prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 60 VJETORI I TEQESĖ BEKTASHIANE SHQIPTARE NĖ AMERIKĖ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: 60 VJETORI I TEQESĖ BEKTASHIANE SHQIPTARE NĖ AMERIKĖ   Tue May 13, 2014 8:47 am

60 Vjetori i Teqesė Bektashiane Shqiptare nė Amerikė

Shkruan: Mexhid Yvejsi

60 VJETORI I TEQESĖ BEKTASHIANE SHQIPTARE NĖ AMERIKĖ (1954-2014)

Mė 15 Maj 2014 u mbushėn 60 vjet nga dita e pėrurimit tė Teqesė Bektashiane Shqiptare nė Amerikė. Me kalimin e kohės, Teqeja Bektashiane Shqiptare erdhi duke e zhvilluar veprimtarinė nė fushėn jo vetėm fetare, por edhe nė atė atdhetare, shoqėrore, arsimore, edukative, kulturore. Merita tė veēanta kanė shumė veprimtarė, por kėtu po veēojmė prijėsin kryesor, Hirėsinė e Tij, Baba Rexheb Beqiri, pėr tė cilin nė fund do paraqesim njė jetėshkrim nė shenjė nderimi e pėrkujtimi!

Feja Islame nė Amerikė

Feja Islame nė Amerikė ishte e pranishme madje edhe para se tė themelohen Shtetet e Bashkuara. Historianėt kanė shėnuar se deri nė 30% e robėrve zezak nga Afrika tė sjellur nė Amerikė ishin myslimanė. Princi Abdul Rrahman nga Afrika Perendimore, i liruar nga Kryetari John Quincy Adams mė 1828, pas 40 viteve nė burg, ishte njė nga mijėra afrikanėt musliman.

Muslimanėt nė Amerikė

Muslimanėt nga Andalusia vizituan kontinentin Amerikan para se evropianėt ta “zbulojnė” atė qė sot quhet Amerika Veriore, shumė vite para Kristofor Kolombos, siē ka shkruar Sharif el-Idrizi nė shekullin XII-tė. Muslimanėt nga Afrika vazhduan ta praktikojnė fenė islame edhe nė Amerikė, kjo binte nė sy kur mblidheshin nė vende tė veēanta, private, ku kryejshin faljen e namazit. Ruhen ende dy dokumente tė vitit 1731 pėr muslimanėt afrikanė, ku pėrmenden me emra dy besimtarė tė cilėt ishin Ayuba Sulejman Diallo dhe Omar Ibn Said.
Omar Ibn Said (1770-1864) ėshtė njė shembull, dėshmi, dėshmi e dokumentuar, i njė besimtari tė devotshėm, i cili erdhi nė Amerikė nė vitin 1807. Lindur nė vitin 1770 nė Futa Tooro, sot Senegali, jetoi nė Karolinėn Veriore, edhe pse ishte skllav, e praktikonte fenė islame me pėrpikni, me devotshmėri. Ka shkruar disa tekste fetare nė gjuhėn arabe tė cilan janė: Lutje Zotit, Si tė lutemi, Namazi, Bismilah, Fazat Kur’anore, ka shkruar edhe njė autobiografi. Sipas njė dokumenti kinez, i njohur si Sung Document i vitit 1178, shėnohet se udhėtimi i detarėve muslimanė tek njė vend i njohur si Mu-Lan-pi (Amerika). Abu Bekr, mbret mysliman i Perandorisė Maliane nė vitin 1310 ka udhėhequr njė seri udhėtimesh detare tek Bota e Re.

Xhamitė nė Amerikė

Xhamitė nė Amerikė nuk shėrbejnė vetėm si objekte fetare adhurimi, por ato shėrbejnė edhe si objekte shoqėrore, kulturore…Sipas njė studimi me titull The Mosques in America: A National Portrait,”( Xhamitė nė Amerikė: Njė Portret Kombėtar), Muslimanėt nė Shtetet e Bashkuara janė qė disa brezni, shumica me prejardhje nga vendet arabe, qė nga koha e Perandorisė Osmane, si Siria, Libani, Jordani. Shumica prej tyre janė arabė, turqė, kurdė, shqiptarė.
Sipas studimit tė lartpėrmendur, xhamia e parė ėshtė ndėrtuar nga shqiptarėt nė vitin 1915, nė Main. Nė vitin 1919, shqiptarėt muslimanė themeluan xhaminė e dytė nė shtetin Connecticut. Pas shqiptarėve, nė vitin 1926, nė Brooklyn, N.Y., tatarėt nga Polonia themeluan njė xhami.
Muslimanėt afro-amerikanė themeluan xhaminė e parė nė Pittsburgh, PA, nė vitin 1930. Komuniteti libanezė e hapi xhaminė e parė nė vitin 1935 nė Cedar Rapids, Iowa.
Muslimanėt afro-amerikanė nėn udhėheqjen e Shejh Daud Ahmed Fejsalit themeluan xhaminė nė New York nė vitin 1955. Sot nė Amerikė janė mbi 3000 xhami, shumica prej tyre janė themelue pas vitit 1970.

Shqiptarėt nė Amerikė

Ishte viti 1876 kur shqiptari i parė shkeli nė truallin amerikan. Sipas disa burimeve, ky shqiptar ishte nga Korēa dhe mė pas ndėrroi drejtimin duke u spostuar nė Amerikėn e Jugut dhe duke pėrfunduar mė pas nė Argjentinė.
Ishte viti 1889 kur shqiptari i dytė, i cili vuri kėmbė nė tokėn amerikane. Ky ishte Kolė (Nikolas) Kristofori, prej fshatit Katund tė Korēės qė arriti nė Amerikė. Ky ėshtė emigranti i parė shqiptarė qė ėshtė regjistruar dhe i njihen gjeneralitetet. Nė vitin 1900, kur ende s’kishte Shqipėri, numri i shqiptarėve, tė cilėt jetonin nė Amerikė ishte 42, kryesisht nė shtetin Massach. Prejardhja e tyre ishte kryesisht nga jugu i Shqipėrisė dhe vinin nga zonat mė tė thella. Sipas studiuesit Haris Sillajxhiē, nė fundin e Luftės sė Parė Botėrore (1918) numri i shqiptarėve ishte 50 mijė.

Ē’ėshtė sufizmi apo tesavufi?

Sufizmi apo Tesavufi nė mėnyrė tė pėrgjithshme nga dijetaret kuptohet tė jetė dimensioni i brendshėm i Islamit.
Besimi i brendshėm apo ezoterizmi ka tė bėjė me pėrjetimin e Islamit pėrbrenda. Egzistojnė shumė ajete tė Ku’ran-it qė urdhėrojnė, kėshillojnė, udhėzojnė tė kuptuarit e Islamit pėrmes zemres apo siē shprehen dijetarėt sufi, pėrmes syrit tė zemrės.
Sufizmi ka shumė rende, drejtime, rrugė apo siē njihet tek ne, tarikate. Tarikatet mund tė jenė Sunni ose Shi’i. Disa nga tarikatet mė tė njohura janė: Uvejsi, Kadiri, Rifa’i, Sa’adi, Halveti, Shazili, Nakshibendi, Suhreverdi, Ēishti, Tixhani, Mevlevi, Melami, Bektashi, Bedevi, etj.
Grupe tė vogla misionarėsh sufinj ishin tė stėrvitur, tė pėrgatitur, tė ndritur, kishin njė udhėrrėfyes (murshid), kurse tė tjerėt ishin dervishė tė bindur, tė ushtruar dhe kishin njė mision tė caktuar: Me shembullin e tyre si misionar, me urtėsi, devotshmėri, maturi, mbollėn farėn dhe nga ato farė doli, mbiu Islami ndėr shqiptarė.
Misionarėt e parė ishin Sari Salltėk Babai, Sejjid Ali Babai, Qamil Babai, tė gjithė ishin nxėnės, dervishė tė pėrgatitur nga Haxhi Bektash Veliu (1248-1341), por misionarėt, qė u pėrhapėn nė shumė anė, nė veshje nuk dalloheshin prej klerikėve vendas kristianė, kėshtu ishin tė mirėpritur prej popullsisė, nė pamje si kristianė, por vepronin si muslimanė...!
Pas depėrtimit, shtrirjes sė Perandorisė Osmane nė pjesėn evropiane, nga tė gjithė popujt e Ballkanit pjesa dėrmuese e popullit shqiptarė e pranuan Islamin, kurse popujt tjerė pjesėrisht. Pranimi i Islamit nga shqiptarėt, qe pa dyshim njė bekim, njė mėshirė nga Krijuesi ndaj kėtij populli, sepse u ndėrpre procesi i sllavizimit, greqizimit, latinizimit, me njė fjalė erdhi dita e shpėtimit, sepse u kėputė, u zhdukė procesi i asimilimit...
Me kėputjen, me zhdukjen e procesit tė asimilimit, filloi ndėr shqiptarė njė ringjallje morale, shpirtėrore, ekonomike, kulturore, demografike...
Prej shekullit 15-tė, diku edhe mė herėt, filluan tė ngriten nė qytetet kryesore tė institucionet fetare islame si xhami, teqe, medrese, tyrbe, mejtepe, kurse nga shekulli 17-tė, 18-tė e 19-tė, kur popullsia shqiptare me shumicė kishte pranue fenė Islame, pati njė lulėzim kulturor nė tė gjitha nė trojet shqiptare. Nė kėtė periudhė u zhvillua letėrsia shqipe me alfabet arab, e njohur si “letėrsia e bejtexhinjve”, qė studiuesit e krahasojnė me letėrsinė “alhamiado” qė qe zhvilluar mė parė nė Spanjė.
Nėpėr mejtepet, teqetė, medresetė e kohės, nxėnėsit mėsonin osmanishten, arabishten e persishten dhe ishin nė gjėndje tė lexonin e tė kuptonin librat fetarė, historikė, letrarė, filozofikė, juridikė, tė vendeve tė ndryshme. Disa nga nxėnėsit, studentėt, i vazhdonin pastaj studimet e larta nė Stamboll, Bagdad, Kairo, Isfahan...Me diplomimin e tyre u formua njė elitė intelektuale dhe njė rreth shkrimtarėsh, vjershėtarėsh, tė cilėt me poezitė e tyre turqisht, persisht e arabisht pėrpiqeshin t’i ngjasonin poetėve tė letėrsisė osmane, perse, arabe...Por, meqė shumica e popullit shqiptarė qė pėrqafojė Islamin nuk dinte gjuhė tjetėr pėrveē
gjuhės shqipe, atėherė filluan tė shkruajnė nė gjuhėn shqipe me alfabet arab.

Sufizmi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės

Ėshtė e rėndėsishme pėr tė kuptuar historinė dhe zhvillimin e sufizmit nė Amerikė nė mėnyrė qė tė fitojė me tė vėrtetė njė ndjenjė e rolit tė kėsaj tradite shpirtėrore brenda peizazheve tė ndryshme fetare qė gjendet nė Shtetet e Bashkuara sot.
Sufizmi ka kaluar nėpėr shumė faza nė zhvillimin e saj si njė traditė e pėrhershme shpirtėrore brenda Shteteve tė Bashkuara.
Paraqitja mė e hershme e sufizmit nė Amerikė u zhvillua nė fillim tė viteve 1900 me anė tė dijetarėve, shkrimtarėve dhe artistėve tė cilėt shpesh arrihen informacion mbi sufizmin pėrmes lėvizjes orientaliste. Shembuj tė figurave perėndimore tė cilėt ishin tė ndikuar nga sufizmi pėrfshijnė Ralph Waldo Emerson, Rene Guenon, Reynold Nicholson, dhe Samuel Lewis.
Kėta individė ndihmuan pėr tė futur konceptet e Sufizmit pėr audiencat mė tė mėdha nėpėr shkrimet e tyre, diskutimet dhe metodat e tjera tė ndikimit. Emerson, pėr shembull, ėshtė ndikuar nga poezia sufiste persiane, si ajo e poetit Sa’adi dhe ky ndikim ėshtė pasqyruar mė pas nė poezinė e Emersonit. Rene Guenon dhe Nikolson iu ofrojnė lexuesve perėndimorė disa nga Sufinjtė e shquar pėr herė tė parė nė gjuhėn angleze, sidomos kryeveprėn Mathnawi tė Xhelaluddin Rumiut.
Grupe tė ndryshme sufiste janė zhvilluar mes viteve 1950 - 1960 dhe 1970. Idries Shah (1924-1996) ėshtė njė nga individėt mė tė rėndėsishėm qė e popullarizojė Sufizmin nė Shtetet e Bashkuara dhe ndoshta shkrimtari mė i njohur Sufi nė Perėndim.
Sot, shumė njerėz nė Shtetet e Bashkuara janė pėrfshirė nė sufizmėm. Shumica e bashkėsive sufiste nė Shtetet e Bashkuara janė degė tė rendeve mistike qė ekzistojnė nė tė gjithė botėn dhe kanė burimin nė shoqėritė tradicionale muslimane. Shembuj tė rendeve sufiste qė kanė krijuar komunitetet e tyre nė Shtetet e Bashkuara janė Tarikati Xherrahi, Nakshbendi, Mevlevi, Tixhani, Kadiri, Nimetullahi, Ēishti, Bektashi etj.

Tarikati Bektashi

Tarikati Bektashi, sikur shumica e tarikateve tė tjera nė fenė Islame, e ka marrė emrin prej pasuesve, ndjekėsve, nga themeluesi, Haxhi Bektash Veliu.

Kush ishte Haxhi Bektash Veliu?

Haxhi Bektash Veliu ishte i biri i Ibrahimit, tė birit tė Sejjid Musait, qė ishte i biri i Sejjid Hasanit.
Sejjid Hasani ishte i biri i Sejjid Ibrahimit, kurse ky ishte i biri Sejjid Mehdiut, i cili ishte i biri i Sejjid Muhammedit, i biri i Sejjid Hasanit.
Sejjid Hasani ishte i biri i Ibrahim Mukerrem Muxhabit, qė ishte djali i Imam Musa Qazimit, i cili rrjedh nga Familja e Bekuar e Muhammedit (a.s.)
Haxhi Bektash Veliu (1248-1341)ishte njė burrė i edukuar, ishte i arsimuar, njė personalitet i shquar, njeri i ditur, shpirtėrisht shumė i ngritur, i udhėzuar, veprat e tij janė mė e mira dėshmi…
Njė natė, Haxhi Bektash Veliu e kishte parė nė ėndėrr Pejgamberin (a.s.), i cili i kishte thėnė:

"O djalė! Mbaje tė pastėr rrobėn tėnde, qė t'i pėrfitosh tė mirat".

Haxhi Bektashi tha se e pyeta Pejgamberin (a.s.):

"O Pejgamber i Zotit! Po , cila ėshtė rroba ime?"

Pejgamberi (a.s.) ishte pėrgjigjur:

"Zoti ty tė ka mbuluar me pesė lloje rrobash, tė cilat janė:
“Rrobet e Islamit, tė Imanit, tė Njėshmėrisė, tė Njohurisė dhe tė Dashurisė. Kėto janė rrobet qė duhet t'i mbash pastėr, nga ana e jashtme, dhe nga brenda."
Kur e pyetėn njė ditė Haxhi Bektashin se kush janė besimtarėt e vėrtetė? Ai kishte thėnė:
"Besimtarė tė vėrtetė janė ata tė cilėt i zbatojnė detyrimet e Sheri'atit."
Gjatė shekujve, besimtarėt muslimanė tė tarikatit bektashian vėrtet ishin tė mbuluar me kėto pesė lloje tė rrobave: Islamin dhe Imanin e mbanin pastėr, Njėshmėrinė (Teuhidin) e kishin nė zemėr, kishin Njohuri tė lartė, kurse Dashurinė tė zjarrtė…
Dashurinė e zjarrtė pėr sufizmin Haxhi Bektash Veliu e muarr nga sufiu i njohur, Lukman Perende, kurse frymėzimin shpirtėrorė nga Hoxha Ahmed Jeseviu…
Haxhi Bektash Veliu ka udhėtuar shumė, ka takuar shumė dijetarė nėpėr vende tė ndryshme, ka krye edhe Haxhillėkun, nė vendet e shenjta, Mekke e Medine, prandaj edhe sot e kėsaj dite e gėzon titullin Haxhi…
Haxhi Bektash Veliu nė moshėn 34 vjeēare, nė vitin 1282, nė vendin e quajtur Sulxhe Kara Ujuk, nė Anadoll, e themeloi Teqen, ku pėrgatiti besimtarė, misionarė, tė cilėt tė frymėzuar nga ai filluen tė pėrhapin Bektashizmin nėpėr Turqi, Persi, nėpėr vendet arabe dhe nė Ballkan…
Nė vitin 1341, pas njė veprimtarie tė gjatė e mjaftė tė frytshme, Haxhi Bektash Veliu ndrroi jetė nė moshėn 93 vjeēare…
Pėrveē Udhės Bektashiane, Haxhi Bektash Veliu na ka lėnė edhe disa vepra: librat qė janė nė qarkullim edhe sot e kėsaj dite, si “Mekalat” dhe “Fevaid Fukara”, si edhe shumė poezi, qė janė pėrplotė frymė shpirtėrore, qė kanė porosi dhe qė kėndohen me melodi…
Gjatė historisė shumė shekullore, Tarikati Bektashi ka arritur suksese tė mėdha, por ka pėsuar edhe humbje tė rėnda… Kjo ėshtė njė histori nė vete…

Teqeja Bektashiane Shqiptare nė Amerikė

Gjatė viteve tė errėsirės komuniste nė Shqipėri, pėr besimtarėt bektashianė nė Amerikė ka shėrbyer si njė dritė, njė dritė e pashuar, Teqeja Bektashiane Shqiptare, e cila ėshtė pėruruar mė 15 maj 1954, nė Taylor, nė afėrsi tė qytetit tė njohur industrial, Detroit, nė shtetin Miēigan, tė Shteteve tė Bashkuara.
Pas themelimit tė xhamive, themelimi i Teqesė Bektashiane ishte njė ėndėrr e vjetėr, kjo ėndėrr, me ardhjen e Dervish Rexhebit, jo vetėm qė u shpejtua, por edhe u realizua! Si ndodhi kjo?
Nė qytetin industrial, Detroit, kishte shumė shqiptarė, kryesisht nga Shqipėria e Jugut, tė cilėt kishin biseduar pėr kėtė ēėshtje disa herė. Por, mbledhja vendimtare ishte ajo qė u mbajtė mė 24 Tetor 1953, nė S.Andrews Hall, 431 E. Congress Street, nė Detroit.
Vlen tė pėrmenden se grupi nismėtar pėrbėhej nga kėta zotėrinj: Gani Mosho, Jashar Petrusha, Beēe Banushi, Muhamed Zagari, Qemal Boshanji, Qani Prespa, Dule Kėlcyra, Abaz Murtezai, Nevruz Selfo, Surja Gorica, Haki Kozeli, Resul Shkėmbi, Selman Zagari, Xhafer Demiri dhe Zenel Poloska.
Nė kėtė mbledhje u vendos qė tė hapet fushata pėr mbledhjen e ndihmave pėr themelimin e Teqesė Bektashiane Shqiptare nė Amerikė. Pėrveē fushatės qė u hapė, nė kėtė mbledhje u zgjodhė Komisioni i Parė Administradiv i Teqesė me kėtė pėrbėrje:
Gani Mosho, kryetar, Nevruz Selfo, arkėtar, Selman Zagari, sekretar, kurse, Jashar Petrusha, Qani Prespa, Dule Kėlcyra, Abaz Murtezai dhe Resul Shkėmbi, kontrollorė.
Qysh nė ditėn e parė, fushata fillojė mbarė, vetėm nė Detroit u mblodhėn 8.000 dollarė! Mė vonė, fushata vazhdojė edhe nė qytete tjera tė Amerikės, si nė Chicago, New York, Boston etj. dhe nė Kanada.
Komisioni sė bashku me grupin nismėtar, pa humbur kohė, filluan tė hulumtonin njė vend tė pėrshtatshėm pėr themelimin e teqesė. Vendi i pėrshtatshėm, me ndihmėn e Zotit, u gjet shpejt, ky vend ishte qyteti i vogėl Taylor, rreth 20 km. nga qendra e Detroitit, njė zonė fushore, bujqėsore.
Ndėrtesa e cila u shndėrrua nė Teqe ishte njė fermė, e cila sė bashku me banesėn u ble pėr 25.000 dollarė, me disa pėrmirėsime tė nevojshme qė u bėn ēmimi u rritė edhe pėr 5.000 dollarė dhe gjithēka ishte gati, pėrveē lejės nga Governatori i Shtetit Michigan. Pėr kėtė formalitete, si edhe Statutin e Teqesė, ka punuar avokati i mirėnjohur shqiptaro-amerikan, S. Theodor Kotelly, i cili i nė kėtė drejtim ka punuar me pėrkushtim.
Governatori i Shtetit Michigan e dha lejen pėrkatėse, madje duke shprehur kėnaqėsinė qė nė shtetin e tij po themelohej njė institucion i ri fetar. Kėshtu, pas tetė muajve, qė nga mbledhja e parė, nė Detroit, Teqeja e Parė Bektashiane Shqiptare i ēeli dyert me 15 maj 1954.
Nė krye tė Teqesė Bektashiane, si udhėheqės shpirtėror, u vu Dervish Rexhebi, i cili mė vonė u gradue me titullin Baba. Si u bė ky gradim? Ky gradim u bė sipas rregullave bektashiane, me vullnetin e shprehur me tė shkrua nga anėtarėt e Komisionit tė Teqesė Bektashiane, si edhe njė numėr besimtarėsh bektashianė nė Amerikė e Kanada, si edhe me dekretin e shenjtė, tė lėshuar nga Gjysh Siriu i Teqesė Bektashiane nė Kajro tė Egjiptit.
Komisioni i Teqesė Bektashiane i shkroi Gjysh Siriut:
”Ne dashamirėsit bektashinj, duke marrė parasysh tė kaluarėn e ndritur patriotike tė Teqesė Bektashiane, e me qėllim qė tė kemi njė simbol kujtimi pėr gjithė atė veprimtari, si edhe pėr nevojat tona fetare, vendosėm dhe blemė kėtu nė Detroit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės njė vend ku themeluam njė Teqe, nė krye tė sė cilės kemi vėnė Dervish Rexhebin. Duke marrė parasysh cilėsitė e Dervish Rexhebit, na duket se ky ėshtė i pėrshtatshėm pėr t’a kryesuar Teqenė t’onė me titullin Baba. Simbas rregullit tradicional, i drejtohemi asaj Gjyshate, duke iu lutur qė, po t’a shohė tė pėrshtatshėm, t’i lėshojė dekretin e shenjtė.”
Gjysh Siriu, i cili ndrroi jetė nė Kajro, mė 4 Janar 1963, e lėshoi dekretin dhe e dėrgoi nė Amerikė tė pėrcjellur edhe e me njė letėr, ku, ndėr tė tjera, thoshte:
”Pikėsėpari ju pėrgėzojė me gjithė zemėr pėr iniciativėn njerėzore dhe fetare qė muartė duke ngrehur njė Teqe nė Amerikė, tė parėn Teqe Bektashiane nė atė vend tė lirė e tė bekuar. Kjo vepėr ju nderon, siē ju nderojnė edhe kaq e kaq vepra tjera tė ndritura, tė kryera nga ju, gjatė shumė vjetėve, nė fushėn kombėtare, kulturore dhe fetare...Brenda nė kėtė letėr ju dėrgoj dekretin e shenjtė pėr dorėzimin e Dervish Rexhebit si Baba titullar i Teqesė Bektashiane nė qytetin Detroit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės...
Dervish Rexhebi ka tė gjitha cilėsitė e duhura pėr tė zėnė postin e Babajt nė atė Teqe. Perendia dhe Haxhi Bektashi qofshin kurdoherė me ju.”
Nėn udhėheqjen e Baba Rexhebit, pėr njė kohė tė shkurtėr, Teqeja Bektashiane Shqiptare fillojė tė pėrparojė, myhibėt tė shtohen, dervishėt erdhėn njėri pas tjetrit. Dervish Arshiu nga Vlora, ishte larguar nga Shqipėria nė vitin 1949, erdhi nga Teqeja e Turballisė nė Greqi, pas tij erdhi Dervish Lutfiu nga Gjirokastra, por ishte larguar qė nė vitin 1929 dhe shėrbente nė Teqenė Bektashiane nė Kajro. I treti erdhi Dervish Bajram Gurkuqi nga Gjakova, por qė shėrbente nė Teqenė Bektashiane nė Kajro. Mė nė fund erdhi Dervish Bektashi nga Turqia me prejardhje shqiptare. Me dervishėt shqiptar, nėn udhėheqjen e Baba Rexhebit, qė erdhėn nga tri kontinente, Evropa, Azia dhe Afrika, Teqeja Bektashiane nė Detroit tė Amerikės, qė nė fillim dukej si njė bahēe nė lulėzim, por tani duket si njė Shqipėri e vogėl nė mėrgim!
Teqeja ėshtė larg qytetit industrial Detroit, ku jetojnė e punojnė qindra, mijėra shqiptar, por kjo nuk ishte rastėsi, por ka njė arsye, tė cilėn e ka shpjeguar Baba Rexhebi gjatė njė interviste me korrespodentin e gazetės sė pėrditshme The Detroit News mė 30 prill 1955, nė pragun e pėrvjetorit tė parė tė themelimit tė Teqesė, ku, pėrveē tjerash, Baba Rexhebi ka thėnė:
”Sipas besimit bektashian, ekzistojnė dy jetė: jeta e trupit dhe jeta e ndėrgjegjės. E para pėrbėn pjesėn shtazore. E dyta pėrbėn pjesėn njerėzore. Lufta midis kėtyre dy jetėve farkėton parimet morale tė njeriut. Prandaj tė gjitha teqetė tona janė larg qyteteve plot zhurmė. Janė nė vende tė izoluara ku ne mund tė lutemi e tė mendojmė nė qetėsi dhe t’a ndjejmė veten mė afėr Zotit.”

Teqeja Bektashiane Shqiptare e ngritur, e themeluar, e zgjeruar, e zhvilluar, e zbukuruar, mundi tė funksionojė falė vullnetit, urtėsisė tė Baba Rexhebit.

Si e njoha Baba Rexhebin?


Baba Rexhebi (1901-1995)

Pėr herė tė parė emrin e zėrin e Baba Rexhebit e kam dėgjuar pėrmes valėve tė “Zėrit tė Amerikės” nė vitin 1965, kur vdiq Fan S.Noli mė 13 Mars 1965)
Pėr herė tė parė pėr Baba Rexhepin kam dėgjuar nga Baba Bajram Gurkuqi, nė vitin 1968, kur ai e vizitoi Gjakovėn.
Pėr herė tė parė me Baba Rexhebin jam takuar me 26 Dhjetor 1972, nė Teqen Bektashiane, nė Taylor, Michigan, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Kush ishte Baba Rexheb Beqiri?

Baba Rexhebi lindi me 15 gusht 1901, nė lagjėn “Dunavat”, Gjirokastėr. Ishte djal’i hoxhės. Hoxha, babai i tij, quhej Mulla Rifat Beqiri, kurse nėna e tij quhej Sabrije, motra e Baba Selim Elbasanit , e cila ishte mbesa e Baba Aliut…
Mėsimet fillestare i kreu nė Gjirokastėr tek Myderrizi i njohur Mulla Ragibi, ku prej tij, pėrveē tjerash mėsoj, edhe gjuhėt klasike islame: arabishten, persishten dhe turqishten…
Kurse mė vonė kreu edhe Liceun e Gjirokastrės, ku mėsoj, pėrveē tjerash, edhe dy gjuhė tjera, frengjishten dhe italishten.
Djaloshit tė ri, tė gjitha kėto njohuri, me gjithė se e ngriten, e edukuan, e formuan, por zjarrin e dashurisė nuk ja shuan…! Cila ishte kjo dashuri? E thoshtė vetė: Kjo dashuri ishte rruga mistike - qė tė bėhej sufi…!
Qė tė bėhej sufi ai kishte pak pėrparėsi, sepse djaloshi Rexheb ishte rritur nė Teqen e Zallit, ndėr bektashinj, pranė Baba Selimit dhe Babės Ali, prej tė cilėve ishte frymėzue me Dritėn e Islamit, pėrmes Dritės sė Kur’anit…
Nė Teqen Bektashiane apo siē quhet ndryshe “Teqeja e Zallit” nė Gjirokastėr, pranė Baba Selim Elbasanit, dajės sė tij, djaloshi i ri, Rexheb Beqiri, u dorėzue e Dervish nė tarikatin Bektashi…
Tani, Dervish, mė vonė gradohet Baba, nė vitin 1954, nga Baba Sirriu i Kajros, Egjipt, Baba Rexhebi, zyrtarisht dhe publikisht e fillon veprimtarinė e tij nė tarikatin Bektashi…
Ka marrė pjesė nė hartimin e Statutit Themeltar Bektashian…
Ka marrė pjesė nė organizimin e Kongreseve Bektashiane tė mbajtura nė vitin 1926, 1929, nė Teqėn e Turanit nė Korēė…

Baba Rexhebi: Kundėrshtar i komunizmit

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (1939-1944-), Baba Rexhebi, meqė i kishte tė zhvilluara ndjenjat fetare-atdhetare, nuk u pajtue me fashizmin-nacizmin, aq mė shumė nuk u pajtue kurrė me komunizmin…Komunizmin jo vetėm qė e kundėrshtoj, por me pushkė nė dorė e luftoi…
E kundėrshtoi, e luftoi, siē thoshte:
“Komunistėt s’kishin Zot, Fe as Atdhe… Komunistėt kėte kurrė nuk ja harruan, nė mungesė tė tij, me vdekje e dėnuan…
Me 28-29 nėntor 1944, Baba Rexhebi me disa atdhetarė, si Mid’had Frashėri, Hasan Dosti etj., nga Shkodra kalojnė nė Mal tė Zi dhe prej Malit tė Zi me barka nėpėr Detin Adriatik dalin n’ Itali, ku qėndroi deri nė vitin 1948.
Nė vitin 1948, Baba Rexhebi u shpėrngul nga Italia nė Egjipt, ku u vendos nė Teqen Bektashiane, e cila njihet nė histori me emrin Teqeja e “Kajgusėz Sulltanit”, i cili ka qenė njė misionar i paparė…Nė kėtė teqe, ku shėrbente Baba Siriu, Baba Rexhebi qėndroj katėr vjet, deri nė vitin 1952.
Nė vitin 1952, Baba Rexhebi nga Egjipti u shpėrngul pėr nė New York, SHBA, ku e kishte motrėn, zonjėn Zejnebe, por mė vonė shkuan nė Detroit, tė shtetit Michigan, afėr Kanadės.
Nė qytezėn e quejtur Taylor, qė shtrihet nė njė fushė shumė pjellore, Baba Rexhebi me ndihmėn e shqiptarėve, pa dallim feje, krahine apo ideje, themeloj Teqenė e Parė Bektashiane – Shqiptare-Amerikane…
Teqeja Bektashiane – Shqiptare-Amerikane u pėrurue me 15 Maj 1954, e cila me kalim kohe erdhi duke zmadhue, duke u zbukurue dhe veprimtaria e saj duke u shtue…Aty punonin me pėrkushtim, pėrveē Baba Rexhebit, edhe dervishėt, si dervish Arshiu, dervish Bajrami…, i pari nga Jugu, Vlora, i dyti nga Veriu, Kosova, (nga Gjakova)…
Baba Rexhebi, si udhėheqės i Teqesė Bektashiane, pėrveē veprimtarisė fetare-atdhetare, ėshtė marrė edhe me krijimtari, duke na dhuruar disa vepra me rėndėsi…
Nga kjo veprimtari vlen tė pėrmendėt revista “Zėri i Bektashizmės”, nė gjuhėn shqipe dhe angleze, ku dallohen shkrimet e Baba Rexhebit rreth Fesė Islame, filozofisė islame, tesavvufit-sufizmit dhe parimet e Bektashizmit…
Nė vitin 1964, me rastin e 10-tė vjetorit tė themelimit tė Teqesė Bektashiane, z. Xhevat Kallajxhi, i cili punonte si gazetar profesional nė Washington, nė “Zėrin e Amerikės”, Teqeja Bektashiane e botoi librin e tij me titull:”Bektashizmi dhe Teqeja Bektashiane nė Amerikė”, ku ndihmėn kryesore tė lėndės e kishte nga Baba Rexhebi…
Baba Rexhebi, nė vitin 1970, botoi librin me titullin: “Misticizma Islame dhe Bektashizma”. Ky libėr monumental, cili ka 389 faqe, ėshtė shtypur nė New York nga Waldon Press.
Nė vitin 1997, Teqja Bektashiane e Gjakovės, nėn kujdesin e Baba Mumin Lamės, me miratimin e Kryegjyshatės nė Tiranė, botoi librin:”Hadikaja ose Kopshti i tė pėrsosurve” tė Fuzuliut, tė pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga Baba Rexhebi.
Pėrkthyes i kėtij libri, i cila ka nė pėrmbajten e tij 11 kapituj me gjithsejt 497 faqe, Baba Rexhebi, ka shkrue, nė vend tė parathėnies, shkrimin me titull: Dy fjalė me lexuesit pėr Fuzuliun, ku ndėr tė tjera shkruan:
“Baba Qazimi (Bakalli) i Kosovės, pėrkatėsisht i Gjakovės, me ndėrmjetėsimin e Baba Bajramit ( Gurkuqi, edhe ky nga Gjakova, por qė shėrbente nė Teqenė Bektashiane nė Amerikė, ku edhe ndrroi jetė me 22 dhjetor 1973), mė detyroi t’ia bėja njė pėrkthim modest Hadikasė. Kėshtu ia fillova punės dhe e pėrktheva nė vitin 1969….”
Dikur, propaganda e komunistėve tė Tiranės, nė krye me Enver Hoxhėn, Ramiz Aliun e sidomos Bedri Spahiun, pėrmes Radio Tiranės dhe “Zėrit tė Popullit”, e paraqitėshin Baba Rexhebin si kriminel, gjakpirės, tradhėtar…, por e vėrteta ishte ndryshe. Baba Rexhebi ishte urtė, i butė, i kulturuar, fetar, atdhetar, ishte pėr Bashkimin Kombėtar…
Baba Rexhebin e kam njohur pėr sė afėrmi, kemi biseduar, debatuar hapur, jo me orė, nė ndonjė pasdite, por me javė, me muaj, ndėr vite… Atėherė, si i ri, kam pėrfituar shumė prej tij…Si ishte ai?
Ai ishte, sikur e kishte shprehi tė fliste dhe shpesh e pėrsėriste,
” Bukuria e njeriut ėshtė fjala e bukur e tij.
Lartėsia e tij janė veprat e tija me drejtėsi ”.
Fjala e bukur e tij, qė shprehej me urtėsi, sjellja e tij fisnike, dituria enciklopedike, frymėzuese, udhėzuese, ka lėnė mbresa nė ndėrgjegjen time, e besa tė secilit qė ka patur rastin tė bisedojė me te.
E kanė ēmuar, vlerėsuar edhe personalitete fetare-atdhetare si Fan. S. Noli, Imam Vehbi Ismail, Salih Efendi Myftija, Imam Isa Hoxha, Abaz Kupi, Mid’had Frashėri, Anthoni Athanasi, dr.Rexhep Krasniqi, ing.Xhafer I.Deva, dr.Mentor Ēoku, Imam Beqir Maloki, Hafiz Tahir Kolgjini, Xhevat Kallajxhi si edhe personalitete tė ndryshme amerikane, , afrikane, aziatike, evropiane, prej tyre vlen tė pėrmendet studiuesja, shkrimtarja, profesoresha Frances Trix, e cila ishte dishepullja e Baba Rexhebit...!
Fjala e bukur e tij, lartėsia e veprave tė tij me drejtėsi, si nė Shqipni, nė Itali, nė Egjipt, Afrikė dhe nė Amerikė, mė sė miri dėshmojnė se Baba Rexhebi ėshtė njė personalitet qė vlen ta pėrkujtojmė…
Nė muajin gusht, 1901, kishte lindur, nė muajin gusht, 1995, nė ditėn e dhjetė, ndrroi jetė – kaloi nė jetėn e vėrtetė, por nuk e pa Shqipėrinė e dashur, por tė shkretė…!
Me rastin e 60 vjetorit tė Teqesė Bektashiane (1954-2014), ne qė jemi ende, hala, n’kėtė dynja, le tė lutemi pėr shpirtin e tij tė ndritur me njė el-Fatiha! Amin!

Burimet kryesore:

1.Gabbay, T. (1988). A discussion and a description of a sample of American Sufi practitioners. Dissertation Abstracts International, 49 (09), 3987. (UMI No. 8817270).
2. Godlas, A. (2003). Sufism, the west and modernity. Retrieved September 20, 2004, from http://www.uga.edu/islam/sufismwest.html
3. Guenon, R. (1962). The crisis of the modern world. (A. Osborne & M. Pallis, and R. Nicholson, Trans.). London: Luzac.
4.Guenon, R. (2001). Insights into Islamic Esoterism and Taoism (H.D.
5.Webb, G. (1995). Sufism in America. In T. Miller, (Ed.), America’s Alternative Religions (pp. 249-258). Albany: State University of New York Press.
6. Williams, L.F. (1974). Sufi studies: East and west. New York: E. P. Dutton & Co., Inc.
7. Curtis IV, Edward E. Muslims in America: A Short History (2009)
8.Curtis IV, Edward E. Encyclopedia of Muslim-American History (2010)
9. Ghanea Bassiri, Kambiz. A History of Islam in America: From the New World to the New World Order (Cambridge University Press; 2010) chronicles the Muslim presence in America across five centuries.
10..Edwin E. Jacques, The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, 1995
11.Fischer, Bernd J. "Albanian refugees seeking political asylum in the United States: process and problems" in Journal of Ethnic and Migration Studies 31.1 (2005)
12. Smith, Jane I; Islam in America (2nd ed. 2009)
13. Xhevat Kallajxh, Bektashizmi dhe Teqeja Shqiptare nė Amerikė, me parathėnie tė Baba Rexhebit. 1964
14. Baba Rexhebi, “Misticizma Islame dhe Bektashizma”, Waldon Press, New York, 1970, 389 faqe.
15. Syrja Xhelaj, Baba Rexhebi qiell urtėsie, Shtypėshkronja “Urtėsia Bektashiane”, Tiranė, korrik, 2013, 271faqe.
16. Vehbi Bajrami, Shqiptarėt e Amerikės, Botuar nga Albanian Publishing, New York 2003, 1007 faqe.

Mexhid Yvejsi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
60 VJETORI I TEQESĖ BEKTASHIANE SHQIPTARE NĖ AMERIKĖ
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BEQIR SINA:Suksesi i njė femre shqiptare nė Amerikė !
» Tregime nga gratė shqiptare
» Thenie nga Personalitete te Ndritura Shqiptare
» Letėrsia shqiptare
» Veshje Popullore Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: