prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TARIKATI NAKSHIBENDI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: TARIKATI NAKSHIBENDI   Mon May 04, 2009 9:13 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

TARIKATI NAKSHIBENDI

Tarikati Nakshibendi ėshtė njė nga tarikatet mė tė mėdha, mė tė pėrhapura dhe mė tė organizuara nė fenė Islame.
Emri i kėtij tarikati vjen nga themeluesi i tij, Shejh Bahauddin Nakshibendi.

Kush ishte Bahauddin Nakshibendiu ?

Emri i tij i plotė ėshtė: Shejh Muhammed Bahauddin Nakshibendi Uvejsi.
Lindi nė katundin Kasri Hinduvan, nė vitin 1318. Ky katund mė vonė u quajt Kasri Arifan, i cili ndodhėn afėr qytetit tė mirėnjohur, Buhara.
Nė qytetin Buhara, qė ishte djep i kulturės, diturisė, u shkollue, u edukue dhe ka diplomue tek dijetari Hoxha Muhammedi.
Pas diplomimit, u lidh me dijetarin sufi, Shej Emir Kelaliun, kurse ka pasė afėrsi e miqėsi edhe me shumė dijetarė sufi, si: Hoxha Abdul Halikiun, Mulla Arifin, Hoxha Mahmud Parisanė e shumė tė tjerė…
Ka shkuar dy herė nė haxhillėk, nė vendet e shenjta, Mekke dhe Medine. Herėn e parė shkoi vetėm, kurse herėn e dytė i bėri shoqėri njė sufi, ky sufi ishte dijetari i mirėnjohur, Hoxha Halil Ata’i…
Duke u kthyer nga haxhillėku, u ndalėn, kohė pas kohe, nėpėr vendbanime e qytete tė ndryshme, pėr t’u takuar, biseduar, me dijetarė tė kohės, duke shkėmbyer pėrvojat e tyre….
Mė nė fund, kur u kthye nė Buhara, vetėm aty qėndroi, aty veproi deri sa n’ahiret shkoi, nė vitin 1389, kur ishte nė moshėn 71 vjeēare…
Shejhu i tij, Shejh Emir Kelali, para se tė ndrron jetė, la porosi se pas tij, Shejh do tė jetė Shejh Muhammed Bahauddin Nakshibendi Uvejsi…
Shejh Bahauddin Nakshebendi Uvejsi, pėrveē qė ka qenė njė dijetar, ka pėrgatitur shumė besimtarė, ka pas shumė ithtarė… Na ka lėnė edhe dy libra me vlerė: “Kuptimi i Jetės” dhe Dėshmia e Dashuruesve”.
Pėr ndryshim nga tarikatet tjera, Tarikati Nakshibendi ka dy veēori:
1.Pėr shumicėn e pjesėtarėve tė kėtij tarikati, Ziqri, apo Pėrmendja ose Pėrkujtimi i All-llahut (xh.sh.) me cilėsit e Tij, ėshtė mė e pėlqyeshme tė bėhet nė heshtje, se me zė apo me dalldi…
2.Ky tarikat pretendon se rrjedh prej Muhammedit (a.s.) nėpėrmjet Ebu Bekrit (r.a.), kurse tė gjitha tarikatėt tjera thonė rrjedhin prej Imam Aliut (r.a.)…

Sot ky tarikat ėshtė shumė i pėrhapur, shumė i organizuar dhe ka njė veprimtari tė zgjeruar. Vepron nė Azi, Afrikė, nė Evropė, Amerikė…
Por, me gjithė kėtė veprimtari, nė shumė lėmi, tarikati Nakshibendi ka pėsuar ndryshime, sepse janė krijuar shumė degėzime…
Disa nga kėto degėzime janė:
Tarikati Nakshibendi-Uvejsi, Nakshibendi-Serdari, Nakshibendi-Hakkani, Nakshibendi-Muxharridi, Nakshibendi-Hixhazi, Nakshibendi-Tahiri, etj etj….
Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė mirė, por tė njohėsh vetveten, jo vetėm qė ėshtė e pėlqyeshme, por ėshtė e shkėlqyeshme…

(Autori ėshtė studiues)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
TARIKATI NAKSHIBENDI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TARIKATI NAKSHIBENDI
» TARIKATI BEKTASHI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Tasavvuf-
Kėrce tek: