prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vatikani e pret me mirėdashje votėn e OKB-sė, qė i njeh Palestinės Statusin e Shtetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Vatikani e pret me mirėdashje votėn e OKB-sė, qė i njeh Palestinės Statusin e Shtetit   Mon Dec 03, 2012 11:33 am


Vatikani e pret me mirėdashje votėn e OKB-sė, qė i njeh Palestinės Statusin e Shtetit Vėzhgues.

Vatikani priti me mirėdashje vendimin e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė pėr njohjen e Palestinės si “Shtet Vėzhgues jo anėtar”. Nė njė komunikatė tė Selisė sė Shenjtė, izraelitėt dhe palestinezėt ftohen tė rifillojnė bisedimet, ndėrsa bashkėsia ndėrkombėtare nxitet ta mbėshtesė ecjen nė udhėn e paqes sė qėndrueshme.
Vendim i rėndėsishėm, qė duhet inkuadruar nė pėrpjekjet pėr rrugėzgjidhjen pėrfundimtare tė tensioneve ndėrmjet izraelitėve e palestinezėve. “Paqja ka nevojė pėr vendime tė guximshme”: kėshtu, thėnė pėrmbledhtas, nota e Vatikanit pėrshėndet me mirėdashje vendimin e Asamblesė sė OKB-sė pėr njohjen e Palestinės si Shtet Vėzhgues jo anėtar. Ripohohet se votimi tregon edhe qėndrimin e shumicės sė bashkėsisė ndėrkombėtare e njėkohėsisht, bindjen se ky rezultat, nė vetvete, nuk mund t’i zgjidhė plotėsisht problemet, qė ekzistojnė nė Rajon e se kėtyre problemeve mund t’u jepet pėrgjigjja e duhur vetėm duke u impenjuar faktikisht pėr sigurimin e paqes. Paqe e stabilitet, saktėsohet, bazuar mbi drejtėsinė dhe respektimin e aspiratave tė ligjshme, si tė izraelitėve, ashtu edhe tė palestinezėve. I qartė, referimi lidhur me rrugėn juridike qė nisi, pikėrisht nė Selinė e OKB-sė, nė vitin 1947, pėr tė favorizuar si lindjen e Shtetit Izraelit, ashtu edhe tė atij Palestinez, ky i fundit akoma i pa krijuar. Nė kėtė kuadėr, thirrja drejtuar Bashkėsisė Ndėrkombėtare pėr tė thelluar impenjmin e pėr tė mbėshtetur udhėn e paqes. Me rėndėsi themelore dhe thirrja, cituar nė komunikatė, qė Benedikti XVI pati bėrė nė pėrfundim tė shtegtimit tė tij apostolik nė Tokėn Shenjte. ‘Kurrė mė gjakderdhje’, ishte thirrja e Papės. ‘Kurrė mė ndeshje!’. ‘Kurrė mė terrorizėm!’. ‘Kurrė mė luftė!’. E sidomos, nxitja qė tė njihet universalisht se Shteti i Izraelit ka tė drejtėn tė ekzistojė e tė gėzojė paqe e siguri brenda kufijve tė njohur ndėrkombėtarisht. Nota saktėson se Selia e Shenjtė i ka ftuar disa herė prijėsit e tė dy popujve tė rifillojnė me dashamirėsi bisedimet, duke shmangur kryerjen e veprimeve dhe vėnien e kushteve, tė cilat u kundėrvihen deklaratave vullnetmira si dhe tė kėrkojnė sinqerisht rrugėzgjidhje, qė bėhen themele tė sigurta pėr paqen e qėndrueshme. Rast i pėrshtatshėm, pėrfundon nota, pėr tė kujtuar edhe qėndrimin e pėrbashkėt, mbajtur nė vitin 2000 nga Selia e Shenjtė dhe OLP pėr tė mbėshtetur njohjen e njė statusi tė posaēėm, ndėrkombėtarisht tė garantuar, pėr Qytetin e Shenjtė, Jeruzalemin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Vatikani e pret me mirėdashje votėn e OKB-sė, qė i njeh Palestinės Statusin e Shtetit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Don Lush Gjergji: Ja pse Vatikani (nuk) do ta njoh Kosovėn
» Fjalė tė Urta - Mirėsia; Drejtėsia
» Nuk kemi besuar se ekziston njė organizim kaq i mirė i FFSHGJ-sė dhe i klubeve shqiptare nė Gjermani
» Skėnder Zogaj:FARK-u ishte strukturė legale, e mirėfilltė ushtarake
» Burbuqe Thaēi: Sherri i mikut tė mirė nė ditėt e vėshtira!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: