prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAFIZ YMER GUTA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAFIZ YMER GUTA   Wed May 08, 2013 12:26 pm


HAFIZ YMER GUTA
(1860-1963)

Hafiz Ymer Guta, hoxha gjakovar, ishte fetar e atdhetar, trim e guximtar, pleqnar e pajtimtar, dijetar e luftėtar…

Lindi nė Gjakovė nė vitin 1860. Qysh nė fėmijėri dallohej pėr disa veēori, ishte shumė i zgjuar, pėr mėsime i dalluar, pėr trimėri i pa krahasuar…
Mėsimet fillestare i kreu nė mejtepin e “Halil Efendisė” nė Gjakovė. Krahas mėsimeve nė mejtep, sipas programit arsimor tė kohės, arriti tė bėhet Hafiz, pra tė mėsoi pėrmendėsh, Kur’anin e madhnueshėm, kur ishte nė moshėn dhjetė vjeēare, nė vitin 1870.
Po nė Gjakovė, Hafiz Ymer Guta i vazhdoj mėsimet nė Medresėn e Vogėl tė Gjakovės, ku edhe diplomoi pranė dijetarit tė shquar, Myderriz Fetah Efendi Buza, tek i cili kishte mėsuar pėrmendėsh Kur’anin e madhėruar ….
Medreseja e Vogėl e Gjakovės, qė nga themelimi, nė vitin 1815, nėn drejtimin e Myderriz Tahir Efendi Gjakovės, krahas Medresės sė Madhe, qė nga themelimi, nė vitin 1707, nėn drejtimin e Myderriz Yvejs Efendiut, ishte njė nga institucionet arsimore-kulturore ndėr mė tė njohura nė trojet shqiptare. Prej kėtyre dy medreseve tė famshme, pėr dy-tre shekuj, prej tyre kanė dalė shumė hafizė e myderrizė, dijetarė e atdhetarė, tė cilėt jo vetėm Gjakovės, por ia kanė zbardhė faqen tėrė Kosovės...
Hafiz Ymer Guta, pėrveē veprimtarisė fetare, ėshtė i njohur aq mė shumė pėr veprimtarinė atdhetare…
Pėr veprimtarinė atdhetare disa herė ėshtė prangosur, ėshtė burgosur, ėshtė plagosur…! Ėshtė plagosur nė kohėn e Turqisė, nėn pushtimin Malit tė Zi e Sėrbisė, tė Austro-Hungarisė…
Nė vitin 1903, nė kohėn e Turqisė, Hafiz Ymer Guta sė bashku me udhėheqėsit fetarė e atdhetarė tė Gjakovės, si Myderriz Myrteza Efendi Luzha, Hasan Aga, biri i Fetah Zekės, Selim Mula, Haxhi Jonuzi etj. u prangosėn, u burgosėn, internuen, u dėnuan me dy vjetė burg, burg tė rėndė, tė zi, nė Kastamoni…
Hafiz Ymer Guta ishte ndėr tė parėt nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, qė nga Besėlidhja Shqiptare “Besa-Besė” ose “Lidhja e Pejės” 1899, deri nė Kuvendin e Junikut, me 1912…
Ka qenė njė nga themeluesit dhe udhėheqės i organizatės me ndikim “Islihati”, qė ishte njė lėvizje e madhe pėr pajtim…
Nė vitin 1912, nė Kalanė e Shkodrės “Rozafat” ishte Hafiz Guta qė ngriti Flamurin dhe mbajti fjalėn kryesore, qė i frymėzojė shkodranėt, tė cilėt e kanė pėrmendur me nderim, ndėr vite, Hoxhėn, Hafiz Ymer Guta, qė s’dinte ē’ėshtė tuta, kėtė hafiz tė Gjakovės, kėtė burrė mbi burra tė Kosovės…
Hafiz Guta, me burra gjakovarė ka marrė pjesė nė luftė si vullnetar pėr Mbrojtėn e Shkodrės kundėr Malit tė Zi e Sėrbisė, nė vitin 1913...
Nė kohėn e Sėrbisė, tė Austro-Hungarisė, nė kohėn e Krajlit, si gjithnjė, Hafiz Ymer Guta ishte nė ballė, si njė shqipe e malit…
Ka shėrbye nė disa xhami tė Gjakovės, deri edhe nė xhaminė kryesore tė qytetit, nė Xhaminė e Hadumit, si imam, hatib, predikues, ku asnjėherė nuk e frikėsoi asnjė pushtues…
Nė kohėn e komunizmit, Hafiz Ymer Guta edhe pse ishte plakur, e kishte rrokur pleqėria, thoshte hapur:
“Shkoi fashizmi-erdhi komunizmi, por jo lirija, na dan nga nona, Shqipnija…”
Ndrroi jetė nė vitin 1963, nė Gjakovė, nė moshėn 103 vjeēare.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAFIZ YMER GUTA
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Halit Bogaj: Me rastin e 10 vjetorit tė vrasjes sė Ymer Elshanit...
» Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni
» Prof.Ymer Halimi:NĖ KĖTĖ RAST, NUK DI ĒKA PARAQET PERSONALITETI AKADEMIK (!?)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: