prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Hafiz Fahri ef. Iljazi (1903-1985)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: Hafiz Fahri ef. Iljazi (1903-1985)   Thu Apr 25, 2013 10:13 am



HAFIZ FAHRI EF. ILJAZI
(1903-1985)

Myderrizi, Hafiz Fahri Efendi Iljazi ishte njėri prej hoxhallarėve mė tė ditur, jo vetėm tė Gjakovės, jo vetėm tė Kosovės, por ishte njė nga mė tė dalluarit, njė nga mė tė shquarit nė nivel kombėtar, nė tė gjitha trojet ku ka shqiptarė….

Prejardhja familjare

Rrjedh prej njė familje tė njohur gjakovare, prej sė cilės ndėr shekuj kanė dalė shumė intelektualė, dijetarė, myfti, myderrizė, hafizė, hoxhallarė, atdhetarė…
Fahri Efendi Iljazi lindi nė vitin 1903, nė Gjakovė. Ėshtė djali i myderrizit, Hafiz Iljaz Efendiut, i cili ishte djali i myderrizit, Hafiz Muhamedi Efendiut, i cili ishte njėri nga pesė djemt e Yvejs Efendiut, tė gjithė hoxhallarė tė njohur, tė nderuar, tė cilėt janė: Muhamed Efendiu, Hafiz Ismail Efendiu, Hafiz Muhamedi Efendiu, Jahja Efendiu dhe Hysein Efendiu.
Yvejs Efendiu, babai i pesė hoxhallarėve tė shquar, ka qenė myderrizi i parė nė Medresenė e Madhe tė Gjakovės, e cila ishte vatra kryesore edukative, arsimore, kulturore, jo vetėm e Gjakovės, por e tėrė Kosovės…

Shkollimi dhe shėrbimi

Fahri Efendi Iljazi mėsimet fillestare i kreu nė Gjakovė, ku krahas mėsimeve, pranė babait, myderrizit, Hafiz Iljaz Efendiut, e mėsoi Kur’anin e Shenjtė pėrmendėsh, nė moshėn 11- tė vjeēare dhe e fitoi titullin e nderuar: Hafiz. Hafiz ishte edhe babai i tij, Myderriz Iljaz Efendiu, qė nga mosha 9-tė vjeēare…
Hafiz Fahri Efendi Iljazi i vazhdoi mėsimet nė Medresenė e Madhe nė Gjakovė, pranė babait, Myderriz Iljaz Efendiut, deri nė vitin 1920, viti kur ndrroi jetė babai i tij i nderuar.
I vijoi studimet nė Medresenė “Mehmed Pasha” nė Prizren, pranė Myderrizit tė shquar Nusret Efendi Galibit, i cili ka qenė Myfti i Prizrenit, kryeqyteti shpirtėrorė e historik i shqiptarėve…
Gjatė studimeve nė Prizren, Fahri Efendi Iljazi, ishte njėri prej studentėve mė tė zgjuar, mė tė talentuar, aq sa, ka ndodhur shpesh, nė mungesė tė myderrizėve, edhe myderrizėt i ka zėvendėsuar…! Me pėrfundimin e studimeve, me sukses shembullorė, pėrveē diplomės e pėrfitoi edhe titullin e nderuar, titullin e ēmuar: Myderriz. Kėtė titull tė ēmuar, si sot akademik, pėr ta fituar, iu nėshtruar provimit para komisionit tė pėrbėr nga tre myderrizė, tė cilėt janė: Myderriz Rexheb Efendiu nga Mitrovica, Myderriz Ataullah Efendiu nga Shkupi dhe Myderriz Nusret Efendi Galibi nga Prizreni.

Shėrbimet dhe vlerėsimet

Qė nga janari i vitit 1930 e deri nė vitin 1948, kur e mbyllėn komunistėt, Hafiz Fahri Efendi Iljazi ka qenė Myderriz, udhėheqėsi kryesor, nė Medresenė e Madhe tė Gjakovės, e cila i ka dhėnė dritė tėrė Kosovės…
Gjatė 18 viteve sa shėrbeu nė Medresenė e Madhe nė Gjakovė, ku kanė studiuar 93 studentė, nga tė gjitha trevat shqiptare, mėsimi zhvillohej nė gjuhėn shqipe. Nė programin arsimor tė Medresesė, Hafiz Fahri Efendia, pėrveē lėndėve qė ishin nė tė kaluarėn, futi lėndė tė reja, si Kelami (Apologjetika) Ibnu Feraiz (E drejta trashėgimore), Filozofia Islame, Tesavufi Islam, Fizika, tė cilėn e ligjėronte Beqir Efendi Baraku, i cili ka qenė edhe poet...!
Nė vitin 1938 doli gjenerata e parė e tė diplomuarėve nga Hafiz Fahri Efendia dhe pėr kėtė ngjarje nga Sarajeva erdhi njė delegacion nė krye me Reisin (Kryetarin) Xhemaludin Ēausheviē dhe mysafirė tė shquar nga tė gjitha trevat shqiptare, tė cilėt qėndruan bashkarisht tri ditė nė Medrese, nė Gjakovė. Tė diplomuarit e gjeneratės sė parė nga Gjakova janė: Hafiz Teufik Ef. Nahi, Hafiz Selim Ef. Yvejsi, Jahja Ef.Bakalli dhe Qamil Ef. Ferizi.
Shumica prej nxėnėsve tė Myderriz Fahri Efendiut, pasi kanė diplomuar, u bėnė dijetarė tė shquar, atdhetarė e luftėtarė tė dalluar, prej tyre vlenė tė pėrmenden disa emra tė paharruar si: Mulla Zekė Bėrdynaj, Mulla Ramush Shatri, Haxhi Jahja Daci, Mulla Iljaz Broja, Hafiz Muhamed Gashi, Mulla Hajriz Demaku etj.
Nė vitin 1948 u mbyll me dry Medreseja e Madhe e Gjakovės nga komunistėt, me arsyetim banal se kinse nuk i plotėson kushtet hygjenike...! Me gjithė kėtė, Hafiz Fahriu e vazhdoi edhe pėr dy-tri vjet nė fshehtėsi mėsimin me disa studentė tė rinj...!
Mė 15 nėntor tė vitit 1957 nė Sarajevė u zgjodh kryetari i ri i myslimanėve tė ish Jugosllavi, Haxhi Sulejman ef.Kemura. Kurse mė 8 dhjetor 1957 u zhvillue nė Sarajevė ceremonia nė Begova Xhaminė pranimi i detyrės dhe betimi. Pėr kėtė ngjarje me rėndėsi, ishin ftuar nė Sarajevė, me rastin e shpalljes, betimit, tė Reisit (Kryetarit) tė ri tė Bashkėsisė Islame pėr Jugosllavi, Sulejman Efendi Kemura, pėrveē delegacioneve vendore, kishte edhe delegacione nga vende tė ndryshme arabe-islame, ishte caktuar qė Hafiz Fahri Efendia nga Gjakova tė lexonte tekstin e Betimit (Menshura) nė gjuhėn arabe, ashtu edhe ndodhi. Kjo nuk ishte rastėsi, por ishte njė vendim me rėndėsi nga dijetarėt qė kuptojnė, qė dinė tė vlerėsojnė dijetarėt, vlerat e njė personaliteti tė shquar tė Kosovės, siē ishte Hafiz Fahri Efendia i Gjakovės.
Nė vitin 1963, njė delegacion fetar nga ish-Jugosllavia viziton Marokon, ndėr anėtarėt e delegacionit ishte edhe Hafiz Fahriu, aty i pret Mbreti i Marokos Hasani i Dytė dhe kur foli Hafiz Fahriu nė gjuhėn arabe, pastėr, rrjedhshėm, me maturi, zhgjuartėsi, mbreti mbeti i habitur...! Pas disa vitesh, Mbreti Hasan i Dytė, e kishte pyetur Fadil Hoxhėn nė Maroko: “A e njeh Hafiz Fahri Efendiun, ėshtė nga vendi i juaj? Po, bile jemi nga i njėjti qytet, nga Gjakova, ishte pėrgjigjur Fadil Hoxha. Kurse, Mbreti Hasan i kishte thėnė: “Njė kokė si e tij, plotė urtėsi, i mjafton vendit tuaj!”
Veprimtaria e Hafiz Fahriut ėshtė shumė e gjėrė, ėshtė shumė e gjatė, ka shėrbye me pėrkushtim, mbi gjysmė shekulli, ditė e natė…
Ka shėrbye si imam nė disa xhami, ka shėrbye si kryeimam i Gjakovės, edhe i njė pjese tė Kosovės, qė quhet Dukagjin, duke pėrfshi Pejėn, Istogun deri nė Klinė.
Ka qenė Kryetar i Kėshillit tė Bashkėsisė Islame tė Gjakovės, gjithashtu, ka shėrbye nė Kryesinė e Bashkėsisė Islame tė Kosovės…
Ka shėrbye pėr shumė vite nė Xhaminė e Hadumit, e cila ėshtė xhamia e parė e Gjakovės, bukuroshja e Kosovės, themelue me 1594, nga njė shqiptar, nga Sylejman Efendiu apo siē njihet nė popull me emrin Hadum Aga.
Nė Xhaminė e Hadumit, qė kur isha fėmi, i kam pėrcjellė nė vazhdimėsi, ligjėratat, hytbet, predikimet e tij. Predikimet e tij kanė qenė nė nivel superior, ishte klasik, por edhe bashkohor. Gjithnjė ka qenė i pėrgatitur, ēdo fjali e tij ishte e ndritur…Kurrė s’ka folė me hamendje, pėrherė ia qėllonte, dėgjohej me respekt e vėmendje…!

Kanė thėnė pėr Medresenė e Madhe tė Gjakovės
tė udhėhequr nga Hafiz Fahri Efendi Iljazi

Nė vitin 1941, njė delegacion i Komunitetit Musliman Shqiptar me qendėr nė Tiranė nėn udhėheqje e dr.Behxhet Shapatit vizituan Medresenė e Madhe tė Gjakovės, e cila udhėhiqej nga Myderriz Fahri ef.Iljazi:
”Myderrizi (Fahri ef. Iljazi) sė bashku me popullin dhe prijėsit fetarė na udhėhoqėn pėr nė Medrese, pranė sė cilės kishin dalė dhe ishin rreshtuar njė tufė studentėsh duke na uruar mirėseardhje.
Qetėsi e gėzim, tė njė ritmi fetar, konstatuam nė fytyrat e tyre. Na ēuan nė sallėn e Medresesė, sallė kjo e shtruar mirė dhe pastėr. Kėtu gjetėm tė gjithė komoditetet pėr tė cilat ka nevojė udhėtari.
Kėtu pamė edhe programin e Medresesė, tė cilin e gjetėm krejt tė plotėsuar e sidomos nė disa mėsime si nė Filozofi Islame, Etikė, Jurispodencė Islame etj., tė cilat duhet vihen edhe nė Medresenė e Pėrgjithshme nė Tiranė.”
(Revista”Kultura Islame”, Nr. 3, Tiranė, 1941)

Kanė thėnė pėr Hafiz Fahri ef. Iljazin

Prof. Fejzullah Haxhibajriē nga Sarajeva nė librin e tij “Nekrolozi” ndėr tė tjera thotė:
“Sipas meje, e them me plotė bindje se Hafiz Fahri Efendiu ėshtė njohėsi mė i madh i tesavufit dhe jurispodencės islame nė Ballkan. Nuk e ka njohur dhe komentuar Ibėn Arabiun mė mirė se ai askush nė Ballkan”.
Nė njė intervistė me Hajriz Demakun, ish-nxėnės i Hafiz Fahri Efendiut, ish-luftėtar i Shaban Polluzhės, babai i shkrimtarit tė njohur Daut Demaku, nga Drenica, gazetari e pyet: “Mixha Hajriz, kush ėshtė pėr ty mė i pari pėr pushkė, trimni, dhe pėr dituni?
Mixha Hajriz tha: Pėr pushkė e trimni si Shaban Polluzha s’ka, kurse pėr ilm, dituni si Hafiz Fahri Efenija i Gjakovės, shtatė shokė myderrizė, s’ka asnja! Kėtė intervistė mund tė kėrkoni nė internet, e gjeni leht!

Ka thėnė Hafiz Fahri Efendija


Myderrizi, Hafiz Fahri Efendija ishte enciklopedi, kėtu mjafton tė shėnojmė tri thėnie tė tij!

“Nuk na mbetet tjetėr veēse ta dojmė, ta ndėrtojmė dhe ta ēmojmė njani-tjetrin”

”Tė zhvillohemi nė pikėpamje shpirtnore, intelektuale dhe atdhetare.”

”Ditunija asht arma ma e fortė kundėr anmikut”

Hafiz Fahri Iljazi, ishte njė personalitet i madh, si njė figurė e shquar, gjithnjė ka qenė i vėzhguar, i pėrgjuar, nga kundėrshtarėt, qė ishin anti-fetarėt, anti-shqiptarėt…
Pėrveē veprimtarisė fetare, edukative, arsimore, Hafiz Fahri Efendiu ėshtė marrė edhe me veprimtari kulturore. Rreth vitit 1950, e ka bėrė transkriptimin nė gjuhėn shqipe tė veprės “Vehbije” (Dhuratė), tė myderriz Tahir Efendi Gjakovės, shkrue e botue nė Stamboll, me 1835. E ka pėrmirėsuar, e ka pastruar, nga fjalėt e hueja, veprėn “Mevludi” , tė Tahir Efendi Popovės, qė kėndohet nėpėr tė gjitha trevat e Kosovės. Ka marrė pjesė nė hartimin, pėrpilimin, e tė parit doracak “Ilmihal i Vogėl”, qė ėshtė botuar nė Prishtinė me 1957, nga Kryesia e Bashkėsisė Islame. Ka lėnė nė dorėshkrim veprėn “Jasin”, pėrkthim nga gjuha arabe, por me komentim…
Emri i Myderrizit, Hafiz Fahri Iljazi, si njė dijetar, si njė personalitet i rrallė, pėrmendet me nderim edhe sot e kėsaj dite, jo vetėm nė Gjakovė, jo vetėm nė Kosovė, por qė nga Shkodra deri nė Vlorė, nga Sarajeva nė Shkup, Dibėr, Tetovė deri nė Stamboll…!
Hafiz Fahriu ndrroi jetė me 19 Nėntor 1985, nė moshėn 82 vjeēare. Shėrbimet e fundit mortore, nė kėtė jetė tė pėrkohshme tokėsore, i kreu kushėrini i tij, nxėnėsi i tij, Hafiz Selim Yvejsi. Nė pėrcjelljėn e fundit, pėrveē popullit, morėn pjesė tė gjithė hoxhallarėt e Gjakovės, morėn pjesė hoxhallarėt nga ēdo anė e Kosovės…!
Atė ditė, komunistėt e Gjakovės, duke e parė gjithė atė popull, qindra hoxhallarė, shejhlerė, dukeshin tė tronditur, kėtė nuk e kishin pritur, vėshtronin si tė hutuar me sy, ishin bėrė si pulat pa kry…!
Namazi i xhenazės u falė pranė Xhamisė sė Hadumit, ku oborri ishte mbushur pėrplotė xhematli, ndėrsa u varros nė oborrin e Xhamisė, Xhamisė sė Hadumit, ku kishte shėrbye me pėrkushtim, derisa i erdhi ftesa prej Krijuesit pėr n’Amshim…
Ky burrė, ky dijetar, pedagog, atdhetar, e meriton qė sė paku njė rrugė, shkollė tė emėrtohet me emrin e tij tė nderuar Hafiz Fahri Iljazi...

Mexhid YVEJSI, Gjakovė



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Hafiz Fahri ef. Iljazi (1903-1985)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fahri Musliu thotė se nuk ėshtė babai i Aleksandar Vucic
» Dr.Ali F.Iljazi:LUFTO ME STRESIN NĖ MĖNYRĖN PEJGAMBERIKE
» Fahri Xharra:Z. Oliver Jens Schmitt! Shqiptarėt , qenkemi Ilir tė rrejshėm?
» A ėshtė Aleksandar Vucic djali i Fahri Musliut?
» Milazim Kadriu: Pėrkujtohen dėshmorėt Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: