prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ndėrlidhja e muslimanėve me sulmet nė Oslo ėshtė e "turpshme"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Ndėrlidhja e muslimanėve me sulmet nė Oslo ėshtė e "turpshme"   Sat Jul 30, 2011 12:37 am



Ndėrlidhja e muslimanėve me sulmet nė Oslo ėshtė e "turpshme"

E Premte, 29 Korrik 2011;

Kombet e Bashkuara kanė kritikuar mediat pėr ndėrlidhjen e menjėhershme tė muslimanėve me vrasjen e njė numri tė madh tė njerėzve nė Norvegji

"Mėnyra me tė cilėn disa komentatorė publik vrasjet e tmerrshme i kanė ndėrlidh menjėherė me terrorizmin islamik ... ėshtė pėr tė ardhur keq", tha Heiner Bielefeldt, Raportuesi Special i OKB-sė pėr Lirinė e fesė apo besimit, nė deklaratat e tij nė ueb faqen e OKB-sė tė mėrkurėn, 27 korrik.
Tė paktėn 76 vetė u vranė dhe dhjetėra tjerė u plagosėn nė dy sulme, nė ndėrtesat e qeverisė nė Oslo dhe kampin rinor nė ishullin Utoya, tė premten.
Menjėherė pas sulmeve, mediat dhe ekspertėt kanė sugjeruar se vrasjet i kanė kryer muslimanėt pėr shkak tė pranisė sė ushtarėve norvegjez nė Afganistan.
Por, disa orė mė vonė, fundamentalisti krishterė i krahut tė djathtė, Anders Behring Breivik, u arrestua pėr shkak tė sulmit tė dyfishtė.
Breivik tha se sulmi ishte misionin i vetė-caktuar pėr tė shpėtuar "shtėpinė krishtere" evropiane nga Islami.
Raportuesi Special i OKB-sė tha se ndėrlidhja mediale e kėtij sulmi me muslimanėt ėshtė e turpshme.
Trendi i miratuar nga shumica e mediave qė menjėherė tė vihet gishti mbi muslimanėt ėshtė njė "shembull vėrtetė i pakėndshėm i paragjykimeve tė fuqishme pėr tė pėrhapur stereotipe", tha Bielefeldt. "Respekti i duhur pėr viktimat dhe familjet e tyre bėhet me marrjen e konkluzioneve tė pastra."
Kjo ndėrlidhje ka ngjallur frikėn e hakmarrjes nė mesin e muslimanėve nė Norvegji.
"Ne e thirrėm njėri-tjetrin dhe thamė se pėr ne kėtu nuk do tė ketė siguri," tha Noor Ahmad Noor, imam i cili jeton nė njė bllok 43 km larg Oslos, pėr Wall Street Journal, kur pėr herė tė parė ai shikoi lajmet.
"Njerėzit kanė shikuar televizionet e tyre, me frikė. I kemi mbyllur dyert tonė dhe kemi pritur. Por, kur nė fund doli se sulmuesi ishte jo-muslimanė, filluam tė marrim frymė mė qetė. Ishte fundi i mankthit, sepse, falė Zotit, nuk ishte njėri prej nesh", kujton Noor."Por,filloi njė mankth tjetėr, sepse disa nga kėta fėmijė ishin fėmijėt tanė."
Shumė prej atyre qė u vranė apo plagosėn nė kėto sulme ishin mslimanė, fakt qė mediat norvegjeze fillimisht nuk arritėn t’i identifikojnė.
Nė mesin e 600 njerėzve nė ishull, kur Breivik filloi tė gjuaj, ishin rreth 70 muslimanė.
Dy prej tyre ishin djali dhe vajza e Mohamed Yasin, i cili disa vjet mė parė iku nga lufta nė Irak dhe tani jeton nė Egersund, nė perėndim tė Norvegjisė.
Djali i Yasinit u qėllua nė krah. Vajza e tij, 20-vjeēarja Jamil Rafal, ende nuk ėshtė gjetur.
"Unė kam ardhur nė Norvegji nga lufta nė Irak, sepse kam menduar se Norvegjia ėshtė vendi mė i sigurt nė tokė", tha Yasin, i cili ėshtė tani nė Sundvollen, qyteti mė afėr Utoyas, pėr t’i ndihmuar muslimanėt, fėmijėt e tė cilėve kanė vdekur ose janė zhdukur pas tė shtėnave.
Noor tha se "Islami thotė se nėse jeni tė durueshėm, do tė merrni bekimin e Zotit. Ishte bukur qė atje ishte dikush qė mund tė bisedonte me mua nė arabisht," tha Yasin. "Unė vetėm dua qė ajo tė kthehet nė shtėpi," shtoi ai, duke iu referuar vajzės sė saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Ndėrlidhja e muslimanėve me sulmet nė Oslo ėshtė e "turpshme"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Ēka ėshtė Filozofia
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ėshtė njė domosdoshmėri!
» Ja kush ėshtė Lavdrim Muhaxheri (Foto/Video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: