prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAFIZ IBRAHiM PALLASKA (1875-1935)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAFIZ IBRAHiM PALLASKA (1875-1935)   Fri May 17, 2013 12:34 am

HAFIZ IBRAHIM PALLASKA
(1875-1935)

Hafiz Ibrahim Pallaska, ėshtė djali i Osman ef. Pallaskės, lindi nė vitin 1875, nė mėhallėn e Sefės, qė ndodhėt pranė Ēarshisė sė Vogėl nė Gjakovė. Qysh i vogėl, ende fėmi, dallohej pėr zgjuartėsi. Kjo zgjuartėsi ėshtė dėshmuar, kjo dėshmi tė gjithė i ka befasuar tė gjithė i ka gėzuar kur nė moshėn shtatė vjeēare tėrė Kur’anin pėrmendėsh e ka mėsuar! Ky ėshtė njė rast i rrallė, jo vetėm nė trojet shqiptare, por edhe nė pėrmasa ndėrkombėtare.

Shkollimi dhe shėrbimi

Pasi e mėsoi Kur’anin pėrmendėsh nė mejtepin e “Halil Efendisė” nė Gjakovė, pastaj vazhdoi shkollimin nė Medresenė e Vogėl, nė Medresenė Madhe nė Gjakovė, kurse studimet e larta pėr drejtėsi (sheri’at) i filloi nė Kairo, i vazhdoi nė Damask, i pėrfundoi nė Stamboll.
Gjatė shkollimit, arriti tė mėsoi pėr bukuri gjuhėt orientale osmanishtėn, arabishten e persishten. Pas diplomimit, u kthye nė vendlindje nė Gjakovė, ku shėrbeu me pėrkushtim, me drejtėsi, si imam, mėsues, predikues, kadi dhe myfti. Myfti ishte deri nė vitin 1929.
Pėrveē qė ishte besimtar, Hafiz Ibrahim Pallaska ishte atdhetar, atdhetar i kishte e miqėt mė tė ngusht, ndėr ta dallohej atdhetari i njohur, Mulla Haxhi Zeka (1832-1902) me tė cilin kishin shkuar nė vendet e shenjta, nė haxh, nė Mekke dhe Medine tė Hixhazit, sot Arabia Saudite. Udhėtimin deri nė vendet e shenjta e kishin bėrė nė kėmbė, shkuarje-ardhje, qė ka zgjatur rreth dhjetė muaj!
Ka shėrbye si imam nė Xhaminė e Mahmud Pashėsh nė Ēarshinė e Vogėl dhe nė Xhaminė e Sefės, qė e kishte afėr shtėpisė. Pėrveē detyrės sė imamit nė xhami, qė nga viti 1907, kur ende ishte Perandoria Osmane nė trojet tona, Hafiz Ibrahim Pallaska ka qenė Kadi i Gjakovės, kurse mė vonė deri nė vitin 1929 ishte Myfti i Gjakovės.
Ndėrroi jetė nė Gjakovė nė vitin 1935, kur ishte nė moshėn 60 vjeēare. La nė shtėpi ku banonte njė bibliotekė tė pasur me libra nė gjuhėt orientale, me pėrmbajtje fetare, historike, filozofike, mistike, kishte fjalor, enciklopedi, drejtėsi, gjuhėsi, udhėpėrshkrime, letėrsi, nė gjuhėn osmane, arabe dhe perse, tė cilat, djali i tij, dr. Talat Pallaska ia dhuroi Bibliotekės Kombėtare tė Kosovės nė Prishtinė, tė cilat ruhen nė njė vend tė veēantė...
Hafiz Ibrahim Pallaska ka lėnė dy djem, Shaniu, aktor dhe dr.Talatin.
Shani Pallaska (1928-1999) ėshtė djali i Hafiz Ibrahim Pallaskės, qė ishte aktor i teatrit, filmit televiziv, dhe ekranit tė madh. Shani Pallaska u lind nė Gjakovė 1928, por artin e tij e pėrkreu nė Teatrin Krahinor tė Prishtinės (TKP) dhe nė studion filmike Kosovafilmi. Bashkė me aktorėt Abdurrahman Shala, Istref Begolli dhe Muharrem Qena, Shani Pallaska ishte pionier i aktrimit kosovar. Pas suksesit nė Kosovė, Shaniu morri pjesė edhe nė projekte filmike nė pjesė tjera tė ish-Jugosllavisė. Ndrroi jetė nė Prishtinė mė 13 janar 1999.
Dr. Talat Pallaska, (1930- 2011) ėshtė djali i Hafiz Ibrahim Pallaskės. Dr. Talat Pallaska ka qenė mjek i specializuar pėr sėmundjet e veshėve, hundės dhe fytit, (otorinolaringolog), profesor i Univerzitetit tė Prishtinės, ishte kryetar i Shoqatės sė Mjekėve tė Kosovės. Kryetar i Shoqatės sė arsimtarve universitar tė ish Jugosllavisė. Ishte anėtar i kėshillit redaktues tė revistės shkencore "Sinopsia ORL Yugoslavica" dhe njė nga mjekėt mė tė shquar qė kontribuoj nė organizimin e revistės "Praxis medica", anėtar i Kėshillit redaktues i sė cilės ishte njė kohė.
Dr. Talat Pallaska ishte nxitės dhe aktivist i hapjes sė Fakultetit tė Mjekėsisė nė Prishtinė, i cili filloi punėn nė vitin 1969. Nė Fakultet tė Mjekėsisė u zgjodh ligjerues mė 1972. Pas dy vite mė 1974, morri titullin "Docent" nė lėndėn e otorinolaringologjisė, pas katėr viteve u zgjodh "Profesor inordinar". Ishte Prodekan i Fakultetit tė Mjekėsisė nė Prishtinė gjatė viteve 1972 -1974, ndėrsa nė vitin shkollor 1979 - 1981ushtroi detyrėn e Dekanit tė Fakultetit tė Mjekėsisė nė Prishtinė. Shumė kohė ishte drejtor i Klinikės sė Otorinolaringologjisė dhe udhėheqės i katedrės sė ORL-sė.
Me ardhjen e masave tė dhunshme serbe nė Fakultetin e Mjekėsisė nė vitin 1990, me qė ishte nėnshkrues i Apelit 215, Talat Pallaska u detyrua tė jap dorheqje nė postin e drejtorit tė Klinikės sė ORL -sė nė Prishtinė. Mė vonė, nė vitin 1991, u largua nga puna me dhunė nga okupatorėt serbė, mirėpo edhe mė tutje, por nė kushte shumė tė vėshtira ushtroj detyren e mėsimdhėnėsit nė Fakultetin e Mjekėsisė. Nė atė kohė mėsimi mbahej nė shtėpi private. Nė Klinikė tė ORL-sė u kthye nė qershor tė vitit 1999, nė detyrė tė Kryeshefit tė repartit operativ me njėsinė intesive. Talat Pallaska u pensionua nė vitin 2001. Edhe pas pensionimit vazhdoj bashkpunimin me Fakultetin e Mjekėsisė nė Prishtinė, deri nė vitin 2003.
Dr. Talat Pallaska ndrroi jetė nė Prishtinė mė 25 qershor Prishtinė, u varros nė Gjakovė mė 26 qershor 2011 n’ora 17 nė varrezat e qytetit ku lindi.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAFIZ IBRAHiM PALLASKA (1875-1935)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» INTERVISTĖ ME SHKRIMTARIN E SHQUAR IBRAHIM KADRIUN
» Agim Gashi: Kolosit Dardan Dr. Ibrahim Rugovės
» Pėrsiatje shkrimesh nga Sylejman Aliu:-Ibrahim Rugova: Jeta dhe veprimtaria letrare e politike
» Ibrahim Egriu: Foto kujtimesh tė pa harruara
» Fjalimi i Dr.Ibrahim Rugovės nė njė vjetorin e tragjedisė sė 11 Shtatorit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: