prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 OBAMA URON MYSLIMANĖT PĖR RAMAZAN

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 579
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: OBAMA URON MYSLIMANĖT PĖR RAMAZAN   Sun Jun 29, 2014 1:47 am

Obama uron myslimanėt pėr Ramazan

Nė mesazhin e tij tė Ramazanit, Obama theksoi pėrpjekjet e myslimanėve tė SHBA pėr tė ndihmuar tė varfėrit gjatė gjithė vitit dhe sidomos nė Ramazan.
Kryetari amerikan, Barack Obama ka lėshuar njė mesazh pėr myslimanėt amerikanė dhe myslimanėt rreth botės, ku ju uron atyre fillimin e muajit tė shenjtė tė Ramazanit, si njė kohė pėr tė kujtuar tė varfėrit dhe nevojtarėt dhe pėr tė ndarė pėrgjegjėsitė.
"Nė emėr tė popullit amerikan, Michelles dhe timin, urimet mė tė mira pėr komunitetet muslimane kėtu nė Shtetet e Bashkuara dhe nėpėr botė pėr fillimin e muajit tė bekuar tė Ramazanit," tha Obama nė njė mesazh tė publikuar nga Zyra e Shtėpisė sė Bardhė, Sekretari i Shtypit, e premte, 27 qershor 2914.
"Njė kohė pėr vetė-reflektim dhe pėrkushtim nėpėrmjet lutjes dhe agjėrimit, Ramazani ėshtė, gjithashtu, njė rast kur muslimanėt nė tėrė botėn riafirmojnė angazhimin e tyre pėr tė ndihmuar tė varfėrit, duke pėrfshirė edhe ata qė luftojnė pėr shkak tė vėshtirėsive ekonomike dhe pabarazisė," shtoi ai.
Muslimanėt nė Amerikėn e Veriut kanė filluar agjėrimin tė shtunėn, mė 28 Qershor 2014. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės jetojnė 6 deri nė 7 million myslimanė.
Nė mesazhin e tij tė Ramazanit, Obama theksoi pėrpjekjet e myslimanėve tė SHBA pėr tė ndihmuar tė varfėrit gjatė gjithė vitit dhe sidomos nė muajin Ramazan.
"Kėtu nė Shtetet e Bashkuara, ne jemi mirėnjohės pėr shumė organizata muslimane amerikane, individ dhe biznese qė janė tė pėrkushtuara pėr tė krijuar mundėsi pėr tė gjithė, duke punuar pėr tė reduktuar pabarazinė e tė ardhurave dhe varfėrinė, jo vetėm nėpėrmjet pėrpjekjeve tė tyre tė bamirėsisė, por edhe pėrmes iniciativave tė tyre tė pėrmirėsojnė jetėn e studentėve, punėtorėve, pėr kujdesin shėndetėsor, familjar, arsimor, "shtoi presidenti amerikan.
"Nė njė moment kur shumė njerėz nė mbarė botėn vazhdojnė tė vuajnė nga konflikti i pakuptimtė dhe dhuna, kėtė herė muaji i shenjtė na pėrkujton obligimet tona tė pėrbashkėta pėr tė ndjekur drejtėsinė dhe paqen dhe pėr tė mbrojtur dinjitetin e ēdo qenieje njerėzore."
Ai gjithashtu pėrsėriti ftesėn e tij vjetore pėr myslimanėt amerikanė pėr iftar nė Shtėpinė e Bardhė, njė traditė qė po vazhdon gjatė viteve tė fundit.
"Do tė jetė njė tjetėr mundėsi pėr mua pėr tė pėrcjellė vlerėsimin e Amerikės pėr kontributin e myslimanėve amerikanėve nė vendin tonė dhe ju uroj myslimanėve nė botė, njė muaj tė bekuar me gėzimet e familjes, komunitetit, paqe dhe mirėkuptim. Ramazan Kerim. "

Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė
======================================================


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
OBAMA URON MYSLIMANĖT PĖR RAMAZAN
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Obama, fituesi i zgjedhjeve tė 6 nėntorit
» A lejohet seksi gjatė muajit tė Ramazanit?
» Seferina Serani Uron Presidente Jahjaga
» ZOTI AGIM GASHI, SHĖNDET DHE JETĖ, TĖ URON FSHATI GOLEM I KURVELESHIT!
» Grupi Thumbi uron Pavarsinė e Kosovės(Arbnor Mala)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Lajme-
Kėrce tek: