prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 IMAM VEHBI ISMAILI (1919-2008), Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: IMAM VEHBI ISMAILI (1919-2008), Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė   Thu May 14, 2009 5:05 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė


IMAMI VEHBI ISMAILI

(1919- 2008)



Njė figurė e ndritur fetare

Njė figurė e shquar kombėtare

Njė shembull pėr botėn shqiptare



”Nuk e di, a kam bėrė sa duhet pėr shqiptarėt?”



Kush i ka thėnė kėto fjalė?

I ka thėnė kėto fjalė –

Ai qė shqiptarėve jetėn iu ka ringjallė.

Kush i ka thėnė me kaq thjeshtėsi –

Ai qė shqiptarėve jetėn iu ka pėrtėri…



I ka thėnė: Imam Vehbi Ismaili, i cili ndrroi jetė, kaloi nė jetėn e vėrtetė, me17 Maj 2008, nė Detroit, SHBA, nė moshėn 89 vjeēare.


Kush ishte Imam Vehbi Ismaili?


Imam Vehbi Ismaili ishte njė figurė e ndritur fetare, njė figurė e shquar kombėtare, njė shembull pėr botėn shqiptare…

Lindi nė Shkodėr me 25 Nėntor 1919, nga prindėr shkodranė, prej njė familje me tradita fetare-atdhetare.

Mėsimet fillestare i filloi nė Shkodėr, kurse i pėrfundoi nė Krujė, ku i ati, Imam Ismail Hakiu, filloj tė shėrbente si Myfti i Krujės.

Nė vitin 1933 u regjistrue nė Medresenė e Pėrgjithshme nė Tiranė, ku diplomoi nė vitin 1937.

Vazhdoi studimet nė Universitetin zėmadh “Al-Az-har” nė Kairo, Egjypt, nė tė cilin diplomoi nė teologji nė vitin 1943.

Prej Shoqėrisė Muslimane Shqiptare-Amerikane, me qendėr nė Detroit, Michigan, SHBA, u ftue nė Amerikė pėr tė shėrbye si imam…

Imam Vehbi Ismaili erdhi nė New York me 22 Prill 1949, ku u pritė me gėzim dhe shumė dashamirėsi prej shqiptarėve tė Amerikės: z. Ahmet Ramo, z.Hysen Kole nga Detroit-i, z. Nuri Mborja, z.Vejsel Ēami nga New Yorku etj…

U martue me 27 Maj 1950 me zonjushėn 18 vjeqare, Naxhije Braush, e lindur nė Philadelphia me 26 Maj 1932, nga prindėr shqiptar, z. Azmi K.Braush, me prejardhje nga fshati Dobronik i Beratit…

Imam Vehbiu Ismaili menjėherė filloj me shėrbye me devotshmėri, me dituri, me urtėsi, kėshtu qė, pėr pak kohė,arriti t’i afroj shqiptarėt e shkretė, qė ishin larguar nga Atdheu pėr shkaqe politike, ekonomike, arriti me pėrkushtim t’i bashkoj, t’i udhėzoj, t’i frymėzoj bashkatdhetarėt e mėrguar qė ishin tė hutuar dhe filloj t’i ushqej me ndjenja fetare- kombėtare…

Si fryt i kėsaj veprimtarie, Imam Vehbi Ismaili me 6 Qershor 1951, nė Amerikė, e themeloj Faltorėn, Xhaminė e parė pėr muslimanėt shqiptarė…


Meqė shqiptarėt u bashkuan, besimtarėt u shtuan, u detyruan tė ndėrtojnė njė Xhami tė Re, mė tė madhe e cila u shndėrrua nė Qendėr Islame Shqiptare-Amerikane, e cila u pėrurue, me 23 Shkurt 1963, ku i madh dhe i vogėl u gėzue…

Qendra Islame Shqiptare-Amerikane, nė Harper Woods, Detroit, nė shtetin Michigan, SHBA, nėn udhėheqjen e Imam Vehbi Ismailit, u rritė, u zhvillue, dritė rrezatonte, shqiptarėt i bashkonte, fėmijtė i edukonte, me ndjenja fetare dhe atdhetare i frymėzonte… Besimtarėt aty gjenin prehje, qetėsi, mė mirė se nė shtėpi, madje disa thoshnin me gėzim, me mallėngjim:” Kjo ėshtė Shqipėria e vogėl nė mėrgim… “


Imam Vehbi Ismaili nė Kosovė (1974)


Me gjithė kėtė veprimtari, nė vazhdimėsi, edhe Imam Vehbiu ishte njeri, si njeriu qė pikėllohet, dėshprohet, pėrmallohet…

Shtypi shqiptarė nė Amerikė, nė veēanti, gazeta “Dielli”, sidomos nė vitet e para, e fyente, e akuzonte, e mallkonte Imam Vehbiun, sikur qė bėnte edhe propaganda komuniste nė Shqipėri…

Njė ditė e gjeta shumė tė dėshpruar, tepėr tė pėrmalluar dhe e pyeta, pa u vonuar: Imam Vehbi, nuk po tė them qysh je, por ēka t’mirėn ke?

Ah! Mexhid i dashtun, malli pėr Shkodėr, pėr Shqipni, m’ka djegė, m’ka shkrumue… shumė jam pėrmallue… Dje, mė njoftuen dhe shumė jam dėshprue se kėrkesa pėr Shqipni m’u ka refuzue…

Ndoshta ėshtė ma hair qė komunistėt tė ndalojnė, sepse kėshtu edhe mė shumė atdhetarėt tė nderojnė…”e ngushllova” dhe e pėrqafova dhe vazhdova duke i thėnė:

Imam Vehbi, meqė ke nėnshtetėsi amerikane, provoni me shkue nė Kosovė, sado kudo, pėrmallimi pėr Shqipni, pėr Shkodėr, do tė zvoglohet, sepse edhe Kosova, nėn robni, nėn Sėrbi, me njė grimcė autonomi, ėshtė Shqipni…

Ashtu ėshtė, por s’kam tė njohur atje… mė tha.

Shko nė Gjakovė, i thashė, nė shtėpi te baba im, Hafiz Selim Yvejsi, nė qendėr tė Gjakovės dhe prej atyhit tė ēelen dyertė e krejt Kosovės…Mė pėrqafoi dhe pas disa dite shkoi…

Nė Gjakovė qėndroi disa ditė, tė cilat i kujtonte shpesh dhe ishte kėnaqur shumė me ylematė e Gjakovės, si Myderriz Fahri Efendi Iljazi, Myderiz Tahir Efendi Thaēi, Haxhi Jahja Bakalli, Mulla Sadik Brovina, Hafiz Selim Yvejsi, i cili e kishte shoqėrue tėrė kohėn nė Gjakovė dhe nėpėr Kosovė…

Shpesh thoshte: “Gjakova, Kosova, m’ka freskue, m’ka pėrtri, t’punojmė… n’dashtė Zoti e t’bashkohet me Shqipni…

Imam Vehbi Ismaili ka qenė dhe do tė mbetet shembull i fetarit, atdhetarit dhe dijetarit tė pėrkushtuar, nė veēanti nė fjalėn e shkruar…

Qysh si nxėnės, kur ishte nė Medresenė e Tiranės, 1933-1937, shkruante, pėrkthente dhe botonte punime nė revistėn “Zani i Naltė” dhe nė tė pėrjavshmen “Vatra e Rinisė” qė botoheshin nė Tiranė…

Shkruante, botonte edhe nė Kairo, Egjypt, gjatė studimeve, madje aty botoi edhe dy libra: ”Djepi i artė”, novela tė zgjedhura nga letėrsia shqiptare, qė e botoi, me 1948, Shtėpia Botuese “Bejan Al-Arabi” dhe librin: “Ngjyra tėrheqėse”, njė pėrmbledhje tregimesh nga letėrsia shqiptare.

Nė Amerikė, sa kishte ardhur, filloj me botue nė Detroit revistėn: “Jeta Muslimane Shqiptare” (The Albanian Moslem Life”), shqip dhe anglisht, Organ’ i Shoqėrisė Muslimane Shqiptare”, numri i parė doli nė dritė nė muajin tetor, 1949 dhe kishte 72 faqe…

Mė vonė nxorri revistėn “Thirrja Islame”…

Fjala e shkruar Imam Vehbi Ismailin e ka pėrjetėsuar…

E ka pėrjetėsuar jo vetėm n’Amerikė, jo vetėm nė publicistikė, por kudo qė ka shqiptarė, kudo qė ka besimtarė…

Imam Vehbi Ismaili, nė Amerikė, qė nga viti 1960 dhe deri sa ndrroi jetė, ka shkrue, ka pėrkthye, ka botue, ribotue, mbi 50 libra, fetare- letrare, tė cilat janė pėrkthye nė rreth njėzet e pesė (25) gjuhė tė tjera…Disa prej tė cilave janė:

“Islamizmi dhe lutjet”, Muhamedi profeti islam”, ky libėr ėshtė ribotuar edhe nė Prishtinė nga Bashkėsia Islame e Kosovės, “Njė tufė lulesh-tregime nga historia islame” “Fjalė tė profetit, Muhamedit a.s. – 150 hadithe”, Kėrkuesi i sė vėrtetės-Selman Farisi”, “Bilalli, myezin i profetit”, Kujtime tė rinisė”, “Muhamedi, profeti i fundit”, ky libėr u pėrkthye nė tetė gjuhė tė tjera, nė Perėndim dhe nė Lindje dhe mėsohet nė disa shtete si teks shkollor-mėsimor, “Banorėt e Shpellės” , pėrkthim nga gjuha arabe, tė cilin e ribotoi “Rilindja” e Prishtinės, por pa parathanien aq tė bukur, shkruar nga Imam Vehbiu dhe pa titullin e nderuar Imam, vetėm me Vehbi Ismaili…

Veprimtaria e tij shpirtėrore, nė veēanti, nė shėrbimet mortore, ka hyrė nė histori…

Imam Vehbi Ismaili, pėr herė tė parė nė Amerikė, i bėri shėrbimet mortore nė gjuhėn shqipe pėr Mid’had Frashėrin, nė tetor, 1949…

Si sot, para njė viti, me 20 maj 2008, mbas 59 vjetėve, nė Amerikė, ju bėn shėrbimet e fundit mortore pėr Imam Vehbi Ismailin, njė shembull pėr fetarėt, njė shembull pėr mėrgimtarėt, njė shembull pėr tė gjithė shqiptarėt…

“Tė gjithė nga Zoti jemi, tė gjithė tek Ai do tė kthehemi.”


Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
IMAM VEHBI ISMAILI (1919-2008), Shkruan: Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mexhid Yvejsi:RRETH TARIKATIT SHAZILI
» FLUTURIMI I FUNDIT..., Poezi nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė
» Mexhid YVEJSI: Ē'ĖSHTĖ DITA E NEVRUZIT?
» Mexhid Yvejsi: Ymer Prizreni
» Mexhid Yvejsi: Shejh Muharrem Mitrovica

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: