prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 RRETH DHIKRIT dhe URTISĖ SĖ TIJ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: RRETH DHIKRIT dhe URTISĖ SĖ TIJ   Thu Jun 14, 2012 11:19 pm


Botime tė reja: RRETH DHIKRIT dhe URTISĖ SĖ TIJ

Kėto ditė doli nė dritė nė Tiranė libri “RRETH DHIKRIT dhe URTISĖ SĖ TIJ, i autorit Xhavādī Āmuli, me shqipėrim, parathėnie e shėnime nga Edin Q. Lohja.
Nė parathėnie, pėrkthyesi i shquar z.Edin Q. Lohja, ndėr tė tjera, shkruan:
Pėrkujtimi (dhikr) ėshtė rregulla mė e fortė e fesė …
ligji nuk na ėshtė obliguar e adhurimet s’na janė urdhėruar,
pėrveēse pėr hir tė ngulitjes sė pėrkujtimit tė Zotit.
(1. Cituar nė: Martin Lings, A Sufi Saint of the Twentieth Century: Shaikh Aḥmad al-‛Alawī (London: Allen & Unwin, 1971), ff. 96-97.)
Shejh Aḥmed el-‛Alawī (1286-1353/1869-1934)

Kryerja e dhikrit me prani tė zemrės (ḥuḍūr el-kalb) …
merr pėrparėsi ndaj tė gjitha veprave tė adhurimit;
jo madje, pikėrisht pėrmes saj marrin dinjitet ato;
ky ėshtė fryti i pėrfundėm i adhurimeve praktike.
2. Ebū Ḥāmid el-Ghazzālī (450-505/1058-1111)
Iḥjā’ ‛ulūm ed-dīn (Beirut: Dāru’l-Hādī, 1992), vėll. I, ff. 399-400.

Sipas pėrkthyesit, z.Edin Q. Lohja, ky material ėshtė shkėputur nga Kreu X i veprės Ḥikmet-i ‛ibādāt (Urtia e adhurimeve) tė autoritetit tė shquar fetar dhe intelektual Ājetullāh ‛Abdullāh Xhawādī Āmulī (1933), autor prodhimtar veprash tė thellėsishme, si zbėrthimi madhor i Kur’anit Fisnik, Tefsīr tesnīm. Siē vėrejnė botuesit e origjinalit, ndryshe nga krerėt pararendės nė libėr, qė janė transkripte ligjėratash ose leksionesh, ky kapitull ėshtė ndėr punimet e shkruara tė Xhawādī Āmulīut dhe ka njė shije tė veēantė. Vėshtirėsia e disa fragmenteve, bashkė me thellėsinė dhe pasurinė e tyre nė raport me krerė tė tjerė, kėrkojnė vėmendje tė posaēme nga ana e lexuesit.
Nė kėtė botim, fjala ḥikmeh – e shfaqur gjithashtu nė titullin e origjinalit – ėshtė pėrkthyer nė kuptimin e saj tė pėrgjithshėm si “urti” (tė shihet pėr shembull, ajeti 2:269 i Kur’anit Fisnik), ndryshe nga kuptimi i saj i kufizuar “filosofķ”, i lidhur me njė diskurs tė posaēėm dituror nė traditėn intelektuale islame.
Libri : RRETH DHIKRIT dhe URTISĖ SĖ TIJ ėshtė botuar nė Tiranė, maj, 2012, nga Fondacioni ”Rumi”.
Nė vitėt e fundit, nė fushėn e botimeve Fondacioni "Rumi" nė Tiranė, solli nė gjuhėn shqipe disa libra me vlerė, solli autorin dhe studiuesin amerikan. Dr. William C. Chitick i Universitetit tė Stoony Brook, nė New York, SHBA, qė ėshtė njė nga autorėt mė tė njohur nė fushėn e studimeve krahasuese religjioze, me librin "Nė kėrkim tė zemrės sė humbur". Libri pėrshkruan thelbin e traditės Sufi nė formėn e njė hyrjeje tė shkruar kuptueshėm e me kompetencė tė lartė shkencore.
Gjithashtu Fondacioni ka botuar nė shqip edhe librin tjetėr tė Prof. Dr. William C. Chittick dhe tė studiueses japoneze Dr. Sachiko Murata, "Vizioni i Islamit"(Vision of Islam).Vizioni i Islamit ėshtė nga paraqitjet mė tė sukseshme tė Islamit tek lexuesit perėndimorė. Autorėt ndėrmarrin njė studim tė plotė, i cili, duke u nisur nga tė vėrtetat e shpallura tė besimit, pėrhapet nė rrathė gjithmonė e mė tė gjerė pėr tė pėrfshirė nė fokusin e tij tė gjitha aspektet e vizionit Islam.
Njė botim i rėndėsishėm nė fushėn e edukimit dhe tė arsimit ėshtė libri "Tė Mėsosh Pėrmes Debatit", i Prof. Dr. Oscar Brenifier (Doktor nė Filozofi). Tė mėsosh nėpėrmjet debatit do tė thotė tė praktikosh me studentėt dhe nxėnėsit ushtrimin e vėshtirė tė elaborimit e tė shprehjes sė ideve nė njė atelie, ku tė gjithė ata guxojnė tė pyesin, kritikojnė e gjykojnė nė mėnyrė tė argumentuar e inteligjente.
Ndėrsa libri i Prof. Dr. Sejjid Hussein Nasr (Universiteti George Washington, SHBA) dhe Prof. Dr. Muzaffer Ikbal (Qendra: Islami e Shkenca, Kanada), "Islami, Shkenca, Muslimanėt dhe Teknologjia", i botuar mė sė fundi nga Fondacioni "Rumi", trajton dilema dhe probleme, me tė cilat pėrballet sot bota shkencore e ajo muslimane, nė veēanti, sidomos nė raportet e tyre me teknologjinė dhe shkencėn moderne.
Mė 2007 Fondacioni "Rumi" boton librin "Bashkėbisedime persisht-shqip", ndėrsa mė 2010 pas njė pune tė gjatė dhe kėmbėngulėse, fondacioni Rumi arriti tė hartojė me ndihmėn e njė grupi studiuesish fjalorin e parė Persisht-Shqip. Besojmė se ky fjalor nuk ėshtė arritje vetėm pėr Fondacionin, ai do tė hyjė nė historinė e leksikografisė shqiptare dhe iraniane si i pari fjalor persisht-shqip. Fjalori pėrfshin rreth 20.000 fjalė dhe shprehje. Ai ėshtė hartuar sipas tė gjitha standardeve leksikografike bashkėkohore pėr zgjedhjen e fjalės, paraqitjen shkrimore, tejshkrimin (transkriptimin), ndarjen kuptimore, sistemin e thėnieve ilustruese, shėnimet ligjėrimore e stilistikore etj.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
RRETH DHIKRIT dhe URTISĖ SĖ TIJ
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mexhid Yvejsi:RRETH TARIKATIT SHAZILI
» Nuhi Veselaj: Rreth identitetit tė gjinisė asnjanėse nė shqipen e sotme (VII)
» Cikėl shkrimesh rreth punės me nxėnės me aftėsi tė kufizuara mendore!
» Njė orė mėsimi nė njė shkollė tė mesme amerikane, rreth krijimtarisė sė shkrimtares Kozeta Zylo
» KRISTAQ TURTULLI:Disa mendime rreth krijimtarisė sė kėngėtarit tė dashurisė Pėrparim Hysi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: