prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LUTJA PĖR PAQEN: PAPA FRANĒESKU NA KTHEU GUXIMIN E FESĖ

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: LUTJA PĖR PAQEN: PAPA FRANĒESKU NA KTHEU GUXIMIN E FESĖ   Thu Jun 12, 2014 11:20 pm

Lutja pėr paqen: Papa Franēesku na ktheu guximin e fesė

Sipas Radio Vatikanit, ėshtė hera e parė nė histori qė brenda mureve tė Vatikanit thuhen lutje nga liturgjia hebraike e lutje myslimane. E kjo veēori, e vetme, pėrbėn fakt historik. T’i shtojmė kėsaj edhe pėrdorimin e lutjes pėr tė zhbllokuar gjendjen nė Tokėn Shenjte, gangrenizuar qė prej 60 vjetėsh, e do tė kemi pėrpara njė pėrpjekje tė guximshme – qė hyn edhe kjo nė histori – pėr ta pėrmbysur atė tryezė, ku dėshton politika e diplomacia, pėrmes kėrkesės pėr ndihmė drejtuar tė Gjithėpushtetshmit. Kėshtu e komenton, nė mikrofonin tonė, presidenti i Bashkėsisė sė Shėn Egjidit, Marko Impaljaco, Lutjen e sė dielės pėr paqen nė Kopshtet e Vatikanit, ku Papa Franēesku, presidenti izraelit Shimon Peresh dhe ai palestinez, Mahmud Abas u gjunjėzuan para Zotit tė paqes, qė Ai i Lumi tė sjellė paqe nė Lindjen e Mesme e nė botėn mbarė.
“Ėshtė mjaft domethėnėse – komenton historiani italian – qė Fryma e Asizit, pra lutja e pėrbashkėt e tė gjitha feve pėr paqen, dėshiruar nga shėn Gjon Pali II qė nė vitin 1986, tė jetė sot vėrtet nisma mė e rėndėsishme, qė mund tė ndėrmerret pėr tė zhbllokuar situatėn”.
Kujtojmė se 27 tetori 1986, hera e parė qė mblidheshin nė qytetin e Shėn Franēeskut, tė gjitha fetė e botės, nė lutje pėr paqen, solli edhe njė lloj armėpushimi botėror. Armėt heshtėn pėr njė ditė tė tėrė nė tė gjithė globin, duke e kthyer atė lutje nė ikonė, qė u jep guxim besimtarėve tė ecin nė atė udhė. Papa Franēesku, vazhdon Marko Impaljaco, na e kujtoi e na e ktheu nė zemra guximin e bukurinė e besimtarit, qė lutet pėr paqen:
“Por ajo qė ndodhi tė dielėn ishte edhe njė ēast miqėsie tė madhe – vazhdon Impaljaco – Pritja e tė ftuarve nė pragun e Shtėpisė sė Shėn Martės, bisedat miqėsore nė mikrobus, gjesti i mbjelljes sė ullirit tė gjithė bashkė, tregojnė se burrat e gratė e fesė mund tė sjellin nė botė atė miqėsi, qė shtyn drejt dialogut e qė nesėr – nėse mbruhet me guximin – do tė sjellė paqen”.
Jemi gjithnjė para dy rrugėve: feja si arsye pėr ndeshje, ose feja si vend dialogu, pa hequr dorė nga identiteti, vazhdon presidenti i Bashkėsisė sė Shėn Egjidit. Takimi i sė dielės shėnoi njė kthesė pozitive drejt kohės sė miqėsisė:
“Lutja e madhe, qė deshi Papa Franēesku shtatorin e kaluar pėr paqen nė Siri e ndali shkallėzimin e mėtejshėm tė konfliktit, i cili kishte rrezik tė bėhej botėror… Pra, pėrballė ēdo situate, edhe asaj mė tė ndėrlikuarės, mund tė gjenden zgjidhje”.
Pikėrisht Ditėn e Rrėshajėve, Papa Franēesku na kujtoi tė papriturat, qė mund tė sjellė historia, nėse shihet me syrin e besimtarit. Na dėshmoi se hebrenj, tė krishterė e myslimanė duhet tė luten mė shumė pėr Tokėn Shenjte. E sė fundi, ripropozoi dialogun dhe nxiti politikėn tė gjejė zgjidhje tė reja.

Burimi:
Radio Vatikani, 10 Qershor 2014
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
LUTJA PĖR PAQEN: PAPA FRANĒESKU NA KTHEU GUXIMIN E FESĖ
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Akademik Ali Podrimja
» VIZITA E PAPĖS NĖ SHQIPĖRI
» Robert Papa:Jozefina Topalli, spine 'vajzė e Sigurimit'
» Fritz Rdovani: V. I. Lenin, Xhon Kenedi dhe Papa Gjon Pali II...
» Urim Gjata: Njeriu qė urrejtjen e ktheu nė paqe dhe pajtim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: