prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Botime tė rejs: Monografi e krimeve tė luftės nė Gjakovė-1998-1999

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Botime tė rejs: Monografi e krimeve tė luftės nė Gjakovė-1998-1999   Fri Sep 23, 2011 2:05 pm





Botime tė reja: Monografi e krimeve tė luftes ne Gjakovė - 1998 - 1999


Kėto ditė nė Gjakovė doli nė dritė libri: ”Monografi e krimeve tė luftės nė Gjakovė, 1998-1999”, e autorit Fuat Haxhibeqiri, qė u promovua tė mėrkurėn, mė 14 shtator 2011, nė Pallatin e Kulturės “Asim Vokshi” tė Gjakovės.



Kjo monografi, e cila ka 203 faqe, ėshtė cilėsuar si njė pėrmendore ndaj tė gjitha viktimave civile tė luftės sė fundit nė Kosovė.

“Ne njerėzit qė shkruajmė, nuk kemi mundėsi tė tjera tė ngremė pėrmendore, pos me fjalė”, ka thėnė ndėr tė tjera redaktori i librit Halil Matoshi. Sipas tij, kjo monografi ėshtė njė dokument mė i besueshėm pėr krimet e shtetit serb nė Kosovė, i shkruar me saktėsi dhe objektivitet.

“Duke qenė se autori ishte aktivist i tė drejtave tė njeriut, ai ia ka dalė qė nė kapitullin e ‘Kujtesės sė Kosovės’ tė shkruajė faqet e historisė sė kėsaj lufte; tė sjellė fakte tė pamohueshme pėr krimet e egra tė fashizmit tė Milosheviqit, si nė tėrė Kosovėn edhe nė Gjakovė”, ka thėnė ai. Nė mbi 200 faqe Fuat Haxhibeqiri - i cili gjatė viteve 1998-99 ka qenė kryetar i KMDNJ-sė nė Gjakovė - trajton tė gjitha llojet e krimit qė i shkaktuan njėsitet ushtarake, policore dhe paramilitare serbe ndaj popullatės sė Komunės sė Gjakovės.

“Monografia flet pėr ngjarje tė vėrteta dhe nė sfond ka dėshmitarė tė gjallė, tė gjithė ata qė kanė pėrjetuar tmerrin e luftės sė fundit”, ka thėnė autori.


Recensenti i monografisė, Enver Robelli, ka folur mė shumė pėr personalitetin e autorit. Bashkėvendėsve tė autorit u ka thėnė se duhet tė jenė krenarė pėr “njė bashkėqytetar tė tillė i cili e menaxhon kujtesėn e kėtij qyteti”.

“Shpresoj se shumė njerėz nė Kosovė qė dinė pėr tė kaluarėn, ta marrin Fuatin si shembull dhe tė na sjellin vepra tė tilla edhe pėr qytetet E tjera, nė mėnyrė qė ne tė kemi njė pasqyrė tė qartė se ēfarė ka ndodhur nė kėtė vend. Ne pėr fat tė keq dimė shumė pak pėr ato vitet e tmerrshme”, ka thėnė ndėr tė tjera Robelli.

Akademik Pajazit Nushi ka thėnė se nė veprėn e Haxhibeqirit - me tė cilin ka bashkėpunuar - ka konstatuar disa veēori qė pak konstatohen nė botimet e tjera individuale dhe tė disa institucioneve tona.

“Kjo monografi ėshtė e fitore e betejės pėr tė vėrtetėn”, ka thėnė Dr.Zejnullah Gruda, drejtor i Institutit pėr Krime tė Luftės. Botimi i Monografisė ėshtė pėrkrahur nga Komuna e Gjakovės.

“Falė kėtij libri, autori po e qet nė shesh historinė tonė mė tė dhimbshme, me tė cilin ėshtė ballafaquar ēdo njeri, qytetar e familje”, ka thėnė me kėtė rast kryetari i Komunės, Pal Lekaj.

Kjo monografi ėshtė dokument i besueshėm pėr krimet e shtetit serb nė Kosovė i shkruar me saktėsi dhe objektivitet, ka dėshmi, fakte koncize tė raportuara dhe fotofaktike si shėrbim dėshmie edhe pėr Tribunalin e Hagės.

Me thėnien “Nuk janė kriminelė atė qė vrasin, por ata qė heshtin pėr krimet” tė shėnuar nė ballinė si duket ka qenė ky mesazh qė e ka nxitur mė shumė autorin Fuat Haxhibeqiri qė tė shkruajė dhe botojė monografinė pėr krimet e luftės nė Gjakovė gjatė viteve 1998 dhe 1999.

Autori i Monografisė, Fuat Haxhibeqiri, lindur nė Gjakovė, mė 24 mars 1956, nga viti 1995-2005 ka punuar nė Kėshillin pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, dega Gjakovė, ėshtė angazhuar edhe nė ekipin e ICG-sė (International Crisis Group) dhe pėr pesė muaj ka mbledhur qindra dėshmi tė krimeve tė pushtetit serb nė komunėn e Gjakovės...

Dėshmi kėto qė kanė shėrbyer si dėshmi pėr Tribunalin e Hagės nė tė cilėn prej datės tetė deri me datė dhjetė gusht tė vitin 2006 edhe ka dėshmuar kundėr Milan Milutinoviēit, ish kryetarit tė Serbisė, Nikola Shainoviēit, ish nėnkryetar i qeverisė sė Jugosllavisė, Dragoljub Ojdaniēit, gjeneral nė pension i armatės jugosllave dhe kryeshef i shtatmadhorisė jugosllave, Nebojsha Pavkoviēit, ish komandant i armatės sė tretė tė korpusit nė Prishtinė dhe Sreten Lukiqit, gjeneral nė pension i policisė serbe.

Dėshmi tė dytė Tribunalit tė Hagės, autori ka sjellur me datat gjashtė dhe shtatė korrik tė vitit 2009 ku dėshmoi edhe kudnėr Vlastimir Gjorgjeviēit, ish ndihmėsministėr i brendshėm i Serbisė.

Mbėshtetės moral dhe financiar tė kėsaj monografie prej 203 faqeve, pos tjerėve, ėshtė edhe Drejtoria e Kulturės e Kuvendit Komunal tė Gjakovės.


Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Botime tė rejs: Monografi e krimeve tė luftės nė Gjakovė-1998-1999
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SMAIL GASHI SLLOVIA: DHUNA SĖRBE NĖ TREVĖN E LYPJANIT(I) dhe (II)
» EFEKTE TĖ LĖVIZJES SĖ PAJTIMIT TĖ GJAQEVE NĖ LUFTĖN E VITEVE 1997-1999
» Hilmi Saraēi: Vrasja e luftėtarėve tė Ballit Kombėtar
» Gjergj Dedaj akuzon Hashim Thacin per arrestim dhe tortur ne kohen e luftės(video)
» Selim Hasanaj: Tė ashtuquejturit ''titist'' dikur nė Kosovė dhe ''Patriotėt luftėtarė'' nė pushtet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: