prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ē'ĖSHTĖ DITA E SHĖN GJERGJIT? Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Ē'ĖSHTĖ DITA E SHĖN GJERGJIT? Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė   Thu Apr 30, 2009 8:48 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Ē’ĖSHTĖ DITA E SHĖN GJERGJIT?

Dita e Shėn Gjergjit, 23 prill, 6 maj, ėshtė njė festė kristiane, me rrėnjė pagane, por qė kremtohet nė Lindje e Perėndim, kremtohet me shumė gėzim, e kremtojnė edhe shqiptarėt, sepse e trashėguan nga tė parėt…!
Njė pjesė e shqiptarėve qė e kremtojnė, pėr kėtė aspak nuk mendojnė…! Ata qė nuk mendojnė, tė vėrtetėn si mund ta kuptojnė…?

E vėrteta rreth Shėn Gjergjit?

Historianėt me renome botėrore kanė hulumtuar, kanė debatuar, deri nė imtėsi, pėr tė zbuluar tė vėrtetėn rreth tij. Dhe si pėrfundim, kėtė tė vėrtetė ende s’e kanė gjetė…!
The Catholic Encyclopedia (Enciklopedia Katolike) shkruan se nuk ka dyshim pėr ekzistencėn historike tė Shėn Gjergjit, por nuk duhet besuar nė ngjarjet fiktive qė janė thurrur rreth tij…
Pra, ngjarjet rreth Shėn Gjergjit nuk janė historike, por janė mitike, mitet nuk janė tė rralla, ato janė si pėrralla…!

Kush ishte Shėn Gjergji?


Legjenda thotė se Shėn Gjergji ka lindur nė Kapadokia, Azi, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė tretė, rreth viteve 275-385 dhe ėshtė martirizuar nė Palestinė…
Shėn Gjergji ka jetuar nė kohėn e perandorit romak, Dioklecianit, perandor me prejardhje ilire, por qė ishte njė nga armiqtė mė tė tmerrshėm tė Krishterimit, i cili e kishte emėruar nė njė post ushtarak me shumė pėrgjegjėsi, pa e ditur se ai ėshtė i krishterė, armik i tij…!
Kur mė nė fund, perandori romak, Diokleciani, e zbuloi qė Shėn Gjergji ishte i krishterė, atėherė e burgosi e torturoi dhe nė fund ia preu kokėn dhe trupin ia coptoi…
Por, edhe pasi i pritet koka dhe trupi i coptohet, Shėn Gjergji, sėrish, ringjallet dhe tri herė nė kėmbė ēohet…!
Me pak fjalė, sepse ka edhe shumė mite, legjenda dhe pėrralla tė tjera rreth Shėn Gjergjit, kjo ėshtė e “vėrteta”, pra, secili ka tė drejtė nga kėto tė “vėrteta”tė nxjerrė pėrfundimet e veta…!
Me gjithė kėto mite, pėrralla, Shėn Gjergji nderohet. Nderohet si njė nga shenjtėt mė tė mėdhenjė tek tė krishterėt, e nderojnė deri nė adhurim, duke kėrkuar nga ai mbrojtje, shpėtim: Kisha Katolike, Kisha Anglikane, Kisha Orthodokse dhe shumė bashkėsi ose kisha mė tė vogla kristiane, Lindore dhe Perėndimore…!

Shėn Gjergji dhe Shėn Mitri

Siē nderohet, adhurohet Shėn Gjergji, nderohet, adhurohet edhe Shėn Mitri apo Shmitri, Dimitrios-greqisht, Demetrius-latinisht, me, 26 tetor, 8 nėntor…
Shėn Mitri (275-306) ka lindur nė Selanik, ėshtė njė martir i krishterė, por nderohet, adhurohet mė shumė nga Kishat Orthodokse, nė veēanti nga grekėt dhe sllavėt, siē janė serbėt, bullgarėt, rusėt…, kuptohet edhe nga shqiptarėt othodoks…
Jeta dhe vdekja e Shėn Mitrit ėshtė e ngjajshme me jetėn dhe vdekjen martire tė Shėn Gjergjit…

Dy-tri fjalė rreth miteve

Mitet janė rrėfime me bazė historike, por janė tė ndėrthurura me elemente mitike…Mitet krijohen, por edhe ndryshohen. Ndryshohen nė periudha tė vrullshme historike, kur identitetet hyjnė nė faza kritike…Nė periudha tė tilla kohore, mitet janė si me thėnė disa prej mjeteve, instrumenteve, nė lindjeve tė identiteteve…
Mitet rreth Ditės sė Shėn Gjergjit dhe Ditės sė Shėn Mitrit janė krijuar nė Mesjetė. Mesjeta nė anglisht quhet: Dark Age, Periudha e Errėsirės…
Sipas llogaritjeve tė lashta pagane, Dita e Shėn Gjergjit shėnonte fillimin e stinės sė verės, kurse Shėn Mitri shėnonte fillimin e stinės sė dimrit…
Pėr fillimin e stinės sė verės, mbas dimrit tė gjatė e tė vėshtirė, pėr paganėt s’kishte gėzim mė t’mirė, prandaj e shėnonin, e kremtonin..
Kurse pėr fillimin e stinės sė dimrit, mbas verės sė bereqetshme, me plotė begati, sėrish e shėnonin, por tani me frikė, me lutje hyjnive, qė dimri tė jetė i butė, jo i vėshtirė, qė tė shpėtonin pa u ngrirė…!
Shkurt, kėtyre ditėve tė shėnuara, festave tė lashta pagane, Kisha nė Mesjetė ju dha ngjyra kristiane…

Dita e Shėn Gjergjit tek Shqiptarėt

Sot, para Evropės, para botės, krenohen shqiptarėt qė e pranuan Krishterimin tė parėt…!
Sot krenohen shqiptarėt qė janė popull i lashtė, autokton, qė janė shumica myslimanė…!
Sot, shumė shqiptarė, edhe pse fetarė, janė tė lidhur ngushtė me bindjet dhe traditat e tyre tė lashta pagane, duke u krenuar se kėto festa pagane kanė prejardhje ilire - dardane…!
Kjo krenari, pėr kėto festime, pėr kėto kremtime, nuk janė mėsime, por janė pėsime, sepse o tė dashur shqiptarė, iliro-dardan, kėto nuk pėrputhen me Fjalėn e Zotit, as nė Bibėl, as nė Kur’an…
Krishti, hazreti Isai (a.s.) tregoi pse ėshtė e rrezikshme tė ndjekėsh traditat e sajuara nga njerėzit kur u tha udhėheqėsve fetarė tė ditėve tė tij:
“E keni bėrė Fjalėn e Zotit tė pavleshme, pėr shkak tė traditės suaj.” Pastaj citoi kėto Fjalė tė Zotit:
“Ky popull mė nderon me buzė, e megjithatė zemra e tyre ėshtė larguar shumė nga Unė. Mė kot vazhdojnė tė mė adhurojnė, sepse mėsimet e tyre janė thjeshtė urdhėrime njerėzish.”
(Bibla, Mateu 15:1-9, Isaia 29:13)

Zoti nė Kur’an thotė:
“Kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė…”
(Kur’an, 20:124)

A ka kuptim qė shqiptarėt, besimtarėt, tė udhėzohen nga mėsimet e thjeshta njerėzore e tė largohen nga urdhėrimet biblike dhe kuranore?

(Autori ėshtė studiues i religjioneve)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Ē'ĖSHTĖ DITA E SHĖN GJERGJIT? Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Mexhid YVEJSI: Ē'ĖSHTĖ DITA E NEVRUZIT?
» Dita ndėrkombėtare e Emigracionit
» Shėnohet 7 Marsi - Dita e mėsuesit
» Sokol Damaku: Dita e Sulltan Nevruzit u shėnua nė mėnyrė madhėshtore nė Borås tė Suedisė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Histori-
Kėrce tek: