prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 HAFIZ RUSHID EMRA

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: HAFIZ RUSHID EMRA    Wed May 29, 2013 3:19 pm


HAFIZ RUSHID EMRA
(1861-1940)

Hafiz Rushid Emra ėshtė djali i Ali efendi Emrės, lindi nė Gjakovė, nė mėhallėn e “Haxhi Ymerit” nė vitin 1861. Rrjedhė prej njė familje tė njohur gjakovare qė ka dhėnė burra tė shquar, intelektual tė dalluar, trima tė kulluar, si Qazim Emra, kapiten, oficer i ushtrisė shqiptare me Akademi Ushtarake tė Romės, Latif Emra, njė nga mėsuesit e parė tė Gjakovės, Tahir Emra, Bedri Emra, piktor tė njohur, Elton (Gėzim) Zherka, dėshmori i UĒK- qė ra nė Junik mė 1988, ėshtė nip i familjes Emra. Eltoni, nip i kėsaj familje, ra si trim me trimat si Bekim Berisha apo “Abeja” njė luftėtar i sprovuar nė luftime nė Kroaci), Permet Vula dhe Blerim Shala......
Rushid Emra mėsimet fillestare i kreu nė mejtepin e xhamisė sė “Haxhi Ymerit”, i vazhdoi nė Medresenė e Vogėl, ku kreu edhe hivzin nė moshėn 16 vjeēare.
Mėsimet e larta i vazhdoi nė Shkup nė shkollėn e njohur “Dar-ul Mualiminė”, ku edhe diplomoi. U kthye nė vendlindje, nė Gjakovė, nė mėhallėn e “Haxhi Ymerit”, ku filloi shėrbimin qė nė moshėn 20 vjeēare.
Shėrbeu si imam, mėsues e predikues nė xhaminė e “Haxhi Ymerit”, e cila pas xhamisė sė Hadumit, tė xhamisė tė Kryepazarit, ėshtė xhamia mė e vjetėr nė qytetin e Gjakovės, themeluar nė vitin 1743.
Pėrballė xhamisė sė “Haxhi Ymerit” ishte mejtepi, qė ishte njė nga mejtepet mė tė bukura tė Gjakovės, dallohej ky mejtep edhe pėr nga veprimtaria, ishte i mbushur pėrplot me nxėnės, nė veēanti nė kohėn kur shėrbeu Hafiz Rushid Emra gjatė viteve 1900-1940. Kėtu, ndėr nxėnėsit e shumtė qė nga Hafiz Rushid Emra morėn mėsimet e para po veēojmė dy, tė cilėt u bėnė figura tė shquara, personalitete tė veēanta:
Imam Beqir Maloku (1894-1985), nxėnės i Hafiz Rushidit gjatė Mbretėrisė sė ish-Jugosllavisė, (1918-1941), e cila nė fillim quhej Mbetėria Sėrbo-Kroate-Sllovene, pėrveē detyrave zyrtare nė Gjakovė, ėshtė marrė edhe me veprimtari shoqėrore-kulturore.
Ka qenė themeluesi i Bibliotekės nė Gjakovė, ndėrsa librat e revistat nė gjuhėn shqipe, tė botueme nė Shqipėri, tė cilat ishin tė ndaluara, iu jepte vetėm lexuesve tė besueshėm dhe ato libra e revista i mbante nė fshehtėsi nė njė shtėpi…
Ka qenė njė nga themeluesit dhe udhėheqės i shoqatės bamirėse-kulturore “Gajret”, e cila ishte e regjistruar si degė e Sarajevės, por qė zhvilloi njė veprimtari, me shumė dobi, duke qenė nė pushtim, nė robėri…
Nė kohėn kur komunistėt e morėn pushtetin, nė nėntor tė vitit 1944, u largue nga Gjakova, Kosova, dhe jetoi nė Austri, Gjermani, Itali, nė Egjipt, Liban, Siri dhe Turqi, ku punoi si sekretar pranė njė avokati tė njohur… Mė vonė, nė vitin 1958, nga Turqia kaloi nė Itali, ku u vendos nė kryeqytet, nė Rromė, aty ka shėrbye si Imam i shoqatės “Unione Islamico in Occidente” (Bashkimi Islamik nė Perendim). Pėrveē veprimtarisė fetare-atdhetare, qė e kryente me pėrkushtim, me devotshmėri, Imam Beqir Maloki ėshtė marrė edhe me krijimtari. Ka shkrue, ka botue disa punime, tė cilat janė publikue nė shtypin e mėrgimit, rreth ēėshtjeve historike dhe nė vitet e fundit tė jetės ka botue edhe dy libra.
Ka botue librin me kujtime, me titullin: “Kujtim brezit tė ri”, botue nė Rromė, 1978, ndėrsa nė vitin 1982, botoi librin: “Disa ajete tė Kur’anit me shpjegime”.
Prof. Selman Riza (1909-1988) nxėnės i Hafiz Rushidit, nė Universitetin e Tuluzės nė Francė, brenda tri vjetėsh kreu dy fakultete! Gjatė viteve 1932-1935 mbaroi Fakultetin e Gjuhės dhe Letėrsisė Franceze dhe Fakultetin e Drejtėsisė...
Vepra shkencore e Prof. Selam Rizės shtrihet nė shumė fusha, nė shumė lėmi, siē janė gramatika, tekstologjia, terminologjia, kritika gjuhėsore, historia e gjuhės, gjuhėsia e pėrgjithshme, gjuha letrare etj.
Si arriti tė shtrijė veprimtarinė e tij nė gjitha kėto lėmi? E ka thėnė vetė, me modesti: “Unė nuk jam talent, por unė jam punė”!
Puna, veprimtaria e tij shkencore u ndėrpre nga rrethanat politike shoqėrore. Nė periudhėn e “Revolucionit Kulturor”, qė u zhvillue nėn diktaturėn komuniste, Shqipėria pėsojė shumė...Pėsoi edhe Prof. Selman Riza, e largojnė nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, si “mbeturinė borgjeze” dhe e ēojnė si ciceron nė Muzeun e Beratit e prej Muzeut e ēojnė nė Bibliotekėn e Qytetit, po nė Berat dhe nė vitin 1970 e largojnė krejt, duke e qitur nė pension tė parakohshėm...
Nė pension tė parakohshėm Prof. Selam Riza jetoi nė Tiranė, por nėn mbikqyrje tė sigurimit, ku ju ndalue veprimtaria shkencore nė kėtė jetė, nuk e lejonin as tė merrte libra nė bibliotekė...!
Nuk u lejue as tė mbahej njė fjalim nė ditėn e varrosjes, me 16 shkurt 1988, por aty e theu ndalesėn e kobshme komuniste, nė ēastin e fundit, Prof. Aleks Buda, Kryetari i Akademisė, por mbas tij foli edhe dr. Behxhet Reso, i cili ishte i revoltuem nga heshtja zyrtare dhe shpėrtheu duke thanė:
“Ē’po ndodh kėshtu?! Kė po varrosim?! Nuk mund tė ndahemi kėshtu nga Selman Riza. Ai nuk ėshtė vetėm njė gjuhėtar nė zė, por, nė radhė tė parė, njė patriot i shquar, idealet e tė cilit janė edhe sot flamur i shqiptarizmit nė Kosovė”.
I pėrndjekur nga pushteti fashist italian, nga komunistėt jugosllavė dhe nga pushteti komunist nė Shqipėri, Prof. Selman Riza ia doli tė botonte disa vepra shkencore:

“Tri monografina albanologjike, Tiranė, 1944
“Fillimet e gjuhėsisė shqiptare, Prishtinė, 1952
“Gramatika e sėrbokroatishtes”, Prishtinė, 1952
“Diftorėt e shqipes, Prishtinė, 1953
“Pronoret e shqipes”, Tiranė, 1958
“Pesė autorėt mė tė vjetėr tė shqipes”, Tiranė, 1960
“Emrat nė shqipen”, Tiranė, 1964 etj.
Nė Kosovė, qė nė vitin 1979, ėshtė botuar nga “Rilindja” Redaksia e botimeve, nė Prishtinė, vepra e Prof. Selman Rizės me titull: STUDIME ALBANISTIKE 1 (Pjesa e Parė), qė ka 478 faqe...
Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės nxorri tė dritė katėr vėllime me Veprat ( me mbi 2400 faqe, 1996-2004) ku janė pėrfshirė edhe dorėshkrime qė ja gjetur...
Kjo vepėr shkencore ėshtė vepėr pėrmendore, sepse nė historinė e albanologjisė ze njė vend tė rėndėsishėm dhe kjo, pėrveē tjerash, e bėn Prof. Selman Rizėn shkencėtar tė madhėrishėm....
Hafiz Rushid Emra ishte njė hoxhė i ditur, i ndritur, i dashur, i respektuar jo vetėm nė qytetin e Gjakovės, por i respektuar nė ēdo qytet tė Kosovės. Organet shtetėrore-qendrore nė Beograd e pėrcillnin veprimtarinė e hoxhallarėve shqiptarė, nė veēanti edhe tė Hafiz Rushidit. Pas vitit 1929, e kishin emėruar si Dėrzhavni Imam (Imam shtetėror apo kryeimam pėr Gjakovė me njė rrogė tė madhe. Kur zyrtarėt e kohės e njoftuan pėr vendimin qė kishte arritur nga Beogradi, hoxha, hafiz Rushid Emra, me kėmbėngulje, nuk pranoi! Nė atė kohė, hoxha i shkretė nuk kishte as shtėpi, banonte me qera! Refuzimi i tij ndaj vendimit tė Beogradit bėri jehonė nė qytetin e Gjakovės, nė veēanti nė xhematin e tij.
Qėndrimi i hoxhės kundėr Beogradit, nė sytė e popullit, ia rriti edhe mė shumė respektin, autoritetin, kėshtu brenda javės burrat e mėhallės tė “Haxhi Ymerit” nga familjet e njohura Nagavci, Duraku, Krypa, Kusari, Gjoshi, Baraku, Hasimja, etj. me parat e tyre ia blenė hoxhės njė shtėpi afėr Xhamisė sė “Haxhi Ymerit”, ku jetoi deri sa ndrroi jetė nė vitin 1940.

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
HAFIZ RUSHID EMRA
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nuhi Veselaj: Rreth identitetit tė gjinisė asnjanėse nė shqipen e sotme (VII)
» Nuhi Veselaj: Rreth identitetit tė gjinisė asnjanėse nė shqipen e sotme - Konstatime paraprake

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: