prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kryetari-i-greves-sė-minatorėve-agjerim-1-mijė-metra-nėn-tokė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Kryetari-i-greves-sė-minatorėve-agjerim-1-mijė-metra-nėn-tokė   Wed Aug 03, 2011 3:43 pm

Kryetari-i-greves-sė-minatorėve-agjerim-1-mijė-metra-nėn-tokė

SHKRUAN: Thimi Samarxhiu 03-08-2011

Bulqizė Gjendja jashtė “Zonės D” ėshtė e nderė. Dhjetėra minatorė qėndrojnė aty, nė pritje tė lajmeve tė reja nga drejtuesit e sindikatės, por edhe nga nėntoka, ku shokėt e tyre luftojnė me urinė, lagėshtirėn e mungesėn e ajrit. Greva 1 000 metra nėn tokė ka hyrė nė ditėn e dhjetė tė saj, ndėrsa numri i minatorėve tė ngujuar ka zbritur nė 13, pėr shkak tė gjendjes sė rėnduar tė tyre. Njė tabelė me mbishkrimin “Greva e urisė e minatorėve tė Bulqizės” ėshtė pamja e parė qė ndesh, sapo afrohesh me derėn e galerisė. Askush nuk lejohet tė hyjė pa marrė leje mė parė tek drejtuesit e grevės. Jo vetėm tek ata tė nėntokės, por edhe tė mbitokės. Pas telefonatave tė shumta, mė nė fund marrim miratimin pėr tė zbritur 1000 metra nėn tokė.

Kryetari-i-greves-sė-minatorėve-agjerim-1-mijė-metra-nėn-tokė

Udhėtim 1 mijė metra nėn tokė

Nisemi drejt galerisė, por minatorėt e sprovuar nxitojnė tė tė ofrojnė kush njė xhup, e kush njė kapele mbrojtėse e ndriēuese njėherazi. Njė tjetėr mė sjell njė palė ēizme tė gjata llastiku e ma kthen: “Nuk hyn dot kėshtu siē je o ēun, pasi ėshtė baltė e madhe. Vishi kėto dhe ik i qetė”. I pajisur pėr nėntokėn e ashpėr, shtyjmė derėn e hekurt, sė bashku me njė tjetėr njoftim, qė ndalon hyrjen e njerėzve tė paautorizuar. Nė fytyrė tė pėrplaset menjėherė njė valė ajri i ftohtė, pėrzierė me erėn e lagėshtisė qė tė mbyt. Drita e kapeles ndizet, pasi ėshtė e pamundur tė shohėsh nė errėsirėn e galerisė. Ecim pak metra mes baltės dhe ujit e gjendemi pėrballė njė ashensori, i cili do tė na zbresė 500 metra nėn tokė. Shoqėruesi ynė ėshtė Ferit Duka, i cili pėr 31 vjet ka punuar nė minierėn e Bulqizės. Tashmė ai ėshtė nė pension, por si nėnkryetar i Konfederatės, ka ardhur sėrish nė ish-vendin e tij tė punės, pėr t’u gjendur pranė ish-kolegėve tė tij. Dera e ashensorit mbyllet dhe nis zbritja drejt tė panjohurės; drejt zemrės sė tokės, nga ku dėgjohen thirrjet e 13 minatorėve pėr vėmendje. Pikat e ujit sa vijnė e shtohen dhe ajri pakėsohet gjithnjė e mė shumė. Pas gati 3 minutash, gjendemi nė Nivelin 10: 500 metra nėn tokė. Njė minator tjetėr qėndron aty pėr tė pritur “lajmėsit” qė vijnė nga lart. Dera e ashensorit hapet me vėshtirėsi dhe sapo shkelim nė tokė, kėmba zhytet disa centimetra nė llucė. Jemi ende larg vendit tė grevės, e pėr tė zbritur edhe 500 metrat e tjera i drejtohemi ashensorit tė dytė. Gjatė rrugės, shoqėruesi ynė, Ferit Duka tregon historitė e minierės, tė cilat zėnė pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij. “Kam kaluar 31 vjet nė kėtė minierė dhe di me sy mbyllur ēdo skutė dhe ēdo cep tė saj. Edhe pse kam dalė nė pension, sėrish kam ardhur kėtu pėr tė qenė pranė minatorėve, tė cilėt me tė drejtė janė futur nė grevė dhe kėrkojnė plotėsimin e kushteve tė cilat janė thelbėsore nė punėn e tyre” – tregon Duka. Biseda ndėrpritet nga pėrshėndetja e dy minatorėve tė tjerė, tė cilėt presin tek dera e ashensorit. Njė telefon i vjetėr ėshtė i vetmi mjet komunikimi mes grevistėve dhe pjesės tjetėr tė botės. Dera e ashensorit mbyllet sėrish dhe nis zbritja. Ajri sa vjen e rėndohet dhe lagėshtira bėhet gjithnjė e mė e padurueshme.

Niveli 14: paralajmėrimi i grevistėve

Pak minuta tė tjera dhe gjendemi nė Nivelin 14, aty ku prej 10 ditėsh janė ngujuar 13 grevistėt. Asgjė nuk dėgjohet, veē kollitjeve dhe rėnkimeve tė herėpashershme tė tyre. Ajri i rėndė bėhet gjithnjė e mė i fortė, sapo i afrohesh stacionit tė pompave. 13 burra, tė cilėt pėr vite tė tėra kanė gėrmuar tokėn nė kėrkim tė kromit, dergjen nė krevatė tė improvizuar, pa dhėnė shenja jete. I vetmi qė arrin tė flasė ėshtė kryetari i grevės, Baki Bajraktari, i cili me zė tė mbytur tregon se gjendja e grevistėve ėshtė e rėndė dhe se nuk dihet se si do jetė nė orėt nė vijim. I ofrojmė njė cigare, por Bakiu refuzon. “Jam me Ramazan dhe nuk e prish agjėrimin me ujė dhe cigare”, - tė kthehet ai. Kur ndodhesh 1000 metra nėntokė, arrin tė kuptosh se puna nė atė ambient ėshtė nė kufijtė e tė pamundurės. Qėndrimi pa ushqim pėr 10 ditė rresht i kapėrcen kėta kufij. E megjithatė, ndryshe nga grevat e urisė, qė hapen e mbyllen pa asnjė rezultat, kjo e minatorėve tė Bulqizės, 1 mijė metra nėn tokė, synon tė ketė njė tjetėr rrjedhė. Marrėveshja e ofruar nga kompania ACR, pėr rritjen e pagave me 20 %, ėshtė cilėsuar e papranueshme nga minatorėt. Akti tjetėr i kėsaj drame pritet tė luhet sot. Minatorėt-grevistė thonė se nuk ka njė ditė tjetėr paskėtaj e tė lodhur nga indiferenca e pafuqia, kėrcėnojnė sėrish me mbytjen e nivelit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kryetari-i-greves-sė-minatorėve-agjerim-1-mijė-metra-nėn-tokė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lulzim Basha, ėshtė zyrtarisht Kryetari i Ri i Bashkisė sė Tiranės
» Pėrkujtohen heronjtė e Kosovės dhe kryetari Rugova
» Selim Hasanaj: Kaqanik 07.09.1990 - Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
» Kryetari i Serbisė Boris Tadiqi vjen nė Kosovėn Multietnike si ne shtėpi tė Babės sė vet!
» Artiola Toska:"Kam pesė vjet e martuar, tani dua njė fėmijė"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: