prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TARIKATI MELAMI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: TARIKATI MELAMI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė   Mon May 11, 2009 2:15 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

TARIKATI MELAMI

Tarikati Melami ėshtė njė prej tarikateve, rrugėve apo drejtimeve qė merret me dimensionin shpirtėrorė tė Fesė Islame.
Termi melami ėshtė i hershėm, madje mė i hershėm se edhe vetė termi sufi…Nė nė kėtė rast nuk do tė merremi me hollėsi, por do t'i pėrshkruej shkurt, kalimthi…
Historianėt i pėrmendin tri periudha tė kėtij tarikati…
Periudha e parė lidhet me emrin e dijetarit Ebu Salih Hamdun b. Ammar el-Kassar, nga Nishapuri, Persi. Pasuesit e tij quheshin: Kassari – Melami…
Periudha e dytė fillon nga Anadolli, Turqi, lidhet me emrin e dijetarit Haxhi Bajram Veli, ndrroi jetė me 1430. Ndjekėsit e tij njihen me emrin: Bajrami - Melami…
Periudha e tretė lidhet me emrin e dijetarit nga Egjypti, Sejjid Muhammed Nur el-Arabi (1813-1887), i cili e pėrhapi nė Ballkan…Ndjekėsit e tij quhen Nuri Melami apo Melami…

Kush ishte Sejjid Muhammed Nur el-Arabiu?

Sejjid Muhammed Nur el-Arabi lindi nė Mehaletul Kubra, Egjipt, nė vitin 1813. Ka qenė njė prej dijetarėve mė tė shquar tė kohės, e gėzonte titullin e nderuar: Muxhadid, pėrtėrinjės i fesė, kurse disa e pranonin edhe si Kutb, qė nė terminologjinė e tesavvufit ka kuptimin: Pozita mė e lartė shpirtėrore…
Me dritėn e sufizmit u ndriēue nga disa shejhlerė tė njohur, por njė shkėndi Hyjnore e ndriēoi, jetėn e tij e ndryshoi, kjo ndodhi nė njė xhami, nė Xhaminė e Imam Hyseinit, nė Kairo, Egjipt…
Mbasi u ndriēue shpirti i tij nga kjo shkėndi, atėherė e dėrguan me mission nė Rumeli. Nė kėtė rast i kanė thėnė vetėm dy fjali:
“Tė ėshtė dhėnė dituria – tani shkoni kah Rumelia!”

Sejjid Muhammed Nur el-Arabi dėgjoi dhe veproi. Erdhi nė Rumeli, nga pakėz qėndroi nė Shkup, Shtip, Manastir e vizitoi edhe disa qytete tjera tė Kosovės. Nga Kosova e dashur, ku tashmė ishte mik, me njė grup besimtarėsh, shkoi nė Haxhillėk…
Kur u kthye, nga haxhxhi, e vazhdoi veprimtarinė e tij me shumė zell, me shumė dashuri…
Ishte shumė i dashur nga besimtarėt, nga medresantėt i admiruar, nga ylematė e kohės i nderuar…Shumė prej tyre u bėnė Melami dhe e pėrhapėn tarikatin e tij…
Kėtu vlen tė pėrmendėn me nderim myderrizėt, hafizėt, si Myderriz Rexheb Hulusiu nga Prizreni, Myderriz Haxhi Ymer Lutfi Paēarrizi, Myderriz Abdyl Malik Hilmiu, i njohur mė shumė si Shejh Mala, nga Rahoveci, Hafiz Sylejmani nga Gjakova, etj. etj…
Sejjid Muhammed Nur el-Arabiu, pėrveē kėsaj veprimtarie me shumė ndikim, me shumė frymėzim, ka lanė mbi 50 libra tė shkruar, qė kurrė s’kanė pėr t’u harruar…!
Disa prej libra janė edhė kėto:
“Esrari Ezani Muhammedi” (Fshehtėsia e ftesė sė Muhammedit), “Risalei Salihijje” (Mesazhe Mirėsije), “Njazi Misri Sherhi” (Komente mbi Divanin e poetit, Njazi Misriut), Imam Aliu, Haxhi Bajram Veliu, Shtatė Shkallėt e Tarikatit, Komentimi i Sures Jusuf, etj. etj…
Shejh Muhammed Nur el-Arabiu ndrroi jetė nė moshėn 74 vjeēare, nė vitin 1887, nė pranin e dashamirėsve mė besnikė, nė afėrsi tė Strumicės, nė Maqedoni…
All-llahu e mėshiroftė shpirtin e tij! Amin!
Tarikati Melami ka disa veēori: Sa i pėrket Tarikatit, tė gjithė melamitė i kanė mbetur besnik Sheri’atit, kush ėshtė melami, pa dyshim, i kryen urdhėrat e tij…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
TARIKATI MELAMI, Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mexhid Yvejsi:RRETH TARIKATIT SHAZILI
» FLUTURIMI I FUNDIT..., Poezi nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė
» Mexhid YVEJSI: Ē'ĖSHTĖ DITA E NEVRUZIT?
» Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni
» Mexhid Yvejsi: Shejh Muharrem Mitrovica

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Tasavvuf-
Kėrce tek: