prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 NĖ HAP ME RUGOVĖN

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: NĖ HAP ME RUGOVĖN   Tue May 08, 2012 1:24 pm


Botime tė reja: ”NĖ HAP ME RUGOVĖN”
Shkruar nga Adnan MEROVCI

Kėto ditė tė bukura, me diell, nė javėn e parė tė muajit maj, 2012, doli nė Prishtinė, doli nė dritė libri me titull: ”NĖ HAP ME RUGOVĖN” shkruar nga Adnan Merovci.
Adnan Meorvci, njėri prej personave mė tė afėrt tė ish-kryetarit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė kėtė libėr ka pėrmbledhur kujtimet me tė. Libri ėshtė voluminoz dhe ka katėr pjesė.
Nė pjesėn e parė, Adnan Merovci ka shkruar pėr veten dhe raportin me kryetarin dr. Ibrahim Rugova, nė pjesėn e dytė ka shkruar pėr Rugovėn si qytetar dhe lider politik, nė pjesėn e tretė shkruan pėr miqtė dhe bashkėpunėtorėt e tij. Kurse, pjesa e katėrt e librit ėshtė plotėsuar me fotografi dhe dokumente pėr Rugovėn, tė nxjerra kėto nga arkivi i pasur i autorit, Adnan Merovci.
Pos Ibrahim Rugovės, libri i Adnan Merovcit flet edhe pėr marrėdhėniet dhe personazhet e njohura shqiptare tė kohės si Adem Jashari, Fehmi Agani, Hashim Thaēi, Sali Berisha dhe Azem Hajdari.
Ditėn e hėnė, nė mesditė, me 7 maj 2012 u bė pėrurimi i librit nė sallėn e konferencave tė hotelit “Grand” nė Prishtinė, e cila ishte mbushur pėrplotė.
Ceremonia e pėrurimit ėshtė hapur me videospotin e kėngės nė anglisht “Kosova calls for peace”, qė kishte bėrė bashkė shumė kėngėtarė tė muzikės gjatė viteve ’90, ndėrsa ėshtė pėrmbyllur me dokumentarin qė nė mėnyrė kronologjike ka pėrshkruar historinė mė tė re tė Kosovės. Dr. Ibrahim Rugova aty ka vend qendror. Ky film dokumentar prej 18-minutėsh, ishte pėrgatitur, po ashtu me materiale arkivore, nga Adnan Merovcit.
Adnan Merovci, autori i librit, foli pakėz pėr librin, ai tha:
”Atė qė ka ditur, ka dashur dhe ka mundur e ka thėnė nė libėr”.
Pėr librin, e mė tepėr pėr Ibrahim Rugovėn, kanė folur analisti Halil Matoshi, shkrimtari Arif Demolli, e gazetari Baton Haxhiu.
Analisti. Halil Matoshi, Rugovėn e ka pėrfshirė nė njė trekėndėsh tė personaliteteve tė shquara ndėr shqiptarė, qė sipas tij e kanė ndėrtuar Kosovėn me tė mirat dhe dhimbjet saj.
“Me fol pėr Rugovėn ėshtė e lehtė, madje ėshtė bėrė trend. ‘E let’ sepse guha asht p’ej tuli e kan n’gjak s’e qet!’ Kshtu e thotė Leka i Dukagjinve, kodifikuesi i rregullit jetėsor tė arbėrve mesjetar. Ėshtė vetėm edhe njė figurė monumentale qė e ndėrlidh Rugovėn me Lekėn, Hasan Prishtinėn tragjik”, ka thėnė Matoshi. Ndonėse vepruan nė epoka tė ndryshme, sipas Matoshit, kėta tre burra janė bėrthama e mendimit civil tė kosovarėve.
“Rugova ishte kryeneē po aq sa Leka dhe tragjik po aq sa Hasani. Rugova e ka njohur mirė etnopsikologjinė dhe kodet e fshehura tė jetės sė shqiptarėve etnikė tė Kosovės dhe dėshirat e tyre pėr me kanė tė lirė e tė pavarur i kodifikoi e artikuloi ma mirė se ēdo kush tjetėr”, ka thėnė Matoshi, qė ėshtė ndalur edhe nė plot momente tė “periudhės sė Rugovės”.
Sipas Halil Matoshit, Rugova ia doli tė mbetet humanist i papėrmirėsueshėm, dhe kėtė pėrpiqet ta thotė nė kėtė libėr edhe Merovci, madje sipas tij “nuk do tė ngopemi tu e njoftė Rugovėn.”
Shkrimtari, Arif Demolli, qė njėherėsh ėshtė edhe recensent i librit tė Merovcit, kryetarin Rugova, ndėr tė tjera, thotė se e ēmon edhe pėr arsye se ai hoqi dorė me vetėdije tė lartė patriotike nga pasioni dhe pėrcaktimi i tij jetėsor – nga letėrsia dhe studimi i saj.
“Prandaj isha tepėr kureshtar ta dija se si ngrihej ai nė piedestalin e liderit nga fusha e letėrsisė, si e udhėhiqte njė pjesė tė kombit pa institucione tė mirėfillta, pa ushtri e polici, pa financa tė rregullta”, shprehet Demolli, teksa shtron edhe pyetje tjera kur bėhet fjalė pėr presidentin historik.
“Si arriti ta bėnte grusht njė popull tė tėrė, i cili pėr njė fjalė tė tij mund tė hidhej nė zjarr, e si i besonte aq shumė kauzės sė vet paqėsore - tė na shpėtonte nga shfarosja – kur Ballkani po digjej flakė”, ka thėnė Demolli.
Kujtimet e Merovcit, Arif Demolli thotė se e kanė kthyer sėrish nė kohėt e vėshtira, poshtėruese, por edhe tė lavdishme nė tė njėjtėn kohė.
“Ato mė zgjuan sėrish kureshtjen pėr tė mėsuar mė tepėr pėr jetėn dhe veprimtarinė e kryetarit Rugova, sidomos pėr ato momente e detaje tė cilat nuk janė zhvilluar para opinionit”, ka thėnė Demolli.

Dhe mė nė fund, gazetari, Baton Haxhiu, ka thėnė se tė gjithė mund tė flasin pėr rugovizmin e tė shkruajnė pėr doktrinėn rugoviste, por ata qė duan tė bėjnė tash e tutje kėtė gjė, duhen sė pari ta lexojnė librin e Merovcit. E kėtė pėr tri arsye.
“E para se ka rrėfime autentike tė njeriut qė ka qenė nė secilėn ngjarje, sė dyti se nė disa fjali prek se ēfarė ka qenė rugovizmi i vėrtet i jetės sė presidentit Rugova, dhe sė fundi ai ka hequr tė gjitha misteriozitetet rreth takimeve, jetės dhe raportit tė tij me njerėz tė tjerė”, ka thėnė Haxhiu.
Sipas autorit, Adnan Merovci, ky libėr, pėrveē tjerash fokusohet nė ilustrimin e Rugovizmit. Pra, si autor, kam dhėnė shembuj tė Rugovizmit. Zbėrthimin e tyre e bėjnė lexuesit. Jemi mėsuar tė dėgjojmė shumė herė pėr Rugovizėm, Filozofi Rugoviane etj, por nuk kemi shpjegime konkrete, ēfarė do tė thotė. Libri i’u dedikohet kryesisht tė rinjve qė nuk i takuan kohės sė Rugovės” ka thėnė Merovci pėr Indeksonline...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
NĖ HAP ME RUGOVĖN
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gryka: Berisha helmoi Rugovėn e vrau Azemin, i zbuluan dosjen
» Presidenti Pacolli: Jam i pėrgatitur ta ēoj pėrpara idenė e Ibrahim Rugovės
» AGIM GASHI:TI TEUTA E IBRAHIM RUGOVĖS
» MĖ 1990 - FALESHIN QINDRA MIJĖRA GJAQE PĖR ATDHE, PĖR FLAMUR, PĖR ANTON ĒETTĖN, PĖR IBRAHIM RUGOVĖN
» Gani Geci i tregon Thaēit se fotografia e Rugovės ishte nė odėn e Adem Jasharit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: