prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAFIZ TEUFIK NAHI (1917-2006)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAFIZ TEUFIK NAHI (1917-2006)   Thu Apr 18, 2013 9:07 am



HAFIZ TEUFIK NAHI
(1917-2006)


Hafiz Teufik Nahi, ėshtė gjakovar, nė Kairo, Egjipt, ka qenė pedagog, akademik, shkrimtar, atdhetar…
Sa herė qė diktatori i ish-Jugosllavisė, Josip Broz Tito, e vizitonte Egjiptin, hoxha atdhetar, ēdo herė arrestohej, derisa ”shoku” Tito nga Egjipti - largohej…!

Teufik Nahi lindi me 6 Prill 1917, nė Gjakovė. Ėshtė djali i Myderrizit tė njohur, Islam Efendi Nahi, i cili ka qenė myderrizi kryesor dhe udhėheqėsi i Medresės sė Madhe nė Gjakovė, gjatė viteve 1920-1930. Ėshtė vllai i Myderrizit, dijetarit, atdhetarit, pėrkthyesit tė Kur’anit nė gjuhėn shqipe, Hasan Efendi Nahi (1905-1991).
Mėsimet fillestare i kreu nė mejtepin e “Halil Efendisė”, nė Gjakovė, ku krahas lėndėve tė pėrditėshme, brenda dy viteve, arriti tė mėsoj pėrmendėsh Kur’anin e Madhnueshėm dhe e fitoi titullin e nderuem: Hafiz. E vazhdoi shkollimin nė Medresenė e Madhe tė Gjakovės, ku diplomoi, nė vitin 1938, pranė Myderrizit tė madh, Hafiz Fahri Ef.Iljazi (1903-1985).
Vėllai i tij mė i madh, Myderrizi, Hasan Efendi Nahi, (1905-1991), i cili sa kishte diplomue nė Universitetitn “El-Az-har” tė Kairos, me 1934, duke e pa se vllai i tij, Tevfiku, ishte njė djalosh shumė i zgjuar, e kėshilloi, e ndihmoi, e udhėzoi, qė edhe ky nė Kairo tė shkoi…
Njė ditė, nė vitin 1938, djaloshi 21 vjeēar, Teufik Nahi, shkon nė shtėpinė e z.Beqir Malokit, nė mahallėn e “Haxhi Ymerit”, nė Gjakovė, dhe i kėrkon ndihmė, si pėr mahi, tue i thanė, qysh me dalė n’Shqipni?
Z. Beqir Maloki, mbasi e pyet i kujne je, ēfarė pune n’Shqipni ke, dhe ky i tregoi drejtė:
“Jam djali i Myderrizit, Islam Efendi Nahi, po kam dėshirė me shkue n’Shqipni, pėr me dalė n’Greqi e pėr n’Egjipt me vazhdue pėr m’u shkollue…”
Atėherė, Beqir Maloki i tha:
“ Babėn po ta ngjoh, ma t’mirė burrė, jo Gjakova, por nashta as Kosova s’e ka, njashtu e ke edhe vllain, Hasanin, edhe ti insha’Allah, ju ke n’gja.Tash, po t’thom nėr sy, mos baj dert se kjo punė u kry…!
Beqir Maloki, i cili ishte njė burrė i rrym me kėto punė, e thirri njė djalė trim, besnik, nga njė katund afėr kufinit, i cili e pėrcolli Tevfik Nahin, hoxhėn e ri, pa’ i’ therrė n’komė, deri nė n’kufi, derisa hyni n’Shqipni…
Teufik Nahi, pėrmes Shqipnisė, Greqisė, nėpėr Detin Egje, nėpėr Detin Mesdhe, arriti nė Aleksandri dhe mė nė fund nė Kairo. Pa humbur kohė, me shumė dėshirė, me shumė vullnet u regjistrue nė Fakultet, nė Fakultetin e Drejtėsisė, nė Universitetin e famshėm El-Az’har, nė Kairo, Egjipt.
Nė kėtė fakultet, nė kėtė Universitet, studenti nga Gjakova, Teufik Nahi, ishte ndėr mė tė zgjuarit, ndėr mė tė dalluarit, ndėr mė tė shquarit, derisa diplomoi, nė vitin 1948.
Pasi diplomoi, brenda dy vjetėve, edhe njė titull e fitoi, titullin: Gjykatės i Drejtėsisė Islame.
Nė vitin 1951, duke i parė aftėsitė e tij, emėrohet pedagog nė Universitetin “El-Az-har, ku punoi me pėrkushtim, me devotshmėri, duke u bė shembylltyrė nė Universitet pėr ēdo njeri…
Pas gjashtė viteve shėrbimi, kėrkohet, ftohet dhe dėrgohet si pedagog nė Algjeri, 1967-1969. Pas dy viteve shėrbimi, kėrkohet, ftohet dhe dėrgohet pedagog nė Somali., 1969-1972. Pas tri vjetėsh shėrbimi nė Egjipt, kėrkohet, ftohet dhe dėrgohet si pedagod nė Arabi, ku si gjithnjė, shėrbeu me devotshmėri, 1975-1978.
Nė vitin 1978, Hafiz Teufik Nahi, pas 11-tė vjetėsh shėrbimi me pėrkushtim , me devotshmėri, nė Algjeri, Somali dhe nė Arabi kthehėt sėrish nė Kairo, ku menjėherė emėrohet kėshilltar i Ministrit tė Vakėfeve tė Egjiptit, pėr katėr vjet tė plota, deri mė 1982, kur, ky burrė i ēmuar, doli me nderė nė pension tė merituar.
Hafiz Teufiku, pėrveē veprimtarisė aq tė frytshme arsimore, edukative, pedagogjike, nė Afrikė e Azi, ai kurrė nuk e harroi Kosovėn e Nanėn Shqipni.
Ėshtė njė nga shqiptarėt e parė, qė me shkrimet e tij profesionale, iu ka kundėrvue komunizmit, ka shkrue nė vazhdimėsi pėr gjendjen e mjerueshme tė Kosovės, tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi dhe nė Shqipni…
Nė shtypin egjiptian dhe tė Lindjes sė Mesme, nė radio e television, Hafiz Teufiku ka informue ndėr vite nė vazhdimėsi me argumente rreth situatės nė Kosovė, pėr padrejtėsitė, persekutimet, krimet, shpėrnguljet, burgosjet,dėnimet, vrasjet, dhunimet qė ju bėheshin shqiptarėve, ndėr vite, nė ish-Jugosllavinė komuniste-titiste…
Pėr kėtė arsye, sa herė qė diktatori i ish-Jugosllavisė, Josip Broz Tito, e vizitonte Egjiptin, hafizi atdhetar, ēdo herė arrestohej, derisa ”shoku” Tito nga Egjipti - largohej…!
Ka shkrue nė gjuhėn arabe shumė punime, studime, vepra nė fusha tė ndryshme: fetare, letrare, juridike, politike historike…
Pėr shkak tė veprimtarisė sė tij fetare-atdhetare, nacionaliste-antikomuniste, dy qeveritė, jugosllave-titiste dhe shqiptare-komuniste-enveriste, nuk e lejuan asnjėherė tė viziton vendlindjen, Gjakovėn, as Kosovėn. Ēka ėshtė edhe mė keq, nuk e lejuan as komunistėt shqiptarė faqezi me e pa veē njė herė, siē thoshte, Nonėn Shqipni…!
Hafiz Teufik Nahi ndrroi jetė mė 9 Janar 2006, nė moshėn 89 vjeēare, nė Kairo, Egjipt, nė mėrgim u nda nga kjo jetė e pėrkohshme tokėsore, por aty u varros me nderime madhėshtore…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Shkėputur nga libri: "HAFIZĖT E GJAKOVĖS=KRENARIA E KOSOVĖS"
Gjakovė, 2013


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAFIZ TEUFIK NAHI (1917-2006)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sabile Keēmezi- Basha: Angazhimi i grave nė Pavarėsinė e Shqipėrisė
» Revista "Shqipėria etnike"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: