prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kujtojmė 457 vjetorin e botimit tė "Mesharit"...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Kujtojmė 457 vjetorin e botimit tė "Mesharit"...   Fri Jan 06, 2012 10:09 am



Kujtojmė 457 vjetorin e botimit tė ‘Mesharit’ tė don Gjon Buzukut

Sipas Radio Vatikanit, si sot, mė 5 janar 1555 prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku e pėrfundoi sė shkruari Mesharin e tij, qė deri mė sot njihet si vepra e parė e llojit dhe njėkohėsisht si i pari monument letrar i botuar nė gjuhėn shqipe.
Vetė autori, don Gjon Buzuku shkruan nė parathėnien e Mesharit se e mbaroi “sė shkruami” veprėn mė 5 janar 1555.
Siē pohuam, deri mė sot nuk njihet njė tjetėr libėr mė i vjetėr, i shtypur, nė gjuhėn shqipe, veē kėsaj vepre, shkruar e botuar nė rrethana qė ende sot janė mjaft tė diskutueshme. Sidoqoftė vepra e Mesharit mbetet monument i pėrpjekjes sė klerit tė krishterė shqiptar pėr ta shpėtuar popullin nga rreziku i tjetėrsimit e humbjes sė identitetit kombėtar e shpirtėror, pėr ta mbajtur tė lidhur fort me dritėn e Shėlbimit tė Krishtit dhe me dritėn e qytetėrimit perėndimor.
Meshari i Buzukut, siē thekson vetė autori, u botua sepse “gjuha jonė nukė kish gjaa tė endigluem en sėh shkruomit shenjtė” - nuk kishte, pra asnjė pėrkthim tė Shkrimit Shenjt”, por kryesisht “en sėh dashunit sė botės sėnė” - nga dashuria pėr popullin e vet. Kėshtu, dom Gjon Buzuku na jep tė dhėna pėr kohėn e tij se nė gjuhėn shqipe, pra nė gjuhėn e popullit, ndjehej mungesa e shkrimeve, libra e shkrimeve nga Bibla e mbi fenė e krishterė, pėr ta njohur e edukuar popullin nė fenė e vet.
Prandaj, i nxitur nga nevoja e madhe baritore dhe i frymėzuar nga llojet e librave liturgjike qė qarkullonin nė kohėn e tij, dom Gjon Buzuku bėn njė pėrgatitje dhe pėrpilon njė libėr me pjesė tė ndryshme tė liturgjisė e tė biblės, qė shėrbenin nė rend tė parė pėr priftėrinjtė pėr kremtimin e Meshės e tė Sakramenteve tjera apo pėr lutjet e tyre tė pėrditshme. Siē dihet, mjerisht, kėsaj vepre, Mesharit, i mungojnė disa faqe: atė tė fillimit e disa tjer aty kėty brenda vetė librit.
Meshari i Buzukut ėshtė kryesisht pėrkthim por ka edhe pjesė autentike tė shkruara nga dom Gjon Buzuku si dhe nga priftėrinjtė tjerė shqiptarė si dom Gjergji, dom Marku, dom Pjetri e tjerė, siē dėshmohet brenda disa faqeve tė kėsaj vepre.
Meshari i Buzuku ėshtė libėr liturgjik tė cilin mund ta krahasojmė e kėndej quajmė COMES, apo Epistolar, Leksionar siē i quanin liturgjistėt e mesjetės librat qė pėrmbanin pjesė tė Biblės e lutje tė ndryshme pėr t’u lexuar nė Meshės gjatė vitit liturgjik kishtar, gjatė kremtimit tė Sakramenteve e tjera, ēka pėrmban edhe Meshari i Buzukut. Nė tė vėrtet nė kėtė vepėr COMES kemi: Oficen e Zojės, Shtatė Psalmet pendestare, Litanitė e Shenjtorėve, disa pjesė tė Ritualit (mbi Sakramentin e Martesės), Urdhėrimet e Zotit dhe pjesė tjera tė katekizmit e Meshėt, pėr tėrė vitin e liturgjisė kishtare, ndėr festa tė luajtshme e tė paluajtshme.
Vėshtirė tė pėrmbledhėsh nė pak rreshta vlerėn e njė libri me histori e vlerė tė veēantė, prej tė cilit ka mbetur vetėm njė kopje, qė ruhet nė bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit. Studiues tė shumtė i kanė kushtuar gjurmimet e studimet e tyre si Atė Justin Rrota, M. Roques, G. Schiro, G. Petrotta, N. Jokli , , E. Ēabej, I. Zamputi, C. Tagliavini, N. Resuli, M. Camaj ,E. Sedaj, V. Putaneci, T. Lladani e tjerė.
Po nėnvizojmė edhe faktin se vepra e ‘Mesharit’ tė Buzukut ėshtė zbuluar pėr herė tė parė mė 1740 nė Kongregatėn e Propagandės sė Fesė nė Vatikan nga njė tjetėr prift katolikė shqiptar, dom Gjon Kazazi, i biri i Nikollė Kazazit nga Gjakova. E sivjet, nė kuadrin e kremtimit tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė nėntorin e ardhshėm, ‘Meshari’ i Buzukut do tė shkojė pėr herė tė parė nga Vatikani nė Vendlindje, e pikėrisht nė Tiranė ku do tė ekspozohet pėr dy-tri javė pėr publikun shqiptar.


Shėnime nga Mexhid Yvejsi

E vėrteta rreth Mesharit dhe tė Don Gjon Buzukut

Gjurmėt Mesharit, pastaj i humbin deri nė vitin 1740, kur imzot Gjon Nikollė Kazazi nga Gjakova, njofton atė Gjergj Guzetėn, themeluesin e Seminarit arbėresh tė Palermos, pėr ekzistimin e njė exemplari tė vetėm, duke i dėrguar atij, njė fragment tė kopjuar tė kėtij Antichissimo Missale per antichita tutto straciato, me shėnimin se ruhet nė Bibliotekėn e Kolegjit tė Propaganda Fide [Kolegji pėr Ungjillizimin e popujve] nė Romė. Nė shkrimet e tyre, Mesharin e pėrmendin edhe rektorėt e Seminarit tė Palermos, Pal Parrino 1710-1765 e Sepė Krispi 1781-1859.
Mesharit prapė i humbin gjurmėt deri nė vitin 1898. Nė vitin 1898, Meshari, nga biblioteka e Kolegjit tė Propagandės Fide, dėrgohet nė koleksionin e librave Orientale, tė kardinalit Stefano Borgja. Disa vite mė vonė, sė bashku me koleksionin Oriental, tė kardinal Borgjės, bėhet pronė e Bibliotekės Apostolike tė Vatikanit, nė Vatikan. Fillimisht regjistrohet nė signaturėn R[accolta] G[enerale] Liturgia. III. 194., R. G. Liturgia. III. 194., qė disa vite mė vonė tė regjistrohet nė signaturė tė re, nė tė cilėn ruhet edhe sot Ed. Prop. IV. 244.
Nė vitin 1909, imzot Pal Skiroi ishte i pari qė nxori fotografinė komplete tė Mesharit. Pas njė pune kėmbėngulėse, shumėvjeēare, Skiroi bėri transliterimin, transkriptimin fonetik dhe njė studim tė veēantė pėr gjuhėn e Mesharit, duke e krahasur atė me shkrimtarėt tjerė tė Veriut, veēanėrisht me Pjetėr Budin. Vepra e Skiroit, ėshtė edhe sot e kėsaj dite nė dorėshkrim dhe e pa botuar. Me kėtė dorėshkrim janė shėrbyer N. Resuli, E. Ēabej dhe ne, gjatė hulumtimeve tė bėra nė Vatikan.
Justin Rrota, nė vitin 1929, nxori tri kopje tė filmuara tė Mesharit, tė cilat u depozituan nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė, ku ruhen edhe sot. Mė vonė, nė vitet '50 tė shek. XX, dy studiues tė shquar shqiptarė, E. Ēabej dhe N. Resuli, secili nė mėnyrė tė pamvarur nga tjetri, pėrgatitėn pėr botim, Mesharin, duke vėnė nė pėrdorim, kriteret e shkencės bashkėkohore, si dhe tri mėnyra tė riprodhimit tė exemplarit origjinal, transkriptimin fonetik, transliterimin dhe fototipinė, tė pėrcjellura me analiza tė thukta kritike shkencore. N. Resuli, studimin e tij e botoi nė Vatikan nė vitin 1958, nė njė numėr tė kufizuar ekzemplarėsh, nė kollanėn e njohur Studi e Testi nr. 199; derisa E. Ēabej, e botoi nė Tiranė nė vitin 1968.
Edhe pas kėtyre botimeve, libri njihej vetėm nga rrethe tė caktuara specialistėsh dhe shkencėtarėsh. Nė fund tė viteve '90, Meshari depėrtoi te masa e gjerė e lexuesve dhe u bė i mundshėm studimi i tij i shumanshėm. Ishte viti 1987, kur shtėpia botuese Rilindja e Prishtinės, bėri ribotimin integral tė tekstit tė E. Ēabejt, nga viti 1968.
Vėmė nė pah se, studimet e deritashme, qoftė ai Skiorit, apo kėto tė Resulit, Ēabejt e Camajt dhe ky i yni sė fundi, etj. kanė disa dallime, qė kanė tė bėjnė sidomos me interpretimin e vlerave fonologjike tė grafemave, tė pėrdorura nga Buzuku, ngase gjuha arkaike, alfabeti i veēantė [grafemat sllave], pėrdorimi i tė njėjtės grafemė me vlera tė ndryshme, etj, lėnė vend pėr njė studim tė ri, tė mbėshtetur nė metoda tė reja shkencore fonologjike, semiotike, analogjike, gjithsesi edhe informatike.
Pėrkundėr shumė studimeve, nga specialistė tė shumtė, ende shumė gjėra rreth Mesharit kanė mbetur tė pasqaruara.

Koncepti zhanror dhe pėrmbajtja e librit

Ēėshtjet kryesore pėr diskutim rreth Mesharit janė pėrmbajtja e librit dhe koncepti zhanror i tij. Me zbėrthimin eventual tė kėtyre dy ēėshtjeve dominuese, do tė zgjidheshin edhe disa tė tjera, tė cilat janė ngushtė tė lidhura me dy tė lartcekurat, sidomos personaliteti i autorit, koha e krijimit tė veprės, vendin dhe vitin e saktė tė botimit si dhe titullin e plotė tė librit. Nga kėndvėshtrimi i studimeve tė deritashme buzukiane, jemi nė gjendje tė diskutojmė pėr shumė ēėshtje tė hapura, njė pjesė e tė cilave janė zgjidhur, kurse njė pjesė tjetėr pritet nė tė ardhmen tė zgjidhen.
Problemi i parė, i cili meriton kujdes tė veēantė, ėshtė vetė Meshari dhe pėrmbajtja e tij; analiza dhe studimi i tij, si nė rrafshin horizontal ashtu edhe nė atė vertikal, si dhe krahasimi analogjik me veprat e ngjashme, tė botuara para dhe pas kohės kur u botua Meshari, mund tė ndihmojnė nė zgjidhjen tėrėsore ose tė pjesėshme, tė ēėshtjeve tė mbetura.
Mesharit i mungojnė sė paku 8 fletėt e para. Sė bashku me kėto fletė, fatkeqėsisht, mungojnė edhe titulli i vėrtetė i librit, viti i botimit, vendi i botimit, emri i saktė i autorit ose i pėrkthyesit, titulli i origjinalit, nga ku janė marrė pjesėt qė janė pėrkthyer, leja e botimit, pastaj parathėnja, hyrja dhe ndonjė poezi, nė formė lavdi, qė ishte gjė e zakonshme e kohės, pėr botime tė tilla.
Mungesa e kėtyre tė dhėnave u ka hap rrugė studiuesve tė shumtė, qė tė sjellin ide dhe argumente tė reja, qė nga ato tė natyrės tipografike, e deri te ato gjuhėsore, me tė cilat dėshirohet tė zgjidhen ēėshtjet shumė tė diskutuara, tė shkaktuara nga mungesa e tė dhėnave, tė cilat do tė duhej tė ishin nė faqet e para tė librit. Natyrisht zgjidhja e problemit tė vendit tė botimit, do tė ndihmonte tė zbėrtheheshin edhe shumė ēėshtje tė tjera tė panjohura.

Biografia e Buzukut, me shumė tė panjohura

Pėr biografinė e autorit tė Mesharit, disponojmė shumė pak tė dhėna. Kryesisht kemi vetėm ato qė na i ofron vetė Buzuku nė pasthėnien e librit, ku pohon se ėshtė i biri i Bdek Buzukut, e asgjė mė shumė. Pra mbeten tė pandriēuara viti i lindjes, viti i vdekjes, vendlindja, shkollimi dhe shėrbimi kishtar nė njė apo mė shumė vende. Pėrkundėr hulumtimeve tė shumta tė bėra nė arkiva dhe biblioteka tė ndryshme Evropiane, nuk kemi arritur tė gjejmė, as edhe njė tė dhėnė tė vetme, pėr Gjon Buzukun. Pėrjashtohet mundėsia qė tė ketė studiuar nė ndonjėrin nga kolegjet ekzistuese tė kohės, nė Itali, ngase asnjėri nga librat amzė tė studentėve, qė u shkolluan atje, s'pėrmban tė dhėna pėr njė student, me emėr tė tillė.
Nuk mund tė themi asgjė tė sigurt, as pėr pozitėn e tij kishtare! Njė gjė e themi me siguri, se emri i Gjon Buzukut nuk figuron nė emrat e relatorėve tė kohės; po gjithashtu nuk gjendet as nė regjistrat e Arkivit Sekret tė Vatikanit, si Ipeshkv apo Kryeipeshkv. Kėto i kemi konsultuar e shfytėzuar me vėmendje tė veēantė, me shpresė se do tė gjenim ndonjė shėnim, por pėrpjekjet tona ishin tė kota.
Studimet gjuhėsore, duke u mbėshtetur nė gjuhėn e Mesharit, kanė ndihmuar deri diku pėr lokalizimin e vendlindjes ose vendshėrbimit tė Buzukut! Kjo kėrkohet nė zonat veriperėndimore gege, qė do tė ishte rrethi i Liqenit tė Shkodrės, me njė pjesė tė Malėsisė sė Madhe deri nė detin Adriatik. Mirėpo, gjuha e veprės, jo gjithmonė ėshtė shprehje e gjuhės sė vendlindjes sė autorit, sepse ajo, gjuha e veprės, mund tė ishte edhe gjuhė e shėrbimit. Kėshtu, edhe mbėshtetja nė gjuhėn e Mesharit, s'mund tė llogaritet si argument shumė i sigurtė, pėr zgjidhjen e problemit tė vendlindjes ose vendshėrbimit tė Buzukut!

Gjendja ekzistuese

Libri nė gjendjen ekzistuese ėshtė i lidhur me kopertina lėkure, por ėshtė shumė i dėmtuar, ka 94 fletė ose 188 faqe; nga 110 fletė ose 220 faqe sa duhej tė kishte, kur ėshtė botuar, pra kanė humbur 16 fletė ose 32 faqe, tė paginuara me numra romakė! Ka format 20 x 14 cm. Tė humbura llogariten, pos faqes sė parė [frontespicit] edhe fletėt 1-8; 27-29; 33-36; dhe 63, qė duhej tė ishte 73. Pos kėsaj, kemi edhe disa gabime te paginimi i faqeve, psh. f. 61 ėshtė shėnuar si 59, ndėrsa f. 49 si 39; pastaj f. 65 ėshtė shėnuar nė vend tė f. 55; i njėjti gabim pėrsėritet edhe nė f. 89 qė shėnohet si 79 dhe e fundit f. 90 duhet tė ishte 110.
Nė margina tė faqeve ka tė shėnuara me dorė, emra, pėrshėndetje dhe fjalė tė tjera nė gjuhėn shqipe, qė i kanė bėrė lexuesit e librit. Libri ėshtė i shkruar nė dy shtylla, me alfabet latin, tė tipit gotik dhe ka pesė grafema tė tipit sllav, tė bosanēicės.
Botimi i Mesharit tė Buzukut u realizua me qėllime tė caktuara. Si pohon G. Schiro, ai duhej tė pėrmbushte tri kėrkesa a) nevojėn e pėrditshme pėr shėrbime fetare; b) pėrgaditjen dhe thellimin e njohurive liturgjike tė prelatėve shqiptarė; dhe c) edukimim fetar masiv, tė masės sė besimtarėve qė ndodhej nė kufinjė me Perandorinė Osmane.
Kėtė qėllim tė Mesharit na e pohon edhe vetė Buzuku u lus ėnbas sodi ma shpesh tė uni ėm klishė, pėr-se ju kini me gjegjunė ordhėninė e t'inė Zot; e ate nė ėnbarofshi Zot'ynė tė ketė mishėrier ėnbi ju, duke dėshiruar qė kėshtu tė luftonte disa dukuri tė kėqija, qė u kanoseshin besimtarėve shqiptarė, lėkundjes nga besimi i moēėm me anė tė reformės dhe islamizimit qė siē pohon E. Ēabej po bėnte pėrparimet e para nė vend. Nėse pėrjashtojmė reformacionin, kisha romane qė nė shek. XIII-tė, kishte lejuar pėrdorimin e gjuhėve kombėtare [nacionale]. Mund tė sillen tė dhėna tė shumta, qė nga papa Inocenti i IV-tė, i cili nė vitin 1248 u kishte lejuar kroatėve, tė ishujve tė Kvarnerit dhe tė Dalmacisė ushtrimin e liturgjisė, nė gjuhėn e tyre kombėtare, nė gjuhėn kroate, por edhe botimin e librave fetare me alfabet glagolik.
Tė dhėna tė tėrthorta flasin se Vatikani me kėtė libėr, ka dashur tė forcojė besimin e lėkundur tek shqiptarėt, si nga lėvizja reformiste e heretike, [bogumile] gjithashtu edhe nga konflikti i ashpėr kishtar ndėrmjet dy kishave, asaj tė Lindjes dhe tė Perėndimit, qė ishte mjaft i theksuar nė atė kohė, nė Ballkan, e gjithashtu edhe nga pėrhapja e islamizmit, pėrhapje kjo mjaftė shqetėsuese pėr Vatikanin.

Nė studimin e tij, E. Ēabej pohon se: Meshari, veē ndonjė fraze vetiake t'autorit hedhur tek-tuk nėpėr tekst, ėshtė fund e krye pėrkthim!



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kujtojmė 457 vjetorin e botimit tė "Mesharit"...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Urimet pėr 100 vjetorin e shtetit shqiptar!
» Vlora pėrkujton 3-vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės
» PREND BUZHALA: NĖ 14-VJETORIN E EPOPESĖ SĖ MARKALLESHĖVE NĖ LUFTĖN E UĒK-sė
» Ismet KRASNIQI:Takim letrar nė 60 vjetorin lindjes sė letrarit Prend Buzhala
» Frrok Kristaj: Nė 15-vjetorin e kalimit nė amshim tė Anton Pashkut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: