prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 100 Personalitete Shqiptare tė Kulturės Islame

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: 100 Personalitete Shqiptare tė Kulturės Islame   Fri Sep 28, 2012 8:59 am


Botime tė reja: 100 PERSONALITETE SHQIPTARE TĖ KULTURĖS ISLAME

Kėto ditė, shtator, 2012, doli nė dritė nė Tiranė, libri-Enciklopedi me titull:
100 PERSONALITETE SHQIPTARE TĖ KULTURĖS ISLAME, botuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė me qendėr nė Tiranė.
Libri ka 307 faqe, ku janė vendosur 100 personaliteteve tė shquara shqiptare tė kulturės islame.
Drejtori i Kulturės nė Komunitetin Mysliman tė Shqipėrisė, Genti Kruja, nė parathėnien e kėtij libri, ndėr tė tjera, shkruan:

“Shqipėria dhe tė gjithė shqiptarėt nė trojet e veta kanė hyrė nė vitin jubilar tė 100 vjetorit tė ngritjes sė flamurit, shpalljes sė pavarėsisė dhe themelimit tė shtetit shqiptar. Me kėtė rast edhe Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė ka marrė iniciativėn e organizimit tė shumė aktiviteteve, konferencave, botimeve e tė ngjashme me kėto, pėr tė ndriēuar sadopak historinė e lėvizjeve tė mėdha kombėtare pėr liri e pavarėsi, pėr arsimim dhe aspirata nė ndėrtimin e identitetit kombėtar, ruajtjes sė vlerave universale islame dhe trashėgimisė sė madhe kulturore tė harmonisė dhe bashkėjetesės ndėrfetare te shqiptarėt.”

S’ka dyshim se ky libėr, kjo enciklopedi tek lexuesit do tė sjellė frymėzim, sepse aty janė 100 personalitete tė kulturės islame qė i kanė shėrbyer kombit dhe atdheut po me aq dashuri sa i kanė shėrbyer edhe fesė.
”Elita fetare duhet tė vendoset nė piedestalin e historisė sė vendit”, ka thėnė Kryeministri Sali Berisha - duke folur nė Konferencėn Shkencore tė Bashkėsisė Islame tė Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė, e cila zhvillohet sot nė Tiranė me 28 shtator 2012, nė kuadėr tė 100-Vjetorit tė Pavarėsisė - duke theksuar se roli i besimeve fetare nė Shqipėri ėshtė injoruar dhe harruar.
“Roli dhe kontributi i udhėheqėsve shpirtėrorė tė kombit, tė besimit mysliman, ortodoks dhe katolik nė 100-Vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ėshtė injoruar dhe ėshtė harruar. Kjo e vėrtetė e hidhur ka shpjegimin e vetė tė qartė, sepse pėr diktatorin nė Shqipėri armik mė tė egėr se besimet tek Zoti nuk kishte. Ndaj dhe ai ndėrmori ndaj tyre barbaritė mė tė pashembullta nė historinė moderne tė njerėzimit. Nė Kosovė dhe nė trojet shqiptare pushtuesi donte t`u impononte besimin e tij, ndaj dhe ky kapitull i rėndėsishėm i histoirsė sonė duhet tė dalė dhe tė vendoset nė piedestalin qė meriton”, ka thėnė Berisha.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
100 Personalitete Shqiptare tė Kulturės Islame
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare
» Fjalė tė Urta - ISLAME
» Tregime nga gratė shqiptare
» Vrasjet dhe masakrimet e femrave me ligjet islame
» Letėrsia shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: