prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 "HAFIZĖT E PRIZRENIT ME RRETHINĖ" (1912-2012)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: "HAFIZĖT E PRIZRENIT ME RRETHINĖ" (1912-2012)   Mon Nov 26, 2012 6:30 am


Botime tė reja: Hafizėt e Prizrenit me rrethinė (1912-2012)


Kėto ditė, fundi i muajit nėntor, 2012, doli nė dritė nė Prizren, libri me titull ”Hafizėt e Prizrenit me rrethinė (1912-2012) nga Faik Miftari.

Boton:
Kėshilli i Bashkėsisė Islame – Prizren

Pėr botuesin:
Lutfi ef. BALLĖKU

Autori:
Faik MIFTARI

Recensentė:
Mexhid YVEJSI
Sadik MEHMETI

Redaktor gjuhėsor:
Mexhid YVEJSI

Rradhitja & Kopertina:
Rexhep IBRAHIMI

Shtypi:
VERTIGO, Prizren, 2012

Tirazhi: 1000 copė


Pėrurimi i librit “Hafizėt e Prizrenit me rrethinė (1912-2012)

Ditėn e shtunė, mė 25 nėntor, 2012, pas namazit tė jacisė, n’ora 19, nė Shtėpinė e Kulturės “Xhemajli Berisha” nė qendėr tė Prizrenit, u zhvillue pėrurimi i librit tė autorit Faik Miftari ”Hafizėt e Prizrenit me rrethinė (1912-2012).
Nė sallėn e madhe tė Shtėpisė sė Kulturės nė Prizren, e cila ishte e mbushur pėrplotė me dashamirė tė librit, nė krye me hoxhallarė, hafizlerė, familjarėt e tyre, pėrurimi i librit, organizuar nga Kėshilli i Bashkėsisė Islame tė Prizrenit, qė ėshtė edhe botuesi i kėtij libri, u zhvillue me kėtė renditje:
Moderatori i pėrurimit, hoxha Orhan Bislimaj e hapi kėtė ngjarje tė rėndėsishme kulturore duke e ftuar hoxhėn e nderuar, hafiz Daut ef.Lezi, i cili kėndoi njė ashere nga Kur’ani, qė me zėrin e tij tė mrekullueshėm, qė ia ka dhuruar Zoti, i mahniti tė pranishmit.
Lutfi ef. Ballėku, kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Prizrenit mbajti fjalėn pėrshėndetėse, foli pėr vlerėn e librit, rėndėsinė e hivzit.
Resul ef. Rexhepi, ardhur nga Prishtina, si pėrfaqėsues i Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, pėrshėndeti gjithashtu.
Pas pėrshėndetjeve nga zyrtarėt e lartė tė Bashkėsisė Islame, moderatori ftojė nė foltore, njė nga njė, recensentėt e librit shkrimtarin, Mexhid Yvejsi nga Gjakova dhe Mr. Sadik Mehmeti nga Prishtina, tė cilėt pėr kumtesat e tyre profesionale u pėrcjellėn me vėmendje e duartrokitje.
Pas kumtesave filluan diskutime tė ndryshe rreth librit, autorit, nga personalitete tė njohura. Nė kėto diskutime tė dobishme vlenė tė pėrmendėn: mėsuesi i autorit tė librit, z.Ruzhdi Daku, kurse z.Munir Basha, djali i hafizit tė shquar hafiz Safet Basha, foli e pėshėndeti nė emėr tė 137 hafizėve tė shėnuar nė librin e z.Faik Miftarit.
Diskutimet, urimet, mendimet e tyre i shprehėn me dashamirėsi edhe nėnkryetari i Prizrenit z.Rexha, teknologu z.Lulėzim Kabashi, i cila, pėrveē tjerash tha se “Ėshtė dėshmuar se shpirtėrorja ka pėrparėsi ndaj materiales”...
Dhe mė nė fund, fjalėn pėrfundimtare e mbajti autori i librit, z.Faik Miftari, i cili me fjalė tė zgjedhura falėnderoi tė pranishmit, falėnderoi botuesin, Kėshillin e Bashkėsisė Islame tė Prizrenit, nė veēanti shprehu mirėnjohje e falėnderime pėr dy recensentėt e librit, z. Mexhid Yvejsi nga Gjakova dhe studiuesin mr. Sadik Mehmeti nga Prishtina...
Pas pėrurimit, vazhduen urimet, diskutimet e lira ndėrmjet miqėve e dashamirėve tė autorit me njė koktej modest, me muhabet tė shkurtėr, por qė do tė mbahet nė mend gjatė...!


Ēfarė pėrmbanė ky libėr?

Kanė thėnė se libri ėshtė i vetmi kopsht qė mbillet pėr tė tjerėt!
Nė kėtė libėr janė mbjellur pėr ne, e pėr tė tjerėt qė vijnė pas nesh, jetėshkrimet e mbi 100 hafizėve tė Prizrenit me rrethinė. Me jetėshkrimet e tyre, sigurisht, do tė kemi mė tė ndritshme historinė, do ta kemi mė tė qartė ardhmėrinė...!
Libri ka 199 faqe, aty janė shėnuar, pėrveē parathėnies, emrat e 137 hafizėve nga Prizreni me rrethinė, ka fotografi, ka shėnime, diku mė pak, diku mė shumė, pėr secilin hafiz, prej tė cilėve 135 janė meshkuj, kurse tri hafize janė femra, hafize Asija Sheqerxhiu, hafize Ardiana Alishani dhe hafize Xhansu.
Hafizėt e Prizreni me rrethinė, sipas librit tė Faik Miftarit, dėshmohet se pėrveē qė i shėrbyen ēėshtjes fetare, i shėrbyen edhe ēėshtjes kombėtare...
Kėtu po paraqesim vetėm tre shembuj:

Hafiz Hėzėr Zhuri, djali i Jusuf Zhurit, lindur nė Prizren nė vitin 1871,
ishte kurra, njohės i shquar i shtatė mėnyrave tė kėndimit tė Kur’anit. Kur ishte nė shėbimin ushtarak, gjatė kohės sė Perandorisė Osmane, ku ka shėrbye shtatė vjet nė kazermėn ushtarake Selimije nė Stamboll. Njė ditė gjatė rreshtimit para kolonelit osman, i cili bėri revistėn e ushtarėve, kur iu afrua ushtarit hafiz Hėzėr efendisė, e pyeti se si quhet dhe prej kahit ėshtė? Hafizi shqiptar, edhe pse shėrbente si ushtar i thjeshtė nė ushtri, u pėrgjigj me krenari:
” Kėtu nė ushtri shokėt mė thirrin ”gaur oğlu gaur”, qė do tė thotė “kaurr djalė kaurri” meqė qė jam nga Rumelia, nga Vilajeti i Kosovės, ndėrsa nė Prizren, qyteti ku jam lindur dhe jetoj mė thėrrasin ” hafiz Hėzėr Kurra”!. Koloneli osman mbeti i mahnitur, i habitur nga kjo pėrgjigje.
Hafiz Hamit Smani, lindur mė 1884, njė hafiz atdhetar, nė vitin 1946, nga shėrbimi sekret i UDB-ės jugosllave ftohen tė gjithė imamėt pėr ta bindur popullatėn se duhet tė hiqet ferexheja nga femrat muslimane. Hafiz Hamit Smani me guxim i kundėrshton duke u thėnė: "Nuk shitet feja pėr pare".
Hafiz Qazim Kululeri, lindur nė vitin 1909 nė Prizren, nuk e fliste gjuhėn shqipe mirė, por ishte atdhetar. Njė herė, njė serb i njohur nė Prizren e pyet:
”Si mund tė jeshė shqiptar kur nuk din shqip?”
Hafiz Qazimi, i pėrgjigjet:” Unė mund tė flasė edhe frėngjisht, por askush s’ka tė drejtė tė mė mohon kombin, unė jam shqiptar dhe jam krenar!”
Secili njeri ka mundėsi tė mėson pėrmes dy mėnyrave, njėra ėshtė pėrmes leximit, kurse tjera ėshtė pėrmes shoqėrimit me njerėz tė mirė!
Duke lexuar kėtė libėr, jo vetėm qė mėsojmė, por edhe njerėzit e mirė duket se po na shoqėrojnė! Ky libėr ėshtė shkruar me vėshtirėsi, lexohet me lehtėsi dhe secilin lexues e ēon nė lartėsi!
Nė lartėsi ishin edhe hafizėt e shėnuar nė kėtė libėr, sepse ishin besimtar, dijetar, atdhetar...! Hafizėt e nderuar qė kanė ndrruar jetė, Allahu (xh.sh.) i shpėrbleftė me Xhennet! Kurse, hafizėt qė janė gjallė, nėse mė shumė punojnė, kanė mundėsi t’i tejkalojnė parardhėsit, kėshtu mund tė bėhėn shembull pėr pasardhėsit. Amin! Ashtu qoftė! Ashtu u boftė!

Mexhid YVEJSI,
Gjakovė, 26 Nėntor 2012















Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
"HAFIZĖT E PRIZRENIT ME RRETHINĖ" (1912-2012)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dr.Fejzulla Gjabri:Prijėsit popullorė nė kėngėt e vitit 1912
» Nuhi Bytyēi:Letėr e hapur Kryetarit tė Komunės sė Prizrenit
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike
» Hilmi Saraēi: Aziz Zhilivoda luftėtar dhe udhėheqės i shquar pėr Shqipėrinė etnike (1912 - 1994) (I)
» SAGA IME - DANKE ALLE! JU FALEMINDERIT TĖ GJITHĖVE!Dosjer nga AGIM GASHI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Libra-
Kėrce tek: