prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE   Sat Aug 11, 2012 12:41 am


Botime tė reja: Naim Kelmendi

ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE

(101 PĖRKUSHTIME Ali Podrimes)

Ende pa u bė njė muaj nga vdekja e poetit Ali Podrimja, i cili ndrroi jetė mė 21 Korrik 2012 nė Lodve, Francė, ku kishte shkuar pėr tė marrė pjesė nė edicionin e 15-tė tė festivalit tė poezisė “Zėrat e Mesdheut”, kėtu ditė tė nxehta, nė fillim tė muajit 2012, doli libri me poezi me titull “Antologjia e dhembjes poetike”, (101 pėrkushtime Ali Podrimjes.
Autori i kėtij libri, i kėsaj antologjie ėshtė Naim Kelmendi, botim i Shtėpisė Botuese “Rugova Art”.

Nė kėtė libėr, tė titulluar:
”Antologjia e dhembjes poetike”-(101 pėrkushtime Podrimjes), zėnė vend 101 poetė me poezitė e tyre pėr poetin, i cili nė muajin e kaluar, mė 21 korrik, 2012, ndrroi jetė...
Nė kėtė antologji, 101 krijues, qė e kanė njohur, qė e kanė kanė dashur poetin, Ali Podrimja, secili nga poetėt, me pėrkushtimin e tyre poetik, shpreh jo vetėm dhembjen pėr humbjen e poetit Ali Podrimja.
Antologji prej 101 poezish dhe po prej kaq emra poetėsh, lexohet si njė ndėrkomunikim i bukur poetik. Nis me poezinė "Vdekja dhe Poeti" tė Alma Papamihalit dhe pėrfundon me vargjet e poezisė "Modestisht pėr poetin e madh ALI PODRIMJA" tė poetes Zhorzh Sand (Viktoria Xhako-s), ku ndėr tė tjera, shkruan:

”Nė glob janė shpėrndarė nxėnėsit e mi,
Mbase takim s’do tė ketė ndonjėherė
Por emrin shqiptar me vete kanė marrė...”

Njėri nga redaktorėt e kėsaj vepre, P. Buzhala, thotė se poeti nuk vdes! Rekuiemi lirik, toni elegjiak, kujtesa lirike, shndėrrohen nė Ideal Poetik. Shndėrrohet nė idealizim tė kujtimit, nė thellėsi tė konotacionit figurativ, nė fusha referencash tė pasura semantike, nė hapėsira tė pėlleshme asociative, nė ndėrtime tekstesh mbi kodet e pėrzgjedhura, nė transformime ndėrtekstore e mbitekste poetike dhe, sidomos, nė dinamikė tė brendshme tė strukturės kuptimore...
Librin e autorit Naim Kelmendi “Antalogjia e dhembjes poetike”- (101 pėrkushtime Podrimjes), e botoi “Rugova Art”, Prishtinė, 2012.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė








Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Proze poetike- Mjerimi- Shkruar nga Raimonda Moisiu
» POEZI NGA GRIGOR JOVANI TE ZGJEDHURA NGA "SOFRA POETIKE"
» FAIK KONICA
» Skėnder R. Hoxha: Metaforat dhe pėrkushtimet si klithje poetike
» Kristaq Shabani:Personalitetete te etikes dhe te mirefillesise letrare marrin pjese ne Simpoziumin Nderkombetar 'MUZA POETIKE PEGASI 2011..." ME OBJEKT "LIRIZMI NE LETERSI DHE RRUGETIM PEGASI INTERNACIONAL"[/

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: