prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)   Sat May 16, 2009 10:24 am

--------------------------------------------------------------------------------

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

SHEJH SHEQFQET SHEHU
(1900-1952)

Shejh Shefqet Shehu lindi nė Gjakovė, nė vitin 1900. Ishte djali mė i vogli, i katėrti, i Aqif Efendiut, nga familja e njohur Shehu, me prejardhje nga Shejh Sylejman Efendiu, qė ishte themelues i Teqesė sė Madhe, tarikati Sa’adi, nė Gjakovė dhe nė Marash, Prizren…
Mėsimet e para i nisi nė Gjakovė, i vazhdoi studimet nė Medresenė e Madhe tė Gjakovės, pranė Myderrizit mė tė njohur tė kohės, Hafiz Iljaz Efendiut, qė ishte nipi i Yvejs Efendiut, myderrizit tė parė tė Medresės sė Madhe tė Gjakovės…
Diplomoi nė Prizren, nė Medresenė e “Mehmet Pashės”, tek dijetari, Nusret Efendiu, qė ishte edhe Myfti i Prizrenit.
Nė vitin 1928, nė moshėn 43 vjeēare, ndrroi jetė, nė Gjakovė, Shejh Qamili, vėllau i madh i Shejh Shefqetit. Shejh Qamili ishte i martuar, por nuk la pasardhės, kėshtu, me vdekjėn e tij, Teqja e Madhe e Gjakovės pėr disa vjet mbeti pa shejh, pa udhėrrėfyes…
Nė muajin prill tė vitit 1928, Shejh Shefqeti u nisė pėr nė Damask, Siri, pėr tė marrė Hilafetnamenė tek Shejh Ibrahimi, qė ishte udhėrrėfyesi kryesor pėr tarikatin Sa’adi.
Nga vendlindja, Gjakova, Shejh Shefqeti shkoi nė Shkup, nga Shkupi nė Selanik, nga Selaniku me anije nėpėr Detin Mesdhe, arriti nė Halep, nga Halepi nė Damask…
Nė Damask, kryeqyteti i Sirisė, u vendos nė Teqenė e Shejh Ibrahimit, i cili u befasue kur Shejh Shefqeti u prezentue…, por e priti me shumė dashamirėsi…
Shejh Shefqeti i tregoi se vjen nga Gjakova, Vilajeti i Kosovės, nė Shqipni (Arnautllėk), nė Rumeli, siē quhej atėherė…, se ėshtė stėrnip i Shejh Sulejman Efendi Axhiza Babės dhe se qėllimi i ardhjės sė tij ėshtė marrja e Hilafetnamesė, sipas rregullit tė tarikatit “Sa’adi” dega “Axhizi”, pėr tė plotėsue vendin zbrazėt nė teqe, pas vdekjės sė vllaut, Shejh Qamilit…
Shejh Ibrahimi, ndėr tė tjera, tha:
“Shejh Sa’adeddin Xhebbaviu ėshtė Piri i Tarikatit Sa’adi, kurse Shejh Sulejman Efendiu nga Jakova, ėshtė Piri i dytė pėr Rumeli…Prandej, nėse ka ndonjė shejh tė tarikatit “Sa’adi” dega “Axhizi” mund t’a pranoni Hilafetnamenė prej tij…
Shejh Shefqeti i tregoi se ka shejhlerė tė tarikatit “Sa’adi” kolli “Axhizi”, njėri ndėr ta ėshtė Shejh Muharrem Mitrovica, i cili ka marrė hilafet nga vėllau im i ndjerė Shejh Qamili….Kur i dėgjoi kėto fjalė tė Shejh Shefqetit, atėherė Shejh Ibrahimi tha:
”Ardhja e juej kėtu, nė Damask, na ka befasuar, por edhe na ka gėzuar! Jeni tė mirėseardhur! Mund tė pushoni kėtu, mund tė qėndroni sa tė dėshironi, sepse nė gjuhėn arabe shumė mire po komunikoni, kjo dėshmon se keni pėrgatitje tė duhur, prandaj, kur tė kthehesh nė vendlindjen tėnde, menjėherė njoftoni tė gjithė dashamirėsit tuaj dhe Shejh Muharremin, i cili do ta kryen ceremoninė e hilafetit…”
Nė muajin nėntor, 1929, nė Teqenė e Madhe nė Gjakovė, Shejh Shefqeti, nė njė ceremoni madhėshtore drejtue nga Shejh Muharrem Mitrovica, u gradue Shejh i tarikatit “Sa’adi” nė Teqes e Madhe, ku shėrbeu me nder pėr 23 vjet, deri sa ndrroi jetė me 1952…
Shejh Shefqeti ishte dijetar, i devotshėm, shumė bujar…Njohės i mirė i fesė Islame, praktikues i Sher’iatit, shembull pėr pjestarėt e tarikatit…
Gjatė shėrbimit tė tij, Shejh Shefqeti me secilin njeri ėshtė sjellur me shumė dashamirėsi, por ishte shumė rigoroz nė zgjedhjėn, pranimin e anėtarėve tė rinj… Sipas djalit tė tij, Shejh Muhamedit, :
”Baba i ka pranue vetėm 40 myhybė, 4 dervishė dhe nuk ka pranue pėr tė gradue asnjė shejh! A thue pse? Sepse, fakiri thoshte:” Ai qė nuk ėshtė i udhėzuar, qysh do t’i udhėzojė tė tjerėt? Ai qė nuk di pėr veti, qysh do t’i mėsojė tė tjerėt? Ai qė s’ka edukatė, kujt mund t’i japė?
Pėr Shejh Shefqetin tregohen shumė keramete, por kjo ėshtė njė temė nė vete…Por, thėnė shkurt, ai ka qenė njė burrė shumė i nderuar, sepse me vepra e ka dėshmuar…Me gjithė kėtė, ai ka vuajtur, ėshtė arrestuar, ėshtė burgosur, nga komunistėt e Gjakovės, nuk ėshtė lejuar as nė Teqe tė Madhe pėr t’u varrosur…!
Shejh Shefqeti ndrroi jetė, kaloj nė jetėn e vėrtetė, nė orėn 13-tė, ditėn e martė, me 11 mars 1952. Tė nesėrmen, ditėn e merkurė, me 12 mars 1952, u varros me nderime tė mėdha, qė nuk mbaheshin nė mend nė Gjakovė, deri nė atė ditė…!
Nė varrimin e Shejh Shefqeti, me gjithė pengesat e pushtetit, morėn pjesė mbi 12.000 vetė, jo vetėm tė Gjakovės, por nga tė gjitha anėt e Kosovės…!
Trupi pa jetė, i tė ndjerit, shejhut Shefqet, nga Teqeja e Madhe nėpėr Ēarshi tė Vogėl, u bartė nė maje tė gishtave nga rinija, ndėrsa madhėrohej me tekbire, Allahu, Zoti, Perėndia, deri tek xhamija…
Nė “Xhaminė e Sefės” u falė namazi i xhenazės, nėn drejtimin, udhėheqjen, e trimit, luftėtarit, atdhetarit, Hafiz Ymer Efendi Guta, ku ishin tė pranishėm edhe shumė shejherė, hoxhallarė, ndėr tė cilėt vlenė tė pėrmendėn: Myderriz, Hafiz Fahri Efendi Iljazi, Mulla Mustafė Efendi Canhasi, Mulla Mustafė Efendi Loshi, Mulla Jahja Efendi Bakalli, Mulla Sahit Berki, Mulla Hamdi Doli, Hafiz Hysni Efendi Yvejsi, Hafiz Selim Efendi Yvejsi, Mulla Sejdiu etj. Kurse nga shejhlerėt ishin tė pranishėm, ndėr tė tjerė, edhe kėta: Baba Qazim Bakalli, pėrfaqėsues i bektashinjve, Shejh Aliu i Teqės sė Shejh Banit, tė Sa’adive, Shejh Mehmeti i Shejh i Shejh Aliut tė Doblibarės, Shejh Danjolli i Teqės sė Haxhi Shejh Musasė, tė Rifa’ive, Shejh Dyli i Teqes sė Shejh Eminit, tė Sa’adive, Shejh Lita (Haliti) i Halvetive, Shejh Mahmudi i Teqes sė Kaderive, Mulla Hajrullah Hoxha i Junikut, Shejh Hyseini nga Prizreni… etj. etj. Pėr gjithė kėta emra tė nderuar ka dėshmi, sepse dėshmohen me fotografi….
Mbasi u krye falja e Namazit tė Xhenazes nė Xhaminė e Sefės, ashtu tė bashkuar, hoxhallarė e shehlerė, qytetarė e katundarė, bujqė e tregtarė, pasunikė e fukara, nė rreshtė tė gjatė pa u nda, nga tė gjitha besimet, muslimanė, katolikė, ortodoksė e tė pa fe, nėn vėzhgimin e sigurimit (udbashėve), u pėrcollė xhenazja e Shejh Shefqetit nė maje tė gishtave deri nė banesėn e fundit, te Ura e LLukacit, ku sot i ėshtė ngritur njė tyrbe madhėshtore, siē ishte madhėshtor edhe ai vetė, nė kėtė jetė…!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)
» Arrestohen Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi
» Rrezart Kalaja:Nga Shefqet Krasniqi thirrje pėr konvertime nga katolik nė mysliman!
» POEZI NGA IZET SHEHU
» Izet Shehu:Meneksheja e gjirizit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: