prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Tė jesh mysliman evropian

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Tė jesh mysliman evropian   Tue Dec 06, 2011 3:31 am



Botime tė reja: Tarik Ramadan

Tė jesh mysliman evropian
Autor: Tariq Ramadan





Titulli i origjinalit:
TO BE A EUROPEAN MUSLIM

Boton: Logos-A
Bibilioteka: Lexo

Pėrkthyen nga anglishtja:
Rejhan Neziri
Ali Pajaziti

Pėr botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti
Redaktor gjuhėsor: Arlind Novi
Redaktor artistik: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Afrim Gashi
Faqosės: Sedat Halimi
Pėrgatitja kompjuterike:
Fokus Pro – Shkup
Shtypi: Focus – Shkup, 2011
Libri me titull ”Tė jesh mysliman evropian”, i cili ka 375, ėshtė njė stutim i burimeve islame nė kontekstin evropian, shkruar nga Dr. Tarik Ramadan.
Nga ky libėr lexuesi mėson se tashmė ka kaluar njė gjeneratė qėkur evropianėt perėndimorė kanė filluar tė vėrejnė se komunitetet myslimane janė duke u ngulitur nėpėr qytetet tona. Ditėt e punėtorėve tė pėrkohshėm emigrantė janė zėvendėsuar me vendosjet e familjeve nė njė proces i cili ishte e qartė se do tė ishte i vazhdueshėm. Filluan tė shfaqen xhamitė e para, dhe ne nisėm t’u kushtojmė vėmendje. Kur shikuam pas zhvillimeve tė sipėrfaqshme, zbuluam se myslimanėt nė Evropėn Perėndimore kishin qenė shumė mė herėt, nė disa raste edhe me shekuj tė tėrė, edhe pse nė numėr tė vogėl. Prania e sotme e tyre nė Evropėn Perėndimore shėrben gjithashtu edhe pėr tė na kujtuar tashmė se ka pasur komunitete myslimane tė ngulitura mirė nė disa pjesė tė Evropės Lindore – edhe pse ne kemi menduar se i kemi injoruar nė mėnyrė tė plotė ngase ishin tė fshehur pas Perdes sė Hekurt.
Prania e re na ka rikujtuar praninė tonė nė botėn myslimane, nė formėn e perandorisė. Mirėpo, natyrisht, ndėrsa ne u kushtonim kujdes ndryshimeve me tė cilat duhej tė merreshim – si dhe ngurrimit pėr tė bėrė njė gjė tė tillė nga ana e disa qarqeve – u bėnė edhe disa supozime rreth ndikimit tė kėsaj situate tė re mbi vetė myslimanėt. Konkluzionet e para tė thjeshta, ishin se me kalimin e kohės, ndofta brenda njė gjenerate, komunitetet e reja tė imigrantėve do tė ishin asimiluar, mė sė paku nė kuptimin se qėndrimi i tyre ndaj fesė dhe kėrkesave tė saj do tė ishte “evropianizuar”. Disa vėzhgues sugjeronin se nė veēanti martesat e pėrziera do tė ishin njė faktor i madh nė kėtė proces tė pritur tė asimilimit. Tani, njė gjeneratė mė pas, pamja duket krejtėsisht tjetėr nga ajo qė kanė menduar vėzhguesit e mėparshėm, tė cilėt tani mund t’i quajmė naivė.
Pra, ēfarė ndodhi? Fakti se ne evropianėt ngurronim t’i pranonim njerėzit e ndryshėm, pėrveē sipas kushteve tona, natyrisht qė ka kontribuar nė krijimin e njė kundėrpėrgjigjeje tė myslimanėve pėr tė theksuar tiparet e tyre dalluese. Mirėpo, ashtu siē e kam shprehur nė shumė raste, ėshtė vetė lidhja e myslimanėve pas traditave tė tyre, ajo e cila i ka shtyrė komunitet lokale, politikanėt dhe akademikėt t’i marrin seriozisht ata dhe t’i harrojnė skenarėt e hershėm naivė e asimilues. Nė tė njėjtėn kohė, nuk mund tė mohohet fakti, se vetė myslimanėt e kanė ndier veten tė obliguar tė mendojnė gjithnjė e mė thellė rreth ndikimeve tė situatės sė tyre mbi besimin dhe praktikėn e tij, si dhe mbi mėnyrėn se si ky besim mund tė vazhdojė tė formojė njė bazė tė pėrshtatshme dhe funksionale pėr jetėn e tyre tė pėrditshme. Nisi tė bėhej e qartė se duke vepruar kėshtu, ata duhej tė rihapnin shumė pyetje me tė cilat ishin ndeshur dijetarėt dhe mendimtarėt myslimanė nė kulmin e qytetėrimit islam para njė mijė viteve.
Autori, dr. Tarik Ramadan shkruan se ironia e situatės sė krijuar ishte se jeta nė margjinat e botės islame, i ktheu myslimanėt evropianė nė qendėr teologjike. Duke vepruar kėshtu ata shikoheshin gjithashtu edhe nga qendra gjeografike e botės islame. Nė verėn e vitit 1995 nė njė seminar tė islamistėve tė rinj nė Jordani dr. Tarik Ramadan ka folur rreth situatės sė myslimanėve nė Evropėn Perėndimore. Njė djalosh mendjehollė i
parashtroi kėtė pyetje: “A ėshtė e mundur qė pėrvoja e myslimanėve tė Evropės Perėndimore, pasi ata merren me kėto ēėshtje, tė jetė e dobishme edhe pėr ne myslimanėt e botės arabe? Nė fund tė fundit ata ballafaqohen shumė mė drejtpėrdrejtė e mė intensivisht sesa ne, nė takimin e Islamit me shoqėrinė moderne teknologjike e shekullare”.
Ajo ēka po ndodh kėtu ėshtė se gjenerata e parė e myslimanėve evropianė, ata qė janė rritur nė Evropėn Perėndimore, parashtrojnė pyetje themeltare rreth Islamit. Ata kanė zbuluar se traditat kulturore tė prindėrve tė tyre, sė pari, kanė vėshtirėsi tė funksionojnė nė njė shoqėri moderne urbane e burokratike dhe, sė dyti, shumėēka nga ajo traditė kulturore nuk ėshtė nė thelb islame. Nė disa raste, disa aspekte tė kėsaj tradite do tė mund tė konsideroheshin edhe si tė papranueshme nė Islam.
Pėr njė kohė tė gjatė njė pjesė e madhe e kėtij debati ėshtė zhvilluar nė gjuhėn e traditės juridike, tė fikhut, kurse nė disa qarqe tė vogla kjo ėshtė konceptuar nė forma tė ngurta konservatore dhe debati ėshtė zhvilluar thuajse i izoluar nga shoqėria e gjerė. Pėr kėtė arsye disa vėzhgues tė kėtij procesi kanė sugjeruar qė, nėse myslimanėt kanė ndėrmend tė jenė tė aftė qė “tė pėrballen” me sukses me modernitetin, ata duhet ta braktisin diskursin e fikhut dhe tė zotohen pėr njė reformė fund e krye tė teologjisė.
Kjo reformė do tė duhej tė niste me rikonceptimin e natyrės sė shpalljes dhe qė andej me tė kuptuarit e tekstit tė shpallur. Ne e dimė se ka mendimtarė myslimanė qė e ndjekin kėtė rrugė. Vėzhgues tė tjerė kanė sugjeruar qė pėrgjigjja e myslimanėve duhet tė jetė braktisja e fikut, si diēka qė nuk mund tė na hyjė mė nė punė dhe nė vend tė tij tė theksohen ēėshtjet e besimit dhe teologjisė. Sėrish gjenden nė mesin e myslimanėve njerėz qė e mbajnė kėtė vijė tė menduari.
Ajo ēka nuk ėshtė bėrė nė mėnyrė sistematike mė parė nė kontekstin bashkėkohor evropian, ka qenė shqyrtimi i burimeve tė traditės kryesore dhe dobia e tyre nė kėtė mjedis tė ri. Kjo ėshtė diēka qė ėshtė bėrė nė mėnyrė tė gjerė nė botėn myslimane, veēanėrisht nė botėn arabe myslimane.
Nė kėtė libėr, dr. Tarik Ramadani na ofron pėrpjekjen e parė madhore pėr ta zbatuar kėtė proces nė situatėn e myslimanėve nė Evropė. Metoda e tij ėshtė ajo qė e kanė pėrdorur dijetarėt tė rėndėsishėm bashkėkohorė myslimanė, borxhin ndaj tė cilėve ai e shpreh qartė me mirėnjohje. Kėshtu ai e vė veten sinqerisht brenda njė tradite kryesore moderne (jo moderniste) islame. Duke filluar nga njė ritheksim sistematik i bazave teologjike, Dr. Ramadani mė pas diskuton nė detaje teknikat e zhvilluara tradicionalisht pėr pėrkthimin e parimeve nė praktikė, nė kohė e vende tė ndryshme: shprehur me fjalėt kyēe mesalih dhe mekasid. Kjo ėshtė fusha e cila i ka shkaktuar vuajtje popullarizimit tė mendimit islam, njė dukuri aq e fuqishme nė shekullin e kaluar, e cila vjen si njė pasojė e pėrhapjes sė strukturave perėndimore tė edukimit e tė arsyetimit intelektual. Ėshtė njė fushė e cila ka resurse tė mėdha pėr tė lidhur parimet universale dhe tė pėrhershme tė Islamit me kontingjentet e kohės dhe hapėsirės njerėzore, e cila nė tė vėrtetė ėshtė detyrė me tė cilėn ndeshen myslimanėt e Evropės.
Kurse nė pjesėn e dytė tė kėtij studimi autori paraqet njė analizė tė ēėshtjeve dhe sugjerimeve tė veēanta praktike se si tė arrihen zgjidhjet. Kjo ėshtė pjesa ku shumė lexues – myslimanė e tė tjerė – do tė gjejnė interesin mė tė madh. Gjithashtu, lexuesit mund tė gjejnė pėrgjigje tė ndryshme nga ato qė nė mėnyrė tė posaēme janė sugjeruar nga ana e Dr. Ramadanit, ata do tė kenė arritur tek ato pėrgjigje…
Kush ėshtė Tarik Ramadan!
Tarik Ramadan lindi mė 26 gusht 1962 nė Gjenevė, Zvicėrr. Ėshtė djali i Said Ramadan dhe Vefa El-Bena, vajza e madhe e dijetarit Hasan El_Bena, i cili themeloi ”Vėllezėritė Muslimanė” mė 1928, nė Egjipt.
Nė Kajro, Egjipt, ka ndjekur njė trajnim intensiv nė dijet klasike islame te dijetarėt e Universitetit tė “Al-Azhar”. Aktualisht ėshtė profesor i Studimeve Bashkėkohore Islame nė Universitetin e Oksfordit.
Ai gjithashtu ligjėron edhe nė Fakultetin e Teologjisė nė Oksoford dhe nė tė njėjtėn kohė si profesor vizitor ka mbajtur mėsime nė Katar, Maroko dhe Japoni.
Tarik Ramadani ėshtė akademik, poet shkrimtar. Ka shkruar mbi 20 libra, ka kontribuar shumė nė debate pėr ēėshtje bashkohore islame, nė ringjalljen e studimeve tė thelluara islame nė botė dhe nė ēėshtje tė myslimanėve nė Perendim. Tarik Ramadani ėshtė kryetar i Organizatės Europian Muslim Network me seli nė Bruksel...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Tė jesh mysliman evropian
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ilire Zajmi - Rugova: Identiteti evropian dhe shqiptarėt
» Specat e Kosovės nė tregjet e Bashkimit Evropian
» Integrimi i Ballkanit Perėndimor nė Bashkimin Evropian
» Bashkimi Evropian shpėrblen kriminelėt, ndėshkon viktimėn
» Ibrahim Kelmendi: Fanatizmi fetar mysliman dhe pasojat e tij pėr lirinė e besimit dhe tė komprometimit tė shqiptarėve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: