prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -1

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 49
Join date : 16/03/2008

MesazhTitulli: Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -1   Thu Jul 28, 2011 2:29 pm

Lexues tė nderuar !

Librin tė cilin e ke para vetes, para dorėzimit nė shtyp, kanė patur rastin ta shiqojnė dhe pėr tė tė japin mendim a gjykim personalitetet dhe alimėt tonė eminentė: prof. Mehmedalija Haxhiq, kėshilltar pėr ēėshtje tė sheriatit pranė Rijasetit tė BI nė RBeH, Naibu-Reisul-ulemai prof. Ismet ef. Spahiq, Jakub ef. Muhamedi, imam i xhematit “Ballkan” nė Munih dhe Muhammed ef. Mushinbegoviq, imam i xhematit nė Rosenheim.

Ata mė kanė mbėshtetur dhe kanė dhėnė pėlqim qė ky libėr tė shtypet dhe tu bėhet i arritshėm njė numri sa mė tė madh tė muslimanėve tanė. Unė pėr kėtė i falėnderoj dhe e lus Allahun xh.sh. qė t’i shpėrblejė, veēanėrisht pėr sugjerimet dhe vėrejtjet tė cilat m’i kanė drejtuar qė me tė madhe kanė ndikuar qė libri tė dalė nė kėtė formė dhe pėrmbajtje.

Me kėtė libėr ėshtė menduar tė arrihen dy qėllime:

Njohje me temėn medhhebėt nė Islam, me pėrpjekje qė kėtė temė t’ua afrojmė rrethit tė gjėrė tė popullatės muslimane, me theks tė veēantė nė respektim tė tė gjitha medhhebeve tė pranuara, gjithsesi mes tyre edhe medhhebin tonė hanefij.
Nxitje pėr ruajtjen e unitetit tė popullatės tonė muslimane dhe tė mos lejohet qė tė vijė deri te konfrontimet nė mes vete nė baza fetare, deri tek tė cilat ka ardhur nė disa pjesė tė botės islame.

Vallahu min verail-kasdi ve huve jehdis-sebil!

Fikret Arnaut

PJESA E PARĖ

بسم الله الرحمن الرحيم

Konceptimi islam mbi medhhebet e fikhut nė islam

Falėnderimi i qoftė Allahut xh.sh., Atė e adhurojmė dhe vetėm prej Tij kėrkojmė ndihmė. Atė tė cilin Ai e pėrudhė nė rrugė tė drejtė, vetėm ai ėshtė nė rrugė tė drejtė, kurse kė e lė nė lajthitje, atė askush nė rrugė tė drejtė nuk mund ta kthejė. Salavati dhe selamet qofshin mbi tė dėrguarin e fundit tė Allahut Muhammedin a.s., mbi as’habėt e tij dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin porosinė e Tij deri nė Ditėn e gjykimit.

Vėllezėr tė dashur e tė respektuar, motra tė nderuara!

Nė fjalėt qė pasojnė do tė pėrpiqemi, me ndihmėn e Allahut, t’i sqarojmė disa ēėshtje rreth zanafillės sė medhhebeve, themeluesve tė tyre, kohės nė tė cilėn janė paraqitur dhe shkaqet pėr tė cilat janė paraqitur medhhebet. Pastaj tė jipen qėndrimet islame rreth disa ēėshtjeve shumė tė rėndėsishme nga kjo lėmi, siē janė:

A jemi fare tė detyruar tė ndjekim njėrin prej medhhebeve?

Nėse po, atėherė cilin medhheb duhet ta ndjekim?

A ekzistojnė dallime themelore dhe qenėsore nė mes medhhebeve ekzistuese?

A pėrmbajnė nė vete medhhebet diē qė bie ndesh me dispozitat e Kur’anit dhe tė Sunnetit?

Kujt i lejohet qė tė nxjerrė dispozita (ahkam) drejtpėrdrejt nga Kur’ani dhe Sunneti?

Ēfarė ka qenė pozita politike dhe ekonomike e muslimanėve nė kohėn kur nė vise tė ndryshme tė botės islame respektoheshin medhhebet dhe kur muslimanėt i ndiqnin dijetarėt islamė – muxhtehidėt, dhe ēfarė ėshtė pozita e muslimanėve atėherė, kur nuk respektohen medhhebet dhe kur bėhet thirrje nė refuzimin e ndjekjes sė medhhebeve ose madje kur fajėsohen medhhebet pėr prapambeturinė e muslimanėve?

Ē’ĖSHTĖ MEDHHEBI?

Fjala medhheb nė gjuhėn arabe do tė thotė rrugė, mėnyrė ose metodė. Nė terminologjinė islame tė fikhut, me medhheb nėnkuptohet drejtimi dhe metoda, tė cilėn njė prej juristėve islam-muxhtehid e ka vendosur pėr tė ardhur deri te njohja e dispozitave (ahkam) tė caktuara. Qė nga fillimi i shpalljes sė Islamit, Muhammedi a.s. ka qenė interpretuesi mė i mirė dhe i vetėm i Islamit. Ai e shpjegon porosinė e Allahut. Allahu xh.sh. e ka dėrguar me detyrė qė t’u shpjegojė njerėzve atė qė u ka dėrguar. Bashkėsia sė cilės i ėshtė dėrguar Muhammedi a.s. nė fillimin e saj nuk ėshtė e madhe. Tekstet e Kur’anit dhe tė Hadithit, tė cilat shpallen janė tė kufizuara me pėrmbajtje. E zgjidhin problematikėn aktuale tė asaj kohe, e njėkohėsisht vendosėn edhe themelet dhe rregullat parimore pėr njė ummet tė madh i cili do t’i ketė ithtarėt e vet nė ēdo vend tė rruzullit tokėsor. Nė Bashkėsinė mekkase dhe medinase tė muslimanėve nuk sqarohen tė gjitha ēėshtjet dhe aktualitetet nė tė cilat do tė hasin tė gjithė muslimanėt kudo qė tė jenė dhe tė gjenden.

Allahu xh.sh. nė shumė ajete thekson se besimtarėt duhet t’i nėnshtrohen Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij. As’habėt shumė mirė e kuptojnė se ēka don tė thotė kjo. Dispozitat dhe detyrat kryesore tė Islamit shpallen nė Medine. Janė shpjeguar themelet e Islamit, kelimei shehadeti, namazi, agjėrimi, zekati dhe haxhxhi. Krejt mėsimi i kėtyre dispozitave bėhet me transmetim gojor. I vetmi qė bėhet nė formė tė shkruar ėshtė teksti i Kur’anit. I Dėrguari i Allahut Muhammedi a.s. ndalon qė tė shkruhet ēdo gjė tjetėr pėrveē Kur’anit. Ėshtė i vetėdijshėm se tė gjitha librat tjera qiellore sė shpejti pas shpalljes janė ndryshuar, teksti i librave tė shpallura ėshtė falsifikuar, diēka nga harresa, e diēka me qėllim. Andaj kihet kujdes qė edhe me Islamin tė mos pėrseritet fati i shpalljeve tė mėparshme. As’habėt besnikėrisht shėnojnė dhe shkruajnė tekstin e Kur’anit dhe shumė e mėsojnė pėrmendsh. Disa as’habė janė gjithmonė pranė Muhammedit a.s.dhe mbajnė mend atė qė flet dhe shpjegon. Veēanėrisht shquhet Abdullah ibn Omeri dhe Ebu Hurejre r.a. Nga ana tjetėr disa as’habė specializohen nė lėminė e dispozitave (ahkam); siē ėshtė Muadh ibn Xhebel, Abdullah ibn Mes’ud, Ali ibn Ebi Talib, Aisha bija e Ebu Bekrit etj. Disa, prap, ishin pėrcaktuar pėr interpretim tė Kur’anit qė mė vonė bėhet lėndė studimi i disiplinės sė veēantė, e cila quhet tefsir. Nga kjo fushė, veēanėrisht ėshtė dalluar Ibn Abbasi r.a.

Pas kalimit tė tė Dėrguarit tė Allahut Muhammedit a.s. nė jetėn e amshuar (Ahiret), zhvillimi i Islamit vazhdoi tė ecė nė pajtim me themelet tė cilat janė vendosur nė gjeneratėn e parė tė ndershme nė tė cilėn ka jetuar i Dėrguari i Allahut Muhammedi a.s. Nė njė hadith tė cilin e transmeton Abdullah ibn Mes’udi, Resulullahi a.s. ka thėnė: “Shekulli mė i mirė ėshtė ai nė tė cilin jam dėrguar unė, pastaj ai i cili pason dhe ai i cili e pason” (Hadith sahih). (Transmetojnė Buhariu, Muslimi, Ibni Maxhe etj.)

Nga ky transmetim konkludojmė se periudha mė e mirė ėshtė ajo nė tė cilėn ka jetuar i Dėrguari i Allahut Muhammedi a.s., pastaj ai qė e pason dhe ai qė pason pas saj. Me kėtė janė pėrfshirė tri gjenerata:

Gjenerata e as’habėve.As’ab konsiderohet ēdonjėri qė ka besuar nė pejgamberinė e Muhammedit a.s., ėshtė takuar me tė dhe sė paku njėherė e ka parė. Kushtėzohet pamja e tė Dėrguarit tė Allahut Muhammedit a.s. qė tė mund ta fitojė kėtė titull tė ndershėm. Ashtu qė ata tė cilėt kanė jetuar nė kohėn e tė Dėrguarit tė Allahut, por nuk janė takuar me tė dhe nuk e kanė parė, edhe nėse e kanė besuar dhe janė muslimanė, nuk mund tė konsiderohen as’habė. I tillė ka qenė Uvejs Karani, fetar i madh nga Jemeni, tė cilin i Dėrguari i Allahut ua ka pėrmendur as’habėve tė tij dhe disave madje ua ka rekomanduar qė nėse takohen me Uvejs Karanin prej tij tė kėrkojnė lutje tė hajrit. Ky personalitet nė popullin tonė ėshtė i njohur me emrin Vejsil Karani. Ėshtė shėnuar se Hazreti Omeri kur ka qenė halif ēdo vit nė sezonė tė haxhit ka dal nė mesin e haxhinjve ka pyetur pėr Vejsil Karanin dhe njė vjet ėshtė takuar me tė. Pėr kėtė ekzistojnė transmetime tė besueshme. (Shih librin “Zuhd” Ahmed ibn Hanbel)

Gjenerata e Tabiinėve.

Janė tė gjithė ata qė kanė besuar nė pejgamberinė e Muhammedit a.s., por me tė nuk janė takuar, por janė takuar me disa prej as’habėve. Kjo ėshtė gjenerata e dytė e bekuar. Ajo ka dhėnė gjeni tė mėdhenj dhe njerėz tė menēur, kurse ne do t’i pėrmendim si shembull Seid ibn Musejjebin, Hasan Basriun, Ebu Hanifen, themeluesin e medhhebit tonė. Ajo qė ėshtė interesant tė theksohet ėshtė se Ebu Hanifja prej fakihėve – muxhtehidėve tė njohur, i vetmi ėshtė nga gjenerata e tabiinėve, ndėrsa tė tjerėt: Shafiu, Maliku dhe Ahmed ibn Hanbeli nga gjenerata e tretė (tebei tabiin). Tė gjithė dijetarėt janė tė pajtimit se gjenerata e parė e as’habėve ėshtė mė e mira, pastaj e dyta e pastaj e treta.

Gjenerata e Tebei tabiinėve. Ata janė tė cilėt kanė besuar nė pejgamberinė e Muhammedit a.s. dhe janė takuar sė paku me njė Tabiin. Nga kjo gjeneratė janė tė njohur numėr i madh i dijetarėve nga lėmi tė ndryshme si: fikh, hadith, tefsir etj. Nė kėtė periudhė bėhet edhe kodifikimi i shumė shkencave islame kėshtu qė janė mbrojtur nga harresa dhe nga tentimi i falsifikimit. Pėr dallim prej dy shekujve tė mėhershėm, nė kėtė shekull theksi mė tepėr vėhet nė fjalėn e shkruar. U ndie nevoja qė tė gjitha gjėrat tė shkruhen. Tashmė ishte e pamundur tė gjitha tė mbahen nė mend pastaj edhe ndalimi i Pejgamberit pėr shėnimin e haditheve dhe materialeve tė tjera kishte pushuar, nga se ishte e kufizuar pėr periudhėn e shpalljes sė Kur’anit, shkak i tė cilės ishte frika se mos tė pėrzihet teksti i Kur’anit me fjalėt njerėzore. Kėshtu qė nė kėtė periudhė, nė shekullin e tretė hixhrij, vjen deri te njė lėvizje e fortė shkencore e cila i pėrfshinė tė gjitha lėmitė.

Nė tė gjitha periudhat e pėrmendura kanė qenė tė njohur dijetarėt, tė cilėt i kanė patur metodat e tyre nė shpjegimin e dispozitave islame. Pra, i kishin medhhebet e tyre. Sa i pėrket periudhės sė as’habėve, gjeneratės sė parė mė tė zgjedhur, mė i njohur ishte medhhebi i Aishes, i Abdullah ibn Omerit, i Abdullah ibn Mes’udit etj.

Nė gjeneratėn e dytė tė bekuar – tė tabiinėve mė tė njohur janė shtatė fakihėt e Medinės: Seid ibn Musejjeb, Urvetu ibn Zubejr, Kasim ibn Muhammed, Harixhetu ibn Zejd, Ebu Bekr ibn Abdu-Rrahman ibn Harithe ibn Hisham, Sulejman ibn Jesar, Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mes’ud. Kėta shtatė janė tė njohur me emrin “shtatė fakihėt-juristėt e Medinės”. Pastaj nga gjenerata e Tabiinėve edhe: Nafi’ mevla Abdullah ibn Omer. Nė Kufe ishte i njohur Alkametu ibn Mes’ud, Ibrahim Nahii, Shejh Hammad ibn Ebi Sulejman, mėsuesi i Ebu Hanifes nga Basra, Hasan El-Basriu.

(Shih Fikhul-islamijj ve edil-letuhu – dr. Vehbe Zuhejli 1/28)

THEMELUESIT E KATĖR MEDHHEBEVE TĖ NJOHURA

Nga dijetarėt e shumtė tė cilėt janė marrė me shkencėn e fikhut, mė sė tepėrmi janė dėgjuar dhe janė bėrė tė njohur katėr dijetarėt e famshėm. Medhhebėt e tyre janė ruajtur me numrin mė tė madh tė ithtarėve. Ata janė Imam Ebu Hanifja, Malik ibn Enesi, Muhammed ibn Idris Esh-Shafiu dhe Ahmed ibn Hanbeli.

Kėtu, in sha Allahu, do t’i theksojmė shėnimet e shkurtėra biografike tė secilit prej tyre.

EBU HANIFE - NU’MAN IBN THABIT

(80 – 150 h.)

THEMELUES I MEDHHEBIT HANEFIJ

Emrin e ka: Imam E’dham Ebu Hanife, Nu’man ibn Thabit ibn Zuta el-Kufi. Prejardhjen e ka nga Persianėt. Ėshtė lindur nė vitin 80 , kurse ka vdekur nė vitin 150 hixhrij. Ka jetuar nė fund tė dinastisė Emevite dhe nė fillim tė asaj Abasite. Thamė se i takon gjeneratės sė tabiinėve, sepse i ka takuar disa as’habė. Dihet me siguri se e ka takuar Enes ibn Malikun dhe prej tij e transmeton hadithin e Pejgamberit a.s. qė ka thėnė: “Kėrkimi i diturisė ėshtė obligim pėr ēdo musliman”.

Ai ėshtė imam i shkollės racionaliste nė Irak. Juristi islam mė i njohur i kohės sė vet. Imam Shafiu duke u impresionuar me njohjen e tij tė fikhut, ka thėnė: “Njerėzit janė tė varfėr nė fikh nė krahasim me Ebu Hanifen”. Ka qenė tregtar i tekstilit nė Kufe. Ka mėsuar hadith dhe fikh nga dijetarėt mė tė njohur tė kohės sė tij, kurse i ka kaluar 18 vjet si nxėnės special te dijetari Hammad ibn Sulejman, kurse Hammadi e ka patur mėsues Ibrahim Nehiin. Ka qenė i rreptė nė pranimin e hadithit. Ka patur kriteriume tė ashpra, sepse ekzistonte numėr i madh gėnjeshtarėsh, tė cilėt trillonin hadithe dhe ia pėrshkruanin tė Dėrguarit Muhammedit a.s.. Shumė e ka shfrytėzuar Kijasin dhe Istihsanin. Themelet mbi tė cilat e ka ndėrtuar medhhebin e tij janė:

Kur’ani,
Hadithi,
Ixhmai,
Kijasi,
Istihsani.

Nga lėmia e akaidit e ka shkruar librin “Fikhul ekber”. Ėshtė ruajtur deri sot dhe ėshtė shtypur. Mė i njohur ėshtė verzioni me komentim tė Mulla Ali Kariut (213). Ekziston poashtu edhe Musnedi i tij. Nuk ka lėnė asnjė libėr tė shkruar nga fikhu. Mėsimin e tij e ka ekspozuar nė formė gojore, kurse nxėnėsit e tij kanė shkruar pas tij. Kėshtuqė deri sot besnikėrisht dhe me kujdes janė ruajtur tė gjitha mendimet dhe i tėrė mėsimi i tij.

Nxėnėsit e tij mė tė njohur janė:

Ebu Jusuf, Jakub ibn Ibrahim el-Kufi. Ai ishte gjykatės suprem nė kohėn e sundimit tė Reshidit. Atij i takon merita mė e madhe pėr ruajtjen e themeleve tė medhhebit hanefij dhe pėrhapjes sė mendimeve tė tij nė vise tė ndryshme tė botės. Kjo shumė ia ka lehtėsuar pozitėn, tė cilėn e ka zėnė. Ai nė shkencė e pat arritur shkallėn muxhtehid mutlak. Por ka mbetur ndjekės besnik i mėsuesit tė tij.

Muhammed ibn Hasan Esh-Shejbani. Ėshtė i lindur nė Vasit. Babai i tij ishte nga Damasku. Ai ėshtė rritur nė Kufe, kurse mė vonė jeton nė Bagdad. Shkencėn e fikhut e ka mėsuar nga Ebu Hanifja. Pas vdekjes sė Ebu Hanifes ėshtė shoqėruar edhe me Malikun. Ka qenė i talentuar dhe inteligjent. Edhe ky e arrin shkallėn e muxhtehidit mutlak. Ka shkruar shumė vepra, materialin e tė cilave e ka mbajtur nė mend nga Ebu Hanifja. Atij po ashtu i takon merita e madhe pėr shėnimin dhe kodifikimin e materialit tė shkollės juridike hanefite. Ėshtė e njohur vepra e tij “Dhahiru Rivajeti”, e cila konsiderohet vepėr mjaft e njohur dhe themelore nė medhhebin hanefij.

Zufer ibn Hudhejl Ebu Hudhejl. Nė fillim ėshtė shoqėruar me shkencėtarė tė hadithit, kurse mė vonė kalon ndėr juristė-fukahenj. Veēanėrisht me shkathtėsi ka pėrdorur Kijasin (analogjinė).

MALIK IBN ENESI ( 93 – 179 h.)

THEMELUES I MEDHHEBIT MALIKIJ

Emri i tij i plotė ėshtė Imam Malik ibn Enes ibn Ebi Amir El-Asbehi. Me prejardhje ėshtė nga njė fis i Jemenit. Mban pseudonimin Imam darul-hixhreti (Imam i shtėpisė sė hixhretit – Medinės). Ėshtė i lindur gjatė kohės sė sundimit tė Velid ibn Abdul Melikut, kurse ka vdekur gjatė kohės sė Reshidit nė Medine. Krejt jetėn e tij e ka kaluar nė Medine, asnjėherė nuk e ka lėshuar. Sikur edhe Ebu Hanifja, ka jetuar nė kohėn e dy dinastive (Emevite dhe Abasite). Gjatė kohės sė tij kufijt e shtetit islam dukshėm janė zgjeruar. Islami pati arritur gjer nė Evropė. Andalusi tashmė ishte vend islam.

Qė nga rinia e hershme ėshtė shoqėruar me shkencėtarė tė mėdhenj tė cilėt atėherė qėndronin nė Medine. Posaēėrisht njė kohė tė gjatė i pati ndjekur ligjėratat e Abdurrahman ibn Hurmuzit, Nafi Mevla ibn Omerit dhe tė Ibn Shihab Ez-Zuhrisė. Shejhu i tij nė shkencėn e fikhut ishte Rebiatu ibn Abdurrahman. Ka qenė imam nė fikh dhe nė hadith. E ka shkruar veprėn e njohur me orient tė fikhut dhe hadithit, Muvetta. Imam Shafiu pėr Malikun ka thėnė: “Maliku ėshtė mėsuesi im, prej tij e kam marrė diturinė, ai ėshtė dėshmi ndėrmjet meje dhe Allahut xh.sh. . Nuk ka asnjė njeri, tė cilit i besoj mė tepėr se Malikut. Kur tė pėrmenden dijetarėt, Maliku nė mesin e tyre ėshtė sikurse ylli i dritės nė mesin e yjve.”

Medhhebin e tij e ka vendosur nė themelet vijuese:

Kur’ani,
Sunneti,
Ixhmai,
Kijasi,
Veprat e banorėve medinas,
Fjalėt e as’habėve
Istihsani,
Sedu Dheria,
Istis’habi,
Mesalihul mursele, dhe
Sher’u men kane kablena (ligji i shpalljeve tė mėparshme).

Pėr secilin prej burimeve apo themeleve tė pėrmendura tė medhhebit malikij, si dhe i tė tjerėve, do tė duhej shpjegim, por nuk duam detajisht tė ndalemi, sepse nė kėtė punim theksi i veēantė vėhet nė tema tė tjera. Kush dėshiron tė njoftohet gjėrėsisht me themelet e tė gjitha medhhebeve, patjetėr duhet t’u kthehet librave tė Usuli fikhut, pa tė cilat ėshtė e pamundur tė kuptohet materia e fikhut, e sidomos kuptimi i teksteve dhe porosive tė Kur’anit dhe Hadithit.

Imam Malik ibn Enesi ka patur shtatė nxėnės, tė cilėt ishin nga Egjipti. Ata e kanė pėrhapur medhhebin e tij nė Egjipt dhe nė vende tė tjera tė Veriut tė Afrikės. Gjithashtu i kishte patur edhe shtatė nxėnės nga Maroku, tė cilėn fikhun e tij e sollėn nė vendet e tyre. Medhebi malikij ėshtė pėrhapur dhe ka mbijetuar nė vendet ku kanė vepruar nxėnėsit e tij. Pjesėtarė tė medhhebit malikij sot ka nė Egjipt, Tunizi, Marok, Algjeri, Libi etj. Prej dallimeve tė dukshme te pjesėtarėt e medhhebit malikij, nė krahasim me medhhebet tjera, ėshtė se ata gjatė faljes nė namaz nuk i lidhin duart.

IMAM MUHAMMED IBN IDRIS ESH-SHAFIU (150–204 h.)

THEMELUES I MEDHHEBIT SHAFIJ

Imam Ebu Abdullah Muhammed ibn Idris Esh-Shafi’i, me prejardhje ėshtė i lidhur me pejgamberin Muhammed a.s. nga gjyshi Abdul-Menaf. Ėshtė i lindur nė Gazė – Palestinė nė vitin 150 hixhrij. Ėshtė i lindur nė vitin e njėjtė nė tė cilin ka vdekur Ebu Hanifja. Shafiu ka vdekur nė Egjipt nė vitin 204 h.

Babai i Shafiut kishte vdekur kur ai i kishte vetėm dy vjet. Nėna e kishte ēuar nė Mekke, nė vendin e tė parėve tė tij, ku ishte rritur si jetim. Nė rininė e hershme e kishte mėsuar (pėrmendsh) Kur’anin. Pas kėsaj ishte dėrguar nė njė fis beduin, i cili ishte mė i njohuri pėr nga elokuenca, andaj aty e mėson gjuhėn arabe burimore. Pastaj ka qenė nxėnės te muftiu i Mekkės Muslim ibn Halid Ez-Zinxhiu, i cili i pati lejuar nė moshėn 15 vjeēare tė japė fetva. Ashtu qė nė rininė e hershme ishte shumė solid nė pėrvetėsimin e shkencave islame. Pastaj u shpėrngul nė Medine dhe aty mėsoi nga Imam Malik ibn Enesi. E ka dėgjuar Mevettain, tė cilin e mban nė mend pėr vetėm 9 netė. Pastaj me punė shkon nė Jemen, e nė vitin 183 h. udhėton pėr nė Bagdad. Nė Bagdad takohet me Muhammed ibn Hasanin, prej tė cilit i merr librat e fukahenjve tė Irakut dhe me tė ka patur diskutime, tė cilat Harun Err-Rreshidi i pėrcillte me kėnaqėsi. Kjo periudhė e jetės sė tij ėshtė mjaft e rėndėsishme. Pas kėsaj shpėrngulet nė Egjipt, ku mė pastaj edhe vdes. Imam Shafiun e kanė quajtur shehidul-ilmi (shehid i diturisė) pėr shkak tė njė ngjarje pak tė ēuditshme. Nė Egjipt nė atė kohė ka qenė i njohur dhe i pėrhapur medhhebi malikij. Me njė rast Shafiu zhvillon njė diskutim (polemikė) me njė dijetar, i cili i takonte medhhebit malikij, natyrisht e ka mundur nė diskutim. Mirėpo, nga hidhėrimi ky i bie me njė ēelės tė madh nė kokė, prej tė cilit Shafiu sėmuhet dhe sė shpejti vdes. Ka patur numėr tė madh nxėnėsish tė cilėt mė vonė e ruajnė dhe ua pėrcjellin tė tjerėve mėsimet e medhhebit tė tij.. ka arritur shkallėn muxhtehid mustekil (muxhtehid i pavarur). Allahu e shpėrbleftė me xhennet!

AHMED IBN HANBEL ESH-SHEJBANI (163–241 h.)

THEMELUES I MEDHHEBIT HANBELIJ

Imam Ebu Abdullah Ahmed ibn Hanbel ibn Helal ibn Esed Ez-Zuhejli Esh-Shejbani ėshtė i lindur nė Bagdad. Pėr tė arritur dituri udhėton nė tė gjitha qendrat shkencore tė asaj kohe: Kufe, Basra, Mekke, Medine, Jemen, Sham etj.

Kur Shafiu vjen nė Bagdad, atij i bashkangjitet Ahmed ibn Hanbeli dhe mėson para tij. Edhe ky bėhet muxhtehid mustekil (muxhtehid i pavarur). E ka fituar edhe titullin imamul-muhaddithine (lideri i shkencėtarėve tė hadithit). Kur e lėshon Bagdadin Shafiu thotė: “Nė Bagdad nuk kam lėnė njeri mė tė devotshėm mė tė menēur dhe mė tė ditur se Ahmed ibn Hanbelin”. Nė qytetin ku ka lindur, aty edhe vdes nė vitin 241 h. Edhe Ahmed ibn Hanbeli pas vete ka lėnė shumė nxėnės, tė cilėt e kanė ruajtur medhhebin e tij.

MUXHTEHIDĖT TJERĖ

Kjo ishte njė pasqyrė e shkurtėr e periudhės sė katėr fukahenjve tė njohur muxhtehidė, fikhu i tė cilėve ėshtė ruajtur deri sot. Pėrveē kėtyre katėrve ka patur edhe dijetarė tė tjerė, tė cilėt e kanė arritur shkallėn e ixhtihadit, por medhhebet e tyre nuk janė ruajtur dhe nuk janė pėrcjellur mė tutje. Nga ai grup do tė pėrmendnim medhhebin e Sufjan Thevriut, Ibn Ebi Lejla, Davud ibn Alij El-Esfehani Dhahiri, Ibn Xherir Et-Taberi etj. Tė katėr medhhebet e pėrmendura mė herėt janė tė pranuara nga Ummeti islam dhe nė cilindo qė dikush ka mėsuar t’i shpreh ibadet Allahut xh.sh. e ka nė rregull. Sepse tė gjithė ata kanė qenė muxhtehidė tė pavarur. Nuk lejohet tė thuhet se njėri prej medhhebeve ėshtė mė i mirė se tjetri dhe sidomos nuk lejohet tė veprohet nė diskriminim tė medhhebit. Secili ėshtė i drejtė, sepse ai ėshtė ixhtihad i shkencėtarit qė ka gradėn e muxhtehidit, tė cilėt nėse me ixhtihadin e tyre kanė bėrė veprime tė mira tek Allahu xh.sh. i kanė dy shpėrblime, e nėse kanė gabuar nė nxjerrjen e dispozitės e kanė njė shpėrblim. Muxhtehidi gjithsesi ėshtė i shpėrblyer. Kjo ėshtė thėnė nė hadith sahih. Kurse muslimanėt tjerė, tė cilėt nuk e kanė arritur gradėn e ixhtihadit e kanė pėr detyrė ta ndjekin njėrin prej muxhtehidėve. Nėse ndodhė qė tė fillojė tė merret me ixhtihad personi qė nuk i plotėson kushtet e ixhtihadit, ėshtė gabimtar edhe nėse ia qėllon. Dera e ixhtihadit ėshtė gjithmonė e hapur, por vetėm pėr muxhtehidė. Kur’ani ėshtė shumė i qartė pėr kėto ēėshtje:

فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِنْ كُنْتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ …

“ … pyetni pra dijetarėt, nėse ju nuk dini” (En-Nahl, 43.)

ياَ أَيُّهاَ الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللهَ وَ أَطِيعُوا الرَّسُولَ وَ أُوليِ الأَمْرِ مِنْكُمْ …

“ O ju qė besuat, bindjuni Allahut, respektoni tė dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju…” (En-Nisa, 59.). Me shprehjen “ulil-emri minkum” nėnkuptohen muxhtehidėt.

Nuk ėshtė e lejuar qė njerėzit tė shetisin nėpėr medhhebe dhe t’i pėrziejnė dispozitat nga secili medhheb, e nė fakt nuk e kanė mėsuar asnjėrin si duhet dhe nė mėnyrė tė themeltė. Sidomos nėse dikush kėrkon vetėm lehtėsira (ruhsa) nga tė gjitha medhhebet. Andaj u rekomandohet muslimanėve qė ta ndjekin medhhebin nė mesin e tyre, ai nė tė cilin janė institucionet e nevojshme pėrkatėse: shkollat (medresetė), kuadri i aftėsuar-dijetarėt, literaturėn autentike nė tė cilėn janė tė shėnuara dispozitat dhe mėsimet e atij medhhebi. E palogjikshme, e parregullt dhe e pamenduar do tė ishte qė nėse nė njė midis ėshtė i pėrhapur medhhebi hanefij dhe i ka institucionet e nevojshme pėrkatėse, tė cilat i cekėm, qė dikush nėse e ka mėsuar njė apo dy dispozita nga njė medhheb tjetėr, e lėshon dispozitėn e medhhebit hanefij dhe e merr atė mendimin tjetėr. Dijetari Seid Ramadan El-Buti (Sirian) thotė se nė kėtė kohė nuk ka asnjė muxhtehid mustekil nė mbarė botėn islame (shih librin: dr. Seid Ramadan El-Buti, Zevabiu ve esudda verae kitab el-Xhihad fil-islam). Pėr kėtė arsye kur tė duhet tė bihet vendim pėr ndonjė ēėshtje, duhet tė mblidhet konziliumi i shkencėtarėve dhe bashkėrisht tė marrin qėndrim pėr ndonjė ēėshtje tė caktuar. Medhhebet nuk janė themeluar me qėllim qė ta ndajnė ummetin islam, por pėrkundrazi janė formuar me qėllim qė tė ruhet mėsimi dhe shkenca islame. Pikėrisht nė kėtė periudhė (periudha e katėr muxhtehidėve tė njohur) ėshtė bėrė kodifikimi dhe pėrpunimi i dispozitave tė fikhut pėr tė qenė tė kuptueshme pėr popullin. Dhe krejt ai material ėshtė shėnuar dhe ėshtė ruajtur dhe harresa dhe nga shtrembėrimi. Pas kėsaj ėshtė prurė fetva pėr domosdoshmėrinė e ndjekjes sė njėrit prej medhhebeve tė pranuara nė mėnyrė qė tė ngushtohet rrethi i mundėsisė qė dikush arbitrarisht dhe nė mėnyrėn e vet t’i interpretojė ēėshtjet islame duke mos qenė kompetent pėr tė. Qė dikush tė bėhet muxhtehid duhet tė plotėsojė mjaft kushte. Pėr shkak tė natyrės sė kėtij punimi mbi medhhebet nuk kemi mundėsi qė tash gjerėsisht tė flasim mbi kushtet e muxhtehidit, por nėse mund tė themi shkurtimisht, atėherė do tė themi kėshtu: ky ėshtė personi i cili nė mėnyrė tė pėrkryer ėshtė i njoftuar me Kur’anin dhe Sunnetin e pejgamberit tė ndershėm Muhammedit a.s., krahas njohjes sė gjuhės arabe, pėrsosmėrisė sė imanit, virtyteve dhe karakterit tė moralit, talentit mendor, inteligjencės, pastaj arritjes sė diturive para dijetarėve publik tė pranuar e tė njohur etj. Sa pėr ilustrim dhe duke tentuar tė paraqesim madhėshtinė e gradės sė njė muxhtehidi do tė theksojmė faktin vijues: Njė numėr shumė i madh i dijetarėve prej shek. 5 hixhrij e deri mė ditėt e sotme kanė qenė mukal-lidė (ndjekės) tė njėrit nga medhhebet e njohura tė pėrmendura. Unė do t’i pėrmendi vetėm disa emra tė njohur. P.sh. Imam Gazaliu- anėtar i medhhebit shafij, Imam Neveviu (shafij), Ibn Haxher El-Askalani (shafij), Ibn Abidini (hanefij), Ibn Rexheb (hanbelij), Ibn Arebiu (malikij) dhe kėshtu ka qenė gjatė tė gjithė shekujve. Kjo ka zgjatur deri nė kohėn mė tė re kur muslimanėt e kanė humbur forcėn dhe ndikimin, tė coptuar nga tė gjitha anėt, mes tjerash, edhe nga brenda, andaj paraqitet dukuria e pamedhhebizmit (el-lamedhhebijje), tė cilėn dijetari Dr. Seid Ramadan El-Buti e quan “novatoria mė e rrezikshme e cila i kanoset sheriatit islam”. Ftuesit e pamedhhebizmit proklamojnė: “Nė kohėn e Muhammedit a.s. nuk ka pasur medhhebe, andaj nė bazė tė kėsaj, as neve nuk na nevojiten. Secili duhet tė kryejė prej dispozitave islame deri te tė cilat vjen vet duke studiuar Kur’anin dhe Sunnetin qoftė ky madje edhe bujk, bari, nėpunės e tė ngjashme…”. Mbi kėtė dhe marrėzi tė ngjashme mė gjerėsisht tė shiqohet nė librin e Dr. Seid Ramadan El-Buti “El-la medhhebijje”. A don tė thotė kjo se tė gjithė dijetarėt, pas kėtyre katėr kolosėve (Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut, Ahmed ibn Hanbelit) duke filluar nga nxėnėsit e tyre mė tė afėrtė, si p.sh. tė Ebu Hanifes: Ebu Jusufi, Muhammedi, Zuferi etj. tė gjithė kėta paskan devijuar rrugėn e drejtė dhe kanė gabuar duke i ndjekur mėsuesit e tyre, e deri nė ditėt e sotme!? Sikur se kėta dijetarė nuk i paskan ditur citatet e mėsuesve tė tyre: “Nėse gjeni hadith sahih, ai ėshtė medhhebi im”, me ēka sot shumė bilmeza kapen gjoja se medhhebet janė tė themeluar nė diēka tjetėr e jo nė Kur’an dhe Hadith. Muhammedi a.s. ka thėnė:

لاَ تَجْتَمِعُ أُمَّتِي عَلَى خَطَإٍ …

“ Ummeti im nuk do tė pajtohet nė gabim”. (Hadith sahih). Kurse janė pajtuar nė rregullėsi tė katėr medhhebeve dhe nė domosdoshmėrinė e ndjekjes sė njėrit prej tyre. Ka ndodhur edhe kur ndonjė beduin nga shkretėtira tė ketė thėnė se medhhebet janė gjė e gabueshme dhe duhet ndjekur vetėm Kur’anin dhe Sunnetin dhe pėr kėtė thėnie nuk ka pranim as pajtim tė askujt dhe mendoj se ėshtė absurde tė vėhen nė njė rrafsh kėto dy dukuri dhe pėr to tė diskutohet. Dua posaēėrisht tė theksoj kėtė fakt, tė pranimit tė kėtyre medhhebeve nga ana e mbarė ummetit tė Muhammedit a.s.. Nga ana tjetėr edhe ėshtė e pamendueshme qė dikush tash t’i mohojė medhhebet ekzistuese dhe tė thotė se don drejtpėrsėdrejti ta ndjekė Kur’anin dhe Sunnetin, kėtė nuk mundet sepse ndėrmjet tij dhe Kur’anit e Sunnetit ekzistojnė bjeshkė dhe pengesa tė panumėrta. Kėtė do tė mund ta thotė dikush qė ka arritur gradėn e ixhtihadit. Por, prap do tė kishte nevojė tė domosdoshme tė akceptojė ixhtihadin e muxhtehidėve tė mėparshėm.

Fatkeqėsisht, ne sot po pėrjetojmė momente kur disa djelmosha mendjemėdhenjė, analfabetė ose gjysmanalfabetė apo edhe nga ndonjė haxhi mė i vjetėr merr guxim nga ndonjė shfreni dhe xhahilijet tė flasė mbi medhhebet nė kontekstet mė negative. Sa tė mjerė qė duken sikur tė mund tė shiheshin me sy tė tė tjerėve. Kanė rėnė nė grackėn e propagandės armiqėsore. Thonė: “Nuk na duhen medhhebet”. Qė t’i kenė tė thyer muslimanėt nė aq grupe sa ka individė. Kjo po ndodh tash nė kohėn e dekadencės dhe tė gjendjes mjaftė tė dobėt tė muslimanėve. Ata tė cilėt flasin kundėr medhhebeve tė fikhut deshirojnė qė muslimanėt t’i kthejnė nė fazėn para paraqitjes sė kėtyre muxhtehidėve, tė cilėt kanė dhėnė gjithēka prej vetes pėr ta ruajtur Islamin. Mundi i tyre ka rezultuar qė ne sot e kemi tė ruajtur Islamin.

Disa i japin tė drejtė vetes qė drejtpėrdrejt vetė ta komentojnė Kur’anin dhe Sunnetin, pa u furnizuar me parakushtet e nevojshme pa tė cilat nuk mund tė kuptohen burimet e Islamit. Me kėtė vetėm rritet anarkia dhe pėrēarja, kurse Islami ka ardhur me qėllim qė tė heqė anarkinė dhe tė vendosė rregull ēdokund.

Medhhebet e fikhut nuk pėrmbajnė nė vete asgjė qė bie ndesh me parimet e dy burimeve tė Islamit: Kur’anin dhe Hadithin, por pėrkundrazi, medhhebet janė ato tė cilat shpiejnė nė kuptimin e porosisė sė Kur’anit dhe tė Hadithit. Sepse, njė muxhtehid pėr ta dhėnė qėndrimin pėr ndonjė ēėshtje, duhet t’i tubojė tė gjitha thėniet pėr atė ēėshtje nė cilin do burim tė Islamit. Nėse rastėsisht do tė vinte deri te shkatėrrimi i trashėgimisė sė fikhut, atėherė automatikisht do tė bėhet e pamundur qė tė kuptohen Kur’ani dhe Hadithi dhe do tė hapet mundėsia pėr interpretime arbitrare.

Imam Haremejni nė veprėn Burhan ka theksuar: “Muxhtehidėt janė pajtuar se muslimanėt e rėndomtė nuk mund tė ndjekin cilindo as’hab r.a. vetė, por janė tė obliguar ta ndjekin medhhebin e imamit i cili i ka kodifikuar dispozitat islame, i kanė shpjeguar dhe pėrkufizuar nė tėrėsi – nė libra tė veēanta dhe kėshtu i kanė mbrojtur nga humbja dhe harresa. Tė gjitha ato dispozita janė tė themeluara nė burime dhe janė pėrshtatur qė tė mund t’i kuptojnė njerėzit e rėndomtė dhe lehtė t’i ndjekin, ndėrsa mendimet e as’habėve janė tė shpėrndara dhe nuk janė tė tubuara dhe tė ruajtura nė njė vend sikur medhhebet, ashtu qė nėse dikush don ta ndjekė njėrin nga as’habėt, pėr shkak tė mungesės sė materialit tė shkruar, nuk mund tė vijė deri te zgjidhja e nevojshme”.

Gjithashtu dijetari i njohur Ibn Salah ka thėnė: “Prej tash ėshtė e obligueshme ndjekja e njėrit prej katėr medhhebeve – sepse ato janė pėrhapur dhe shpėrndarė si vepra tė kodifikuara tė veēanta qė nuk ėshtė rasti me tė tjerėt”.

Pėr sa u pėrket dallimeve tė dukshme tė cilat ekzistojnė ndėrmjet medhhebeve, mendoj se ėshtė e nevojshme qė muslimanėve t’u sqarohen shkaqet pse dijetarėt pėr disa ēėshtje nuk janė pajtuar. Shumė porosi tė Kur’anit dhe tė Hadithit nuk kanė kuptim kategorik (delale kat’ijje), por janė tė natyrės hipotetike (delale dhannijje). Kjo do tė thotė se njė porosi interpretohet nė mė shumė mėnyra – qė ėshtė specifikė e ēmueshme e burimeve tė Islamit. Si shembull do ta theksoj ajetin nė tė cilin Allahu xh.sh. flet mbi dispozitat e gruas sė shkurorėzuar:

وَ الْمُطَلَّقاَتُ يَتَرَبَّصْنَ بِأَنْفُسِهِنَّ ثَلاَثَةَ قُرُوءٍ …

“ E ato gra qė janė shkurorėzuar janė tė obliguara tė presin periudhėn prej tre kuru’ …”(El-Bekare, 228). Ėshtė shtruar pyetja se ē’do tė thotė fjala “kuru’”. Disa dijetarė kanė thėnė se kuptimi i saj ėshtė “hajd” – periudhė mujore (menstruacione), kurse tė tjerėt kanė thėnė se ėshtė “tuhr”- periudha e pastėr ndėrmjet dy periudhave (menzis). Kėtu shkak pėr mospajtim ėshtė baza gjuhėsore. Andaj thuhet se edhe qėndrimi i medhhebit tė parė edhe ai i medhhebit tjetėr ėshtė i drejtė, sepse ajeti ėshtė i kuptimit hipotetik. Kurse rezultati i mospajtimit tė dijetarėve pėr kėtė ēėshtje shprehet nė gjatėsinė e zgjatjes sė iddetit (pritjes) sė gruas nga momenti kur i ėshtė dhėnė talak (shkurorėzim). Dallimet e mė tutjeshme kanė lindur nė kriteret e pranimit tė rivajetit tė hadithit. Disa dijetarė kanė qenė tė rreptė nė pranimin e hadithit, nga frika se mos po futet ndonjė hadith i rrejshėm, andaj gjithmonė orientimin e kanė patur kah parimet e sheriatit tė themeluara nė argumente kategorike (delil katīi). Ndėrkaq, imamėt tjerė mė lehtė i kanė pranuar citatet e hadithit, ndaj dhe ka ndodhur qė tė kemi kontradikta nė mes haditheve me norma tė ndryshme pėr tė njėjtėn ēėshtje. Ekzistojnė edhe shkaqe tė tjera pėr tė cilat mė detajisht flitet nė librat e usuli fikhut (metodologjisė sė fikhut). Konsideroj, shumė tė rėndėsishme qė tė pėrkthehen nė gjuhėn tonė disa libra tė usulit, me ēka besimtarėve do tu sqarohej vlera dhe rėndėsia e fikhut.

ARABĖT NĖ BOSNJE

Dėshiroj t’i them nja dy fjalė edhe pėr vėllezėrit arabė tė cilėt vijnė nė viset tona pėr shkaqe tė ndryshme. Tek populli ynė ekziston respekt i veēantė ndaj arabėve, sigurisht nga arsyeja se Pejgamberi a.s. ka qenė arab. Nė njė hadith, pėr tė cilin muhadithėt thonė se ėshtė i dobėt (daif), rekomandohet se duhet t’i duam arabėt pėr tri shkaqe, e njėri prej tyre ėshtė sepse Pejgamberi a.s. ka qenė arab. Pėr shumicėn e popullit tonė tė gjithė arabėt janė tė njėjtė. Thonė: “Ata e flasin gjuhėn arabe dhe ata, natyrisht, mė sė miri e kuptojnė fenė”. Ndėrsa nė realitet nuk ėshtė ashtu. Edhe nė mesin e arabėve ka dijetarė por ka edhe xhahila nė ēėshtjet e fesė. Nė viset tona kanė ardhur shumė pak dijetarė. P.sh. posaēėrisht duhet theksuar vizitėn e dijetarit tė madh islam Shekib Arslanit, i cili e ka vizituar Bosnjen nė kohėrat mė tė hershme, dhe ėshtė mahnitur me dijetarėt qė kishte Bosnja. Secila qytezė atėherė kishte edhe kadi edhe mufti, kurse Sarajeva ishte kryeqendėr e ilmit. Nuk ėshtė shėnuar se Shekib Arslani apo ndonjė dijetar tjetėr i ka porositur Boshnjakėt- muslimanėt: “Lerėni medhhebin hanefij sepse ai nuk vyen, nuk ėshtė i bazuar nė Kur’an dhe Sunnet”! Zoti na ruajt! Nė viset tona mė sė shumti kanė ardhur e po vijnė ata qė nuk janė dijetarė. Arabė tė rendomtė. Ata normalisht falen dhe e kryejnė ibadetin ashtu siē kanė mėsuar nga imamėt e tyre nė vendet prej nga vijnė. Njerėzit tonė i porosisim tė kenė mė tepėr mirėkuptim, arabėt le tė falen ashtu siē kanė mėsuar. Le t’i lėnė tė qetė. Mirėpo, ėshtė evidente se njerėzit tonė i lėnė ata tė qetė, por (arabėt) nuk po i lėnė kėta. Problemet kanė lindur gjatė pėrpjekjes sė ndėrrimit tė medhhebit. Ka ardhė deri aty puna, sa qė nė disa vende nė Bosnje, disa haptas flasin dhe shkruajnė kundėr medhhebeve, e sidomos kundėr atij hanefij sepse ai ėshtė i njohur nė midiset tona. Disa tė ndihmuar edhe nga njerėzit tonė tė paarsimuar i janė pėrveshur punės sė ndėrrimit tė medhhebit duke konsideruar se Boshnjakėt-muslimanėt mė tepėr se pesqindė vjet gabimisht falen dhe manifestojnė fenė e tyre. Fitohet pėrshtypja se ky ėshtė plan i menduar mirė me tė cilin dėshirohet qė brenda korpusit fetar tė boshnjakėve tė ndizet zjarri. Asnjė i menēur nga bota islame nuk do t’i lejojė pėrpjekjet dhe potezat e tillė. Dy broshura tė atij lloji janė paraqitur nė territorin e Bosnjes dhe nė to qart dhe haptas thirret populli ynė musliman pėr kryengritje kundėr medhhebit hanefij dhe vendosja e faljes sė re “sipas sunnetit”. Ata mė tė vetėdijshmit e popullit tonė me kohė kanė reaguar dhe haptas kanė tėrhequr vėrejtjen pėr rrezikun i cili fshihet pas kėtyre pėrpjekjeve. Fjala ėshtė pėr librat: “BOTĖKUPTIMET TĖ CILAT DUHET T’I PĖRMIRĖSOJMĖ” nga Imad El-Misri dhe “MUHTESAR AHKAM FIKHIJJE” nga Ebu Usame, i cili siē qėndron nė kaptinė posaēėrisht u dedikohet imamėve dhe studentėve. Ata i hapin do farė qendra islame nė tė cilat mėsohen tė rinjtė, pjesė pėrbėrėse e arsimimit nė ato qendra ėshtė qė te ata tė rinjė tė zhvillohet oportunizmi dhe qėndrimi opozitar ndaj organeve zyrtare tė Bashkėsisė islame dhe e propagojnė “Islamin e vėrtetė”. Nė Visoko, pėrbri xhamisė ėshtė hapur njė qendėr e tillė nė tė cilėn misionarėt haptas u kanė bėrė thirrje fėmijėve qė tė mos shkojnė nė xhami te imami sepse ai nuk ua mėson Islamin e vėrtetė, andaj organet zyrtare janė detyruar tė reagojnė qė ajo qendėr tė mbyllet. Nga Gjermania jo moti njė djalosh ka shkuar nė Bosnje, atje qėndron 7 ditė dhe vjen me “zbulimin” se medhhebi hanefij nuk ėshtė i drejtė, andaj duhet tė falemi sipas Sunnetit, tė cilėn gjė ai e kishte mėsuar pėr 7 ditė. Nė Austri, para pak kohėsh nė njė tubim disa tė rinjė, tė cilėt kanė pėrvetėsuar “mėnyrėn e re tė faljes sipas Sunnetit”, i kanė provokuar tė plagosurit e Bosnjes, njėri prej tė cilėve i kishte humbur tė dy sytė, kurse njė tjetėr pėrplotė lėndime, duke u thėnė “se nuk janė muxhahidė tė vėrtetė”. Nė kėto banalitete dhe marrėzi kishin qėlluar disa njerės tė cilėt i kishin rrahur kėta “interpretues tė rinj tė fesė”. Ja ku shpie mėsimi i tillė. Sė kėndejmi edhe njėherė i tėrheqim vėrejtjen popullit tonė nga kėto novitete. Dikujt do t’i konvenonte afganistanizimi i Bosnjes. Neve muslimanėve kjo nuk na nevojitet. Ata, tė cilėt kanė ardhur nė Bosnje, pėr t’u ndihmuar vėllezėrve tė tyre Boshnjakė-muslimanė, u rekomandojmė qė tė heqin dorė nga kjo punė boshe dhe le t’i kryejnė nė nivel detyrat dhe emanetet qė u janė besuar nga vėllezėrit donatorė nga bota islame.

E lusim Allahun xh.sh. qė tė na dhurojė dijetarė, tė cilėt Islamin do tė mund ta futin si alternativė nė realitetin e pranisė sė shumė ideve tė errėta e tė ndėrlikuara tė cilat ofrohen nga tė gjitha anėt.

رَبَّناَ اغْفِرْ لَناَ وَ لِإِخْواَنِناَ الَّذِينَ سَبَقُوناَ بِالْإِيماَنِ وَ لاَ تَجْعَلْ فِي قُلُوبِناَ غِلاًّ لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّناَ إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ .

“ … Zoti ynė, falna ne dhe vėllezėrit tanė qė para nesh u pajisėn me besim dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues.” (El-Hashr,10).

Perktheu: Miftar Ajdini
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://prehja.forumr.net
 
Medhhebet nė Islam novatori apo domosdoshmėri -1
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DER FRIEDEN DES ISLAM - GILT NICHT FÜR KINDER
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė njė domosdoshmėri!
» Fjalė tė Urta - ISLAME
» Vrasjet dhe masakrimet e femrave me ligjet islame
» Xhafer Leci: Dyfėtyrėsia politike e diversantit Bedri Islami...!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Medh'hebet-
Kėrce tek: