prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Botime tė reja:"Buzėqeshje miqsh"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Botime tė reja:"Buzėqeshje miqsh"   Tue Nov 22, 2011 8:33 am


Mexhid YVEJSI, Gjakovė


Botime tė reja: “Buzėqeshje miqsh”


Libėr i ri nga Ibrahim Kadriu

Kėto ditė doli nė dritė libri ”Buzėqeshje Miqsh” i autorit Ibrahim Kadriu.
Ibrahim Kadriu, poet, shkrimtar, kėsaj here para lexuesit doli me njė libėr tė veēantė nga publicistika, siē e karakterizon vetė autori, reflekse biografish, e qė titullohet "Buzėqeshje miqsh".
Nė kėtė vėllim kanė gjetur vend autoritetet e njohura tė realitetit kulturor e artistik shqiptar, siē janė: Esad Mekuli, Anton Pashku, Bekim Fehmiu, Nikė Prela, Hivzi Sulejmani, Azem Shkreli, Dritėro Agolli, Mirko Gashi, Tefta Tashko, Rexho Mulliqi, Adem Kastrati, Agim Deva, Agim Ēavdarbasha, Muslim Mulliqi, Ymer Elshani, Agim Ramadani etj.
Shkrimet e librit sa janė biografi ose njė anė e panjohur e biografisė sė shkrimtarėve dhe e artistėve tė tjerė (ashtu siē i ka njohur Kadriu) po aq janė portrete karakteristike (ku spikasin karakteret dhe ana shpirtėrore), sa janė tregime jo konvencionale pėr bėma e pėrjetime tė secilit personazh me historitė e tyre vetjake po aq mund tė lexohen e tė pėrjetohen si ese pėr ēėshtje jete e arti.
E veēanta e kėtij libri ėshtė se prej tė gjithė tė portretuarve nė libėr vetėm dy prej tyre janė tė gjallė. Andaj ėshtė e rėndėsishme si pėr ata qė i kanė njohur, por shumė mė me rėndėsi pėr ata qė nuk kanė pasur fatin t’i njohin ata, ta kenė njė profil tė tyre.
Libri paraprihet nga hyrja e autorit, “Udhėzime pėr hyrje nė njė tekst”, ndėrsa pėrmbyllet me pasthėnien e redaktorit tė kėtij botimi, Xhevat Syla, “Buzėqeshje miqsh tė veēantė”.
Ndėrmjet kėtyre dy tekste qėndrojnė njėzetedy portrete a biografi shkrimtarėsh dhe krijuesish tė fushave tė tjera tė artit.
“Nė kėto reflekse, si pjesė pėrbėrėse tė portreteve tė emrave tė pėrfaqėsuar, zėnė vend tė pathėnat, pėrmes tė cilave ofrohet mundėsia tė njihen karakteret, pėrkushtimet e tyre deri nė fanatizėm ndaj krijimtarisė, mbase edhe raportet shoqėrore tė cilat nė kohėn e thyerjeve tė mėdha politike - kushtėzonin heshtjen, apo edhe improvizimin e ndjenjės pėr internacionalizėm etj.”, thuhet nė parathėnien e librit.
Shkrimet e kėtij libri, sipas redaktorit tė librit, flasin edhe pėr rrethanat shoqėrore, ekonomike e kulturore tė jetės sonė, pėr kushtet nė tė cilat kanė krijuar disa nga artistėt tanė mė eminentė.
Duke iu referuar pasthėnies sė Xhevat Sylės, nė librin "Buzėqeshje miqsh" mund tė lexojmė shpalimin e tė pathėnės sė bardit tė poezisė sonė Esad Mekulit, mungesėn e kujdesit ndaj trashėgimisė kulturore (Odhise Paskali), lidhjen e krijuesit pėr veprėn e tij (Adem Kastrati), prirjen pėr humor si ikje nga realiteti apo tendencė pėr kuptimėsimin e jetės (Agim Deva), artin dhe jetėn artistike (Rexho Mulliqi), fatin tragjik tė krijuesit (Ymer Elshani), krenarinė me vetveten dhe mposhtjen e tė gjitha joshjeve qė do tė mund ta cenonin atė (Bekim Fehmiu), artistin e lindur prandaj edhe lindjen e natyrshme e mjeshtėrore tė krijimtarisė (Anton Pashku), shembullin e trimit tė mirė me shokė shumė (Azem Shkreli), jehonėn dhe pranimin e artit tė mirėfilltė (Tefta Tashko), jehonėn dhe pranimin e mesazhit tė qėlluar (Anton Ēetta), konsekuencėn dhe mbrojtjen e asaj qė ta dikton shpirti dhe mendja (Mirko Gashi) etj.
Librin "Buzėqeshje miqsh" e botoi “Libri shkollor”, Prishtinė, 2011 dhe ka 218 faqe.


Kush ėshtė Ibrahim Kadriu?


Ibrahim Kadriu lindi mė 8 Janar 1945 nė Zhegėr tė Gjilanit. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje nė vitin 1959, kurse atė tė mesmen e mėsuesisė nė Gjilan, mė 1964.
Studimet universitare i kreu nė Prishtinė, ai ka njė opus tė gjerė tė krijimtarisė letrare, ka shkruar mbi 40 vepra. Pas dy viteve tė punės si pedagog, mė 1968 ka filluar punėn e rregullt tė gazetarit nė tė pėrditshmen "Rilindja", gazetar e redaktor i kulturės dhe reporter i lirė.
Nė "Rilindje" ka vazhduar puna gjer nė dhjetor tė vitit 1999 kur (nė detyrėn e redaktorit) kalon nė tė pėrditshmen "Zėri" ku edhe sot punon. Qė nga fillimi i viteve tė gjashtėdhjeta aktivisht merret me letėrsi.
Ibrahim Kadriu ėshtė i pėrkthyer nė gjuhė tjera: Pjesė nga veprimtaria e Ibrahim Kadriut (poezi e fragmente prozash) janė botuar nė frėngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, turqisht, italisht, anglisht.
"Koprena vremena" , serbokroatisht,
"Lekovit izvor" roman (1982), botimi serbokroatisht (1987),
"Na ramas timp pentru sarbatori" (S'mbet kohė pėr kremte),vėllim poetik nė gjuhėn rumune, Bukuresht, 2005.
"Dreni dhe Drenusha", novelė, ilustracion shqip-norvegjisht, 2005;

Ēmimet letrare

Pėr veprimtari letrare ka marrė mirėnjohje tė ndryshme, si:

Ēmimin "Shtjefėn Gjeēovi," pėr poezi,
Ēmimin e Nėntorit (tė Prishtinės) pėr skenarin e serisė televizive
‘I ikuri"), 1980 RTP, "Fidani", realizuar sipas romanit "Pas kthimit",
Ēmimin e vendlindjes,
Ēmimin "Agim Ramadani",
Ēmimin vjetor “Ymer Elshani”,
Ēmimin vjetor tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės
Dramatizimet dhe ekranizimi i romanit "Pas kthimit" Radio Tirana e ka realizuar edhe si radiodramatizim tė cilin (nė disa vazhdime) e ka emituar gjatė viteve tė tetėdhjeta.

Veprat e botuara

"Netėt e Karadakut", poezi (1969);
"Qyteti i luleve", tregime (1970),
"Pranvera shikon nga bregu", vjersha (1972),
"Diēka po ndodh", poezi (1972)
"E lumi rridhte", novelė dhe tregime (1973),
"Armendi", poemė (1974),
"Pas kthimit", roman (1975), ribotoi "Naim Frashėri",(1985),
“ Hapėsirė” bot. Rilindja, Prishtinė, 1977
"Shpėtimtarėt", novelė dhe tregime (1978),
"Kohė e tė korrave", roman (1979),
"Troku" , poezi, (1980),
"Kroi i ilaēit", Tregime (1980),
”Ethet e njė dimri” bot. Rilindja, Prishtinė, 1983
“Poezi (Veli i kohės)” - (1984),
"Zogjtė fluturojnė vetė", roman (1986),
"Fjalori i mbrapsht", poezi, (1986),
"Epoka nė figura", roman (1987),
"Nėna", novela, (1988),
“Tregime”, pėrzgjedhje lektyre (1988),
“ Pastaj harrohet” bot. Rilindja, Prishtinė, 1989
"Mė shumė se lojė", roman (1990),
"Qerrja e dritės", roman (1990),
"Loja e fundit", roman (1993),
"Pėrrallorja", novelė dhe tregime (1996),
"Vite me plagė", roman (1998),
"Spirale muzgu", roman (2002),
"Shqiptarja e gjithė botės", roman, ribotim i UEGEN-it, Tiranė, 2003,
"Qerrja e dritės"; "Shtėpia e fantazmave",Ribotim i romaneve, 2004;
“Qeni me tenxhere", poemė, 2005,
“Ēuni i kohės sė Lekės”, roman, (2006),
“Frymėmarrje nė shtjellė”, vėllim poetik (2007),
“Kalorėsi i Karadakut”, roman, (2007),
“Nė Vajhall” (dy vėllime), roman (2008),
“Dy plus Dy”, dy drama dhe dy novela (2008).

Ibrahim Kadriu jeton e vepron nė Prishtinė.

Mexhid Yvejsi, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Botime tė reja:"Buzėqeshje miqsh"
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Faruk Buzhala: Qeshje Jokeriane
» Kristaq Shabani:INKURAJIM TALENTESH TE REJA TE LPSHA "PEGASI" ALBANIA
» Shazim Mehmeti: VJESHTA BUZĖQESH DHE E KALL CIGAREN (tregim)
» Zbardhen detaje tė reja nga vrasja e Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj
» Tetė teori tė reja konspirative

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: