prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dokumentet mė tė vjetra tė vakėfeve...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Dokumentet mė tė vjetra tė vakėfeve...   Sat Oct 20, 2012 1:38 am


Botime tė reja: DOKUMENTET MĖ TĖ VJETRA TĖ VAKĖFEVE NĖ GJUHĖN ARABE NĖ JUGOSLLAVI

”Dokumentet mė tė vjetra tė vakėfėve nė gjuhėn arabe nė Jugosllavi” ėshtė titulli njė i njė libri tė ri qė doli kėtė ditė nga shtypi nė Prishtinė, Kosovė.
Ky libėr me vlerė ėshtė vepėr e orientalistit, etnografit e historianit shqiptar dr.Hasan Kaleshi (1922-1976).

Libri ka kėtė pėrmbajtje:
Librin e botoi:
Kryesia e Bashkėsisė Islame tė Republikės sė Kosovės
Shtėpia botuese "Dituria Islame" Biblioteka "Botime tė veēanta"
Pėr botuesin: Mr. Nairn Tėmava
Titulli nė origjinal: Dr. HASAN KALESi NAJSTARIJI VAKUFSKI DOKUMENTI U JUGOSLAVIA NA ARAPSKOM JEZIKU
Pėrktheu: Ismail Rexhepi
Redaktor: Resul Rexhepi
Redaktor gjuhėsor: Ferid Selimi
Korrektor: Ramadan Shkodra
Kopertina & Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica
Katalogimi nė botim - (CIP)
Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės
Nė fillim tė librit ėshtė njė Shėnim i pėrkthyesit, Ismail Rexhepi, faqe 7-9, pastaj ėshtė Parathėnia faqe 11-14. Libri ka tetė kapituj, ku autori dr.Hasan Kaleshi ka trajtuar dokumentet mė tė vjetar qė kanė tė bėjnė me vakėfet nė gjuhėn arabe nė ish-Jugosllavi.
Nė faqet e librit janė paraqitur pėr lexuesit, studiuesit edhe tekstet origjinalet tė vakufėnameve qė autori i ka marrė nė shqyrtim si dhe faksimile tė vakfėnameve dhe dokumenteve qė kanė tė bėjnė me vakėfet. Po ashtu nė libėr janė dhėnė edhe foto tė objekteve tė vakėfeve, qė ia shtojnė vlerėn e rėndėsinė librit.
Nė fund tė librit janė edhe kėto shkrime, shkrimi Pėrfundimi, faqe 375-381, Rezyme nė gjuhėn gjermane, faqe 383-399, Burime dhe literatura, f.401-409.
Libri ka ballinė tė bukur, tė fortė, kurse brenda ballinės ka 412 faqe interesante.
Interesant ėshtė edhe shėnimi i pėrthyesit, Ismail Rexhepi, i cili nė pas vitit 1990 qe larguar nga Arkivi i Kosovės nė Prishtinė nga Masat e dhundėshme nga Kuvendi i Serbisė. Njė kohė ka shėrbye si imam nė xhaminė kryesore tė Gjakovės, nė Xhaminė e Hadumit dhe nė Mejtepin e “Halil Efendisė” po nė Gjakovė, ku ende flitet me simpati pėr te...! Ismail Rexhepi nė parathėnie tė librin, ndėr tė tjera, shkruan:
Vepra e dr. Hasan Kaleshit "Najstariji vakufski dokumenti u Jugo- slaviji na arapskom jeziku" (Dokumentet mė tė vjetra tė vakėfeve nė gjuhėn arabe nė Jugosllavi), e cila nė tė vėrtetė ėshtė teza e doktora- turės sė kėtij studiuesit tė mbrojtur nė Beograd, ėshtė botuar nė kuadėr tė Bashkėsisė sė Institucioneve Shkencore tė Kosovės, "Studime", nr. 23, nė Prishtinė mė 1972, me recensentė akademik Mehmed Begoviē dhe dr. Hazim Shabanoviē.
Sot ndėrkaq, ky libėr i ofrohet lexuesit shqiptarė nga shtėpia botuese "Dituria Islame" qė vepron nė kuadėr tė Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės nė Prishtinė.
Nė kohėn kur ėshtė botuar, kjo vepėr ka zgjuar njė interesim tė madh nė qarqet shkencore dhe akademike tė orientalistikės nė shumė qendra shkencore, jo vetėm brenda federatės artificiale tė quajtur Jugosllavi, por sidomos nė ato evropiane. Dhe jo vetėm nė qendrat shkencore tė orientalistikės, por edhe tė historisė, gjuhėsisė etj..
Libri i Dr. Hasan Kaleshit "Dokumentet mė tė vjetra tė vakėfit nė gjuhėn arabe nė Jugosllavi", vjen nė gjuhėn shqipe si i vetmi studim shkencor i kėtij lloji, jo vetėm nė Kosovė, por nė gjithė hapėsirat shqiptare, dhe se paraqet njė kontribut tė ēmuar pėr shkencėn dhe kulturėn shqiptare dhe mė gjerė. Roli i institucionit tė vakėfit dhe themeluesit e vakėfeve ndėr shqiptarėt pėr ndėrtimin e njė varg objektesh sakrale dhe profane, madje edhe nė ndėrtimin dhe themelimin e qyteteve tona, deri mė sot, nuk ka qenė objekt studimi i shkencės shqiptare. Prandaj botimi i librit tė Dr. Hasan Kaleshit, pėrveē tė tjerash, merr vlerė dhe rėndėsi ku e ku mė tė madhe dhe paraqitet mė se i nevojshėm, sidomos kur e gjithė problematika e shqyrtuar, ka tė bėjė me vakėfet dhe vakėflėnėsit shqiptare nė trojet shqiptare.
Sido qė tė jetė, me rastin e botimit tė kėtij libri nė gjuhėn shqipe, duhet t'i theksojmė disa gjėra:
E para, edhe pėrkthyesi edhe botuesi, me gjithė dilemat, janė pajtuar qė titulli nė gjuhėn shqipe i kėsaj vepre tė mbetet ashtu siē ėshtė nė origjinal, pavarėsisht se krijatura e ashtu quajtura Jugosllavi tashmė nuk ekziston. Shpresojmė dhe jemi tė bindur se lexuesi i rėndomtė do tė ketė mirėkuptimin dhe aty ku shkruan Jugosllavi do ta lexojė ish-Jugosllavi, kurse lexuesi shkencor e ka tė qartė se ēfarė nėnkuptonte Jugoslavia e asokohshme.
E dyta, pėr sa i pėrket transkriptimit tė terminologjisė orientale, i jemi pėrmbajtur nė plotni transkriptimit tė cilin e ka respektuar autori dhe ashtu siē e ka dhėnė nė tabelėn e transkriptimit nė fillim tė librit, pėrveē shkronjės (s), tė cilėn e kemi shkruar me shkronjėn tonė (sh).
E treta, duhet tė theksojmė faktin se ky libėr vjen nė shqip 40 vjet pas botimit tij tė parė dhe nė 90-vjetorin e lindjes sė dr. Hasan Kaleshit.
E katėrta, botimi nė origjinal nė fund ka rezymenė nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhėn gjermane. Ndonėse rezymeja nė gjuhėn shqipe nuk ėshtė e shkruar sipas standardit tė shqipes, (sepse ėshtė shkruar akoma pa u zyrtarizuar Standardi i Gjuhės sė Sotme Shqipe), e kemi pėrfshirė nė botimin tonė ashtu siē e ka dhėnė autori. Kėtė e kemi bėrė pėr korrektėsi shkencore dhe historike, por edhe pėr tė njohur nivelin gjuhėsor tė parastandardit tė shqipes tek ne.
E pesta, tekstet arabe dhe osmane, pėrveē tė vakėfnameve, janė rishkruar, kurse teksti i vakėfnameve ėshtė skanuar ashtu siē ėshtė shkruar nga autori, pėr shkak se ka ekzistuar frika se sikur tė rishkruheshin ato, do tė mund tė bėheshin gabime, sepse edhe nė vetė tekstin e shkruar nga autori, pėr shkak tė mungesės sė mjeteve teknike kur ėshtė shkruar kjo vepėr, janė pėrvjedhur disa gabime, si p.sh. mungesa e pikave diakritike etj. Rishkrimi i kėtyre teksteve do tė lėntė mundėsinė pėr tė bėrė gabime tė dyfishta nga ana jonė.
E gjashta, nė ballinėn e pasme tė kėtij botimi kemi sjellė disa konstatime tė studiuesve tė ndryshėm pėr Dr. H. Kaleshin, tė thėna nė kohė dhe rrethana tė ndryshme.
E shtata, natyrisht pėrkthimi i njė vepre tė kėtillė, nuk ėshtė njė punė e lehtė, prandaj pėr ndonjė lėshim tė mundshėm, kėrkojmė mirė- kuptim.
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Dokumentet mė tė vjetra tė vakėfeve...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregime nga gratė shqiptare
» Tekste kėngėsh tė vjetra
» Monda Korca: Jorgjeta Lalazi-artistja korcare qe le Korcen pa gjume - Esse _ Personazh - nga - Raimonda Moisiu
» Fotografi tė vjetra tė papara tė qyteteve tė Kosovės
» Faik Krasniqi: Kohet e vjetra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: