prehja.net
 
ForumPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHEJH AHMED SHKODRA (1881-1927)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi



Numri i postimeve : 580
Join date : 10/04/2009

MesazhTitulli: SHEJH AHMED SHKODRA (1881-1927)   Sat May 23, 2009 1:33 am

Mexhid YVEJSI, Gakovė

SHEJH AHMED SHKODRA
(1881-1927)

Shejh Ahmed Shkodra ėshtė njė figurė e shquar fetare e kombėtare, ėshtė njė figure impozante dhe shumė interesante.
Lindi me 16 mars 1881 nė Shkodėr, nė njė familje me rrėnjė fetare, intelektuale, atdhetare…Ėshtė djali i Mulla Muhamedit apo Mulla Muhos, siē njihet nė popull.
Mulla Muhamedi ishte hoxhė, imam, ka shėrbye edhe si myderriz (professor) dhe myfti. Ishte djali i Shejh Hasanit…
Pra, Shejh Ahmed Shkodra babėn e kishte hoxhė, kurse gjyshin shejh e hoxhė, kėtė e shėnoj, e pėrjetėsoj penda e tij, nė njė poezi:

”Gjyshi im ish me randsi
Dervish dhe Imam n’xhami
i urtė e trim si luan
ish i zoti pėr tagan”


Shejh Ahmed Shkodra, me babėn imam, hoxhė, me gjyshin dervish, shejh, imam, duket se paraardhėsit me besnikėri i trashėgoi, por ndoshta me veprimtari ju tejkalojė…!
Shejh Ahmedi ishte fetar e atdhetar, poet, shkrimtar, mėsues, hoxhė, imam nė xhami dhe mė nė fund: Shejh i tarikatit Rifa’i…Si ndodhi kjo? Kur do Zoti-ēdo gjė bėhet.
Nė vendlindje, nė Shkodėr, i kreu mėsimet fillestare dhe ato tė mesme, kurse studimet e larta nė Iran, ku qėndroj shtatė vjet...
Kur u kthye nė vendlindje, nė fillim shėrbeu si mėsues besimi, nė shkollėn fillore nė Parrucė tė Shkodrės, ku i mėsonte
nxėnėsit me pėrkushtim rreth Krijuesit, Fjalės sė Tij, Kur’anit, besimit tė Tij, Islamit, pejgamberit tė Tij, Alejhisselamit…
Nė vitin 1911, Shejh Ahmed Shkodra u caktue tė shėrbente si hoxhė, imam, nė Xhaminė e lagjes “Shabanej”, kurse nė vitin 1916 e themeloj Teqen e Tij, tė Tarikatit Rifa’i…
Pėr tė ushtruar tė drejtėn pėr veprimtari nė tarikatin Rifa’i, duhet Ixhazetnameja, Hilafetnameja apo vėrtetimi-leja, siē duhet edhe tek tarikatet tjera, tė cilėn Shejh Ahmed Shkodra e mori nė Gjakovė, nga shejhu i mirėnjohur Haxhi Shejh Musaja.
Haxhi Shejh Musaja (1855-1917) ishte njė burrė i ditur, i ndritur, kishte studiuar nė Stamboll, prej atyhit nga Shejh Ibrahimit, i Teqesė sė Rifai’ive tė Stambollit, kishte marrė Hilafetnamenė dhe ishte dėrguar misionar nė Gjakovė, nė vitin 1875, ku ishte pritur me dashamirėsi…
Nė vitin 1882, Haxhi Shej Musaja, me ndihmėn e disa ylemave tė Gjakovės e tė popullit, e ndėrtoj njė teqe madhėshtore, e cila ėshtė “Asetane” “Nana e Teqeve” e Tarikatit Rifa’i, ku pas Shejh Musasė ka shėrbye i biri, Shejh Ademi (1896-1938), Shejh Danjolli (1911-1981), Shejh Lutfiu dhe tani ėshtė i biri i tij, Haxhi Shejh Masari, kurse vllau i tij, Shejh Hajdari, shėrben nė Teqen Rifai’i, buzė Valbonės, nė Gri, Shqipni…
Nė fillim, Shejh Ahmed Shkodra nė veprimtarinė e tij, pėr pėrhapjen e Tarikatit Rifa’i, pati ofendime, sulme, kundėrshtime….Por, me kalim kohe, duke i pėrballue kėto me durim, besim, menēuri, maturi…, Tarika Rifa’i filloi tė pėrhapet nga Shkodra, nė Veri, Gegni, deri nė Gjirokastėr, nė Jug, nė Toskėri…
Por, ajo qė e bėri Shejh Ahmed Shkodrėn tė paharruar, pėrveē tjerash, ėshtė fjala e tij e shkruar…
Nė vitin 1926, nė ribotimin e librit “Kėshilli i Atdheut”, Shejh Ahmed Shkodra informonte lexuesit, nėpėrmjet mbulesės sė fundit se: “Librat qė janė gati pėr t’u shtyp”. Lista pėrmban 22 tituj, tė cilėt janė:
1.Tė ramit e tė Madhit t’onė nė bark tė Nanės
2.Tė lemit e tė Madhit t’onė e madhniet e tij
3.Tė njitunit e tė Madhit tone nė Qiell
4.Zani i Dervishėve
5.Zani i Rifais
6.Istoria e Ehli Bejtit…
7.Kėshilli i Dervishit
8.Zani i Alisė
9.Tė lemit e Imam Alis
10.Ligjet e Rifaiive
11.Fabrika e Zotit (qoftė livdue)
12.Fabrika e vogėl
13.Shekulli i vogėl
14.Tė lemit e gjithsis me kunorė tė Perendis
15.Kėshilla tė nalta (filozofina fetare)
16.Tė lemit e Zojė Fatimes
17.Mrekullinat e plakut t’onė
18.Rregulli i qeveris (hija e Perendis)
19.Madhnija e Naltsija e Ehli Bejtit
20.Barka e Nuhit (lavdi qoftė mbi tė)
21.Rruga e drejtė, Kur’ani e Ehli Bejti
22.Kėshilli Kombėtar

Vetėm libra mjaftojnė, vetėm titujt e tyre dėshmojnė, se ēfarė personaliteti ishte Shejh Ahmedi…
Shejh Ahmedi u da nga kjo jetė, kaloi nė jetėn e vėrtetė, me 17 shkurt 1927. U varros nė Shkodėr, pranė varrit tė Haxhi Sheh Shamisė, ku muerr pjesė gati gjysma e Shkodrės e personalitete tė krejt Shqipnisė…

Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
SHEJH AHMED SHKODRA (1881-1927)
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHEJH SHEFQET SHEHU (1900-1952)
» Mexhid Yvejsi: Baba Jusuf Myzyri (1881-1956)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Vatra e Prehjes Tuaj :: Forumi Kulturor :: Biografi-
Kėrce tek: