prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PAPA NĖ SHESHIN E XHAMIVE ...

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: PAPA NĖ SHESHIN E XHAMIVE ...   Mon May 26, 2014 9:33 am

Papa nė Sheshin e Xhamive:

Tė mos e kthejmė emrin e Hyjit nė vegėl tė dhunės!

Sot, sipas Radio Vatikanit, nė ditėn e fundit tė udhėtimit tė Papės nė Tokėn e Shenjtė, dy takimet kryesore janė vizita nė Yad Vashem tė Jeruzalemit dhe Mesha nė Ēenakul me ordinarėt e Tokės sė Shenjtė. Paradite Papa Franēesku u takua me Kryemyftiun e Jeruzalemit, nė ndėrtesėn e Kėshillit tė Lartė, nė Sheshin e Xhamive, dhe i quajti myslimanėt “miq” dhe “vėllezėr tė dashur”: “jam mirėnjohės – tha Papa – qė mund t’ju takoj nė kėtė vend tė shenjtė. Ju falėnderoj nga zemra pėr ftesėn qė mė drejtuat dhe nė veēanti ju falėnderoj Ju, Shkėlqesi, dhe Kryetarin e Kėshillit tė Lartė Mysliman”.
“Duke ecur nė gjurmėt e paraardhėsve tė mi – vijoi Ati i Shenjtė – veēanėrisht nė vazhdėn e ndritur tė udhėtimit tė Palit VI para pesėdhjetė vjetėsh, i pari i njė Pape nė Tokėn e Shenjtė, kam dėshiruar shumė tė vija si shtegtar, pėr tė vizituar vendet qė kanė parė Jezu Krishtin tė pranishėm nė tokė. Por ky shtegtim i imi nuk do tė ishte i plotė po tė mos pėrfshinte edhe takimet me njerėzit dhe bashkėsitė qė jetojnė nė kėtė tokė, prandaj jam veēanėrisht i lumtur qė takohem me ju, vėllezėr myslimanė, vėllezėr tė dashur”.
“Nė kėtė ēast – tha Papa –mė vjen ndėr mend figura e Abrahamit, qė jetoi si shtegtar nė kėto toka. Myslimanėt, tė krishterėt dhe hebrenjtė, nė mėnyra tė ndryshme, e njohin Abrahamin si atin nė fe dhe, njė shebull i madh, qė duhet ndjekur. Ai u bė shtegtar, u nda nga njerėzit e vet, nga shtėpia e vet, pėr tė nisur aventurėn shpirtėrore pėr tė cilėn e thėrriste Hyji.
“Shtegtari – vijoi Papa Franēesku – ėshtė njė njeri qė bėhet i varfėr, qė vihet nė udhė, priret drejt njė pikėsynimi tė madh dhe tė shumėdėshiruar, jeton me shpresėn e njė premtimi, qė i ėshtė bėrė (khs Heb 11,8-19). Kjo qe gjendja e Abrahamit, ky duhet tė jetė edhe qėndrimi ynė shpirtėror. Nuk mund tė mendojmė kurrė se jemi tė vetėmjaftueshėm, pronarė tė jetės sonė; nuk mund tė kufizohemi, duke u mbyllur, tė sigurtė nė bindjet tona. Pėrballė misterit tė Hyjit jemi tė gjithė skamnorė, e ndjejmė se duhet tė jemi tė gatshėm pėr tė dalė nga vetvetja, duke e dėgjuar thirrjen qė Hyji na drejton, tė hapur ndaj tė ardhmes qė ai dėshiron tė ndėrtojė pėr ne”.
Nė shtegtimin tonė tokėsor – nėnvizoi Papa – nuk jemi vetėm: ndeshim nė udhė besimtarėt e tjerė, nganjėherė ndajmė me ta njė pjesė tė udhės, nganjėherė jetojmė sė bashku njė ndalesė, qė na pėrtėrin. I tillė ėshtė takimi i sotėm, dhe unė e jetoj me mirėnjohje tė veēantė: ėshtė njė vendpushim i pėlqyeshėm i pėrbashkėt, i mundėsuar nga mikpritja juaj, nė kėtė shtegtim, qė ėshtė jeta jonė dhe ajo e bashkėsive tona. Jetojmė njė komunikim dhe njė shkėmbim vėllazėror, qė mund tė na ushqejnė dhe tė na japin forca tė reja, pėr tė pėrballuar sfidat e pėrbashkėta, qė na presin”.
“Nuk mund tė harrojmė, nė tė vėrtetė – vėrejti – se shtegtimi i Abrahamit qe edhe njė thirrje pėr drejtėsi: Hyji e deshi dėshmitar tė veprave tė tij dhe imitues tė vetin. Edhe ne do tė dėshironim tė ishim dėshmitarė tė veprimit tė Hyjit nė botė dhe pėr kėtė, pikėrisht nė kėtė takim tonin, ndjejmė se thellė brenda nesh tingėllon thirrja pėr tė qenė veprimtarė tė paqes dhe tė drejtėsisė, thirrja pėr t’i kėrkuar nė lutje kėto dhurata dhe pėr tė mėsuar mėshirėn, madhėshtinė dhpirtėrore dhe dhembshurinė, qė vijnė prej sė larti”.
Pastaj pėrfundoi: “Tė dashur vėllezėr, tė dashur miq, nga ky vend i shenjtė u drejtoj njė thirrje me gjithė zemėr tė gjithė njerėzve dhe bashkėsive qė mbėshteten tek Abrahami: ta respektojmė dhe ta duam njėri-tjetrin si vėllezėr e motra! Tė mėsojmė ta duam dhimbjen e tjetrit! Askush tė mos e bėjė emrin e Hyjit vegėl tė dhunės! Tė punojmė sė bashku pėr drejtėsinė e pėr paqen! Salam!
Burimi:
Radio Vatikani, 26 Maj 2014
======================================================
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
PAPA NĖ SHESHIN E XHAMIVE ...
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» VIZITA E PAPĖS NĖ SHQIPĖRI
» Nė sheshin "Zahir Pajaziti" shikohet eklipsi nė 10:46
» Robert Papa:Jozefina Topalli, spine 'vajzė e Sigurimit'
» Shkup: Sė shpejti fillojnė punimet nė sheshin "Skėnderbeu"
» Fritz Rdovani: V. I. Lenin, Xhon Kenedi dhe Papa Gjon Pali II...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: