prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Familja muslimane nė epoken e globalizimit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Familja muslimane nė epoken e globalizimit   Sat Nov 05, 2011 1:45 am




--------------------------------------------------------------------------------

Botime tė reja: FAMILJA MUSLIMANE NĖ EPOKEN E GLOBALIZIMIT


Kėto ditė doli nė dritė libri me titull:
Familja muslimane nė epokėn e globalizimit
Autore:
Dr. Fatima Omer Nesif
Titulli nė origjinal:
الأسرة المسلمة في عصر العولمة
Titulli nė shqip:
Familja muslimane nė epokėn e globalizimit
Pėrktheu:
Rezarta Salihaj
Numri i faqeve: 104
Botues:
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetėrimit Islam,
Tiranė, 2011
Shtypi:
Shtypshkronja “Milenium i Ri”

Pėrkufizimi dhe pak historik mbi globalizimin

Globalizimi ėshtė njė ēėshtje mjaft e rėndėsishme tė cilės i ėshtė kushtuar vėmendje e vecantė. Ėshtė njė term qė haset shpesh qoftė nė biseda tė ndryshme e media, me pak fjalė nė tė tėra sferat e jetės, por qė nė fakt paraqet vėshtirėsi kur na duhet tė japim shpjegim tė qartė e tė saktė pėr kuptimin e tij. Mė poshtė paraqiten njė sėrė pėrkufizimesh nga mendimtarėt perėndimor pėr globalizimin.
Sipas tyre, Globalizimi ėshtė :
“Intensifikimi i marrėdhėnieve sociale mbarėbotėrore, pėrmes tė cilave vende tė largėta mbajnė lidhje me njėra tjetrėn, nė mėnyrė tė tillė qė ngjarjet nė njė vend karakterizohen nga tė njėjtat procese sikurse edhe nė njė vend tjetėr shumė kilometra larg, dhe anasjelltas...“ (Anthony Giddens)
“Intensifikim sasior dhe cilėsor i transaksioneve ndėrkufitare gjatė procesit tė njėkohshėm tė zgjerimit tė
tyre lokal”. (Ulrich Menzel)
“Ėshtė shndėrruar tashmė nė njė fjalė tė rėndėsishme, e cila prej disa kohėsh po pėrdoret nė mėnyrė inflacionare nė debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar kėtu nga njėra anė si “kėrcėnim”, nga ana tjetėr si “shans”
(Johannes Varwick)

Ky libėr ėshtė i pėrbėrė prej katėr kapitujsh:

Nė kapitullin e parė do gjeni pėrkufizime rreth Mesazhit Botėror dhe Globalizmit nė pėrgjithėsi.
Nė kapitullin e dytė do tė njiheni me disa tė vėrteta rreth familjes nė kėndvėshtrimin e globalizimit dhe ndikimin e tij negativ nė familje, si dhe mesazhin botėror dhe teorinė e tij pėr familjen.
Nė kapitullin e tretė dhe tė katėrt do tė njiheni me respektimin e ndryshimeve fiziologjike dhe shpirtėrore midis burrit dhe gruas nė dispozitat e mesazhit botėror.
Gjithashtu, nė kėtė libėr do tė gjeni zgjidhjet praktike, urgjente pėr mbrojtjen e familjes dhe shoqėrisė.

Ēka e ka shtyrė autoren tė shkruaj kėtė libėr?

Ajo qė e ka shtyrė autoren e kėtij libri, Dr. Fatima Omar Nasif, qė ta shkruajė kėtė libėr ėshtė fakti se ajo ėshtė mahnitur nga njohuritė dhe dispozitat e hollėsishme tė Fesė Islame, qė janė thesare tė vėrteta, tek tė cilat nuk ka arritur ende gruaja muslimane dhe qė nuk njihen nga shumica e grave nė botė.
Sot, bota ku jetojmė, me 7 miliardė banorė, shėmbėllen me njė fshat tė vogėl pėr shkak tė zhvillimit tė mjeteve tė komunikimit, mjeteve tė informacionit dhe mbizotėrimit tė tyre.
Kurse, Globalizimi, “sistemi i ri botėror” pėrfshin ēdo fushė tė jetės, atė njerėzore, ekonomike, shoqėrore e kulturore. Ai ka mbizotėruar pėrafėrsisht mbi tė gjitha shoqėritė dhe ka hyrė me sisteme e ligje tė reja nė ēdo vend e qytet, madje nė ēdo shtėpi. Ai ėshtė pėrpjekur seriozisht tė godasė pikat e forta tė shoqėrive e t’u imponojė sisteme e ligje qė sjellin si rrjedhojė njė sistem familjar dhe shoqėror tė njėsuar.
Me problemet e globalizimit po ndeshet aktualisht edhe shoqėria shqiptare. Sfidat me tė cilat ballafaqohet familja shqiptare sot janė tė shumta.
Kur’ani dhe Suneti i kanė dhėnė njė rėndėsi tė lartė dhe kujdes tė jashtėzakonshėm familjes, ligjeve dhe ēėshtjeve tė tyre. Me tė vėrtetė rregullat e familjes nė legjislacionin islam kanė ardhur tė detajuara. Ato fillojnė qė nė hapat e para tė ndėrtimit tė familjes dhe pėrfundojnė me dispozitat rreth divorcit, sė bashku me pasojat legale. Legjislacioni Islam ka vendosur rregulla tė veēanta nė frytin e kėsaj martese (fėmijėt): fėmija ka tė drejta tė plota nė ēdo periudhė kohe tė zhvillimit tė tij; i jepet atij pėrkujdesje, mbrojtje, dashuri dhe siguri.
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetėrimi Islam, me qendėr nė Tiranė, me botimin e kėtij libri e pasuroi Bibliotekėn Muslimane Shqiptare dhe tani me leximin e kėtij libri secila familje myslimane shqiptare e ndien veten mė krenare...!

Mexhid Yvejsi, Gjakovė






Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Familja muslimane nė epoken e globalizimit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Artiola Toska:"Kam pesė vjet e martuar, tani dua njė fėmijė"
» Dasma : ēifti, gruaja muslimane, burri hebru(Jews), kryeson dasmen nje i krishtere, presidenti Bill Klinton
» SMAIL GASHI SLLOVIA: DHUNA SĖRBE NĖ TREVĖN E LYPJANIT(I) dhe (II)
» Historia e lashtė
» Familja Selimi pėrkujton Veli Selimin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: