prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 VENDIMI NĖ PRAG TĖ RAMAZANIT

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: VENDIMI NĖ PRAG TĖ RAMAZANIT    Fri Jun 27, 2014 8:32 am

Mexhid Yvejsi

VENDIMI, NĖ PRAG TĖ RAMAZANIT:
JAM SHQIPTAR DHE BESIMTAR!

Porsa dola nga xhamia, mbas namazit tė drekės, kur qe Hakiu pėrballė, shoku im i fėmijėrisė...Edhe ai dilte nga mejtepi i xhamisė, ku zhvillojnė mėsime disa paralele tė njė shkolle tė mesme tė qytetit. Hakiu nė mejtep jep lėndėn e pedagogjisė, pra ėshtė pedagog. Kur ishte student qe dėnuar pėr veprimtari «armiqėsore», ishte anėtar i njė grupi «marksist-leninist» - qė pėrpiqej pėr ēlirimin e Kosovės...Edhe sot ėshtė si dikur, por ėshtė transformuar, por ka mbetur ende ateist! Mbasi mė pėrshėndeti me tungjatjeta, mė pyeti si me tallje:
- Kur ėshtė Ramazani? Ne po hyjmė nė Evropė, ju kur po hyni nė Ramazan? Pa ia pėrfillur talljen dhe pyetjet aq pėrbuzėse, mbasi njiheshim moti, iu pėrgjegja me butėsi:
- U afrua muaji i bekuar! Sa tė duket Hėna e Re hyjmė nė Ramazan! - Pse e quan tė bekuar kėtė muaj tė huaj?! A mos nė lidh me ndonjė ngjarje kombėtare? - Ėshtė i bekuar, Haki i dashur, sepse nė kėtė muaj ka filluar tė zbresė e Vėrteta! - Po ē’ėshtė e vėrteta? Ku gjendet? A ekziston? Shkencėrisht dihet se ēdo gjė ėshtė relative! Kėshtu pyeste dhe u pėrgjigj vetė shoku im ateist, por pedagog...! Hėėė, ē’thua ti?
- Haki i dashur, - i thashė i qetė. - Pėrpjekjet njerėzore nuk kanė pasur sukses nė gjetjen e sė vėrtetės, megjithėse i kushtuan shumė punė, energji e mund gjatė gjithė jetės!
Demokriti, qė nderohej si mė i madhi i filozofėve tė lashtė, tha:
«E vėrteta ėshtė varrosur thellė...Ne nuk dimė asgjė me siguri». Parmenidi, qė ėshtė konsideruar si Ati i metafizikės evropiane, besonte se «njohuria e vėrtetė ėshtė e paarritshme».
Sokrati, mė i nderuari prej tė gjithėve, tha se: «Gjithēka qė dinte, ishte se nuk dinte asgjė». E sheh, pra, kur nuk e gjetėn alamet filozofė evropianė tė vėrtetėn, ku e gjetėt ju myslimanėt?! A mos e gjetėt nė Azi?
- Tė lutem edhe pak durim, Haki i dashur, sabėr edhe pak! E mora me tė mirė...!
- Vazhdoni, fol, fol, - mė tha me shumė nervozizėm...
- Pėr dallim nga filozofia e lashtė, Haki i dashur, filozofia e kohės sė re ėshtė me karakter racional. Arsyeja pranohet si burim i parė dhe mė i lartė i sė vėrtetės. Francis Bekon-i (1561-1626), themelues i shkencės moderne, pohoi:
«E vėrteta gjendet nė filozofi dhe se filozofia ėshtė depo e sė vėrtetės, por njohja mė e thellė e filozofisė, pat thėnė Bekoni, na kthen pėrsėri te religjioni...»
E citova Bekonin, jo vetėm pse fjalėt e tij kanė rėndėsi tė pėrhershme, por pėr simpatinė qė ka ndaj evropianėve, mikut tim ateist dhe pėr t’ia zgjuar dėshirėn pėr besim. Religjioni ka pėr bazė, fundament, Librin Hyjnor, shpalljen ose Zbulesėn Hyjnore.
Pikėrisht nė muajin Ramazan filloi Shpallja e Fundit e Plotėsuar e Pėrsosur e Zbulimit Hyjnor. Pra, filloi tė zbresė Kur’ani i frymėzuar nga shpirti i shenjtė, Besnik, nėpėrmjet Muhammedit (a.s.).
Muhammedi (a.s.) ėshtė i Dėrguari, i Zgjedhuri i fundit nga Perėndia pėr tė shpallur, udhėhequr e sqaruar rrugėn e drejtė mbarė njerėzimit. Kjo argumentohet me Fjalėn e All-llahut, i Cili urdhėron e thotė:
«Muaji i Ramazanit, qė nė te (filloi tė) shpallet Kur’ani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė...» (2:185)
«...iu shpallė Muhammedit, e ajo ėshtė e vėrteta prej Zotit...» (47:2)
- Kur’ani dhe Qitapi a janė njė dhe ē’kuptim kanė nė gjuhėn shqipe?
- Po, njė janė. Kur’an d.m.th. lexim, kėndim, recitim dhe Kur’ani ėshtė libri mė i lexuar nė botė! Qitapi rrjedh nga fjala El-Kitab qė ka kuptimin: Njė shkrim i kompletuar! Kur’ani, mik i dashur, ka mbi tridhjetė emra dhe ēdo emėr ka kuptim tė veēantė, sepse pasqyron diēka tė veēantė!
- Mė tregoni ju lutem disa emra tė Kur’anit dhe kuptimin e tyre, - mė tha Hakiu, por tani me zė tė butė e me sy pak tė pėrlotur!
- Kur’ani quhet Furkan (25:1), qė d.m.th. Dallues i sė Vėrtetės nga rrena, mashtrimi.
Kur’ani quhet: Dhikėr (15:9), Pėrkujtues pėr njerėzimin...
Shifa (10:57) Njė libėr qė tė Shėron...
Huda (73:13) Njė libėr qė tė Drejton, Udhėzon...
Hikmet (17:39) Njė libėr qė tė sjellė Dituri, Urtėsi...
Tenzil (26:192) Njė libėr i Zbuluar, Zbulesė Hyjnore...
Rahmet (2:105) Njė libėr Mėshirues...
Ruh (2:52) Njė libėr qė i jep Shpirt jetės njerėzore...
Hair (3:103) Njė libėr qė tė dhuron Mirėsinė...
Bejan (3:137) Njė libėr Shpjegues, Sqarues...
Ni’met (93:11) Njė libėr qė tė sjellė Begati, Dhunti...
Nur (7:157) Njė libėr plot Dritė, por qė nuk shuhet...
Hakk (17:81) Njė libėr i Vėrtetė, nga e Vėrteta, Zoti...
Mexhid (50:1) Njė libėr i Madhėrueshėm, nga i Madhėrueshmi...
Mubarek (6:93) Njė libėr qė kush e lexon e Bekon...
Kėta janė vetėm disa nga emrat e Kur’anit, Haki i dashur, dhe kuptimi i tyre nė gjuhėn tonė tė ėmbėl! Me pak fjalė, kėtu gjendet e Vėrteta e Perėndisė, qė filloi tė shpallet nė Ramazan e qė pėrkujtohet me agjėrim gjatė muajit tė bekuar. Myslimanėt, qė janė besimtarė tė sinqertė, tė devotshėm nė Kur’an bazohen dhe jo nė besėtytni e kulte tė rrejshme, nė ideologji tė ndryshme mashtruese...
Kur’ani, po tė lexohet me vėmendje, tė kuptohet drejt e tė zbatohet nė jetėn praktike, nė tė gjitha fushat e saj, na fuqizon, na mbush me shpresė aq sa na jep mundėsi tė qėndrojmė tė vendosur, tė pathyeshėm nė ēdo sprovė tė jetės, nga ēdo armik. Kush ėshtė mė i nevojshėm se Shqiptari, qė ėshtė i masakruar, i dėshpėruar, i hutuar, i fyer, i lodhur nga premtimet e thata, herė nga Lindja dhe tani nga Perėndimi, qė tė kthehet nga e Vėrteta, nga Zoti, se pa Liri Shpirtėrore nuk vjen asnjė liri tjetėr...
Me sy tė pėrlotur, miku im ateist, Hakiu, mė pėrqafoi pėrmallshėm, mė shtrėngoj fort me tė dy duart dorėn time, duke mė thėnė:
- Mė fal, ma bėni hallall! Deri sot kam menduar e jetuar si shqiptar! Prej sot, ja kėtu ndėr xhami, po marr vendim: jam shqiptar e besimtar! Do ta lexoj Kur’anin e po vendosi qė ta agjėroj edhe Ramazanin!
Fjalėt e mikut pedagog, atdhetar, tani edhe besimtar, mė prekėn thellė, nuk munda tė pėrmbahem, m’u mbushėn sytė me lot...
Vendimi i mikut tim mė preku thellė, diēka tė tillė kurrė s’kisha pėrjetuar, por mė hapi edhe horizonte tė reja nė besim, nė prag tė Ramazanit tė bekuar...!
Hakiut, mė nė fund, i thashė: - Emri yt nė gjuhėn shqipe do tė thotė «i vėrtetė»! Nga zemra tė uroj dhe tė pėrgėzoj qė e gjetėt tė Vėrtetėn! E vėrteta vjen nga Zoti dhe Atij i lutemi qė tė na udhėzojė. Amin! Ashtu u bėftė!
E lamė tė takohemi tė nesėrmen dhe u ndamė, duke u pėrshėndetur me Selam! Kur don All-llahu ēdo gjė bėhet...!
Pėr mua, ky Ramazan do tė jetė i veēantė, kam dėshirė, dhashtė Zoti, edhe pėr tė gjithė besimtarėt vullnetmirė...!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė

==================================================
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
VENDIMI NĖ PRAG TĖ RAMAZANIT
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Faik Miftari: Netėt e Ramazanit dikur, dhe tani
» KRISTAQ TURTULLI:MEDITIME NE PRAG TĖ 100 VJETORIT TĖ PAVARĖSISĖ SĖ SHQIPĖRISĖ
» Piktura lulesh tė ndryshme
» Vendimi, pas njė jave
» A lejohet seksi gjatė muajit tė Ramazanit?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: