prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAFIZ MURTEZA MULLA ALIU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAFIZ MURTEZA MULLA ALIU   Sun May 12, 2013 1:49 pm


HAFIZ MURTEZA MULLA-ALIU
(1889-1941)

Hafiz Murtezai lindi nė Gjakovė nė vitin 1899. Ėshtė djali i Mulla Aliut, i cili ėshtė djali i Muhamedi Efendiu, i cili ėshtė djali i Myderrizit, Yvejs Efendiut, myderrizit tė parė tė Medresesė sė Madhe tė Gjakovės.
Mėsimet fillestare i mori nga babai, Mulla Aliu, i cili ishte njė hoxhė i ditur, i ndritur, e vazhdoi shkollimin nė mejtepin “Ruzhdie” tė Gjakovės, krahas mėsimeve arriti tė bėhet hafiz, e mėsoi Kur’anin pėrmendėsh, qė nė moshėn 14 vjeēare. Nė vitin 1908 shkoi nė Stamboll pėr studime tė larta, por shkaku i Luftės sė Parė Ballkanike mė 1912 kthehet nė Gjakovė ku vazhdoi studimet nė Medresėn e Madhe tė Gjakovės pranė dijetarit tė shquar, myderrizit, hafiz Iljaz Efendiut, ku diplomoi nė vitin 1918.

Shėrbimi dhe pushkatimi

Pas diplomimit, Hafiz Murtezai apo Hafiz Xaja siē e quante populli, ka shėrbye si imam e mėsues nė Xhaminė e Sofės, nė Xhaminė e “Islam Begut”, qė ishte nė qendėr tė Gjakovės, gjithashtu ka shėrbye edhe nė Skivjan, ku ishte mėsues e hoxhė nė Xhaminė e Skivjanit, ku pėr shėrbimet qė ka krye me devotshmėri ende pėrmendet me simpati emri i tij.
Hafiz Murtezai banonte nė rrugėn “Vojvoda Zhivojin Mishiē”, e cila sot quhet “Rrruga e UĒK-s”, shtėpia ku banonte kishte pėrballė kazermėn ushtarake, ku ishte vendosur “Regjimenti i Kralit”, e cila ishte njė nga njėsitė mė gjakpirėse tė Ushtrisė Mbretėrore tė Jugosllavisė gjatė viteve 1918-1941.
Kur Mbretėria Jugosllave kapitullojė, pas sulmit tė Gjermanisė, nė javėn e parė tė muajit prill 1941, ushtria jugosllave jo vetėm qė nuk ishte tėrhequr nga Gjakova, por bėnte kėrdi nė fshatrat e Gjakovės dhe nė Gjakovė. Ushtarėt shqiptarė, qė ishin mobilizuar me dhunė, kush pati mundėsi u larguan, disa prej tyre u strehuan nė shtėpinė e Hafiz Murtezait dhe shpėtuan...
Mė 12 prill 1941, nė mėngjesin e njė ditė me shi, fqinji serb Gjorgjeviē, i cili ishte rreshter, njė rreshter i bandės muzikore ushtare, me tė shoqėn Milica, me fėmijėt Bozha dhe Voja, kishin lajmėruar kolonelin Vuksan Gojkoviē, i cili ishte komandat i njėsitit mė gjakpirės tė ushtrisė jugosllave, me njėsitin e tij i thejnė dyert e oborrit, hynė nė shtėpi me britma, duke uluritur, me shumė ushtarė, kontrolluan shtėpinė, ku gjetėn uniforma tė ushtarėve shqiptarė, qė nuk arritėn t’i merrnin me vete apo t’i fshehnin, por kryesorja, u larguan e shpėtuan. Ushtarėt serbė tė kralit, nė krye me komandantin, kolonelin Vuksan Gojkoviē, pasi plaēkitem stolitė e gruas sė hoxhės, e arrestuan hoxhėn me djalin, Masarin, dhe pas disa orėsh, pak para akshamit, e pushkatuan hoxhėn, mėsuesin, Hafiz Murtezain, e pushkatuan para syve tė djalit, Masarit, i cili ishte nė moshėn 16 vjeēare...!
Pas disa ditėsh, u tėrhoqė ushtria jugosllave e kralit dhe bashkė me te ikėn edhe ēetnikėt e kolonelit Vuksan Gojkoviēit, erdhėn disa burra gjakovarė nė shtėpi tė hoxhės, hafizit tė pushkatuar, dhe ju treguan vendin se ku gjendet trupi i pajetė i hoxhės, hafiz Murtezait.
Tre djemtė e hoxhės ishin tė vegjėl, tė tronditur, kėshtuqė pėr varrimin e hafizit, sipas traditės islame, u kujdesėn dy kushėrinjt e parė Myderriz Fahri Efendi Iljazi dhe Hafiz Selim Efendi Yvejsi, gjithashtu u kujdes edhe axha Ibrahim, dajallarėt Rexhep, Selim, Salih dhe Jusuf Muhaxhiri etj.
Hafiz Murtezai gjatė tėrė jetės i shėrbeu me pėrkushtim tė Vėrtetės, nėpėr oda, nė shkollė, nė mejtep, nė xhami, shėrbeu me devotshmėri, shėrbeu me nder si njė shėrbėtor dhe pėrfundojė jetėn si njė dėshmor...!
Hafiz Mautezai ka lėnė tre djem, Masarin, Ekremin dhe Galibin. Masar Murtezai (1924-2001), ėshtė bard i gazetarisė kosovare, pionier i gazetarisė shqiptare nė Kosovė, ideatori televizonit, i cili krijoi pasqyrėn televizive shqiptare, nismėtar, themelues e drejtues i revistės sė parė tė pionerėve “Pioneri”, nismėtar, themelues e drejtues i gazetės, i medies sė parė tė shkruar tė rinisė shqiptare nė Kosovė “Rilindja”nė vitin e largėt 1945, i “Gazetės sė rinisė shqiptare”, ishte kryeredaktor i “Zėrit tė Rinisė”, redaktor, z/redaktor, praktikisht, kryeredaktor i sė pėrditshmes “Rilindja”, qė prej 28 Nėntorit tė vitit 1958, pra qė prej ditės kur “Rilindja” filloi tė dalė gazetė e pėrditshme, si e vetmja gazetė ditore nė Kosovė…
Ekrem Murtezai (1931), ėshtė djali i dytė i Hafiz Murtezait, i cili disa ka qenė ka qenė shef i Degės filozofi-sociologji tė Fakultetit Filozofik tė Prishtinės. Nė vitin 1976 u bė laureat i Shpėrblimit tė Dhjetorit pėr shkencat shoqėrore. Gjatė viteve 1973-1981 ishte drejtor i Qendrės Krahinore tė Arsimit... Anėtar korrespondent i ASHAK qė nga viti 1996, kurse nė vitin 2000 u zgjodh anėtar i rregullt i kėsaj akademie. Gjatė viteve 1983-1986 ishte kryetar i Shoqatės sė Docentėve, Profesorėve dhe i Punėtorėve tė tjerė Shkencorė tė Kosovės. Dr. Ekrem Murtezai ėshtė autor i mbi 30 veprave me vlerė...
Galib Murtezait ėshtė djali i tretė i Hafiz Murtezait, kryetar shumė vjeēar i Klubit tė Shahut nė Gjakovė…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAFIZ MURTEZA MULLA ALIU
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ali Aliu: Sfida e krijuesit ndaj historis?
» NASER ALIU:Letėr Hoxhės
» Sylejman Aliu:Pėrse Dik Marti nuk pėrmend krimet serbe mbi shqiptarėt?
» Naser Aliu: Rrahja e grave - sot nė Shekulli
» Akademi Pėrkujtimore kushtuar Dėshmorėve tė Kombit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: