prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Jezusi (H.Isai a.s.) nė Kur-an

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Jezusi (H.Isai a.s.) nė Kur-an   Sun Sep 11, 2011 2:26 pm




Jezusi (H.Isai (a.s.) nė Kur-an

Myslimanėt e njohin Jezusin pėr tė dėrguar tė
Zotit dhe i besojnė profetėsisė sė tij.
Shumė nga rinia myslimane shqiptare, qė s’i kanė
plotėsuar dituritė fetare sikurse lypset, nuk e njohin
mirė identitetin e Jezusit, dhe mund tė kenė formuar
ide tė gabuara mbi personin e tij tė lartė.
Kjo bindje e gabuar qė mund tė kenė formuar ata,
mund tė bėhet shkak qė, pa ditur gjė, tė dalin nga
rrethi i Islamit. Pėr t’i ardhur nė ndihmė kėsaj klase,
kėtu poshtė po sjellim kuptimin e disa vargjeve tė
Kuranit qė flasin qartė mbi identitetin, krijimin dhe
misionin e Jezusit, i cili nė Kuran quhet Isa, i biri i
Merjemit (Marisė).
“Pėrmende, o i dashuri im, atė kohė, kur engjėjt i
thanė: O Merjem, Zoti tė pėrgėzon me njė fjalė prej
Tij qė e ka emrin Mesih, Isa, i biri i Merjemit, i cili
ėshtė i vlefshėm nė dynja e nė Ahiret dhe ėshtė nga
tė afėrtit e Zotit.” (Kurani, III: 45)
“Merjemi tha: O Zot, si mund tė kem unė njė
djalė, kur nuk mė ka prekur njeri? Kjo qė thua ti qėndron,
-iu pėrgjigj-porse Zoti krijon ē’tė dojė; Ai kur
vendos tė krijojė njė gjė, i thotė vetėm “Bėhu!” dhe
ajo bėhet.” (Kurani: III-47)
“Zoti ia mėson atij librin e diturinė; ia mėson edhe
Teuratin e Ungjillin dhe e dėrgon si profet te bijtė e
Israilit, tė cilėve iu thotė: Unė ju kam ardhur i veshur
me njė shenjė tė mrekullueshme: Unė ju bėj njė gjė
prej balte si shtat shpeze, pastaj i fryj dhe ajo, me
lejen e Zotit, bėhet shpezė; i shėroj edhe sytė e atyre
qė kanė lindur tė verbėr; i shėroj edhe abrashėt; i
ngjall me lejen e Zotit edhe tė vdekurit; ju paralajmėroj
edhe ē’bėni e ē’depozitoni nėpėr shtėpia; pa
dyshim nė tė gjithė kėto ka shenja qė dėshmojnė
dėrgimin tim, nė qoftė se besoni!” (Kurani: III-49)
“Unė vėrtetoj Teuratin dhe kam ardhur me qėllim
qė t’ju lejoj disa gjėra qė i keni pasur tė ndaluara; unė
ju kam ardhur me shenja prej Zotit; pra kini frikė
Allahun dhe m’u bindni.” (Kurani: III-50)
“S’ka dyshim se Allahu ėshtė Zoti im dhe Zoti
juaj; pra adhurojeni Atė; kjo ėshtė udha e drejtė.”
(Kurani: III-51)
“Kur Isa-i e diktoi mosbesimin e popullit Israil,
tha: Cili prej jush ėshtė pėrkrahėsi im nė rrugė tė
Zotit? Ne jemi pėrkrahėsit e rrugės sė Zotit-thanė
apostujt, - i besuam Zotit e ti dėshmo pėr ne se jemi
myslimanė.” (Kurani: III-52)
“Kur i tha Allahu: O Isa, Unė do tė tė marr, do tė
tė ngre pranė Meje e pėr tė pastruar prej atyre qė tė
mohuan; dhe ata qė tė besuan do t’i bėj superiorė deri
nė ditėn e Kiametit pėrmbi ata qė tė mohuan; pastaj
do tė ktheheni te Unė e atėherė Unė do t’ju gjykoj pėr
kundėrshtimin e konfliktin qė keni pasur.” (Kurani:
III-55)
“Pa dyshim, puna e Isait pėr Allahun ėshtė si
puna e Ademit qė e krijoi prej toke dhe pastaj i tha:
“Bėhu!” edhe ai u bė.” (Kurani: III-59)
“Ky lajm i vėrtetė tė ka ardhur prej Zotit tėnd; pra
mos u bėj prej atyre qė dyshojnė.” (Kurani: III-60)
“O (i dashur) Muhamed! Atyre qė tė kundėrshtojnė
ty nė punė tė Isait mbasi tė ka ardhur njohuria,
thuaju: “Ejani tė thėrrasim bijtė tanė dhe bijtė tuaj,
gratė tona dhe gratė tuaja, veten tonė dhe ju vetė dhe
pastaj tė lutemi qė mallkimi i Zotit tė bjerė mbi anėn
qė gėnjen.” (Kurani: III-61)
“O i dashuri Im, pėrmende edhe atė kohė, kur ka
pėr t’i thėnė Allahu: O Isa, i biri i Merjemit, a ti u ke
thėnė njerėzve qė veē Perėndisė tė marrin ty e nėnėn
tėnde pėr Zot? Hasha, o Zot im, qė s’ke farė mungese
– ka pėr t’i thėnė Isai, - nuk ka se si tė them unė njė
fjalė qė s’ėshtė e drejtė; nė qoftė se e kam thėnė, Ti e
di! Ti, o Zot, i di gjithė ē’kam nė veten time e unė s’i
di tė Tuat; Ti, pa dyshim, je i vetmi qė i di plotėsisht
tė fshehtat.” (Kurani: V-116)
I madhi Isa vazhdon nė fjalė:
“Unė s’iu kam thėnė atyre gjė tjetėr, veēse ē’mė ke
urdhėruar Ti pėr t’iu kumtuar; ju kam thėnė,
adhuroni Allahun qė ėshtė Zoti im e i juaji; edhe deri
sa qesh gjallė qesh dėshmitar mbi ta (d.m.th. nuk
pata dėgjuar kėsi fjale edhe mbasi mė more ke qenė
vetė pėrgjues e kontrollues i tyre; Ti, o im Zot, je
dėshmitar mbi ēdo send.” (Kurani: V-117)
“O i dashuri Im, pėrmende edhe atė kohė, kur
Isai, i biri i Merjemit iu tha: O bijtė e Israelit, me tė
vėrtetė unė jam Profet i Allahut qė mė ka dėrguar te
ju pėr tė vėrtetuar Teuratin e pėr t’ju uruar me gėzimardhjen
mbas meje tė njė Profeti qė e ka emrin
(Ahmed); e kur ky Profeti (i paralajmėruar prej Isait)
erdhi duke sjellė me vete edhe provat e forta, thanė,
kjo ėshtė njė magji e qartė.” (Kurani: 61-6)
“Kush ėshtė mė fajtor (i padrejtė) se ai qė shpif
rrena kundėr Zotit, kur thirret nė fenė Islame; por
edhe Allahu nuk e sjell nė rrugė tė mbarė popullin e
padrejtė.” (Kurani: 61-7)
“Ata duan tė fikin me buzėt e tyre Dritėn e madhe
tė Zotit, i cili ėshtė plotėsuesi i Dritės sė Vet,
megjithėse mohuesit e urrejnė kėtė gjė.” (Kurani: 61-
Cool
“Ėshtė vetė Zoti qė e ka dėrguar Profetin e tij me
Dritė nė dorė, edhe feja e Vėrtetė do tė fitojė superioritetin
mbi krejt fetė e tjera, sado qė kėtė punė e
kanė mėri idhujtarėt.” (Kurani: 61-9)
“Atyre qė u dhėnė dituri, e shohin se ajo qė t’u ka
zbritur nga ana e Zotit tėnd ėshtė vetė e vėrteta edhe
mbarėson nė rrugėn e Zotit tė plotpushtetshėm e tė
lavdėruar.” (Kurani: 34-6)

“Zani i Naltė”, Tiranė, Nr. 2, Shkurt 1935






Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Jezusi (H.Isai a.s.) nė Kur-an
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Histori-
Kėrce tek: