prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "Meshari" i Buzukut nė Shqipėri pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: "Meshari" i Buzukut nė Shqipėri pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė   Fri Oct 05, 2012 12:28 pm



Ndryshimet tuaja u ruajtėn



“Meshari” i Buzukut nė Shqipėri pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė



Sipas Radio Vatikanit, 4 tetor 2012, Kryeministri Sali Berisha deklaroi tė mėrkurėn mė 3 tetor nė mbledhjen e radhės tė qeverisė se nė kuadėr tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė, do vijnė nė Shqipėri, jo vetėm armėt e Skėnderbeut, por edhe kopja origjinale e librit "Meshari" i dom Gjon Buzukut.Sipas kryeministrit tė Shqipėrisė dr. Sali Berishės, po nė kudėr tė festimeve pėr 100- vjetorin tė Vendit, nė Romė tė Italisė mė datėn 20 nėntor do hapet njė ekspozitė e thesareve kulturore tė Shqipėrisė, ndėrsa nė Moskė do hapet ekspozitė e 18 ikonave, kryevepra tė muzeut tė artit mesjetar tė qytetit tė Korēės."Meshari", libri i parė shqip (1555) ruhet nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit. Ashtu siē ėshtė sot, ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e para, por edhe disa tė tjera nė mes. Kėshtu qė, duke mos pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij tė vėrtetė dhe as vendin e botimit .Dimė se mė datėn 5 janar 1555 prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku e pėrfundoi sė shkruari Mesharin e tij, qė deri mė sot njihet si vepra e parė e llojit dhe njėkohėsisht si i pari monument letrar i botuar nė gjuhėn shqipe.Vetė autori, don Gjon Buzuku shkruan nė parathėnien e Mesharit se e mbaroi “sė shkruami” veprėn mė 5 janar 1555.Siē pohuam, deri mė sot nuk njihet njė tjetėr libėr mė i vjetėr, i shtypur, nė gjuhėn shqipe, veē kėsaj vepre, shkruar e botuar nė rrethana qė ende sot janė mjaft tė diskutueshme. Sidoqoftė vepra e Mesharit mbetet monument i pėrpjekjes sė klerit tė krishterė shqiptar pėr ta shpėtuar popullin nga rreziku i tjetėrsimit e humbjes sė identitetit kombėtar e shpirtėror, pėr ta mbajtur tė lidhur fort me dritėn e Shėlbimit tė Krishtit dhe me dritėn e qytetėrimit perėndimor. Meshari i Buzukut, siē thekson vetė autori, u botua sepse “gjuha jonė nukė kish gjaa tė endigluem en sėh shkruomit shenjtė” - nuk kishte, pra asnjė pėrkthim tė Shkrimit Shenjt, por kryesisht “en sėh dashunit sė botės sėnė” - nga dashuria pėr popullin e vet. Kėshtu, dom Gjon Buzuku na jep tė dhėna pėr kohėn e tij se nė gjuhėn shqipe, pra nė gjuhėn e popullit, ndjehej mungesa e shkrimeve, libra e shkrimeve nga Bibla e mbi fenė e krishterė, pėr ta njohur e edukuar popullin nė fenė e vet.Prandaj, i nxitur nga nevoja e madhe baritore dhe i frymėzuar nga llojet e librave liturgjike qė qarkullonin nė kohėn e tij, dom Gjon Buzuku bėn njė pėrgatitje dhe pėrpilon njė libėr me pjesė tė ndryshme tė liturgjisė e tė biblės, qė shėrbenin nė rend tė parė pėr priftėrinjtė pėr kremtimin e Meshės e tė Sakramenteve tjera apo pėr lutjet e tyre tė pėrditshme. Siē dihet, mjerisht, kėsaj vepre, Mesharit, i mungojnė disa faqe: atė tė fillimit e disa tjer aty kėty brenda vetė librit.Meshari i Buzukut ėshtė kryesisht pėrkthim por ka edhe pjesė autentike tė shkruara personalisht nga dom Gjon Buzuku si dhe nga priftėrinjtė tjerė shqiptarė si dom Gjergji, dom Marku, dom Pjetri e tjerė, siē dėshmohet brenda disa faqeve tė kėsaj vepre.

Meshari i Buzuku ėshtė libėr liturgjik tė cilin mund ta krahasojmė e kėndej quajmė COMES, apo Epistolar, Leksionar siē i quanin liturgjistėt e mesjetės librat qė pėrmbanin pjesė tė Biblės e lutje tė ndryshme pėr t’u lexuar nė kremtime tė Meshės gjatė vitit liturgjik kishtar, gjatė kremtimit tė Sakramenteve e tjera momente fetare, ēka pėrmban edhe Meshari i Buzukut. Nė tė vėrtet nė kėtė vepėr COMES kemi: Oficen e Zojės, Shtatė Psalmet pendestare, Litanitė e Shenjtorėve, disa pjesė tė Ritualit (mbi Sakramentin e Martesės), Urdhėrimet e Zotit dhe pjesė tjera tė katekizmit e Meshėt, pėr tėrė vitin e liturgjisė kishtare, ndėr festa tė luajtshme e tė paluajtshme. Kemi pra fjali dhe tekste tė vetėsajuara me njė vlerė tė madhe demo-etno- antropologjike, dhe, mbi tė gjitha sekuenca po thuaj se e plotė e pjesėve tė Letrave dhe Ungjijve tė Meshėve tė tė dielave dhe tė festave tė vitit liturgjik tė ritit katoliko-romak, me vėmendje tė veēantė ndaj Meshėve kushtuar shenjtorėve tė urdhrit franēeskan dhe tė atyre mė popullorė nė botėn shqiptare.Vėshtirė tė pėrmbledhėsh nė pak rreshta vlerėn e njė libri me histori e vlerė tė veēantė, prej tė cilit ka mbetur vetėm njė kopje, qė ruhet nė bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit. Studiues tė shumtė i kanė kushtuar gjurmimet e studimet e tyre si Atė Justin Rrota, M. Roques, G. Schiro, G. Petrotta, N. Jokli , , E. Ēabej, I. Zamputi, C. Tagliavini, N. Resuli, M. Camaj ,E. Sedaj, V. Putaneci, T. Lladani e tjerė.Po nėnvizojmė edhe faktin se vepra e ‘Mesharit’ tė Buzukut ėshtė zbuluar pėr herė tė parė mė 1740 nė Kongregatėn e Propagandės sė Fesė nė Vatikan nga njė tjetėr prift katolikė shqiptar, dom Gjon Kazazi, i biri i Nikollė Kazazit nga Gjakova. E sivjet, nė kuadrin e kremtimit tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, nė nėntorin e ardhshėm, ‘Meshari’ i Buzukut do tė shkojė pėr herė tė parė nga Vatikani nė Vendlindje, e pikėrisht nė Tiranė ku do tė ekspozohet pėr dy-tri javė pėr publikun shqiptar.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
"Meshari" i Buzukut nė Shqipėri pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Xhafer Leci:Pas pavarėsisė sė Shqipėrisė, festa mė e madhe ėshtė pavarėsia e Kosovės
» KRISTAQ TURTULLI:MEDITIME NE PRAG TĖ 100 VJETORIT TĖ PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ
» 28 Nėntori ėshtė dita e ēlirimit tė Shqipėrisė
» Dritan Ylli: Ėshtė koha tė punojmė pėr Shqipėrinė evropiane, zoti Klosi!
» Apostol Kotani: Shqipėria ishte i vetmi vend, ku nuk u persekutua asnjė hebre

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: