prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 40 VJETORI I XHAMISĖ, QENDRES ISLAME-SHQIPTARE AMERIKANE...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: 40 VJETORI I XHAMISĖ, QENDRES ISLAME-SHQIPTARE AMERIKANE...   Tue Nov 06, 2012 9:40 am


Mexhid YVEJSI, Gjakovė

40 VJETORI I XHAMISĖ, QENDRES ISLAME SHQIPTARE-AMERIKANE PĖR SHTETET NEW YORK-NEW JERSEY

Mė 12 Nėntor 2012 u mbushėn 40 vjet nga dita e pėrurimit tė Qendrės Islame Shqiptare-Amerikane, e cila me kalim kohe erdhi duke e zhvilluar veprimtarinė nė fushėn jo vetėm fetare, por edhe nė atė atdhetare, shoqėrore, arsimore, edukative, kulturore...
Merita tė veēanta kanė shumė veprimtarė, por kėtu po veēojmė dy prijėsit e parė tė kėsaj Qendre Islame, Myderrizin, Salih Efendi Myftia dhe Imamin, z.Isa Hoxha, pėr tė cilėt po paraqesim nga njė jetėshkrim nė shenjė nderimi e pėrkujtimi!

Feja Islame nė Amerikė

Feja Islame nė Amerikė ishte e pranishme madje edhe para se tė themelohen Shtetet e Bashkuara. Historianėt kanė shėnuar se deri nė 30% e robėrve zezak nga Afrika tė sjellur nė Amerikė ishin myslimanė.
Princi Abdul Rrahman nga Afrika Perendimore, i liruar nga Kryetari John Quincy Adams mė 1828, pas 40 viteve nė burg, ishte njė nga mijėra afrikanėt musliman.

Muslimanėt nė Amerikė

Muslimanėt nga Andalusia vizituan kontinentin Amerikan para se evropianėt ta “zbulojnė” atė qė sot quhet Amerika Veriore, shumė vite para Kristofor Kolombos, siē ka shkruar Sharif el-Idrizi nė shekullin XII-tė.
Muslimanėt nga Afrika vazhduan ta praktikojnė fenė islame edhe nė Amerikė, kjo binte nė sy kur mblidheshin nė vende tė veēanta, private, ku kryejshin faljen e namazit. Ruhen ende dy dokumente tė vitit 1731 pėr muslimanėt afrikanė, ku pėrmenden me emra dy besimtarė tė cilėt ishin Ayuba Sulejman Diallo dhe Omar Ibn Said.
Omar Ibn Said (1770-1864) ėshtė njė shembull, dėshmi, dėshmi e dokumentuar, i njė besimtari tė devotshėm, i cili erdhi nė Amerikė nė vitin 1807. Lindur nė vitin 1770 nė Futa Tooro, sot Senegali, jetoi nė Karolinėn Veriore, edhe pse ishte skllav, e praktikonte fenė islame me pėrpikni, me devotshmėri. Ka shkruar disa tekste fetare nė gjuhėn arabe tė cilan janė: Lutje Zotit, Si tė lutemi, Namazi, Bismilah, Fazat Kur’anore, ka shkruar edhe njė autobiografi.
Sipas njė dokumenti kinez, i njohur si Sung Document i vitit 1178, shėnohet se udhėtimi i detarėve muslimanė tek njė vend i njohur si Mu-Lan-pi (Amerika).
Abu Bekr, mbret mysliman i Perandorisė Maliane nė vitin 1310 ka udhėhequr njė seri udhėtimesh detare tek Bota e Re.

Xhamitė nė Amerikė

Xhamitė nė Amerikė nuk shėrbejnė vetėm si objekte fetare adhurimi, por ato shėrbejnė edhe si objekte shoqėrore, kulturore…Sipas njė studimi me titull The Mosques in America: A National Portrait,”( Xhamitė nė Amerikė: Njė Portret Kombėtar), Muslimanėt nė Shtetet e Bashkuara janė qė disa brezni, shumica me prejardhje nga vendet arabe, qė nga koha e Perandorisė Osmane, si Siria, Libani, Jordani. Shumica prej tyre janė arabė, turqė, kurdė, shqiptarė..
Sipas studimit tė lartpėrmendur, xhamia e parė ėshtė ndėrtuar nga shqiptarėt nė vitin 1915, nė Main. Nė vitin 1919, shqiptarėt muslimanė themeluan xhaminė e dytė nė shtetin Connecticut. Pas shqiptarėve, nė vitin 1926, nė Brooklyn, N.Y., tatarėt nga Polonia themeluan njė xhami.
Muslimanėt afro-amerikanė themeluan xhaminė e parė nė Pittsburgh, PA, nė vitin 1930.
Komuniteti libanezė e hapi xhaminė e parė nė vitin 1935 nė Cedar Rapids, Iowa.
Muslimanėt afro-amerikanė nėn udhėheqjen e Shejh Daud Ahmed Fejsalit themeluan xhaminė nė New York nė vitin 1955.
Sot nė Amerikė janė mbi 3000 xhami, shumica prej tyre janė themelue pas vitit 1970.

Shqiptarėt nė Amerikė

Ishte viti 1876 kur shqiptari i parė shkeli nė truallin amerikan. Sipas disa burimeve, ky shqiptar ishte nga Korēa dhe mė pas ndėrroi drejtimin duke u spostuar nė Amerikėn e Jugut dhe duke pėrfunduar mė pas nė Argjentinė.
Ishte viti 1889 kur shqiptari i dytė, i cili vuri kėmbė nė tokėn amerikane. Ky ishte Kolė (Nikolas) Kristofori, prej fshatit Katund tė Korēės qė arriti nė Amerikė. Ky ėshtė emigranti i parė shqiptarė qė ėshtė regjistruar dhe i njihen gjeneralitetet.
Nė vitin 1900, kur ende s’kishte Shqipėri, numri i shqiptarėve, tė cilėt jetonin nė Amerikė ishte 42, kryesisht nė shtetin Massach. Prejardhja e tyre ishte kryesisht nga jugu i Shqipėrisė dhe vinin nga zonat mė tė thella.
Sipas studiuesit Haris Sillajxhiē, nė fundin e Luftės sė Parė Botėrore (1918) numri i shqiptarėve ishte 50 mijė.


40 vjetori i Xhamisė nė Brooklyn, New York

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr shkaqe tė ndryshme, nė veēanti pėr shkaqe politike dhe ekonomike rritet numri i shqiptarėve tė shpėrngulur nė Amerikė. Shumica prej tyre vendosen nė qytete tė mėdha, tė zhvilluara, siē janė Chicago, Detroiti, New Yorku...
Nė qytetin mė tė madh tė Amerikės, nė New York, ishin tė vendosur numri mė i madh i shqiptarėve, tani jo vetėm nga Jugu i Shqipėrisė, por edhe nga Veriu i Shqipėrisė, shumica ishin myslimanė...
Duke u rritur numri i shqiptarėve musliman, rritej edhe nevoja pėr tė themelue njė Qendėr Islame, Xhami, qė t’i shėrbejė besimtarėve shqiptarė. Kėshtu, mė 16 maj 1966, nė Sheraton Atlantic Hotel tė New York-ut, nėn udhėheqjen e Salih Efendi Myftiut u mbajt mbledhja e Kuvendit tė Qendrės Islamike Shqiptare-Amerikane, nė tė cilėn u miratue Kushtetuta Themeltare e Qendrės Islamike Shqiptare prej nėntėmbdhjetė pikash…
Nė pikėn e parė thuhet: Tė themelohet Xhamia e Qendrės Islamike Shqiptare-Amerikane, pėr shtetet New York dhe New Jersey, e cila ka karakter fetar dhe ka pėr synim forcimin e moralit, zhvillimin e filozofisė islame ndėr besimtarėt myslimanė shqiptarė…
Mbas pėrpjekjeve tė vazhdueshme rreth gjashtė vjeēare, edhe pse ishte plakur, kishte mbi 70-tė vjeē, nga gėzimi qė shqiptarėt mysliman po themelojnė njė Xhami, Salih Efendiu punonte si tė ishte djal i ri…
Me 12 nėntor 1972, Salih Efendi Myftiu me Bismilah e preu shiritin e Xhamisė nė Brooklyn tė New York-ut, pranė sė cilės ishin tubuar qindra besimtarė shqiptarė, qė nga orėt e herėshme tė mėngjesit, disa prej tyre tė veshur me kostume kombėtare, sipas krahinave shqiptare…
Nė mesin e masės sė tubuar dalloheshin disa personalitete tė shquara si Imam Isa Hoxha, Baba Rexhebi i Teqesė Bektashiane nga Detroit-i, Dr. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit “Shqipėria e Lirė”, etj. Aty dalloheshin edhe pėrfaqėsuesit e mediave amerikane: Joseph Pascal nga “Zėri i Amerikės” nė Washington, Robert Kessler i gazetės “The New York Times”, reporteri i gazetės “Dayli News” tė New Yorkut, etj.
Kushtrimi pėr themelimin e kėsaj Xhamie madhėshtore u pėrhapė si vetėtimė nė mbarė botėn, nga Amerika nė Australi, e dėshmojnė urimet e pėrgėzimet qė vinin nė vazhdimėsi…Kjo ndezi ndjenjat fetare dhe kombėtare ndėr shqiptarėt e mėrguar, nė njė kohė kur nė Shqipėri kėto ndjenja ishin ndaluar…
Me 12 nėntor 1972, n’ora 15, pas dite, Salih Efendi Myftiu me Bismilah e preu shiritin e Xhamisė nė Brooklyn tė New York-ut, pranė sė cilės ishin tubuar qindra besimtarė shqiptarė, qė nga orėt e herėshme tė mėngjesit, disa prej tyre tė veshur me kostume kombėtare, sipas krahinave shqiptare…
Mbas premjes sė shiritit, filluan urimet, pėrgėzimet e besimtarėve, pėrqafimet me pėrzemėrsi, me lotė nė sy nga gėzimi pėr kėtė xhami...
Kur besimtarėt hynė nė faltore, Kryetari i Qendrės Islame Shqiptare-Amerikane, z.Rexhep Kumbarēe, pėrshėndeti tė pranishmit nė gjuhėn shqipe dhe anglishte dhe ja dha fjalėn imamit tė xhamisė, burrit tė Malėsisė sė Gjakovės, z.Isa Hoxha, i cili ndėr tė tjera tha:
”Tė gjitha falėnderimet, lavdimet, janė vetėm pėr Krijuesin e Gjithėsisė. Vetėm Krijuesit i pėrulemi! Vetėm Krijuesin adhurojmė dhe vetėm Krijuesit i kėrkojmė pėr udhėheqje nė rrugėn e drejtė!”
”O Zot fuqiplotė dhe mėshirues i madh!”
Sot tė bashkuem nė kėt vend tė shejtė dhe nė kėt ditė gėzimi pėr tė festue hapjen e kėsaj Qendre Islame Shqiptare-Amerikan nė Brooklyn, New York. tek Ti sė pari e drejtojmė mendjen dhe zemren tonė pėr tė kėrkue ndihmėn dhe bekimet t’Ueja pėr nji punė tė mbarė e pėr mbarėvajtjen e popullit tonė shqiptar.”
”Populli shqiptar, edhe pse shekuj me radhė ka kalue shumė valė e dallga tė rrezikshme, prap se prap, po aj popull mujti me mbajtė besimin Islam, Katolik e Ortodoks.”
”O Zot! Me rastin e inaugurimit tė kėsaj Qendre tė Re tė besimit islam shqiptar nė qytetin e New Yorkut, na pėrvujtnisht tė lutemi t’i dhurojsh popullit shqiptar punė tė mbarė, nderė e lavdi dhe tė derdhish bekimet Tua mbi tė gjithė ata besimtarė tė cilėt sakrifikuan ēdo gjė pėr t’a ndėrtuar kėt Qendėr jashtė Atdheut... “
Pas imam Isa Hoxhės, z.Rexhep Kumbarēe, paraqiti folėsin kryesor, tė ditės N-Kryetarin e Qendrės Islame, z.Mustafa Elezi, pinjoll i familjes tė Jah Elezajve tė Dragobisė, i cili, ndėr tė tjera, tha:
”Shpresoj se kjo Qendėr nuk do tė pėrdoret vetėm pėr predikime fetare, por do tė shėrbej edhe si shkollė pėr edukimin e brezit tė ri. Gjithashtu do tė jetė edhe Qendra e afrimit edhe e mirėkuptimit e tė gjithė shqiptarėve, prandej me tė drejtė do tė quhet Qendėr Fetare-Kombetare...”
”Falėnderoj tė gjithė ata vllazėn shqiptarė qė kontribuen pėr themelimin e kėsaj Qendre. Uroj qė kjo Qendėr e Re Fetare tė ket sukses nė misionin e saj shpirtnor dhe kombėtar dhe njėkohėsisht tė bahet qendra e dashamirėsisė tė mbarė gjakut shqiptar...!”
Mė 12 Nėntor 2012 u mbushėn 40 vjet nga dita e pėrurimit tė Qendrės Islame Shqiptare-Amerikane, e cila me kalim kohe erdhi duke e zhvilluar veprimtarinė nė fushėn jo vetėm fetare, por edhe nė atė atdhetare, shoqėrore, arsimore, edukative, kulturore...
Merita tė veēanta kanė shumė veprimtarė, por kėtu po veēojmė dy prijėsit e parė tė kėsaj Qendre Islame, Salih Efendi Myftia dhe Imam Isa Hoxha, pėr tė cilėt po paraqesim nga njė jetėshkrim nė shenjė nderimi e pėrkujtimi!



MYDERRIZ SALIH EF.MYFTIA
(1891-1978)

SHEMBULL I BESIMTARIT, DIJETARIT DHE ATDHETARIT…
ISH MYFTIU I SHKODRĖS DHE I PREFEKTURĖS SĖ KOSOVĖS,
LUFTĖTAR KUNDĖR NAZI-FASHIZMIT DHE KOMUNIZMIT…
THEMELUES I QENDRĖS ISLAME SHQIPTARE-AMERIKANE,
PĖR SHTETET NEW YORK DHE NEW JERSEY, NĖ SH.B.A.,
UDHĖHEQĖSI SHPIRTĖROR I MUSLIMANĖVE SHQIPTARĖ
NĖ SHTETET E BASHKUARA TĖ AMERIKĖS…

”Ai ia dhuron urtėsinė atij qė do, e kujt i ėshtė dhėnė urtėsia, atij pra i ėshtė dhuruar mirėsi e madhe, e pėrveē tė menēurve kėtė nuk e kupton kush.”
(Kur’an, 2:269)


Salih Efendi Myftia ishte njė nga personalitetet mė tė njohura tė botės shqiptare nė atdhe dhe nė mėrgim…Njė jetė tė tėrė, ky burrė i dheut, i shėrbeu me pėrkushtim fesė dhe atdheut…
lindi nė vitin 1891 nė Shkodėr, njė nga qytetet mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė, djep i kulturės, ekonomisė, qytet i shquar pėr ndjenjat fetare dhe kombėtare…
Salih Efendi Myftia rrjedh prej njė familje shumė tė njohur besimtarėsh, dijetarėsh, atdhetarėsh, qė brez mbas brezi u pėrpoqėn qė ta pėrhapin dritėn e besimit, imanit, pėr tė mbarėn e vatanit…
Kėtė rrugė e ndoqi me pėrkushtim edhe Salih Efendiu, por nė rrethana krejt tė ndryshme, herė mė tė mira, herė mė tė vėshtira…Pėrjetoj dy luftėrat ballkanike dhe dy luftėrat botėrore, por fenė dhe atdhenė kurrė nuk i la pas dore…
Gjatė shkollimit u dallue si nxėnės, ndėrsa pas diplomimit u shque si mėsimdhėnės… Shėrbeu edhe si imam nė Shkodėr, ishte edhe myderriz, nė vitin 1927 shėrbeu si myfti nė Krujė, mė vonė shėrbeu si kryemyfti i prefekturės sė Shkodrės dhe Kosovės…
Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kur Shqipėria u pushtue nga Italia fashiste, prill, 1939-shtator 1943, dhe nga Gjermania naziste, shtator, 1943-nėntor, 1944, Salih Efendi Myftia jo vetėm qė nuk u pajtue me pushtimin e Shqipėrisė nga fashizmi dhe nazizmi, por iu kundėrvue atyre edhe me armė, derisa u internue nė Gjirokastėr…Sikur luftoj kundėr fashizmit, nazizmit, luftoj edhe kundėr komunizmit…
Me 28-29 nėntor 1944, kur Shqipėria u pushtue nga komunizmi, Salih Efendiu nga Shkodra, Shqipėria, u largue jo pėr tė shpėtuar, por luftėn kundėr komunizmit pėr ta vazhduar…
E vazhdoj nė forma tė tjera edhe pėr 34 vjetė, deri sa ndrroi jetė…E vazhdoj veprimtarinė nė katėr kontinente, n’Europė, n’Afrikė, n’Azi dhe n’Amerikė…
Nė Amerikė u vendos nė New York, pranė djalit, Dr. Fuad Myftiu (1924-2007), cili ka doktorue nė drejtėsi nė Firencė, Itali, me 1951.
Me tė ardhur nė New York, ku gjeti mijėra shqiptarė tė emigruar pėr shkaqe politike dhe ekonomike, iu pėrvesh punės pėr organizimin e tyre nė dobi tė ēėshtjes fetare dhe kombėtare.
Me 16 maj 1966, nė Sheraton Atlantic Hotel tė New York-ut, nėn udhėheqjen e Salih Efendi Myftiut u mbajt mbledhja e Kuvendit tė Qendrės Islamike Shqiptare-Amerikane, nė tė cilėn u miratue Kushtetuta Themeltare e Qendrės Islamike Shqiptare prej nėntėmbdhjetė pikash…
Nė pikėn e parė thuhet: Tė themelohet Xhamia e Qendrės Islamike Shqiptare-Amerikane, pėr shtetet New York dhe New Jersey, e cila ka karakter fetar dhe ka pėr synim forcimin e moralit, zhvillimin e filozofisė islame ndėr besimtarėt myslimanė shqiptarė…
Mbas pėrpjekjeve tė vazhdueshme rreth gjashtė vjeēare, edhe pse ishte plakur, kishte mbi 70-tė vjeē, nga gėzimi qė shqiptarėt musliman po themelojnė njė Xhami, Salih Efendiu punonte si tė ishte djal i ri…
Me 12 nėntor 1972, Salih Efendi Myftiu me Bismilah e preu shiritin e Xhamisė nė Brooklyn tė New York-ut, pranė sė cilės ishin tubuar qindra besimtarė shqiptarė, qė nga orėt e herėshme tė mėngjesit, disa prej tyre tė veshur me kostume kombėtare, sipas krahinave shqiptare…
Nė mesin e masės sė tubuar dalloheshin disa personalitete tė shquara si Imam Isa Hoxha, Baba Rexhebi i Teqesė Bektashiane nga Detroit-i, Dr. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit “Shqipėria e Lirė”, etj. Aty dalloheshin edhe pėrfaqėsuesit e mediave amerikane: Joseph Pascal nga “Zėri i Amerikės” nė Washington, Robert Kessler i gazetės “The New York Times”, reporteri i “Dayli News”, etj….
Kushtrimi pėr themelimin e kėsaj Xhamije madhėshtore u pėrhapė si vetėtimė nė mbarė botėn, nga Amerika nė Australi, e dėshmojnė urimet e pėrgėzimet qė vinin nė vazhdimėsi…Kjo ndezi ndjenjat fetare dhe kombėtare ndėr shqiptarėt e mėrguar, nė njė kohė kur nė Shqipėri kėto ndjenja ishin ndaluar…
Salih Efendi Myftiu, nė Qendrėn Islamike Shqiptare-Amerikane tė Brooklyn-it, New York, shėrbeu deri sa ndrroi jetė, deri sa shkoj nė jetėn e vėrtetė, me 19 maj 1978, nė moshėn 87 vjeēare…
Hytbet, predikimet, ligjėratat, muhabetet, kėshillat e tij, ishin plotė urtėsi, ishin shumė frymėzuese, shumė tėrheqėse, rigjallėruese, pėr mendjet, zemrat dhe shpirtėrat e besimtarėve, jo vetėm tė shqiptarėve, por edhe tė kombeve tė tjera, tė cilėve ju fliste shkurtimisht nė arabisht, turqisht…
Salih Efendiu kishte njė fjalor tė pasur, fliste gjuhėn shqipe pastėr, njė tė folme si n’Shkodėr, kur fliste dukej si njė bylbyl n’kodėr…
Ishte i afėrt, i dashur, i ambėl me tė gjithė, por kishte mė kėnaqėsi me bisedue me rini, nė veēanti me ne nga Kosova…
E pyeta njė herė: Myfti Efendi, pse po ban dallim? U-pėrgjigj: “Po, Mexhid i dashtun, po baj pak dallim, sepse ju jeni, si me thanė, jetimė…Kosova ka kenė, asht dhe do tė jetė, kala e shqiptarizmit, Kosova do tė jetė kala e islamizmit…! Djelmt e mi – pa Kosovė s’ka Shqipni…”
Salih Efendi Myftiu ishte i vogėl me trup, por i madh me vepra, i pėrkushtuar nė shėrbim pėr Fe e Atdhe, nė Shqipėri, nė mėrgim…
Ishte i madh nė jetė, i madh nė vdekje…Kjo u dėshmue, kur pėr tri ditė me radhė erdhėn me ngushllue, rreshta tė gjatė, pa mbarim, nga bashkatdhetarėt nė mėrgim, nė shtėpinė mortore: “Frank Campbell-Funeral Home” nė qendėr tė New York-ut…
Varrimi ishte madhėshtor, me lutje e me fjalime, nga pėrfaqėsuesit e tė gjitha besimeve, shoqatave, partive, enteve, qė s’ishte pa asnjėherė n’ato anė, kjo ishte befasi edhe pėr qytetarėt amerikanė…
Pėr kėtė jam dėshmitar okular…Jam dėshmitar vet…
Salih Efendiun, All-llahu e shpėrbleftė me Xhennet…



Imam Isa Hoxha
(1918-2001)

Imam Isa Hoxha ka qenė Imam i Qendrės Islamike Shqiptare-Amerikane nė Brooklyn, pėr shtetet New York dhe New Jersey, e cila u themelue me 12 Nėntor 1972…

Lindi me 25 Maj 1918, nė Bytyē, rrethi i Tropojės, nė Malėsinė e Gjakovės. Mėsimet fillestare i kreu nė Tropojė, ndėrsa njė vit ishte nė Medresėn e Madhe tė Gjakovės, kurse vitet tjera i vazhdoi nė Medresėn e Tiranės.
Imam Isa Hoxha rrjedhė prej njė familje fetare dhe atdhetare, e cila ka qenė nė ballė tė Lėvizjeve Kombėtare…
Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, familja e madhe e hoxhėve tė Bytyēit ka luftue pėr ēlirimin e atdheut kundėr pushtuesve fashistė-nazistė dhe pas lufte kundėr regjimit komunistė…
Isa Hoxha, me kushėrinin e tij, Ramizin, me pushkė nė dorė ishin nė Lėvizjen e Kryezive tė Gjakovės, qė pėrpiqeshin pėr ēlirimin e Kosovės dhe pėr njė Shqipėri Etnike, Demokratike…
Diktatura komuniste, pjesėtarėve tė familjes Hoxha, nė rrethin e Tropojės, u konfiskoi pasurinė, si tė tjerėve nė gjithė Shqipninė, i futi nėpėr burgje e kampe pėrqėndrimi dhe kur erdhi pėrfundimi: dy prej tyre vdiqėn nė burg, ndėrsa tė tjerėt vuajtėn 132 vite internim dhe burgim…!
Nė vitin 1949, Imam Isa Hoxha u detyrue tė largohet nga Shqipnija… Jetoi nė fillim nė Gjakovė, mandej nėpėr Kosovė, Vojvodinė dhe Slloveni, pėr t’u shpėrngulur nė vitin 1959 nė Trieshtė, Itali.
Gjatė qėndrimit nė Itali, nė Trieshte gjeti shumė shqiptarė, qė ishin shpėrngulur nga trojet etnike pėr ēėshtje politike dhe ekonomike. Kėtu ra nė kontakt me Imam Beqir Malokin nga Gjakova, i cili shėrbente nė Rromė si Imam i Qendrės Islame dhe menjėherė u mirėkuptuen, qė bashkėpunimi tė filloi sa mė pare, nė dobi tė besimtarėve myslimanė shqiptarė…
Nė kampet e Italisė, pėr rreth tri vjet, Imam Isa Hoxha u vue nė shėrbim tė besimtarėve, duke iu lehtėsuar dhimbjet shqiptarėve…
Prej vitit 1962, kur erdhi nė Amerikė, Imam Isa Hoxha e vazhdoi veprimtarinė fetare-kombėtare, nė dobi tė ēėshtje shqiptare…
Nė vitin 1972, nė Brooklyn, New York, u themelue Qendra Islamike Shqiptare-Amerikane, pėr shtetet New York dhe New Jersey, ku Imam Isa Hoxha shėrbeu si imam nė Xhami.
Xhamia madhėshtore u pėrurue me 12 Nėntor 1972, ku Salih Efendi Myftiu, nga Shkodra, me Bismilah e preu shiritin e Xhamisė nė Brooklyn tė New York-ut…
Pranė xhamisė ishin tubuar qindra besimtarė shqiptarė, qė nga orėt e hershme tė mėngjesit, disa prej tyre tė veshur me kostume kombėtare, sipas krahinave shqiptare…
Nė mesin e masės sė tubuar dalloheshin disa personalitete tė shquara si Imam Isa Hoxha, Baba Rexhebi i Teqesė Bektashiane nga Detroit-i, Dr. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit “Shqipėria e Lirė”, etj.
Aty dalloheshin edhe pėrfaqėsuesit e mediave amerikane: Joseph Pascal nga “Zėri i Amerikės” nė Washington, Robert Kessler i gazetės “The New York Times”, reporteri i gazetės “Dayli News”, etj….
Kushtrimi pėr themelimin e kėsaj Xhamije madhėshtore u pėrhapė si vetėtimė nė mbarė botėn, nga Amerika nė Australi, e dėshmojnė urimet e pėrgėzimet qė vinin nė vazhdimėsi…Kjo ndezi ndjenjat fetare dhe kombėtare ndėr shqiptarėt e mėrguar, nė njė kohė kur nė Shqipėrinė komuniste kėto ndjenja ishin ndaluar…!
Veprimtaria e Imam Isa Hoxhės nuk kufizohej vetėm me ēėshtjet fetare nė Xhami, por ai pėrpiqej edhe pėr ēėshtjen kombėtare, nė veēanti, pėr Kosovė e Ēamėri…Shpesh thoshte:
“Nėse s’jemi atdhetarė, s’mundė tė jemi as besimtarė. Besimtari i drejtė duhet t’jetė edhe atdhetar i vėrtetė. Pa Kosovė e Ēamėri s’ka as Shqipni…!”
Pėr vite tė tėra, Imam Isa Hoxha ishte nė ballė tė demonstratave madhėshtore pranė Pallatit tė OKB-sė nė NewYork, para Shtėpisė sė Bardhė nė Washington dhe fjala, porosia e tij kishte peshė, kishte rėndėsi, pėr Kosovė, Ēamėri, pėr Shqipni…!
E kam njohur pėr sė afėrmi, Imam Isa Hoxhėn, kėtė burrė Malėsije; nė New York, ku banojsha, e kisha, mė kishte, mik shtėpije. Nga banesa ime tek shtėpija e tij nuk kishte mė shumė se 200 metra largėsi…! Nė New York-un e madh, nė Amerikėn e largėt, nuk e kisha askend mė tė afėrt…! Sė paku, njė herė nė javė e vizitonim njėri tjetrin, kėshtu pėr mė se dhjetė vite e vazhdonim muhabetin…!
Dy muaj pas pėrfundimit tė luftės, pikėrisht me 15 Gusht 1999, me vullnetin e Zotit (xh.sh.), na u dha rasti tė takohemi mbas afėr 20 vjetėsh, nė zyrėn e Myftiut tė Kosovės, Dr. Rexhep Boja, ku ishin tė pranishėm edhe bashkėpuntorėt e tij: Resul ef.Rexhepi, Mr. Qemajl Morina, Mr. Naim ef. Tėrnava, Kryeimami i Kosovės, Sabri ef. Bajgora e tė tjerė…
Pėr dhjetė ditė, deri mė 25 Gusht 1999, Imam Isa Hoxha, me njė delegacion nga Qendra Islamike Shqiptare-Amerikane, me kryetarin z. Nijazi Tonuzin, ishte mysafirė i Bashkėsisė Islame tė Kosovės…
Me 19 Gusht 1999, ditėn e Xhumasė, nė Xhaminė e Madhe, nė qendėr tė Prishtinės, ku edhe oborri dhe rrugėt ishin mbushur pėrplotė besimtarė e kurreshtarė, Imam Isa Hoxha mbajti predikimin, tė cilin e pėrfundoi me kėto fjalė:
” O Zot! Pėr hir tė Dėshmorėve tė Kosovės, mėshiroje gjithė njerėzimin, nė veēanti popullin shqiptar, kudo qė gjendet, ndriēoje mendjen e tyre dhe shpėtoje prej mjerimeve e fatkeqėsive…!”
Imam Isa Hoxha, pėrveē veprimtarisė fetare, arsimore, atdhetare, kulturore, kombėtare, ėshtė marrė edhe me krijimtari. Ka shkruar, ka botuar, shumė punime, studime rreth ēėshtjeve fetare, filozofike, tė cilat janė botuar, kryesisht, nė revistėn “Pėrpjekja e Jonė”, qė botohej nė New York, nga Qendra Islamike Shqiptare-Amerikane, ka botuar edhe librin ”Tė mėsojmė Islamin”….
Mbas njė veprimtarie 50-tė vjeēare, pėr ēėshtje fetare dhe kombėtare, Imam Isa Hoxha ndrroi jetė nė shtėpinė e tij, nė qytezėn Old Tapan, West Wood, nė shtetin New Jersey, nė Amerikė, me 20 Tetor 2001.
Me rastin e vdekjės, Kancelari i Kryepeshkopatės Ortodokse Shqiptare nė Boston, At Arthur Liolini, pėr Imamin Isa Hoxha, u shpreh kėshtu:
”Si At shpirtėror, i ndjeri Imam Isa Hoxha ka lėnė njė vend tė zbrazur nė zemrat e familjes sė tij dhe tė besimtarėve myslimane nė rrethin e New York-ut nė mbarė Amerikėn. Por ai ka lėnė si trashėgim njė jetė kushtuar Perėndisė me plot vepra tė vyera e tė mbushura me shembuj tė bekuar. Imam Isa ishte vėrtet njė bari i mirė: serioz nė sjellje dhe nė detyrėn e tij si udhėheqės fetar, i qartė dhe i thellė e me ndjenja kombėtare. Pėr mė tepėr ai kishte njė zemėr tė pastėr, ndėrgjegje tė ēilter, mendime dhe shprehje tė urta dhe njė frymė mikpritėse tė ngrohtė. Janė tė shumtė ata dhe ato qė e deshėn si njeri: dhe nė mes atyre admiruesve jam edhe unė.
I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tij!”
At Artur Liolin
Boston

Varrimi i tij ishte madhėshtor, me 24 Tetor 2001, nė praninė e dhjetėra hoxhallarėve, tė qindra, mijėra, atdhetarėve, qė kishin ardhur nga ēdo anė, mes tyre edhe qytetarė amerikanė, u pėrcollė me fjalime, me nderime, Imam Isa Hoxha, ky burrė i Malėsisė, qė njė jetė tė tėrė ia kushtoi fesė, lirisė, Shqipnisė…

--------------------------------------------------------------------------------------------

Shėnim:
Autori i shkrimit, pėrkujtimit, qė nga themelimi i Qendrės Islame Shqiptare-Amerikane, nė vitin 1972 deri nė vitin 1982, ka qenė veprimtar nė kėtė Qendėr, duke shėrbye si herė-herė si imam, arsimtar, n/sekretar, reporter-gazetar...

Burimet kryesore:

1.Curtis IV, Edward E. Muslims in America: A Short History (2009)
2.Curtis IV, Edward E. Encyclopedia of Muslim-American History (2010)
3. Ghanea Bassiri, Kambiz. A History of Islam in America: From the New World to the New World Order (Cambridge University Press; 2010) chronicles the Muslim presence in America across five centuries.
4.Edwin E. Jacques, The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, 1995
5.Fischer, Bernd J. "Albanian refugees seeking political asylum in the United States: process and problems" in Journal of Ethnic and Migration Studies 31.1 (2005)
6.Smith, Jane I; Islam in America (2nd ed. 2009)
7.Pėrpjekja e Jonė (Our Effort) Vol.III, No.4, , 1972, New York, 1972
8.Vehbi Bajrami, Shqiptarėt e Amerikės, Botuar nga Albanian Publishing
New York 2003, 1007 faqe.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
40 VJETORI I XHAMISĖ, QENDRES ISLAME-SHQIPTARE AMERIKANE...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NĖ QYTETIN BORÅS TE SUEDISĖ U FESTUA TREVJETORI I FROMIMIT TĖ QENDRES KULTURORE SHQIPTARE "MIGJENI"
» Fjalė tė Urta - ISLAME
» Tregime nga gratė shqiptare
» Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare
» Vrasjet dhe masakrimet e femrave me ligjet islame

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: E Pergjithshme :: Lajmerime-
Kėrce tek: