONOMIST: Fiksimi i vrasėsit norvegjez
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A janė kėta vrasėsit e policit Shemsi Gashi? (Foto)
» Shtypi maqedonas: Haki Haziri tradhėtoi "vrasėsit"![/
» Reagon vėllai i poetit tė vrarė Havzi Nela: Edi Rama tė na kėrkojė falje pėr dekretin vrasės tė firmosur nga babai i tij, Kristaqi
» "Presheva Jonė": Vrasėsi nė Graz ėshtė ėshtė serbi Alen Rizvanovic
» Fiksim apo dashuri????

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: