prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kurban Bajrami - Festa e Sakrificės e dashurisė e mirėsisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Kurban Bajrami - Festa e Sakrificės e dashurisė e mirėsisė   Mon Oct 22, 2012 9:40 am


KURBAN BAJRAMI – FESTA E SAKRIFICĖS,
E DASHURISĖ, E MIRĖSISĖ...


Jemi nė pragun e njė feste tė madhe, festės sė Kurban Bajramit. Gjatė vitit, besimtarėt myslimanė, kudo qė janė, dy festa kryesore kanė, tė cilat janė: Fiter Bajrami dhe Kurban Bajrami.

Ē’ėshtė Kurban Bajrami?

Kurban Bajrami ėshtė festė fetare Islame gjatė ditėve tė tė cilit besimtarėt muslimanė tė cilėt kanė mundėsi financiare flijojnė kafshė nė emėr tė Allahut dhe njė pjesė nga mishi i tyre ua dhurojnė tė varfėrve.
Pra, ky flijim, duke prerė njė kafshė, nė rrethanat tona lopė, dele, qengj ose cjap etj. si kurban. Sipas rregullave kėto kafshė duhet tė jenė tė shėndosha, sė paku tė jenė njė vit e vjetėr. Pėr kėtė flijim duhet bėrė kjo lutje:

Nė emėr tė Allahut بسم الله
Dhe Allahu ėshtė mė i madhi والله أكبر
O Allah, kjo me tė vėrtetė ėshtė pėr ty اللهم إن هذا منك ولك
O Allah, pranoje nga unė اللهم تقبل مني


Qė nga dita e parė e Kurban Bajramit, deri nė ditėn e katėrt, kur tė kryhet flijimi i kafshės, atėherė, sipas Kur’an-it, mishi duhet tė ndahet nė tri pjesė:
Njė pjesė ju dhurohet tė varfėrve, njė pjesė pėr tė afėrmit dhe fqinjėt dhe pjesa e fundit mbetet pėr familjen tėnde.

Ēfarė simbolizon Kurban Bajrami?

Kurban Bajrami simbolizon dashurinė, paqen, gėzimin, begatinė, kėnaqėsinė... Vetė fjala Bajram do tė thotė kėnaqėsi, gėzim, begati... Nė kėtė ditė, patjetėr, tė zemėruarit duhet tė pajtohen, sepse kjo ėshtė dita e gėzimit dhe lumturisė sė pėrbashkėt me tė afėrmit, fqinjėt, shokėt miqėt dhe tė gjithė njerėzit e lagjes, komunitetit, fshatit apo qytetit. Pėr kėtė arsye, Muhammedi (a.s.) i porosiste kėshtu besimtarėt:
”Nė ditėt e Bajramit haet, pihet dhe shkėmbehen vizita”. Ai, gjithashtu, porosiste qė tė mos i harrojnė tė varfėrit dhe nevojtarėt. Gjithashtu, profeti Muhamed (a.s.) na thotė se nė bajrame duhet tė tregohet gėzim e hare me qėllim qė tė manifestohet bashkimi, toleranca, forca dhe vėllazėrimi.
Festa e Kurban Bajramit ėshtė simbol i sakrificės, i flijimit, i ngadhnjimit tė sė mirės mbi tė keqen; ėshtė obligimi ynė fetar qė nė kėto momente tė vėshtira, t'ia shtrijmė dorėn e ndihmės atyre qė kanė nevojė. Dhe prerja e kurbanit, ėshtė njė prej treguesve tė afrimit tek e vėrteta, tė flijimit drejt asaj rruge tė vėrtetė.

Kurban Bajrami nė trojet shqiptare

Ndėr shekuj, nė trojet shqiptare, Kurban Bajrami ėshtė festuar duke flijuar, duke festuar gjithmonė, qė nga koha e Osmanlisė, e Sėrbisė, e mbretėrisė, nė kohėn e fashizmit, nazizmit, komunizmit, deri nė ditėt tona, edhe pse sot pakėz tė hutuar, kjo festė po vazhdon si gjithmonė...
Sipas traditės islame, festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e namazit nė xhami, nėpėr rrugė, sheshe, nėpėr borė e shi, por tek shpirtėrat e besimtarėve po sjellė freskim, energji, mallėngjim...Pas faljes, Bajrami po vazhdon me prerjen e kurbanit dhe mbaron me vizitat nė tė afėrm, fqinj, shokė e dashamirė, miqė, qė po sjellė bashkim, afrim, dashuri, mirėsi...

Prejardhja e Kurban Bajramit

Prejardhje e kėsaj feste njerėzore ka prejardhje Hyjnore. Prerja e Kurbanit ka filluar, sipas Kur’anit tė madhėruar, qė nga njeriu i parė, qė nga familja e parė njerėzore nė sipėrfaqen tokėsore. Ka filluar prej hz.Ademit dhe bijve tė tij, Kabili dhe Habili.
Nė Kur'an, nė suren Maide, Allahu (xh.sh.) urdhėron e thotė: "Lexoju o Muhammed atyre, ngjarjen e vėrtetė tė dy djemve tė Ademit, kur tė dy flijuan kurban, nga tė cilėt njerit iu pranua ndėrsa tjetrit jo.." Nga ky ajet Kur’anor shihet se, urtėsia kryesore e kryerjes sė kėtij obligimi fetar ėshtė afrimi tek Allahu me vepra tė mira.
Mė pas kemi shembull ngjarjen e hz. Ibrahimit, kur ky vendosi tė flijojė djalin e tij, Ismailin, pėr t'iu bindur urdhėrit tė Zotit. Kėtė ngjarje Kur'ani e shpjegon si mė poshtė:
"Kėshtu, Ne e pėrgėzuam Ibrahimin me njė djalė tė mirė e tė sjellshėm. Kur djali (Ismaili) filloi tė angazhohej nė jetė me tė atin, Ibrahimi i tha:- O biri im! Pashė nė ėndėrr sikur po tė bėja kurban. Ēfarė mendon ti? Ismaili tha:- O babai im, vepro ashtu siē tė urdhėrohet e do shohėsh se nė dashtė Zoti, do tė jem i durueshėm. E kur ata iu nėnshtruan plotėsisht urdhėrit tė Allahut dhe Ibrahimi e pėrmbysi tė birin pėr ta bėrė kurban, e thirrėm:- O Ibrahim! Ti e pėrmbushe ėndrrėn. Ne kėshtu i shpėrblejmė bamirėsit. Nė tė vėrtetė kjo ishte njė sprovė e madhe dhe e qartė. Ne e shpaguam (Ismailin) me njė kurban tė madh. (Safat, 102-107).

Bindja, devotshmėria dhe dashuria

Krijuesi i Gjithėsisė, prej tė Cilit jemi, tek i Cili do tė kthehemi, nuk ka nevojė pėr asgjė dhe pėr askėnd, por jemi ne qė kemi nevojė pėr mėshirėn e Tij. Atij nuk i shtohet as nuk i pakėsohet asgjė, pse presim ose jo ne kurban pėr Tė, por Atij i intereson devotshmėria e zemrave tona, siē thotė nė Kur'an:
”Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i kurbaneve. Ajo qė arrin tek Zoti, ėshtė bindja dhe devotshmėria juaj ndaj Tij." (Haxh: 37).
Festa e Kurban Bajramit ėshtė festa e pastrimit tė zemrės. Zemra pastrohet me bindje, devotshmėri, me dashuri.
Po, ē’ėshtė dashuria?
Poeti thotė:

Dashuria

Mė e rėndė se toka
Mė e lehtė se hija
E vjeter sa lindja
Pafund sa gjithėsia
Syri nuk e sheh
Veshi nuk e dėgjon
Zemra ėshtė folea
Ku ajo banon...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Kurban Bajrami - Festa e Sakrificės e dashurisė e mirėsisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Festa e shtrigave-Halloveen
» Festa e Flamurit nė Montreal
» URIME FESTA E SHĖN NIKOLLĖS
» Dibran Demaku: Festa fetare dhe festa kombėtare
» Festa e tokes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: E Pergjithshme :: Lajmerime-
Kėrce tek: