prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kompleti i veprave tė Akademik Rexhep Qosja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Kompleti i veprave tė Akademik Rexhep Qosja   Mon Jan 02, 2012 12:22 am


Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Botime tė reja: Kompleti i veprave tė Akademik Rexhep Qosja


Nė fund tė muajit dhjetor 2010, Instituti Albanologjik i Prishtinės ka botuar kompletin e veprave letrare e shkencore tė akademik Rexhep Qoses, qė ėshtė kurorė e veprimtarisė sė tij krijuese gjysmėshekullore.
Krijimtarinė e Akademikut Rexhep Qosja e integron stili origjinal dramatik, erudicioni intelektual dhe imagjinata krijuese artistike e shkencore.
Krijimtaria letrare e shkencore e akademik Rexhep Qoses kap njė spektėr fushash e formash tė diturisė albanologjike, qė nga eseja, kritika, tregimi e drama deri te sintezat historiko-letrare, historike e tipologjike dhe strukturat moderne e postmoderne romanore.



Nė parathėnien e kompletit, i cili ka 29 vėllime, drejtori i Institutit Albanologjik tė Prishtinės, prof.dr.Hysen Matoshi,shkruan:

“Botimi i kompletit tė akademik Rexhep Qosjes ėshtė ngjarje e shėnuar kulturore e pėrmasės gjithėkombėtare. Kultura jonė – e pėrfaqėsuar nė kėtė vepėr unike, edhe si studim shkencor, edhe si shprehje e veēantė e saj – pasurohet me punėn gjysmėshekullore diturore e krijuese tė njėrės ndėr figurat mė emblematike tė botės bashkėkohore shqiptare. Ėshtė shenjė e identitetit tonė kulturor vepra e historianit tė letėrsisė, e kritikut letrar, e romancierit, e tregimtarit, e dramaturgut, e autorit tė historisė sonė kombėtare, e eseistit, e publicistit, e polemistit, e dėshmitarit, e akademikut Rexhep Qosja.”

Kompleti me 29 vėllime i akademik Rexhep Qoses ėshtė strukturuar nė pesė cikle, tė cilat pėrmbajnė kėto vepra:

1. Veprat historiko-letrare: “Vazhdimėsi”,” Panteoni i rralluar”, “ Asdreni – jeta dhe vepra”, “Prej letėrsisė romantike deri te letėrsia moderne”, “Anatomia e kulturės”, “Nocione tė reja albanologjike”, “Historia e letėrsisė shqipe - Romantizmi 1”, “Historia e letėrsisė shqipe – Romantizmi 2”, “Historia e letėrsisė shqipe – Romantizmi 3”, “Porosia e madhe”, “Tri mėnyra tė shkrimit shqip” dhe “Semantika e ndryshimeve historiko-letrare”.
2. Veprat letrare: “Antologjia e lirikės shqipe”, tregimi satirik “I ringjalluri i penduar”, dramat “Mite tė zhveshura” dhe romanet “Vdekja mė vjen prej syve tė tillė”, “ Njė dashuri dhe shtatė faje”, “Nata ėshtė dita jonė”, “Bijtė e askujt 1” dhe “Bijtė e askujt 2”.
3. Veprat historike dhe historiko-dokumentare: “Ēėshtja shqiptare – historia dhe politika”, “Programet serbe pėr shpėrnguljen e shqiptarėve”, “Paqja e pėrgjakshme”, “Tronditja e shekullit 1”, “Tronditja e shekullit 2” dhe “Rilindja e dytė”.
4. Veprat publicistike: “Populli i ndaluar”, “Strategjia e bashkimit shqiptar”, “Ligjėrime paravajtėse”, “Fjalor demokratik”, “Demokracia e shpėrdorur” dhe “Intelektualėt, etika dhe politika”.
5. Veprat polemizuese: “Morfologjia e njė fushate”, “Ideologjia e shpėrbėrjes”, “Realiteti i shpėrfillur” dhe “Tė vėrtetat e vonuara” .

Nė krijimtarinė e tij Akademik Rexhep Qosja shquhet pėr vetėdijen kritike, ėshtė kundėr dogmatizmit dhe pushtetit autoritar.
Liria, e drejta dhe vėrteta janė parime tė vetėdijes sė tij filozofike e etike.
Nė shkrimet e tij Rexhep Qosja ka theksuar:
“E vėrteta ėshtė mėnyra e dashurisė sime pėr popullin tim dhe pėr kulturėn e tij.”

Kush ėshtė Rexhep Qosja?

Rexhep Qosja ka lindur mė 1936 katundin Vuthaj tė Kelmendit, Mali i Zi. Mėsimet e para i kreu nė fshatin e lindjes, kurse tetėvjeēaren e mbaroi nė Guci.
Shkollėn e Mesme (Normalen) e mbaroi nė Prishtinė. Nė vitin 1964 diplomoi nė degėn Gjuhė-Letėrsi nė Prishtinė.
Studimet pasuniversitare i kreu nė Universitetin e Beogradit, nė Beograd, ku nė vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike” me temėn "Asdreni - jeta dhe veprat".
Ishte punonjės shkencor nė Institutin Albanologjik tė Universitetit tė Prishtinės dhe drejtor i kėtij Instituti prej vitit 1972 deri mė 1981.
Qė nė fillim tė krijimtarisė sė tij, Rexhep Qosja, duke folur pėr rolin e kritikės dhe modernitetit, pohoi se: "Realizmi socialist nuk ėshtė as realizėm, sepse ėshtė romantizėm".
Duke mbrojtur dhe ushtruar njė kritikė tė tillė dhe duke hequr dorė nga glorifikimi i njė orientimi tė vetėm u siguroi studimeve tė veta dimensione tė reja qė i pėrkasin tė gjitha kohėrave.
Botimi i librit nga Ismail Kadare nė vitin 2006 "Identiteti europian i shqiptarėve - sprovė" 1 ishte njė ringjallje e njė polemnike nė mes tė Qosjes dhe Kadares. Kėshtu ndėrsa Kadare e vlerėson identitin shqiptar si perendimor, kurse Qosja nė librin e tij tė quajtur "Realiteti i shpėrfillur" , e vlerėson atė si njė pėrzierje tė identitetit perendimor dhe lindor, pra tė krishterė dhe mysliman. Identitetin mysliman tė shqiptarėve Rexhep Qosja e dėshmoi me argumente tė pakontestueshme dhe shumė tė qėndrueshme...

Disa nga veprat e Rexhep Qoses:

Episode letrare - (1967)
Dialog me shkrimtarė - (1968)
Antologjia e lirikės shqipe - (1970)
Kontinuitete - (1972)
Asdreni - jeta dhe vepra - (1972)
Panteoni i rralluar - (1973)
Vdekja mė vjen prej syve tė tillė - (1974)
Shkrimtarė dhe periudha - (1975)
Anatomia e kulturės - (1976)
Mite tė zhveshura - (1978)
Prej tipologjisė deri te periodizimi - (1979)
Morfologjia e njė fushate - (1980)
Nocione tė reja albanologjike - (1983)
Historia e letėrsisė shqipe I - (1984)
Historia e letėrsisė shqipe II - (1984)
Antologjia historike e letėrsisė shqipe - (1985)
Historia e letėrsisė shqipe III - (1986)
Porosia e madhe - (1986)
Populli i ndaluar - (1990)
Strategjia e bashkimit kombėtar - (1992)
Ēėshtja shqiptare: Historia dhe politika - (1994)
Ligjėrime paravajtėse - (1996)
Fjalor demokratik - (1997)
Paqja e pėrgjakshme: Konferenca ndėrkombėtare pėr Kosovėn - (1999)
Njė dashuri dhe shtatė faje, roman, bot. Toena, Tiranė, (2001)
I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranė, (2002)
Realiteti i shpėrfillur (Vėshtrim kritik mbi pikėpamjet e Ismail Kadaresė pėr identitetin shqiptar) - (2006)
Rilindja e dytė
Prej letėrsisė romantike deri te letėrsia moderne - 2007
Nata ėshtė dita jonė, - 2007 etj.

Tė gjitha kėto vepra dhe tė tjera qė tani janė nė njė komplet prej 29 vėllimesh, kėto vepra janė njė pėrmendore kulturore...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kompleti i veprave tė Akademik Rexhep Qosja
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Halit Bogaj: Rexhep Qosja dhe Kadare
» Qosja: Koalicioni PDK-LDK ėshtė i dėmshėm dhe Kosovės mund t'i sjellė befasi fyese dhe pėrulėse
» Rexhep Qosja: Letėrsia shqipe nuk ka vlera evropiane
» Rexhep Qosja: Pse Sali Berisha ėshtė dhe sillet si Muamar Gadafi
» Sabit Rrustemi sjell dy poezi tė poetit tė ndjerė Rexhep Elmazit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: