prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shėn Maria apo Hz.Merjemja nė Bibėl dhe Kur'an

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Shėn Maria apo Hz.Merjemja nė Bibėl dhe Kur'an   Tue Jan 24, 2012 10:56 am


Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Shėn Maria apo Hz.Merjemja nė Bibėl dhe Kur’an

Hyrje

Ėshtė nė botė njė grua me njė jetėgjatėsi dymijėvjeēare, e cila bashkon popuj tė ndryshėm nga tė gjitha racat, bashkon zemra njerėzore midis besimtarėve nė jetėn tokėsore.
Tė krishterėt e quajnė Maria, hebrejtė Mirijem apo Merjem, kurse muslimanėt Merjeme. Asaj i janė kushtuar mbi 200 mijė libra, i janė kushtuar rreth 10.000 kisha-shenjtore nė botė, prej tė cilave gjysma ndodhen nė Evropė. Rreth saj, ndėr shekuj, janė krijuar shumė mite, legjenda, por devotshmėrinė ndaj Shėn Marisė nuk e ka krijuar Kisha, pėrndryshe ajo ka qenė dyshuese ndaj mrekullive e shfaqjeve tė herėpas’hershme tė saj, siē besohej nga njerėzit e thjeshtė... Kėshtu lindi Mariologjia apo “teologjia” qė i pėrkushtohet Shėn Marisė, “ndaj sė cilės nuk do tė thuhet kurrė aq sa duhet”, e cila ka si objekt studimi devotshmėrinė popullore ndaj saj. Por, kėtu, nė vazhdim, nuk kemi si objekt studimi devotshmėrinė popullore ndaj saj, por nė vend tė devotshmėrisė popullore do tė paraqesim pėr Shėn Marinė apo Hz.Mejremen pikėpamjet burimore, biblike e kur’anore


Shėn Maria nė Bibėl


Shėn Maria nė Bibėl pėrmendet pėr herė tė parė nė Ungjillin sipas Mateut. Ky Ungjill u shkrua nė gjuhėn aramaike, kurse mė vonė u pėrkthye nė greqisht, por nuk dihet a prej vetė autorit , apo prej ndonjė nxėnėsi, nėn drejtim tė vetė autorit.
Ungjilli sipas Mateut ėshtė i pėrqėndruar nė personin e Jezu Krishtit (Hazreti Isait (a.s.): Ku shkruan se :
“ Ai ėshtė Krishti - Mesia. Ėshtė profet i Mbretėrisė Qiellore (4, 17-23) “
Nė Ungjillin sipas Mateut, Maria pėrmendet pėr herė tė parė tek Lindja e Jezu Krishtit, ku shkruan :
“ Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kėshtu:
Maria, nėna e tij, pasi u fejua me Josefin, para se tė banonin sė bashku, u gjet shtatėzanė pėr virtyt tė Shpirit tė Shenjt....
Qe, Virgjėra do tė mbetet shtatzėnė e do tė lindė njė djalė, tė cilit do t’ia ngjesin emrin Emanuel – qė do tė thotė: Hyji me ne!“
Kemi disa tekste nėpėr librat biblike lidhur me ēėshtjen e Marisė tė cilat nuk kanė ngjashmėri njėri tekst me tekstin tjetėr por nė esencė janė tė njėjtė. Ne sė pari do tė paraqesim mendimin e Mateut dhe pastaj tė Lukės.
a) Sa i pėrket Mateut dhe sugjerimit argumentues tė tij, ai ngjizjen virgjėrore tė Jezusit e sheh vetėm si pėrmbushjen e orakullit ( parthėnie e priftėrinjve) tė Isaisė 7, 14 (sipas tekstit grek).

Mt 1, 20-23: “...nė ėndėrr engjėlli i Zotit i tha: “Jozef, biri i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh Marinė, tė fejuarėn tėnde, sepse foshnja qė ėshtė zėnė nė tė, u zu pėr virtyt tė Shpirtit Shenjt. Ajo do tė lindė djalė e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shėlbojė popullin e vet prej mėkateve tė tij.” E gjithė kjo ndodhi qė tė shkonte nė vend fjala e Zotit e thėnė nėpėrmjet profetit:

“Ja, Virgjėra do tė mbesė shtatzėnė e do tė lindė njė djalė,
tė cilit do t’ia ngjesin emrin Emanuel qė do tė thotė: Hyji me ne!”].

b) Sipas agrumentimit tė Lukės, ai i jep rėndėsi tė madhe virgjėrisė sė Marisė dhe nė tė gjithė veprėn e vet ka tėrhequr vėmendjen pėr tė pėrmbajturit ndaj epsheve (Lk 2,36; 14,26; 18,29) e pėr virgjėrinė e femrave. (Vap 21,9).

I referohet sigurisht martesės sė Marisė me Jozefin (Lk 1,27; 2,5), sepse sheh aty themelin e ligjshmėrisė mesianike ( lėvizje shpirtėrore) tė Jezusit (3, 23vv).
Por gjėja e parė qė thotė pėr nusėn e re , ėshtė sė ajo ėshtė e virgjėr (Lk1,27):
Sipas zakonit palestinez, martesa e saj duhet tė ishte bėrė mė pėrpara se tė hynte nė shtėpinė e dhėndrit tė saj (Mt 25,1-13).

Virgjėria e Marisė nė momentin e Lajmėrimit del nė pah nė kundėrshtimin qė ajo i bėn Engjėllit, kur ky e lajmėron se do tė jetė nėna e Mesisė: “Si do tė mund tė ndodhė kjo, ndėrsa unė nuk njoh burrė? (Lk 12,34).
Shprehja “Njoh njė burrė” ėshtė me tė vėrtetė e zakonshme nė Bibėl pėr tė treguar marrėdhėnie bashkėshortore (Zan 4,1.27. 25; 19,8; 24,14...).
Luka thekson nė kėtė mėnyrė se Maria ėshtė e virgjėr nė momentin kur ajo ngjizet me Jezusin.
Mbi tė gjitha nuk e njeh kuptimin e saktė tė pyetjes sė Marisė qė do tė thotė: “nė kuptimin e tanishėm nuk kam mardhėnie bashkėshortore”.
Luka nė kėtė mėnyrė sugjėron qė Maria e kupton se duhet tė jetė nėnė menjėherė, ajo kundėrshton se martesa e vet nuk ėshtė kryer ende.
Pyetja e saj e shtyn engjėllin t’i lajmėrojė ngjizjen virgjėrore tė Jezusit.
Kjo i zbulohet nė tė njėjtėn kohė me birėsimin hyjnor, shenja e tė cilit ėshtė Shpirti i Zotit, qė e ka kryesuar krijimin e botės (Zan 1,2), “do tė pėrurojė me ngjizjen e Jezusit, krijimin e botės sė re.”

Pėr kėtė arsye ngjizja virgjėrore e Lukės duket se i pėrgjigjet kėrkesės sė birėsimit hyjnor tė Jezusit. Nė lajmėrimin e amėsisė sė saj tė mistershme, Maria mėson vokacionin e saj virgjėror.
Nga dy mendime, tė Mateut dhe tė Lukės, del pėrfundimi se pse njė pjesė e tė Krishterėve besojnė se Krishti ėshė bir’i Zotit, sepse sipas Lukės Zoti e paska birėsuar pėr vete, andaj edhe pjesa e dėshmisė krishtere ėshtė “ Nė emėr tė birit tė atit tė shpirtit tė shenjėt”.
Pra, sipas Biblės, Maria ėshtė nėna e Jezu Krishtit, tė cilin e lindi duke qenė e virgjėr, pėr virtyt tė Shpirtit tė Shenjt... Emri i Marisė vjen nga gjuha hebreje: Miriem apo Merjem. Mė kėtė emėr, Merjem, ajo pėrmendet edhe nė Kur’an.


Hz.Merjemja nė Kur’an


Hz. Merjemja nė Kur’anin e madhėruar ėshtė e vetmja grua qė pėrmendet me emėr dhe pėrshkruhet si e pastruar, e ndershme, e lavdėruar.
Lindja e hz. Isait a.s. pėrshkruhet nė dy pjesė tė Kur’anit; sure 3 dhe sure 19. Duke lexuar nga fillimi i lindjes sė tij, ne njihemi me historinė e Hz.Merjemes dhe me pozicionin e nderuar tė saj qė tregohet nė Kur’an, kur ajo mbyllet nė faltore pėrpara lajmėrimit se i ėshtė dhėnė lindja e Isait a.s.:
“Pėrkujto kur engjėjt i thanė: “Oj Merjeme, Allahu tė dalloi ty (me besim e karakter), tė pastroi (nga shpifjet ) dhe tė lartėsoi mbi gratė e botės.” ( Kur’an 3: 42 )
Njė nder tė tillė qė i ėshtė dhėnė Merjemes nė Kur’an nuk gjendet, madje, as nė Bibėl. Ajetet vazhdojnė:
“Oj Merjeme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tėnd, bėn sexhde dhe falu pėr Zotin bashkė me ata qė falen!” ( Kur’an 3: 43 )


Shpallja nga Zoti


Cili ėshtė burimi i kėtij teksti tė mrekullueshėm dhe madhėshtor, i cili nė leximin apo kėndimin origjinal nė gjuhėn arabe tė vė nė njė gjendje emocionale tė papėrshkrueshme dhe tė pėrlot? Nė ajetin 44 shkruan:
“Kėto janė nga lajmet e fshehta (tė hershme) qė po t’i zbresim ty. Ti nuk ishe ndėr ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do tė bėhej kujdestar i Merjemes, nuk ishe pranė tyre as kur ata ziheshin mes vete.” ( Kur’an 3: 44 )


Lindja e Merjemes


Historia tregon se gjyshja nga nėna e Isait a.s., Hannah, deri mė parė nuk kishte mundur tė lindė. Ajo iu drejtua me sinqeritet Zotit. Nė qoftė se Zoti do t’i falte asaj njė fėmijė, ajo sigurisht do t’ia pėrkushtonte fėmijėn shėrbimit tė Zotit nė faltore.

Pika kulminante

Zoti i dhuroi njė lindje si dhuratė e lutjes sė pastėr tė saj. Ajo qe pėrgatitur pėr njė djalė, por nė vend tė asaj qė priste ajo lindi njė vajzė. Por pėr atė qė ajo kishte nė mendje, njė femėr nuk mund tė barazohej me njė mashkull. Ēfarė do tė bėnte ajo mė pas? Ajo bėri njė vend ku t’i lutej Zotit. Ajo mezi priste sa t’i rritej Merjemja dhe tė kujdesej pėr veten e vet. Me kalimin e kohės, Hannah e mori vajzėn e saj tė dashur, akoma tė vogėl, qė ta dorėzonte pėr shėrbim nė faltore. Ēdo prift kėrkonte me ngulm qė tė ishte kujdestari i asaj foshnje aq tė dashur. Ato hidhnin short me shigjeta pėr tė, por, pėrfundimisht, kismeti ishte qė ta mbante Zekeriai...


Sure Merjem


Eshtė njė kapitull i tėrė nė Kur’an i quajtur Sure Merjem. (Kapitulli Maria), i emėrtuar pėr nder tė Merjemes, nėnės sė Isait a.s., nderim tė cilin nuk e gjejmė t’i jepet Merjemes as nė Bibėl. Nga 66 librat e Biblės qė i pranojnė besimtarėt protestantė dhe mbi 70 librat e Biblės qė i pranojnė besimtarėt katolikė e ortodoksė , asnjėri prej tyre nuk ėshtė emėruar Maria ose nė emrin e djalit tė saj. Kurse nuk ka asnjė kaptinė nė Kur’an me emrin Emine, emri i nėnės sė Muhammedit (a.s.), as Hatixhe, gruaja e tij, apo Fatime, vajza e tij e dashur......


Pėr hz.Mejremen nė Kur’an, nė Suren Merjem, pėrveē tjerash shkruan:

16. E, pėrmendju nė kėtė libėr (tregimin pėr) Merjemen kur ajo u largua prej familjes sė saj nė njė vend nė lindje.
17. Ajo, vuri njė perde ndaj tyre, e Ne ia dėrguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri nė tėrėsi.
18. Ajo tha: “Unė i mbėshtetem tė Gjithėmėshirėshmit prej teje, nėse je qė frikėsohesh Atij (pra mė le tė lirė)!”
19. Ai (Xhibrili) tha: “Unė jam vetėm i dėrguar (melek) i Zotit tėnd pėr tė dhuruar ty njė djalė tė pastėr (pejgamber)”.
20. Ajo tha: “Si do tė kem unė djalė, kur mua nuk mė ėshtė afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kamė qenė e pamoralshme”.
21. Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kėshtu ka thėnė Zoti yt; ajo pėr Mua ėshtė lehtė, e pėr ta bėrė atė (djalin e krijuar pa babė) argument pėr njerėzit e edhe mėshirė nga ana e Jonė. Kjo ėshtė ēėshtje e kryer!”
22. Ajo e barti atė (Isain), andaj (me tė nė bark) u izolua nė njė vend tė largėt.
23. E dhembja (e lindjes) e mbėshteti atė te njė trup i hurmės. Ajo tha: “Ah sa mirė ka qenė pėr mua tė kisha vdekur para kėsaj e tė isha e harruar qė moti!”
24. E prej sė poshtmi atė e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bėri pranė teje njė pėrrockė (uji)”.
25. E ti shkunde trupin e hurmės se do tė bijnė ty hurma tė freskėta.
26. Ti pra, ha pi e qetėsou, dhe nėse sheh ndonjė prej njerėzve thuaj: “Unė ka vendosur heshtje pėr hir tė Gjitėhmėshirshmit, andaj asnjė njeriu sot nuk i flas!”
27. Dhe duke e bartur ngryk shkoj me tė te tė afėrmit e vet ata i thanė: “Oj Merjeme, ke bėrė njė punė shumė tė keqe!”
28. Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme!
29. Atėherė ajo u dha shenjė kah (Isai). Ata thanė: “Si t’i flasim atij qė ėshtė foshnjė nė djep?”
30. Ai (Isai) tha: “Unė jam rob i All-llahut, mua mė ka dhėnė (ka caktuar tė mė japė) librin dhe mė ka bėrė Pejgamber.
31. Mė ka bėrė dobiprurės kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (falje) e zeqat pėr sa tė jemė gjallė!
32. Mė ka bėrė tė mirėsjellshėm ndaj nėnės sime, e nuk mė ka bėrė kryelartė as tė padėgjueshėm!
(Kur’an, Suretu Merjem, 16:32)

Kjo kaptinė ka zbritur nė Meke dhe parashtron ēėshtjen e besimit tė drejtė nė Njė tė vetmin Zot. Quhet “Kaptina pėr Merjemen” ngase dėshira, vullneti i Zotit ishte qė mrekullia e kėtij fėmiu tė lindur prej nėnės sė ndershme, por pa babė, tė besohet, tė pėrjetohet, fuqia e pakufishme e Krijuesit tė madhėruar…
Ēėshtja e Merjemes virgjėreshė, e cila e lindi djalin Isain, paqja qoftė mbi te, ėshtė vėrtetė njė ngjarje e mrekullueshme qė dėshmon se pėr Zotit Fuqiplotė s’ka asgjė tė pamundshme.
Nė Kur’anin e madhėrishėm, Hz. Merjemja ėshtė e vetmja grua, tė cilės i jepet titulli Siddika, pra pėrherė e vėrtetėsishme, besnike, njė atribut qė u jepet vetėm atyre tė cilėt janė mė tė afruarit me Allahun e Madhėruar dhe tė Lartėsuar, pas pejgamberėve (a.s.).
Edhe pse Hz.Merjemja nuk ishte profete, virtyti dhe afria e saj me Zotin duhet t’u shėrbejnė si frymėzim tė gjithė atyre qė kėrkojnė Rrugėn e Drejtė.
Nė Kur’anin famėlartė, hz. Merjemja paraqitet si shembull edhe pėr gratė e Pejgamberit (s.a.v.s.):

Edhe Merjemen, tė bijėn e Imranit, qė e ruajti nderin e vet, e ne prej anės sonė i frymėzuam njė shpirt e ajo i besoj fjalėt e Zotit tė saj dhe librat e tij dhe ishte e devotshme.”
Kur’an, (Suretu Tahrimė, 12)


Tri merita tė hz.Merjemes


Nė kėtė ajet pėrmenden tri merita tė hz. Merjemes , : Ajo ishte njėra nga tė pėrkushtuarat (Kanitah), dėshmoi vėrtetėsinė e fjalėve tė Zotit (Siddikah) dhe nė fund pranoi Shpirtin nga Zoti.
Kanė kaluar dymijė vite qė Shėn Maria apo hz.Mejremja, sipas dėshmive nė Bibėl e Kur’an, pranohet prej besimtarėve tė krishterė dhe muslimanė, qė pėrbėjnė afėr gjysmėn e njerėzimit, si njė shenjė nga Zoti fuqiplotė, me tri veēori, tė cilat shpalosin qartė pozitėn shpirtėrore tė hz.Merjemes Kėto cilėsi janė tė qenit “mė besnikja”, “e dėlira e Zotit” dhe “pranuesja e Shpirtit”.

Hz.Merjemja ėshtė njė dėshmitare e tė vėrtetės islame


Pėrmendja e vazhdueshme e Merjemes, alejhasselam, nė Kur’an ka bėrė qė shumė lexues tė Kur’anit, veēanėrisht jo-muslimanėt, tė ēuditen pėr paanėshmėrinė e dhe universalitetin e Kur’anit dhe besimin nė origjinėn e Tij hyjnore.
Nuk ishte nėna e tij, Eminja, nuk ishte gruaja e tij e devotshme, Hatixhja e cila ishte mbėshtetėse dhe besimtare e Muhammedit (a.s.) e as vajza e tij e dashur Fatimeja as ndonjė grua tjetėr e cila mund tė pėrmendej me ato lėvdata nė Kur’an aq vazhdimisht dhe aq madhėshtore. Ishte Merjemja, nėna e Isait (Jezusit), Profetit tė Krishtėrimit (dhe zotit tė tyre sipas tyre) njė rival i paganizmit arab dhe dukshėm njė rival i islamit qė ishte zgjedhur nga Kur’ani. Nėse Profeti, salallahu alejhis ua selam, vetė do ta kishte shkruar Kur’anin (eudhu bilah – ne i kėrkojmė Allahut mbrojtje nga tė tilla shpifjeje), pse ai duhej ta lavdėronte rivalin e tij?!
Nuk mund tė jetė ndryshe por vetėm nga Allahu, Zoti i Merjemes, Isait (Jezusi), Musait dhe Muhammedit, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi tė gjithė ata.
As Muhammedi (a.s.) nuk kishte asnjėfarė dobie tė pėrceptueshme qė tė lavdėronte Merjemen ose Isain. Nė fakt, lavdėrimi i Isait (Jezusit) dhe nėnės sė tij ishte politikisht jo korrekt nė atė kohė, pėr publikun e Kur’anit, arabėt, ishin tė zemėruar qė Kur’ani ishte duke lavdėruar “zotin” e tė krishterėve ( duke e quajtur atė njė Profet tė ndershėm tė Allahut) ndėrsa duke mos i ofruar tė tilla lavdėrime pėr zotat e tyre pagan prej druri dhe gurėsh...


Hz.Merjemja si njė urė afrimi



Islamofobia, njė sėmundje shpirtėrore nė dukje e re, por qė ėshtė shumė e vjetėr, ėshtė frika dhe urrejtja ndaj Islamit pa arsye tė pranueshme. Mosnjohja e Islamit ėshtė burimi kryesor i kėsaj sėmundje. Islami, tė cilin ata e urrejnė dhe prej tė cilit frikėsohen, ėshtė “Islami” tė cilin ata e paraqesin siē dėshirojnė nė mjetet e informimit, dhe nuk ka lidhje me Islamin, me Kur’anin, i cili i ėshtė shpallur Muhammedit (a.s.)
Sipas Kur’anit, pranuesit e shpirtit nuk janė persona tė rėndomtė. Ata shquhen qartė dhe pėrfitojnė nga njė begati e veēantė prej Zotit. Nė kėtė kategori individėsh spikat figura e Hz. Merjemes, e cila ėshtė njė grua me njė jetėgjatėsi dymijėvjeēare e cila bashkon popuj tė ndryshėm nga tė gjitha racat, bashkon zemra njerėzore midis besimtarėve nė jetėn tokėsore.
Shembulli i Hz.Merjemes ėshtė shumė i rėndėsishėm sot pėr tė lidhur hapėsirėn midis dy qytetėrimeve tė mėdha dhe dy feve tė mėdha, Islamit dhe Krishtėrimit. Me tė vėrtetė kristianėt e sinqertė duhet ta shikojnė Islamin, veēanėrisht mbulesėn e grave muslimane, si njė imazh i ndershmėrisė sė Hz.Merjemes...
Kjo ėshtė njė model i ndershmėrisė qė ēdo grua e devotshme kristiane apo muslimane duhet ta ketė. Nė fakt, shamia nė Islam ėshtė mėnyra e grave muslimane pėr tė dėshmuar tė njėjtėn ide vazhdimisht...







Literatura dhe burimet kryesore:

1. Shkrimi Shenjt, Besėlidhja e Vjetėr dhe Besėlidhja e Re,
Pėrktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Drita, Ferizaj, 1994.

2. KUR’AN-i Pėrkthim me komentim nė gjuhėn shqipe.
Pėrktheu dhe komentoi: H.Sherif Ahmeti, Prishtinė, 1988

3. Graf, Fritz. Greek Mythology. Trans. Thomas Marier. Baltimore: John Hopkins University Press, 1993.

4. Asimov, Isaav, Asimov’s Guide to the Bible, New York, Avenel Books, 1981

5. Armstrong, Karen. "A Short History of Myth". Knopf, Canada, 2006.

6. Eliade, Mircea. Myths, Dreams and Mysteries.
Trans. Philip Mairet. New York: Harper & Row, 1967.

7. Rahman, Fazlur (2009).Major Themes of the Qur'an. University Of Chicago Press.

8. Dictionary for Theological Interpretation of the Bible. Baker Academic, 2005.

9. Nasr, Seyyed Hossein (2003). Islam: Religion, History, and Civilization. Harper San Francisco.

10.Tabatabae, Sayyid Mohammad Hosayn (1988). The Qur’an in Islam: Its Impact and Influence on the Life of Muslims. Routledge.

11. Esposito, John. What Everyone Needs to Know About Islam. New York: University Press, 2000.

12. Dictionary for Theological Interpretation of the Bible. Baker Academic, 2005.

13. Stowasser, Barbara Freyer- the Qur’an, Traditions, and Interpretation, Oxford University Press; Reprint edition (June 1, 1996)


Mexhid Yvejsi, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Shėn Maria apo Hz.Merjemja nė Bibėl dhe Kur'an
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Besim-
Kėrce tek: