prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEJH IBRAHIM IZZUDDIN (1908-1984)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHEJH IBRAHIM IZZUDDIN (1908-1984)   Sat May 16, 2009 9:35 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Akademik, filozof, nė Perendim-kurse nė Lindje: Shejh Ibrahim...

Nė 100 vjetorin e lindjes: Titus Carl Burckhardt - (Shejh Ibrahim Izzuddin)(1908-1984)
Viti 2008 ishte pėrvjetori i 100-tė i lindjes sė dijetarit tė madh Titus Carl Burckhardt, njė autoritet i Perėndimit, njė studiues i Lindjes, por qė pėrket gjithė njerėzimit.

Kush ishte Titus Carl Burckhardt?

Nė kohėn e shkencės e teknologjisė moderne, nė njė botė tė ekzistencializmit, psikoanalizės, Titus Carl Burckhardt ishte njė autoritet, njė eksponent i tė Vėrtetės Univerzale, i Urtėsisė Tradicionale...Ishte njė studiues, hulumtues, gjurmues, udhėpėrshkrues, dijetar, shkrimtar, fetar, historian, filozof, akademik, mistik…

Prejardhja familjare e kombėtare:

Titus C. Burckhardt lindi nė vitin 1908, nė Firencė, Itali, nuk ishte Italian, por ishte gjerman, me prejardhje nga Bazeli, Zvicėr. Rrjedh prej njė familje tė famėshme gjermane, me njė mbiemėr pak tė vėshtirė, por tė njohur mirė, Burckhardt, familje e cila ėshtė e pėrhapur nėpėr Europė, madje edhe nė Amerikė...
Babai i tij, Carl Burckhardt, ishte njė skulptor i njohur, kurse gjyshi, Jakob Burckhardt, ishte historian i artit, tė cilėt u kujdesėn shumė pėr nipin, djalin e tyre, i cili arriti tė bėhet, filozof, akademik...

Burckhardt, filozof, akademik e kishte njė mik...

Ky filozof, ky akademik, e kishte njė mik, njė bashkohanik, artistin, poetin, shkrimtarin, filozofin e njohur gjerman, Frithjof Schuon (1907-1988) autor i dhjetra librave, i cili e pranoj Islamin nga Shejh Ahmed el-Alevi dhe mė vonė edhe vetė arriti tė bėhet shejh, shejh i tarikatit Shazeli, i cili njihet tashmė me emėr tė ri: Shejh Isa Nur ed-Din Ahmed esh-Shazeli…
Shejh Isa Nur ed-Din Ahmed dhe Titus Carl Burckhardt qė nga nga vitet shkollore, studimet nė Bazel tė Zvicrrės, deri nė fund tė jetės, nuk u ndanė, por bashkėpunuan dhe iu pėrkushtuan tė Vėrtetės…

Nė jetėn tokėsore kishin edhe lidhje shpirtėrore, sepse edhe Titus Carl Burckhardt e pėrqafoj Islamin dhe arriti tė bėhet edhe Shejh, tani, me emrin e ri: Shejh Ibrahim Izzuddin…
Shejh Ibrahim Izzuddin dhe Shejh Isa Nur ed-Din ndoqėn rrugėn jetėsore dhe shpirtėrore tė filozofit francez, Rene Guenon, (1886-1951), i cili e kishte pranuar Islamin nė vitin 1912 dhe arriti tė bėhet Shejh, tashmė me emrin e ri: Shejh Abdul Vahid Jahja…

Shejh Abdul Vahid Jahja e kishte pranuar Islamin nėn ndikimin e mendimtarit, piktorit, francez Gustav Ageli, i cili e kishte pėrqafuar Islamin qė nė vitin 1897 dhe kishte arritur tė bėhet Shejh, me emrin e ri njihet si Shejh Abdul Hadi…

Tė gjithė kėta filozofė, studiues, dijetarė, shkrimtarė ishin fetarė, por e pranuan Islamin pėrmes Sufizmit...

Sufizmi ėshtė zemra e gjallė e Islamit, ėshtė gjallėria shpirtėrore e tij...Me kėtė gjallėri, ata i shėrbyen Islamit me shumė devotshmėri, siē i kishin shėrbye edhe Filozofisė Pereniale, tė cilėn e kishin formalizuar pėr t’mirėn univerzale...

Ē’ėshtė Filozofia Pereniale?

Filozofia Pereniale ėshtė njė term latin. Pėr herė tė parė ėshtė pėrdorur nė Evropė nga Agostino Steuco, qysh nė shekullin XVI-tė, e ka zhvillue matematicienti dhe filozofi gjerman Gottfried Leibniz, kurse e ka popullarizuar Aldous Huxley me librin e tij: ”The Perennial Philosophy” botuar nė New York, 1945…

Sipas studiuesit Aldous Huxley, Filozofia Pereniale ėshtė: ”Metafizika e cila e pranon tė Vėrtetėn Hyjnore, psikologjia e cila e gjen, e zbulon nė shpirt diēka tė ngjajshme me tė Vėrtetėn Hyjnore…”
Veprat e Titus C. Burckhardt(Shejh Ibrahim Izzuddin) Shejh Ibrahim Izzuddin gjithė jetėn tokėsore ia pėrkushtoj tė Vėrtetės Hyjnore, duke shkruar mbi 30 libra pėr t’mirėn njerėzore…
Librat e tij janė dijamante qė ndriēojnė nė ēdo anė, janė ushqim pėr mendjen, zemrėn dhe shpirtin e njeriut, nė gjithė dynjanė…
Veprat e tij kryesore janė botuar, ribotuar, nė tė gjitha gjuhėt e botės Perendimore, janė botuar, ribotuar, nė gjuhėt kryesore tė botės Lindore…

Ka shkruar nė gjuhė gjermane dhe frenge...
Pėr tė pas pak njohuri, po shėnojmė disa titujt nga disa prej veprave tė tij:

1. Alchemy: Science of the Cosmos, Science of the Soul. (Shkenca e Kosmosit, Shkenca e Shpirtit, 206 faqe.)

2. Murish Culture in Spain ,(Njė studim unikat rreth zhvillimit, lulėzimit, kulturor, artistik, shpirtėror tė muslimanėve nė Spanjė pėr 800 vjetė.)

3. Mirror of the Intelect: Essays on Traditional Science and Sacred Art.Pasqyra e Intelektit: Ese rreth Shkencės Tradicionale dhe Artit tė Shenjtė.)

4. Fez : City of Islam(Fesi:Qyteti Islam) Njė vepėr, kryevepėr, pėr qytetin historik dhe regjionin e tij, njė libėr mėsimi, udhėzimi, ndriēimi me shembuj dhe ”mrekulli” keramete tė besimtarėve sufi, tė pėrshpirtshėm, evlijave, ndėr shekuj..., faqe176.

5. Art of Islam Language and Meaning. Arti i Islamit - Gjuha dhe Kuptimi, 204 faqe 6. An Introduction to Sufi Doctrine. Njė Paraqitje e Doktrinės Sufiste...156 faqe

7. Mystical Astrology According to Ibn,Arabi. Miistika Astrologjike sipas Ibn Arabiut 64 faqe..

Tė gjitha librat e dijetarit Shejh Ibrahim Izzuddin janė njė burim i pashtershėm pėr frymėzim, janė njė udhė pėr mėsim. Udha e mėsimit, siē thoshte mendimtari Menciues, nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse gjetja e zemrės sė humbur...

Para disa ditėve, kardinali Jean Louis Tauron, kryetar i Kėshillit Papnor pėr dialog ndėrfetar, falėnderoi muslimanėt pėr faktin qė e kanė kthyer konceptin e Zotit nė sferėn publike nė Europė...

Me rastin e 100 vjetorit tė lindjes, njė mirėnjohje, njė falėnderim e meriton, pa dyshim, edhe Shejhu, Ibrahim Izzuddin...

Amin!

(Autori ėshtė studiues i religjioneve)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEJH IBRAHIM IZZUDDIN (1908-1984)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» INTERVISTĖ ME SHKRIMTARIN E SHQUAR IBRAHIM KADRIUN
» Agim Gashi: Kolosit Dardan Dr. Ibrahim Rugovės
» SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)
» Pėrsiatje shkrimesh nga Sylejman Aliu:-Ibrahim Rugova: Jeta dhe veprimtaria letrare e politike
» Ibrahim Egriu: Foto kujtimesh tė pa harruara

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: