prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha nė iftarin me besimtarėt muslimanė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha nė iftarin me besimtarėt muslimanė   Sun Aug 28, 2011 6:22 am



Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha nė Iftarin me besimtaret Musliman.
Tiranė mė, 27 gusht 2011.


I nderuar haxhi Selim Muēa, Kryetari Komunitetit Mysliman Shqiptar,

Tė nderuar pėrfaqėsues tė komunitetit mysliman tė Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi, Preshevės,

I nderuar zoti ambasador i SHBA-ve,

I nderuari, zoti ambasador i BE,

I nderuar imzot Rrok Mirdita, kryepeshkop i Tiranės, Durrėsit dhe kryetar i Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė,

Tė nderuar pėrfaqėsues tė besimeve fetare,

Sė pari, dua tu falėnderoj me shumė mirėnjohje qė pranuat tė bashkohemi sė bashku nė kėtė iftar, pėr tė shprehur nderimin tonė mė tė thellė ndaj jush dhe tė gjithė atyre qė me pėrkushtim tė madh ndaj zotit, agjėruan nė muajin e madhėrueshėm tė Ramazanit, si njė detyrim, si njė sakrificė pėr tė nderuar sakrificėn njerėzore, pėr tė dėshmuar pėrkushtimin, ndaj Zotit dhe vlerave hyjnore.

Unė gjej rastin tė shpreh nderimin tim mė tė madh ndaj jush, udhėheqės tė komuniteteve fetare myslimane nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi, Preshevė e kudo, por ndaj tė gjithė udhėheqėsve tė besimeve fetare te kombit shqiptar.

Ju, nė shekuj keni kristalizuar, keni konsoliduar nė Shqipėri, traditėn mė tė shkėlqyer tė tolerancės dhe mirėkuptimit fetar.

Ju keni bėrė qė pėr shqiptarėt vlerat, liritė dhe tė drejtat njerėzore dhe vlerat hyjnore tė jenė nė njė harmoni tė plotė. Ju keni faktuar se liritė dhe tė drejtat universale janė tė njėjta pėr tė gjitha besimet fetare dhe se shqiptarėt pavarėsisht nga besimet e tyre kanė kėto vlera, si vlera mė eprore.

Unė jam i bindur se nė kėtė vlerė tė madhe qėndron edhe mesazhi mė i shkėlqyer qė shqiptarėt pėrcjellin tek kombet e tjera. Nė historinė e shqiptarėve, besimet fetare nuk kanė qenė asnjėherė shkak konfliktesh, luftėrash apo pėrballjesh politike.

Sot, fatkeqėsisht, sėrish ka pėrplasje, sėrish ka pėrpjekje pėr pėrdorimin e librave tė shenjtė dhe pėrdorimin e besimeve pėr interesa tė caktuara politike. Kombi shqiptar fakton se kombet nuk mund tė jenė tė lira, nė rast se ato pėrdorin besimet pėr qėllime politike, ndaj dhe unė shpreh nderimin e madh ndaj jush sepse ecėt nė gjurmėt, nė traditėn mė tė shkėlqyer tė paraardhėsve tuaj, tė cilėt sakrifikuan, tė cilėt u martirizuan pėr tė mbrojtur me dinjitet kėto vlera.

Dua tu rrėfej diēka. Gjatė pushimeve kam lexuar memorie, dokumente tė dy grupeve njerėzish, tė njė grupi qytetarėsh shqiptarė, tė cilėt u sakrifikuan pėr besimin tek zoti, tek vlerat hyjnore

dhe tė njė grupi tjetėr, i cili sa ishte nė pushtet luftoi egėrsisht kundra tyre. Me duhet tė them se tė dy grupet pėsuan fundin mė tragjik, tė dy kėta grupe njohėn hanxharėt e diktaturės, por ata qė u flijuan pėr besimin tek Zoti, ata vdiqėn si njerėz. Do tė citoj fjalėt e njėrit prej tyre: “Gjyqi qė mė dėnoi me vdekje kėrkoj ta falėsh, po vdes krenar pėr besimin tim”.


Mjerisht, disa prej tyre, nė grupin tjetėr, me fjalėt e tyre tė fundit, nė rast se ato janė tė vėrteta, mė duhet tė them se jetuan si skllevėr dhe vdiqėn si tė tillė.

Besimi tek Zoti ėshtė njė forcė e madhe, e jashtėzakonshme e njeriut, pėrbėn njė forcė tė pashtershme shpirtėrore tė pėrkushtimit tė tij pėr veten, pėr familjen, pėr vendin, pėr shoqėrinė.

Ndaj dhe unė dua tė ngre njė dolli pėr ju, pėr tė gjithė besimtarėt myslimanė shqiptarė, qė kanė agjėruar muajin e madhėnueshėm tė Ramazanit, pėr tė gjithė besimtarėt e Zotit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Fjalimi i Kryeministrit Sali Berisha nė iftarin me besimtarėt muslimanė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shpallet me unanimitet fitorja e kryeministrit Sali Berisha
» Alfred Papuēiu: Letėr drejtuar kryeministrit Sali Berisha?
» Gryka: Berisha helmoi Rugovėn e vrau Azemin, i zbuluan dosjen
» Dr. Sali Berisha:Pavarėsia e Vlorės dhe shteti modern i Matit
» Rexhep Qosja: Pse Sali Berisha ėshtė dhe sillet si Muamar Gadafi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: