prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Myderriz HASAN EF.NAHI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Myderriz HASAN EF.NAHI   Tue Feb 28, 2012 9:07 am



Botime tė reja: Myderriz HASAN ef.NAHI
Jeta dhe vepra
(1905-1991

Kėto ditė doli nė dritė libri me titull:
Myderriz Hasan ef. Nahi- jeta dhe vepra (1905-1991)
Pėrmbledhje kumtesash nga sesioni shkencor
(Prishtinė, 5 shkurt 2011)

Librin e botoi:
Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Republikės sė Kosovės
Shtėpia botuese "Dituria Islame"
Biblioteka "Botime tė veēanta"
Pėr botuesin: Mr. Naim Tėrnava
Pėrgatiti pėr botim:
Ramadan Shkodra - Sadik Mehmeti

Redaksia:
Mr. Naim Tėrnava
Resul Rexhepi
Ahmet Sadriu
Sadik Mehmeti
Ramadan Shkodra - sekretar
Redaktor gjuhėsor:
Prof. dr. Hysen Matoshi
Realizimi kompjuterik & Ballina:
Nuhi Simnica

Nė fillim tė librit, qė sapo ka dalė, redaksia ka shkruar kėtė - Parafjalė:
Dihet mirėfilli se popujt e qytetėruar kanė hapėruar tutje nė saje tė respektimit tė vlerave tė tė parėve tė tyre. Duke qenė tė vetėdijshėm se historia nuk fillon me ta, ata hulumtuan, ndriēuan dhe u morėn me arritjet dhe rezultatet e tė parėve tė tyre dhe i pėrvetėsuan ato; ata ishin mirėnjohės dhe falėnderues ndaj tė parėve tė tyre, ndaj jetės dhe veprės sė tyre. Natyrisht, arritjet e tė parėve tė tyre ata i plotėsuan dhe i avancuan sipas nevojave, kushteve dhe modeleve tė kohės.
Duke pasur parasysh kėtė fakt dhe tė tjerė, Kryesia e Bashkėsisė Islame e Kosovės, nė vazhdėn e aktiviteteve tė saj dhe nė kuadėr tė ndriēimit dhe njohjes sė jetės dhe veprės sė ulemave tanė tė mėher¬shėm, mė 5 shkurt 2011, nė Prishtinė, organizoi sesionin shkencor "Myderriz Hasan ef. Nahi -Jeta dhe vepra- (1905-1991)". Pėrveē kė¬saj, me rastin e 20-vjetorit tė vdekjes sė Hasan ef. Nahit, po atė ditė, u mbajt edhe njė Akademi pėrkujtimore dhe u shfaq filmi dokumentar "Myderriz Hasan ef. Nahi - pishtar i arsimit nė Kosovė" kushtuar kė¬tij myderrizi, pedagogu, hoxhe e intelektuali tonė ndėr mė tė shquarit nė shekullin e kaluar.
Myderriz Hasan efendi Nahi nuk ka dyshim se ėshtė ndėr figurat dhe personalitetet kryesore, i cili la gjurmė tė pashlyeshme, qoftė si imam, vaiz, qoftė si pėrkrahės i zjarrtė i shkollės shqipe dhe posa¬ēė¬risht si myderriz e pedagog nė medresenė "Alaudin".
Po ashtu Myderriz Hasan efendi Nahi, konsiderohet edhe ndėr pėrkrahėsit mė tė shquar dhe tė patundur nė mbrojte tė tė drejtave tė popullit tė tij nė kohė tė vėshtira. E nė anėn tjetėr, Hasan efendiu ishte i kujdesshėm, i butė, i dashur, i qetė, i afėrt e miqėsor si askush tjetėr me popullin dhe njerėzit e tij, me talebet, xhematin, intelektualėt dhe sidomos me nxėnėsit e tij, qė aq shumė i deshi dhe e deshėn.
Hasan efendiu ishte i vetėdijshėm edhe pėr nevojėn e pėrkthimit tė Kuranit nė gjuhėn shqipe, tė cilėn punė e kishte quajtur si farz pėr ule¬manė shqiptare. Edhe kėtė detyrė e obligim Hasan efendiu, edhe pse nė mo¬shė tė shtyrė, e kreu me shumė pėrkushtim dhe devotshmėri dhe kėshtu ia mundėsoi popullit tė tij qė kuptimin e Fjalėve tė Allahut ta lexojnė nė gjuhėn e bukur shqipe.
Tė gjitha kėto qė i thamė, e bėjnė myderriz Hasan efendi Nahin njė misionar e pishtar tė arsimit e edukimit tė popullit tonė, e bėjnė njė personalitet qė duhet tė merret si shembull nga brezat e rinj pėr pėrkushtimin dhe dashurinė ndaj trinomit Arsim - Fe - Atdhe. Pikė¬ri¬sht kėto, e bėjnė Hasan efendiun tė veēantė dhe njė njeri qė do tė ku¬jtohet me pietet dhe respekt nga gjeneratat e ardhshme tė ulemave gjithandej trojeve shqiptare.
Nė sesionin shkencor "Myderriz Hasan ef. Nahi -Jeta dhe vepra-(1905-1991)" morėn pjesė 21 studiues tė fushave tė ndryshme nga Kosova dhe Maqedonia, tė cilėt, nė kumtesat, kontributet dhe disku¬ti¬met e tyre, vunė nė pah dhe shpalosėn aspekte nga jeta dhe vepra e myderriz Hasan ef. Nahit, duke filluar nga jeta e tij si nxėnės, e mė pastaj edhe myderriz nė Gjakovė, si myfti nė Prizren, student nė "Al-Azhar" tė Kajros, myderriz nė Medresenė e Prizrenit, kryemyfti i Pri¬zrenit me rrethinė, myderriz e pedagog nė medresenė "Alaudin", hoxhė, vaiz e tribun i popullit, pishtar dhe pėrkrahės i arsimit ko¬mbė¬tar e fetar, pėrkthyes i Fjalėve tė Allahut dhe shpjegues e interpretues i tyre, e deri te kujtimet pėr Hasan ef. Nahin dhe vėmendjen qė shtypi shqiptarė i kishte kushtuar Hasan efendiun.
Ē’ėshtė e drejta, pati edhe paraqitje tė ish-nxėnėsve, kolegėve e bashkėpunėtorėve tė Hasan ef. Nahit, tė cilėt shpalosen kujtimet e tyre nga takimet dhe aktivitetet qė patėn me kėtė personalitet tė njohur e tė respektuar. Tė gjitha kumtesat dhe kontributet e kėtij sesioni, - sė bashku me fjalėn e hapjes, fjalėn pėrshėndetėse, njė album tė fotografive tė My¬derriz Hasan ef. Nahit dhe njė album tė fotografive nga sesioni, - bo¬tohen tė pėrmbledhura nė vėllimin "Myderriz Hasan ef. Nahi - Jeta dhe vepra (1905-1991)".
Kryesia e Bashkėsisė Islame, me organizimin e kėtij sesioni dhe me botimin e kėsaj pėrmbledhjeje, edhe njėherė po konfirmon dhe dė¬shmon rolin e kėmbėnguljen e saj pėr ndriēimin dhe njohjen e figu¬ra¬ve tė ulemave tanė, me qėllim pėrfundimtar ripėrtėritjen e ri¬ngja¬lljen e trashėgimisė sonė tė begatė.
Me botimin e kėsaj pėrmbledhjeje dhe tė ngjashme si kjo, Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Kosovės bėhet prijatare e atyre institucioneve pėrfaqėsuese tė qytetėrimit dhe tė kulturės islame-shqiptare nė trojet tona.

Libri ka kėtė pėrmbajtje:

Parafjalė, faqe...................................................................................... 5

Mr. Naim Tėrnava:
Hasan efendi Nahi personaliteti islam i shekullit tė njėzetė............... 9

Dr. sc. Nehat Krasniqi:
Reflekse tė traditės kulturore tė vendlindjes nė personalitetin e Hasan efendi Nahit...........15

Dr. sc. Fahrush Rexhepi:
Myderriz Hasan efendi Nahi - Dijetar e atdhetar i njohur nė mbarė Kosovėn -............................ 25

Mr. Qemajl Morina:
Hasan ef. Nahi - student nė Universitetin "Al-Azharit" nė Kajro.... 31

Mr. Sadik Mehmeti:
Hasan ef. Nahi myderriz i Medresesė "Mehmet Pasha" nė Prizren (1943-1948).................... 37

Prof. dr. Qazim Qazimi:
Hasan ef. Nahi myderriz dhe pedagog nė Medresenė "Alauddin"... 47

Mr. Elez Ismaili:
Myderriz Hasan efendi Nahi - hoxhė dhe tribun i popullit tė vet.... 55

Prof. dr. Muhamet Pirraku:
Myderriz Hasan ef. Nahi - pishtar dhe pėrkrahės i arsimit kombėtar shqiptar
(Gjakovė, 12 mars 1905 - Prishtinė, 5 shkurt 1991)................................61

MA. Alban Dobruna:
Hasan ef. Nahi nė mbrojtje tė Gjimnazit tė Gjakovės..................... 83

Dr. Mehmet Halimi:
Fryma kombėtare nė veprimtarinė e myderriz Hasan efendi Nahit. 87

Resul Rexhepi:
Hasan ef. Nahi - pėrkthyes i Kuranit fisnik.................................... 97

Dr. Ramiz Zekaj:
Kultura e pėrkthyesit tė Kuranit nė shqip...................................... 109

MA. Jahja Hondozi:
Si i ka pėrkthyer Hasan ef. Nahi prezentin dhe imperativin kategorik 123

Elez Osmani:
Kujtime pėr alimin Hasan efendi Nahi
(Apo momente tė veēanta nga jeta e tij)....129

Ramadan Shkodra:
Personaliteti i myderriz Hasan ef. Nahit nė shtypin shqiptar......... 139

KONTRIBUTE............................................................................. 147

Mexhid Yvejsi:
Rruga jetėsore e Myderriz Hasan ef. Nahit................................... 149

Esat Rexha:
Hasan efendi Xhehnemi - Nahi (1905-1991)................................ 157

Vehap Shita:
Profesor i dashur dhe i respektuar - besnik i popullit dhe i atdheut tė vet........161

Prof. Dr. Xhevat Lloshi:
Lėvrimi i shqipes nė shėrbim tė gjuhės sė shenjtė tė Kuranit........ 165

Ilmi Rexhepi:
Sprovė pėr klasifikimin teorik tė metodės sė pėrkthimit tė Kuranit
nga Hasan Nahi............................................................ 171

Lavdim B. Behrami.
Myderriz Hasan ef. Nahi, pėrkthyes dhe komentues i Kuranit
nė gjuhėn shqipe........................................................................... 179

Ali Vezaj:
(Ri)lexim “Letėr e haptė” e shkruar nga Hasan ef. Nahi mė 1978.....183

FOTOALBUM.............................................................................. 187
Foto nga Sesioni........................................................................... 203
Pėrmbajtja...............................................................................................207

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Myderriz HASAN EF.NAHI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkė kushtrimi
» Ramadan Asllani: Hasan Remniku - Kaēaku i fundit i Kosovės
» Flet Hasan Zeneli, bashkėluftuar i Zahir Pajazitit (5)[/
» Kush i tha Zahir Pajazitit ta vranė Dr. Rugoven?-Flet Hasan Zeneli, bashkėluftėtar i Zahir Pajazitit: Duhet tė zbardhet vrasja e Zahirit
» Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: