prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 TARIKATI BEDEVI

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: TARIKATI BEDEVI   Sun May 17, 2009 2:13 am

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

TARIKATI BEDEVI

Tarikati Bedevi ėshtė njė nga tarikatet apo rrugėt shpirtėrore, nė pėrbėrje tė fesė Islame. Emri i kėtij tarikati vjen nga ndjekėsit apo pasuesit pėr nder tė themeluesit, Shejh Sejjid Ahmed el-Bedevi.

Kush ishte Shejh Sejjid Ahmed el-Bedeviu?

Shejh Sejjid Ahmed el-Bedeviu ishte njė dijetar, sufi, shumė i njohur, plot frymėzim, me shumė ndikim, lindi nė Fes, Marok, nė Afrikė, nė vitin 1194. Ėshtė djali i dijetarit, Sejjid Aliut, qė ishte fėmiu mė i vogli, prej shtatė fėmijėve, tė cilėt quheshin: Hasan, Muhammed, Fatime, Zejnebe, Rukijje, dhe Fiddah.
Sipas shkrimtarit, historianit, Sejjid Muhammed Murtedha el-Zabidi (ndrroi jetė me 1205, sipas Hixhretit),
gjeneologjia e plotė e familjes sė Sejjid Aliut ėshtė si vijon:
“Ahmed ibn’Ali ibn Ibrahim ibn Muhammed ibn Ebi Bekėr ibn Isma’il ibn Umer ibn ‘Ali ibn Uthman ibn el-Husein ibn Muhammed ibn Musa el-Ashhab ibn Jahja ibn’Isa ibn Ali ibn Muhammed ibn Hasan ibn Xha’fer ibn’Ali el-Hadi ibn Muhammed el Xhevad ibn ’Ali er-Ridha ibn Musa el-Kazim ibn Xha’fer es-Sadik ibn Muhammed el-Bakir ibn (Zejn el-Abidin)’Ali ibn el-Husein ibn Fatime, vajza e pejgamberit, Muhammedit (a.s.), paqja, mėshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi tė gjithė.”
Kur ishte nė moshėn shtatė vjeēare, Shejh Sejjid Ahmed el-Bedeviu, sipas njė vizioni nga baba i tij, Sejjid Ali, ishte porositur qė me familje tė shpėrngulet nga qyteti Fes, Marok, pėr nė Mekke el-Mukerrem. Ashtu siē e pa nė atė vision, siē e dėgjoi, ashtu edhe veproi…! Ky udhėtim zgjati rreth katėr vjet, por duke pushuar nė vende tė ndryshme, sidomos nė Kairo, ku qėndroi mė gjatė, sipas kėrkesės tė kryeqeveritarit tė kohės, Sejfedin el-Adil el-Ejjubiut, i cili i bėri shumė muhabet…
Kur arritėn nė Mekke veē kishin dalė gjithė parija e qytetit, ulematė kryesorė, pėr t’a pritur me mirėseardhje…!
Nė qytetin e shenjtė, nė Mekke, u shkollue, arsimue, edukue nga dijetarėt kryesorė tė kohės. Nė fillim e mėsoj Kur’anin e shenjtė, pastaj e studioj, e memorizoj, atėherė i studioj Hadithet, mandej studioj Drejtėsinė Islame, sipas drejtimit juridik Shafi’i, tė themeluar nga Imam Shafi’iu…
Kurse hyrjen nė Sufizėm e filloj nė Xhebel Ebi Kubais, afėr Mekkes, njė vend i preferuar pėr tė medituar, pėr t’u pastruar, pėr t’u lartėsuar…
Shejh Sejjid Ahmed el-Bedeviu, si shumė sufi, ka shetitur, ka vizituar, ėshtė takuar me shumė dijetarė…Mė nė fund u besatue me Shejh ibn Abdullah en-Nisaburin, i cili ishte besatue me Imam Daud et-Ta’iun, qė ishte besatue me Imam Habib el-Axhamin, i cili ishte besatue me Imam Hasan el-Basriun, qė ishte besatue me Imam Aliun, i cili ishte besatue me Muhammedin (a.s.)….
Tarikati Bedevi ka shumė veēori, por mė kryesorėt janė: Pendimi, durimi, pėrmendja ose pėrkujtimi i Zotit tė Madhnueshėm, me cilėsit e Tij, jo vetėm me gojė, verbalisht, por me zemėr, pėrzemėrsisht. Ēdo besimtar duhet tė jetė dijetar, bujar, i ruajtur, i pėrvuajtur, i kalitur, i stėrvitur…
Shejh Sejjid Ahmed el-Bedeviu ndrroi jetė nė Tanta, Egjipt, nė vitin 1273, nė moshėn 79 vjeēare…Edhe pse kanė kalue 800 vjet, Tarikati Bedevi ende jeton, gjallėron dhe frymėzon milona besimtarė, nė botėn mbarė, por jo ndėr shqiptarė…!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
TARIKATI BEDEVI
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» TARIKATI NAKSHIBENDI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Shkenca Islame :: Tasavvuf-
Kėrce tek: